Në një deklaratë për media nga Fieri, ambasadori i BE-së në Shqipëri Silvio Gonzato deklaroi se procesi zgjedhor po monitorohet në mënyrë intensive dhe se çdo incident do pasqyrohet në analizën përfundimtare.
“Po vëzhgojmë zgjedhjet, çdo raportim do të analizohet thellësisht. Ky raport do të orientojë analizën që do bëjmë për zgjedhjet parlamentare në vend. Sapo kam arritur në qarkun e Fierit dhe nuk do bëj koment ende për incidentet. Doja të takohesha me Prokurorinë e Posaçme për të parë punën që ata po bëjnë. Kjo për arsye se doja të shikoja në mënyrë të veçantë se si po ecën marrëveshja mes SPAK e KQZ. Nëse ka incidente ato do të hetohen nga autoritetet vendase dhe ne do të presim.”
I pyetur pse zgjodhi të shkojë në këtë qytet, u përgjigj kështu:
“Së pari sepse nuk doja të mbeteshim te Tirana, isha dhe në Durrës ku flitet për prezencë të bandave kriminale. Kam dëgjuar që ka probleme edhe këtu…”
Tag: gonzato
-

Gonzato nga Fieri: Çdo raportim do të analizohet thellësisht
-

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato viziton një qendër votimi në Durrës
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka mbërritur në Durrës për të ndjekur procesin zgjedhor të ditës së sotme.
Ai ka vizituar Qendrën e Votimit 14/94 në qytetin bregdetar.Më herët edhe misioni vëzhgues i OSBE-ODIHR i kryesuar nga ambasadori Lamberto Zannier ka zhvilluar një vizitë në një qendër votimi në Shqipëri.
-

“BE nuk ndërhyn në zgjedhje”, ambasadori Gonzato hedh poshtë akuzat për ndikimin në raportin paraprak të ODIHR
Në kuadër të mbështetjes së procesit zgjedhor, ambasadori i BE-së Silvio Gonzato ka zhvilluar sot një takim me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi.
Në përfundim të takimit, Gonzato u pyet nga gazetarët mbi pretendimet e ngritura nga media për ndërhyrje të tij në raportin paraprak të OSBE/OSIHR.
“Bashkimi Europian, të cilin unë përfaqësoj këtu në Shqipëri nuk ndërhyn dhe nuk manipulon. Për këtë arsye unë mora përsipër të bëj një hap te rrallë, për të mohuar median dhe një lajm që pretendonte se ne kemi influencuar tek ODHIR që të heqë emra nga raporti paraprak është tërësisht i pavërtetë. Nëse njerëzit me njohin mua dhe BE e dine se kjo është tërësisht e pavërtetë. Shumë aktorë politikë e njohin metodologjinë e përdorur nga ODHIR në raportet e tij. ODHIR është toalisht i pavarur dhe ne respektojmë pavarësinë e tyre dhe për këtë arsye ne respektojmë rekomandimet e tyre”, tha ambasadori Gonzato.Diplomati i BE-së, iu shmang pyetjes mbi lobimin 6 milion dollarësh të PD në SHBA.
“Nuk bëj komente. Do të pres autoritetet kompetente, tha Gonzato.
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, zbardhi detaje të takimit me dyer të mbyullura me ambasadorin.
“Shkëmbyem mendime në lidhjje me momentin e këtyre përgatitjeve, ashtu sikurse ambasadori tha jemi në proces të vazhdueshëm bashkëpunimi dhe mbështetje nga delegacioni i BE për procesin zgjedhor në tërësi dhe mënyrë të veçantë KQZ. Ndamë të njëjtën pikëpamje mbi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve. Është e nevojshme që secili prej nesh, institucionet publike përgjegjëse për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe partitë politike duhet të reflektojnë për të pasur zgjedhje për integritet”, tha Celibashi.
Por deri në çfarë date do të qëndroj zarfi i votuesve në zyrat e postës?
“Në KQZ janë vetëm 7 votues që kanë deklaruar që se kanë marrë fletën e voitmit. Dhe në total numri i problematikave në lidhje me zgjedhësit nga jsahtë është 156. DHL ka detyrimin që të mbajë në zyrat e saj zarfe që s’kanë mundur tua dorëzojë votuesve deri në 8 Maj”, tha kryekomisioneri.
I pyetur për SPAK dhe strukturën e posaçme të ngritur për monitorimin e krimit zgjedhor, Celibashi konfirmoi që po shqyrtohen disa raste konkrete që janë raportuar./vizionplus.tv -

Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi takohet me ambasadorin e BE-së

Përgënjeshtroi Berishën/ Gonzanto: I shokuar nga lajmi i rremë, reaguam specifikisht për të
Pas takimit me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi, ambasadori i BE Silvio Gonzato u pyet edhe për përgenjeshtrimin e lajmit të portalit të familjes Berisha, ku pretendohej se ai ka hequr nga raporti i OSBE-ODIHR emra banditësh dhe policësh të përfshirë në krim elektoral.Gonzato tha se ishte i shokuar nga lajmi dhe se BE është këtu për të mbështetur Shqipërinë, dhe jo për të manipuluar gjëra.
“Ne kemi besim të ODIHR, ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Bashkimi Evropian është këtu për të mbështetur Shqipërinë dhe jo për të ndërhyrë në proces. Unë isha i shokuar për lajmin e rremë, reaguam specifikisht për të”, tha Gonzato kur u pyet nga gazetarët.
Gonzato tha se BE është këtu për të mbështetur Shqipërinë dhe jo për të ndëryrë apo manipuluar. Ai tha se ndërmori hapin për të reaguar pasi lajmi ishte tërësisht i pavërtetë.
“BE të cilin unë përfaqëson këtu në Shqipëri nuk ndërhyn dhe nuk manipulon. Për këtë arsye unë mora përsipër të bëjë një hap të rrallë, për të mohuar median dhe një lajm që pretendonte se ne kemi influencuar te ODIHR që të heqë emra nga raporti paraprak është tërësisht e pavërtetë. Nëse njerëzit më njohin mua dhe BE e dinë se kjo është tërësisht e pavërtetë.“, u shpreh Gonzato. -

Përfundon takimi Gonzato-Celibashi/ Ambasadori: BE mbështet procesin zgjedhor
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, zhvilloi sot një takim me kryekomisionerin e zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pas takimit, Gonzato u shpreh për gazetarët se BE mbështet procesin zgjedhor në Shqipëri, por nuk ka asnjë rol ndërhyrës.
“Unë nuk bëj deklarata para zgjedhjeve,” tha ambasadori Gonzato, duke theksuar se Bashkimi Europian ka besim të plotë te misioni i ODIHR-it, i cili po monitoron nga afër zgjedhjet e 11 majit.
Ai rikujtoi se “lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është në zemër të negociatave për anëtarësim” dhe se Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka një detyrë shumë të rëndësishme në këtë drejtim.
“BE është këtu për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit, jo për të ndërhyrë apo manipuluar ndonjë proces,” deklaroi Gonzato, duke kërkuar që vëmendja të fokusohet te garantimi i një procesi të drejtë, të lirë dhe transparent.
-

Ambasadori Gonzato takim me Celibashin, pyetet për lobimin 6 milionë dollarë të PD-së
Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato zhvilloi një takim me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi.
Takimi i tyre vjen ndërsa na ndajnë edhe 9 ditë nga zgjedhjet parlamenatre të 11 majit.Në një prononcim për mediat pas takimit, Gonzato u pyet edhe për lobimin 6 milionë dollarësh të Partisë Demokratike.
Nuk bëj komente. Do të pres autoritetet kompetente”, ka deklaruar ambasadori i BE.
Ndërsa kryekomisioneri Celibash zbardhi takimin me Gonzaton.
“Shkëmbyem mendime në lidhjje me momentin e përgatitjeve të zgjedhjeve. Ashtu sikurse ambasadori tha jemi në proces të vazhdueshëm bashkëpunimi dhe mbështetjeje nga delegacioni i BE për procesin zgjedhor në tërësi dhe mënyrë të veçantë për KQZ-në. Ndamë të njëjtën pikëpamje mbi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve. Është e nevojshme që secili prej nesh, institucionet publike përgjegjëse për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe partitë politike duhet të reflektojnë për të pasur zgjedhje me integritet“, tha Celibashi. -

Lobim 6 mln dollarë për Berishën, ambasadori i BE refuzon të komentojë kontratën e PD
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato ka zhvilluar një takim me kreun e KQZ, Celibashi, këtë të premte, mbi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe përgatitjen e zgjedhjeve të 11 majit, ku më pas kanë folur për mediat.
Të gjitha gjetjet e raportit të OSBE/ODIHR u cilësuan si të sakta nga ana e KQZ-së. Ndërkohë, Gonzato, i pyetur për kontratën e lobimit 6 milionë dollarë të Partisë Demokratike në SHBA, ambasadori i BE-së nuk ka pranuar të komentojë.
Gonzato u shpreh se është ende në pritje të vlerësimeve si për raportin përfundimtar të ODIHR apo edhe të KQZ sa i përket çështjeve të debatuara në media që kanë të bëjnë me çështjen e lobimit apo të implikimit të administratës në zgjedhje. -

“Gonzato hoqi emra nga raporti i ODIHR”, pas djalit të Trump, Berisha del blof edhe me BE-në
Pas djalit të Donald Trump dhe Richard Grenell, edhe Bashkimi Europian ka përgënjeshtruar Sali Berishën.
Në një reagim në Facebook, delegacioni i BE në Tiranë përgënjeshtroi një lajm të publikuar në portalin e familjes Berisha ku pretendohet se “Delegacioni i BE-së në Shqipëri apo Ambasadori kanë ndërhyrë për të hequr emra nga raporti paraprak zgjedhor i OSBE/ODIHR.
“Artikulli i publikuar nga Syri.net, që pretendon se Delegacioni i BE-së në Shqipëri apo Ambasadori kanë ndërhyrë për të hequr emra nga raporti paraprak zgjedhor i OSBE/ODIHR, është i pavërtetë.
Raportet e vëzhgimit zgjedhor të OSBE/ODIHR janë të pavarura, të paanshme dhe bazohen vetëm në gjetje të verifikuara nga ekipet e tyre të vëzhguesve. Dezinformimi mund të dëmtojë besimin e publikut në proceset demokratike”, thuhet në reagim.
Kujtojmë se në një artikull të publikuar sot, portali i familjes Berisha pretendon se ambasadori Gonzato ka ndërhyrë në momentin e fundit për të hequr disa emra konkretë nga raporti paraprak për zgjedhjet e 11 majit.
Në artikull pretendohet se në raport ka pasur emra banditësh, drejtorësh, shefa policie në Elbasan që janë angazhuar në krim elektoral, por janë fshirë.
“Raporti paraprak për zgjedhjet i OSBE/ODIHR dukej se ishte kritik, por në momentet e fundit me ndërhyrjen e ambasadorit te BE në Tiranë, Silvio Gonzato janë hequr disa emra konkretë nga raporti.
OSBE/ODIHR ka pasur në raport emra banditësh, drejtorësh, shefa policie në Elbasan që janë angazhuar në krim elektoral, por që me ndërhyrjen e zyrtarëve të BE në Tiranë, emrat janë hequr nga raporti”, shkruhet në lajm.