Tag: gonxhe

  • Blendi Gonxhe paguan 2700 € për një natë në Dubai me lekët e shqiptarëve

    Blendi Gonxhe paguan 2700 € për një natë në Dubai me lekët e shqiptarëve

    Një darkë në restorantin luksoz të kuzhinierit Nusret disa vite më parë, ku të pranishëm ishin Arbjan Mazniku, Arben Ahmetaj, biznesmen dhe zyrtarë shqiptarë, solli një mori komentesh negative në Shqipëri dhe se si zyrtarët e një vendi të varfër si Shqipëria abuzonin në luksin e faturave të Nusret.
    Ahmetaj dhe Mazniku tek restoranti luksoz “Nusreti” në Dubai
    E teksa kjo darkë është thuajse harruar në opinionin publik, një tjetër ministër i kabinetit Rama ka shijuar gjumin dhe relaksin e Dubait me një faturë për afro 2700 euro.
    Kush e ka paguar faturën?
    Taksat e shqiptarëve kanë paguar plot 2700 euro me kursin e ditës, ose 2 milion e 680 mijë lekë.

    Fatura e paguar
    Ministri Blendi Gonxhe ka udhëhequr delegacionin me 4 emra të tjerë, me siguri vartës të tij.
    Aq sa kuptohet nga fatura është shënimi pagesë hotel Dubai por pa specifikuar vetëm një dhomë një natë apo disa dhoma dhe për disa ditë.
    Referuar postimeve të Gonxhes, ai ka qenë në Dubai në datat 28 dhe 29 tetor 2025.

    Ndoshta ka qenë edhe për më tepër ditë, por në publikimet zyrtare agjenda është dy ditë.
    Kultura e pasur e një vendi të varfër si Shqipëria këtë herë rezulton se ka paguar akomodim sheikësh për plot 2700 euro hotel për Gonxhen.
    Dubai në të vërtetë është ndër më të shtrenjtat vende për luksin dhe komoditetin që ofron. Por a fiton diçka kultura shqiptare nga kjo faturë vetëm për gjumin 2700 euro? Kjo faturë nga njohësit e çmimeve në Dubai konsiderohet edhe e lirë. Por duhet Gonxhe të sqaroj, ishte i ftuar zyrtarë? pse se mikëpriti homologu në Emirate?
    Vërtet janë paguar 2700 euro apo? Për pesë persona apo për një?
    Sipas weblajm, kjo faturë nuk është e plotë pasi mund të shkojë mbi 3000 mijë euro ku mungojnë biletat e avionit, dietat apo edhe ushqimi.
    Pas Dubait Ministri që shqiptarëve ju dhuroi kulturën e përçundhar të Mozaikut me mbivendosje pa flokë, ka udhëtuar në Riad, Itali e jo vetëm.
    Bukën Ahmetajt ja zunë në fyt tek Nusreti aq sa sot është në arrari si i kërkuar nga Spak, ndërsa Gonxhe një deklarues në Spak është ndër Ministrat që media ka bërë me dhjetra denoncime për abuzime./Publik.al

  • “E ka nga mosha”, a ishte Gilmando Dani shoqëruesi i tij, Gonxhja-Berishës: Në gjykatë! Kreu i PD: Kam dëshmitarë

    “E ka nga mosha”, a ishte Gilmando Dani shoqëruesi i tij, Gonxhja-Berishës: Në gjykatë! Kreu i PD: Kam dëshmitarë

    sali berisha, blendi gonxhja dhe gilmando dani

    TIRANË- Ministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka mohuar që të ketë pasur njohje me Gilmando Danin, eksponentin e botës së krimit që mbeti i vrarë mesditën e të martës në Rinas. Gonxhja iu përgjigj akuzave të kreut të PD-së Sali Berisha, i cili në deklaratat e tij publike e ka akuzuar ministrin socialist për lidhje të afërta me Danin, krahun e djathtë të Emiljano Shullazit. Në postimin e tij Gonxhja shkruan se do e padisë Berishën në Gjykatë, ndërsa nuk kursen ironinë me moshën e tij.
    Çfarë deklaroi Berisha: Është fakt se Muç Shaljani është financues i fushatës së Ervin Hoxhës, ndërsa Gilmando Dani badigard i Blendi Gonxhes! Në Shqipëri, kufiri mes bandës dhe qeverisë është zhdukur prej kohësh, janë një dhe e njëjta gjë!
    Gonxhja: Fake News!! Lajm i Rremë !! Gënjeshtra !! Sot Saliu llomoit se paskam patur “badigard” (truproje) dikë që as e njoh dhe as e kam parë ndonjëherë – dhe që emrin e këtij subjekti e mësoj si shumica e njerëzve nga kronika! Para 2 ditësh dilja i financuar (me rregull treshi në fushatë) sipas Saliut nga subjekti në fjalë! S’reagova sepse supozova se qe roitje, meqë po pardje ia bëri krah të djathtë Ervin Salijanjit subjektin, mosha, kushedi… U pa puna – do provosh në gjykatë secilin element akuze publike Sali! 81 vjeç, e s’tu zbardh dot kurrë katrani…  
    Një përgjigje ka edhe Berisha për ministrin, ku nga konferenca për shtyp  pretendon se ka dëshmitarë që provojnë se deklaratat e tij janë të vërteta. Berisha ka vijuar me akuzat duke pretenduar se Gonxhe gjatë fushatës në Tiranë ka qenë njeriu më i lidhur me bandat.
    Sali Berisha: Absolutisht që Gonxhe punoi me bandat dhe një ndër banditët ka qenë edhe ky, kjo është e provuar. Unë do t’i nxjerr atij me dhjetëra dëshmitarë. Sigurisht kjo nuk bëhet me dokumente. Po këta e dinë. Gonxhe bashkë me këtë dhe bandën e Vorës, në këtë fushatë në Tiranë ka qenë njeriu më i lidhur me bandat. Hoxha kishte këtë Sheqerin dhe nuk ka reaguar të paktën. Kurse Gonxhe është totalisht produkt i bandave.
    Gilmando Dani, mik dhe bashkëpunëtor i Emiljano Shullazit u ekzekutua mesditën e 11 nëntorit me breshëri plumbash pranë aeroportit ‘Nënë Tereza’, teksa i plagosur rëndë ka mbetur edhe miku i tij, që e shoqëronte Muçi Shaljani Sheqeri, agjent i AMP-së. Ndaj automjetit të tyre ‘Benz’ u qëllua nga persona të paidentifikuar me një mjet tip “Toyota Yaris”, e cila u gjet e djegur pak minuta pas ngjarjes në Fushë Krujë. Autorët e maskuar dhe të veshur me uniforma që ngjanin me ato të policisë, kanë qëlluar në drejtim të mjetit, duke e ndaluar atë në vend. Gilmando Dani sapo kishte mbërritur me mikun e tij në Shqipëri nga Barcelona, Spanjë. Të dy ishin nisur me avion drejt Barcelonës më 7 nëntor dhe kishin lënë makinën të parkuar në aeroport, ndërsa u kthyen nga Barcelona më 11 nëntor./ZËRI

  • Ministri Gonxhja e paralajmëroi me padi pas deklaratave të tij, Berisha: Do t’i nxjerr dhjetëra dëshmitarë!

    Pas deklaratave të Sali Berishës, i cili akuzoi se Gilmando Dani ka qenë truprojë e ministrit Blendi Gonxhja, ministri reagoi duke paralajmëruar se do ta çojë çështjen në gjykatë.
    Berisha i është përgjigjur menjëherë këtij paralajmërimi, duke shprehur gatishmërinë për t’u përballur në proces gjyqësor dhe duke thënë se do të paraqesë shumë dëshmitarë për të provuar, sipas tij, lidhjet e Gonxhjes me grupe kriminale.
    “Gonxhja, së bashku me bandën e Vorës gjatë kësaj fushate në Tiranë, ka qenë personi më i lidhur me ta. Hoxha të paktën nuk ka reaguar, ndërsa Gonxhja është, në tërësi, produkt i bandave,” deklaroi Berisha.
    Berisha: Absolutisht, që Gonxhe punoi me bandat, dhe një nga banditët ka qenë edhe ky kjo është e provuar. Unë do ti nxjerr atij dhjetëra dëshmitare. Kjo nuk bëhet me dokumente, por e dinë që Gonxhe bashkë këtë dhe me bandën e Vorës në këtë fushatë në Tiranë ka qenë njeriu më i lidhur. Hoxha kaishte këtë Sheqerin dhe nuk ka reaguar të paktën. Gonxhe është totalisht produkt i bandave.

  • “Shaljani financues i fushatës, Dani truprojë e Gonxhes”, minsitri çon në Gjykatë Sali Berishën: Fake News

    “Shaljani financues i fushatës, Dani truprojë e Gonxhes”, minsitri çon në Gjykatë Sali Berishën: Fake News

    Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja i është përgjigjur akuzave të kreut demokrat, Sali Berisha i cili e ka lidhur figurën e ministrit me atë të Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit.
    Berisha, pas atentatit të Rinasit më 11 nëntor, ku mbeti i varër Gilmando Dani dhe i plagosur rëndë Muçi Shajani, deklaroi se Shaljani ka bërë fushatë për ministrin Gonxhe, ndërsa Dani ka qenë truproja dhe financuesi i tij.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Gonxhe ka hedhur poshtë këto akuza duke paralajmëruar dhe padi ndaj ish-kryeministrit Berisha.

    Sipas tij, as Shaljanin, por as Danin nuk i ka njohur më herët dhe se me figurën e tyre është njohur vetëm së fundmi përmes mediave pas atentatit që iu bë pasditen e së martës në rrethrrotullimin e Rinasit.
    “Fake News! Lajm i Rremë! Gënjeshtra !Sot Saliu llomoit se paskam patur “badigard” (truproje) dikë që as e njoh dhe as e kam parë ndonjëherë – dhe që emrin e këtij subjekti e mësoj si shumica e njerëzve nga kronika!  
    Para 2 ditësh dilja i financuar (me rregull treshi në fushatë) sipas Saliut nga subjekti në fjalë! S’reagova sepse supozova se qe roitje, meqë po pardje ia bëri krah të djathtë Ervin Salijanjit subjektin, mosha, kushedi… U pa puna – do provosh në gjykatë secilin element akuze publike Sali! 81 vjeç, e s’tu zbardh dot kurrë katrani…”, shkruan Gonxhe.

  • “Sistem i ri biletash në kala”/ Gonxhe në 60-vjetorin e IKTK: Zgjerojmë hartën e zonave të mbrojtura, agjenci e re për menaxhimin e pasurive kulturore

    “Sistem i ri biletash në kala”/ Gonxhe në 60-vjetorin e IKTK: Zgjerojmë hartën e zonave të mbrojtura, agjenci e re për menaxhimin e pasurive kulturore

    Harta e zonave të mbrojtura do të zgjerohet më tej, duke përfshirë më shumë qendrat historike, arkitekturore dhe urbane.

    Pas qendrave historike të Rabdishtit, Peshkopisë, Konispolit dhe zonës arkeologjike të Linit, listës do t’i shtohet edhe Delvina, u shpreh ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhe.
    Në një konferencë që u mbajt një ditë më parë në 60-vjetorin e themelimit të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, Gonxhe tregoi planin për krijimin e një agjencie të re për menaxhimin e pasurive kulturore.
    “Agjencia e re që po konceptojmë për menaxhimin e pasurive kulturore do të jetë një tjetër instrument, që do të jetë më atkive në erritory për të bërë të mundur që ne të monetizojmë sa më drejtë të gjithë këtë pasuri, që të na kthehet pastaj si një vlerë që të investohet në trashëgimi”.
    Ndërkohë, sipas ministrit, 25 vila historike do t’i kalojnë nën administrim institucioneve të ndryshme të kulturës në vendin tonë.
    “Një listë prej 25 vilash historike do të jenë në tryezën e qeverisë brenda këtij viti për të bërë një paketë shpronësimesh në disa prej qyteteve kryesore të vendit, në qendër të kryeqytetit dhe në qendrat e qyteteve të tjera, të cilat do të jenë në administrim nga institucione të ndryshme. Sepse kemi institucione pa zyra”.
    Nga ana tjetër, në konferencë u diskutua edhe plani për një sistem të ri për biletat në kala dhe rritjen e pagesave për bizneset që kryejnë aktivitet tregtar brenda këtyre objekteve historike.
    “Për herë të parë, kemi tarifa të pesëfishuara në kala, për shkak të rijetëzimit që ne bëjmë me këto projekte. Do të kemi dhe një sistem integral të biletimit në të gjitha sitet, pasi sistemi që është përdorur deri tani ka pasur një kosto shumë të lartë”.

    Top Channel

  • Blendi Gonxhe i kthehet Klevis Balliut për akuzat ndaj kompanisë që drejton gruaja e tij: E sfidoj të provojë akuzat në Prokurori!

    Blendi Gonxhe i kthehet Klevis Balliut për akuzat ndaj kompanisë që drejton gruaja e tij: E sfidoj të provojë akuzat në Prokurori!

    Ministri i Blendi Gonxhe ka reaguar ndaj akuzave të deputetit të zgjedhur të PD-së Klevis Balliu, i cili përmes Facebook shkroi se kompania “Albarant Sh.p.k” e bashkëshortes së ministrit është përfshirë në një skandal financiar.
    Sipas tij Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, përmes Drejtorisë së Detyrimeve Tatimore të Papaguara, bllokoi pasuritë e “Albarant Sh.p.k”, pasi kompania nuk kishte paguar detyrimet fiskale për shtatë vite.
    Gonxhe i cilëson akuzat gënjeshtër dhe e sfidon Balliun t’i çojë “provat” në Prokurori.
    Ai sqaron publikun se shkresa, të cilës i referohen flet për lirim të titujve të pronësisë, por në asnjë rresht të saj nuk flitet për nivelin e detyrimit tatimor.
    Reagimi i Gonxhes
    Opozitë përtace, kopjace portalesh Gushti, që në gjykatë të mbrohen me “cituam median”, palaço me kollaro, bajatë në shpifje – shkresa të cilës i referohen flet për lirim të titujve të pronësisë, por në asnjë rresht të saj nuk flitet për nivelin e detyrimit tatimor – maksimumi i detyrimeve të prapambetura, gjatë tërë aktivitetit, ka arritur 1.2 milionë Lekë! Është komikisht groteske vlera 1.2 milionë Euro që Balliu Jr. recitoi paturpësisht!
    Kush zhvillon biznes të ndershëm, është gjendur përballë mungesës së likuiditetit, sidomos për parapagimet. Ka momente që nuk ke si të paguash edhe pse do. Administrata tatimore ndërmerr masat shtrënguese për garantimin e detyrimit, dhe pas likujdimit të tij, zhbllokon llogaritë dhe titujt e pronësisë, diçka rutinë, njësoj si për të gjithë.
    Marrëdhënia e shoqërisë “Albarent”, e drejtuar nga bashkëshortja ime, me fiskun është korrekte. Në vitin 2023 as nuk kam qenë ministër. Në “Librin e Përgjithshëm të Llogarive” jepet se në 15 vite janë derdhur për detyrimet 2.3 milionë Euro, dhe në dokumentin tjetër detyrimet në kohe reale janë 0!
    Theksoj faktin që shoqëria “Albarent” nuk ka përfituar nga asnjë amnisti fiskale dhe asnjëherë nuk i është falur as edhe një detyrim tatimor, sikundër pretendon “zëri” për turp i Opozitës!
    Sfidoj gënjeshtarin dhe çdo baltosës të provojë akuzat! Çdo person, ler më një Opozitë, duhet t’i çojë faktet në Prokurori, ashtu sikurse çdo informacion tatimor mbi “Albarent” mund të vërtetohet në Zyrat e Tatimeve me lejen time publike!”

  • Përkujtohet sot 116-vjetori i lindjes së Nënë Terezës, simboli i dashurisë dhe përkushtimit

    Përkujtohet sot 116-vjetori i lindjes së Nënë Terezës, simboli i dashurisë dhe përkushtimit

    26 gushti shënon 116-vjetorin e lindjes së Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur botërisht si Nënë Tereza.

    Nobelistja shqiptare Gonxhe Bojaxhiu u lind më 26 gusht 1910 në Shkup. Ajo tërë jetën e saj ia kushtoi çështjes së bamirësisë, duke ndihmuar familjet e varfra dhe personat e sëmurë.

    Në vitin 1950, Nënë Tereza themeloi urdhrin e Misionarëve të Bamirësisë, që u shndërrua në një nga organizatat humanitare më të njohura në botë. Ajo dhe motrat e urdhrit të saj punuan për të ndihmuar njerëzit më të margjinalizuar. Për përkushtimin e saj.

    Në vitin 1979 ajo u nderua me Çmimin Nobel për Paqen në Tribunën e Oslos. Siç i referohet një artikull i posaçëm i “Radio Vatikanit”, mbi këtë çmim të madh të dorëzuar ndaj saj prej jurisë ndërkombëtare të Akademisë së Shkencave të Suedisë, shqiptarja Gonxhe Bojaxhiu e pranoi çmimin vetëm pasi një pranim i tillë do t’u vlente shumë të varfërve të saj.

    Lidhja e Nënë Terezës me Shqipërinë ishte e fortë dhe e thellë. Ajo mbante me krenari rrënjët e saj shqiptare, dhe shpesh e përmendte origjinën e saj. Edhe pse jetoi dhe punoi kryesisht në Indi, zemra e saj ishte gjithmonë e lidhur me popullin shqiptar.

    Nënë Tereza ndërroi jetë më 5 shtator 1997. Për vlerat e saja jetësore, Nënë Tereza u shpall Shën Tereza nga Kisha e Shenjtë në Vatikan.

  • Gonxhja, Nëna dhe Shenjtëresha

    Gonxhja, Nëna dhe Shenjtëresha

    (Në 115-vjetorin e lindjes së Gonxhe Bojaxhiut- Nënës Tereze)
    Nënë Tereza na mëson se një komb i vogël mund t’i dhurojë botës një dhuratë të madhe, ashtu si një Gonxhe e vogël mund të bëhet kurorë e njerëzimit. Prandaj, sot, duke përulur zemrat tona, shpallim se drita e saj nuk ka perënduar: ajo vazhdon të ndriçojë nga Shkupi në Kalkutë, nga gjiri i popullit tonë deri te mbarë njerëzimi.
     
    Nga Prof.dr Skender ASANI
    Në kalendarin e shpirtit tonë kombëtar dhe të kujtesës universale, dita e 26 gushtit nuk është thjesht një përvjetor. Ajo është një dritare nga e cila shohim se si një Gonxhe e vogël e Shkupit, u shndërrua në Nënë të botës dhe më pas në Shenjtëreshë të njerëzimit. Ky trinomi Gonxhe, Nënë Terezë, Shën Nënë Terezë nuk është vetëm një rrugëtim personal, por një testament historik dhe shpirtëror.
    Gonxhja, bija e Bojaxhinjve, u lind në një qytet që mban në gjirin e vet shtresa të lashta ilire (dardane), arbërore e shqiptare. Ajo mbeti gjithmonë e lidhur me trungun e vet, me kulturën dhe gjuhën që i dhanë formë shpirtit të saj. Ky emër i brishtë, i njohur vetëm për të afërmit dhe bashkëqytetarët, ishte fara që do të rritej për t’u bërë pemë e madhe e dashurisë.
    Nënë Tereza, bija e Shkupit, doli nga kufijtë e qytetit të saj dhe u bë nënë për ata që nuk kishin nënë, strehë për ata që nuk kishin shtëpi, zë për ata që nuk kishin zë. Në Kalkutë dhe anembanë botës ajo tregoi se humanizmi nuk është teori, por akt i përditshëm. Ajo ngriti themele të dashurisë mbi dhembjen, duke u bërë simbol i shpresës për të gjithë të harruarit e njerëzimit.
    Shën Nënë Tereza është kulmi i këtij udhëtimi. E shpallur shenjtë nga Kisha Katolike, ajo u kthye në ikonë të përbotshme, në ndërgjegje të gjallë të shekullit XX. Shenjtëria e saj nuk është vetëm titull kishtar, por dëshmi se dashuria, kur jetohet me përulësi, shndërrohet në përjetësi.
    Sot, në 115-vjetorin e lindjes së Gonxhes, Shkupi dhe gjithë kombi shqiptar kanë arsye të ndihen të bekuar. Nga rrugicat e këtij qyteti lindi një dritë që nuk u shua kurrë. Ky jubile nuk është vetëm përkujtim, por thirrje për të ndjekur gjurmët e saj: të shndërrojmë dashurinë në veprim, mirësinë në ligjërim dhe shpresën në realitet.
    Nënë Tereza na mëson se një komb i vogël mund t’i dhurojë botës një dhuratë të madhe, ashtu si një Gonxhe e vogël mund të bëhet kurorë e njerëzimit. Prandaj, sot, duke përulur zemrat tona, shpallim se drita e saj nuk ka perënduar: ajo vazhdon të ndriçojë nga Shkupi në Kalkutë, nga gjiri i popullit tonë deri te mbarë njerëzimi.
    Në këtë përvjetor, për ne shqiptarët mesazhi i saj është edhe më i qartë: të jemi të bashkuar e të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, sepse vetëm kështu mund të përballojmë sfidat e kohës. Ashtu siç Nënë Tereza u shkroi disa herë shqiptarëve në momentet më të vështira, duke i ftuar që të mos e humbin shpresën dhe të jenë të bashkuar, edhe sot fjalët e saj janë udhëzues. Ajo na porositi se vetëm në unitet ka forcë, vetëm në dashuri ka shpresë, dhe vetëm në solidaritet mund të shërohen plagët e historisë. Ky është testamenti i saj për ne: që dashurinë ta kthejmë në urë bashkimi dhe të mos lejojmë që ndasitë të errësojnë dritën e kombit tonë.
    Në këto momente kur po krijohet një konfiguracion i ri i hartës botërore, historia na kujton se popujt e vegjël shpesh kanë qenë viktimë e përpjekjeve për t’u asgjësuar, ashtu siç ka ndodhur me shumë kombe gjatë shekujve. Sot, edhe populli shqiptar po sfidohet nga një tendencë e tillë, që kërkon të minojë qenien e tij kombëtare. Pikërisht në këto çaste, më shumë se kurrë, na nevojiten miq që të jenë pranë popullit të Nënë Terezës, sepse vlera e saj universale është dëshmi e gjallë se ky popull nuk është vetëm për vete, por është pjesë e pandashme e familjes së madhe njerëzore.
    Lavdi Zotit që e dërgoi ndër ne.Bekim kombit që e rriti.Paqe botës që e njohu si Nënë.
    Shkup, 25 gusht 2025

  • A po e favorizon Edi Rama trafikantin Andrea Çaushi për t’ia lënë edhe 20 vite me koncesion Kalanë e Lëkurësit?

    A po e favorizon Edi Rama trafikantin Andrea Çaushi për t’ia lënë edhe 20 vite me koncesion Kalanë e Lëkurësit?

    Prej vitesh, është denoncuar zaptimi dhe shfrytëzimi i paligjshëm të Kalasë së Lëkurësit në Sarandë nga trafikanti Andrea Çaushi. Në vend që kjo pasuri kulturore të administrohet nga shteti dhe të gjenerojë të ardhura publike, ajo është kthyer në resort privat – pa taksa, pa licencë dhe pa asnjë fitim për shtetin – me bekimin e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Ekonomisë dhe Kulturës, Blendi Gonxhe.
    Trafikanti nga Tepelena ka në kontroll kalanë, ndërtesat historike brenda saj dhe 3200 m² sipërfaqe përreth, të cilat i përdor si hotel, bar-restorant, fast-food, ambient relaksi me shezlongë dhe madje edhe me tra pagese për vizitorët: 5000 lekë pa asnjë dokument apo biletë. Në çdo vend të qytetëruar kjo do quhej grabitje me fatura false, në Shqipëri është thjesht “një marrëveshje me PS-në”.

    Prej prillit 2017, IKMT dhe policia janë “të verbër” përballë këtij rasti. Arsyeja? Andrea Çaushi është mbështetës i Partisë Socialiste dhe, siç mësohet, edhe sponsor i saj. Në këmbim, Babloku i ka dhënë jo vetëm heshtjen e shtetit, por edhe mundësinë që këtë pasuri kulturore ta shfrytëzojë pa ndëshkim e pa konkurrencë.
    Në vend që të ndërpriste këtë abuzim, më 11 korrik 2025, ministri Blendi Gonxhe publikoi njoftimin Nr. 8241/3 për dhënien me koncesion të Kalasë së Lëkurësit për 20 vite – një formalitet për të legalizuar atë që Andrea Çaushi po bën prej 8 vitesh.
    Më tragjikja është se në kriteret për aplikim, ministria ka përjashtuar vetëm të dënuarit për krime në fushën e trashëgimisë kulturore, duke i hapur rrugë trafikantëve, kriminelëve dhe çdo individi me precedent penal në çdo fushë tjetër. Kjo është një tallje me çdo nen të ligjit për ankandet dhe marrëdhëniet publike, që ndalon qartazi përfshirjen e individëve të dënuar në përfitime nga pasuritë shtetërore.
    Me këtë skenar, Babloku dhe Gonxhe janë të vendosur t’ia japin zyrtarisht për 20 vite të tjera këtë monument trafikantit Andrea Çaushi – pa e shqetësuar fakti që ai është personazh i njohur për gjobëvënie, pengmarrje dhe veprimtari kriminale.
    Kujtojmë që me Vendimin Nr. 501, datë 24 gusht 2023, qeveria kishte urdhëruar që Kalaja e Lëkurësit të rikthehej në administrim të ministrisë së Kulturës. Por Gonxhe nuk zbaton as vendimin e qeverisë së vet. Sot, po e përgatit të njëjtën kala për “dhuratë” të re, për të njëjtin trafikant, në një tender fiktiv që veç justifikon një akt të paligjshëm.
    Ky rast është më shumë sesa një histori korrupsioni. Është simboli i një qeverisjeje që tallet me shtetin, që përdor pasuritë e shqiptarëve si plaçkë klienteliste dhe që ndërton themelet e një republike private mbi rrënojat e trashëgimisë kulturore.
    Një gjë është e qartë: Kalaja është uzurpuar dhe po legalizohet nëpërmjet një cirku burokratik. A do të ketë ndonjë prokuror që të thërrasë në hetim Gonxhen dhe Ramën për këtë akt të pastër korrupsioni e kapje shteti? Apo do mbetet një tjetër kapitull në dosjen e gjatë të qeverisë së trafikantëve?
    /Pamfleti/

  • Debati për burgun e Spaçit, Gonxhe: Ndërhyrja do realizohet vetëm pas zbërthimit të detajuar bazuar në foto e dëshmi historike

    Debati për burgun e Spaçit, Gonxhe: Ndërhyrja do realizohet vetëm pas zbërthimit të detajuar bazuar në foto e dëshmi historike

    Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe ka reaguar mbi debatin e restaurimit të burgut të Spaçit.

    Në një postim në profilin e tij zyrtar, ai theksoi se nuk është pjesë e ndërhyrjes ringritja e banjove dhe terracës mbi to, as nuk është aprovuar nga IKTK dhe as nuk përfshihet në projekt e kontratë.
    “Elementet e tjerë si një kullë metalike, një copë rrethimi, një portë dhe një fragment kangjelle të përfshira në kontratë, do të realizohen vetëm pas zbërthimit të detajuar bazuar në foto e dëshmi historike si edhe do të jenë të çmontueshme në rast ndërhyrjesh të tjera në vijim sipas Planit të Menaxhimit (çdo informacion do të jetë publik), theksoi ai.
    Ministri Blendi Gonxhe: Duke i uruar të gjithëve një fundjavë të mbarë, nisur nga disa debate që vijojnë edhe në mediume publike e rrjete sociale, shpresoj se pamjet nga Spaçi provojnë reagimin dhe situatën korrekte të punës konservuese.
    Mbi disa pikëpyetje shtesë:Nuk është pjesë e ndërhyrjes ringritja e banjove dhe terracës mbi to, as nuk është aprovuar nga IKTK dhe as nuk përfshihet në projekt e kontratë!
    Elementet e tjerë si një kullë metalike, një copë rrethimi, një portë dhe një fragment kangjelle të përfshira në kontratë, do të realizohen vetëm pas zbërthimit të detajuar bazuar në foto e dëshmi historike si edhe do të jenë të çmontueshme në rast ndërhyrjesh të tjera në vijim sipas Planit të Menaxhimit (çdo informacion do të jetë publik).
    Çdo përgjegjësi gjatë fazës zbatuese është nën shqyrtim. Sqarimi i MEKI ka qenë shterrues dhe po ashtu masat nga IKTK.
    Faleminderit për mirëkuptimin tërë të interesuarve që me të drejtë u alarmuan nga dy foto të punimeve fillestare. Ndjesë për shqetësimin, edhe pse në çdo rast zbatimi do të respektonte projektin dhe kushtet e kontratës!

    “Revoltë në ferr” është titulli provizor i projektit kinematografik i Namik Ajazit dhe Visar Zhitit, për të cilin artistët synojnë të nisin punën në sheshxhirim brenda këtij viti në ambientet e ish-Burgut të Spaçit.
    Për skenat e xhirimit, do të përdoren objektet e restauruara nga faza e parë e projektit të miratuar nga Instituti i Trashëgimisë Kulturore.
    Pikërisht kjo ka shkaktuar një debat të ashpër në publik, për të cilin Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit tha më parë se sjellja e kësaj historie në ekran, me vërtetësi artistike dhe etike, është detyrim moral dhe kulturor, si ndaj të kaluarës, ashtu edhe ndaj brezave që vijnë.
    Sipas MEKI-t, plani i menaxhimit, është konceptuar pas një analize të detajuar dhe pas një raundi konsultimesh me grupet e interesit, përfshirë ish të burgosur politikë, artistë dhe profesionistë të kulturës.

    Top Channel