Tag: gomonet

  • Franca në veprim, forcat e sigurisë do të ndalojnë gomonet me emigrantë në La Mansh/ Çfarë do të ndryshojë pas muajsh presioni nga Britania

    Franca në veprim, forcat e sigurisë do të ndalojnë gomonet me emigrantë në La Mansh/ Çfarë do të ndryshojë pas muajsh presioni nga Britania

    Pas muajsh presioni të vazhdueshëm nga Londra zyrtare dhe një letërkëmbimi mes kryeministrit britanik dhe presidentit francez, Franca ka vendosur të fillojë interceptimin e gomoneve që transportojnë emigrantët e paligjshëm në kalimet e rrezikshme nëpër ngushticën detare mes Anglisë dhe kontinentit evropian në pjesën veriore franceze.

    Starmer i shkruante Macron se aktualisht nuk ka “masa efektive frenuese” në La Mansh. Nga ky vendim i Francës, tashmë forcat franceze të sigurisë mendohet — dhe mbetet të shihet — se do të lejohet të ndalojnë gomonet me emigrantë, por vetëm përpara se ato të mbushen me pasagjerë.
    Policia franceze shumë rrallë ndërhynte për të ndaluar kalimet ilegale me gomone nëpër ngushticën mes Francës dhe Anglisë, për shkak të perceptimeve se një gjë e tillë do të rrezikonte jetën e policëve francezë dhe të klandestinëve.
    Edhe pse gazeta Le Monde njoftonte më herët se do të përdoreshin rrjetat që helikat e motorëve të gomoneve të dilnin jashtë funksionit, një fakt i tillë është mohuar nga zëdhënësi i Policisë Detare franceze. Edhe pse duket si një ndërhyrje e rëndësishme franceze, mbetet e paqartë se si do të ndalohen gomonet. Policia franceze është udhëzuar të urdhërojë ndalimin e gomoneve, më pas të ndërhyjë për ndalimin e tyre, e më vonë ndryshimin e drejtimit të udhëtimit dhe dorëzimin e individëve tek autoritetet.
    Britania deri më sot ka shpenzuar duke u dhënë francezëve 500 milionë stërlina për të penguar mijëra të huaj për të mbërritur në brigjet angleze, ndërkohë që duket se këto shuma nuk kanë pasur asnjë efekt, përveçse kanë paguar në shumën më të madhe policët francezë të shikojnë nga larg në shumicën e rasteve sesi ngarkohen gomonet apo të shpëtojë ndonjë gomone kur ato filmohen nga ekipet televizive britanike të BBC apo Sky News.
    Era e fortë në Ngushticë aktualisht po ndalon interceptimet, por grupet e trafikantëve do të jenë vazhdimisht në kërkim të shmangies së këtyre interceptimeve, siç kanë bërë këto vitet e fundit. Mbetet të shihet nëse britanikët do të duken sikur tentojnë të investojnë në pengimin e emigrantëve me gomone, dhe francezët do të duken sikur punojnë përmes të parit nga larg dhe jo ndalimit efektiv të klandestinëve, duke u paguar nga britanikët që mesa duket po vazhdojnë të shihen si qesharak pas daljes nga Brexit.

    Top Channel

  • 11 muajt e qeverisë Starmer, rekord i ri kalimesh të paligjshme drejt Britanisë së Madhe

    11 muajt e qeverisë Starmer, rekord i ri kalimesh të paligjshme drejt Britanisë së Madhe

    1200 emigrantët që kaluan La Manshin shënuan një rekord të ri kalimesh ilegale drejt Britanisë në 11 muajt që kur laburistët e Sir Keir Starmer erdhën në pushtet!

    Tanimë kalimet e emigranteve duken si shërbim taksie! Numri i kalimeve vetëm këtë vit ka shkuar në afro 15 mijë, duke i vendosur laburistët në një pozite qesharake kur Britania ka paguar deri më sot rreth 1 miliardë sterlina Francës, për të penguar gomonet që nisen nga Franca drejt Anglisë.
    Vetëm këtë vit do të japin edhe 180 milionë më shumë qe policia franceze të bëjë selfies në brigjet franceze nga nisën gomonet si dhe të tolerojë trafikantët e qenieve njerëzore që të ndezin motorët dhe ngarkojnë emigrantët që i shkarkojnë nga Franca dhe i derdhin në brigjet angleze.
    Opozita pro-brexit që në fakt inicioi daljen nga BE-ja kur kanë filluar edhe kalimet në masë në La Mansh, tani kërkon procese ligjore për marrjen Francës të financimeve që nuk frenojnë kalimet e paligjshme! Deri më tani, francezët nuk lejohet të ndërhyjnë ne ujërat e tyre në momentin që gomonet janë në det, edhe pse kërkohet që të ndërhyjnë edhe kur në to hipin emigrantët.
    Kryeministri britanik Starmer si edhe paraardhësit e tij, dukshëm po sillen si naivë ose si gënjeshtarë kur premtojnë ose shpresojnë në bashkëpunimin francez që s’kanë asnjë interes që emigrantët të qëndrojnë në Francë. Starmer ka premtuar pas ardhjes ne pushtet se do të aplikojë masa drastike deri duke i trajtuar si terrorist trafikantët e qenieve njerëzore që fitojnë miliona nga kjo tregti çnjerëzore dhe se “do thyej në mes”, bandat kriminale, ndërkohë e vetmja gjë që po ndodh është thyerja e rekordeve të kalimeve ilegale nëpër La Mansh. Në kushtet kur Britania po harxhon miliarda për mbrojtjen e ishullit nga sfidat ndërkombëtare, duket se nuk është në gjendje të mbrojë kufijtë e saj detarë nga grupet e krimit te organizuar.

    Top Channel

  • Te gjihe po ikin/ Emigrantët shqiptarë ndryshojnë taktikë, braktisin gomonet! 23 mijë paund udhëtimi për Britani

    Te gjihe po ikin/ Emigrantët shqiptarë ndryshojnë taktikë, braktisin gomonet! 23 mijë paund udhëtimi për Britani

    Te gjihe po ikin/ Emigrantët shqiptarë ndryshojnë taktikë, braktisin gomonet! 23 mijë paund udhëtimi për Britani

    Franca po tregon një gatishmëri të re për të bashkëpunuar me Britaninë në çështjen e migracionit. Ministri i Brendshëm francez, Bruno Retailleau, theksoi se një marrëveshje për riatdhesimin do të dërgonte një mesazh të qartë për ata që planifikojnë të kalojnë Kanalin ilegalisht.

    Kjo mund të shënojë një ndryshim të madh pas viteve të tëra negociatash të dështuara mes qeverive britanike dhe franceze. Nëse arrihet një marrëveshje, ajo do të ndikojë jo vetëm në politikën e emigracionit të të dy vendeve, por edhe në rrjetet e trafikantëve që përfitojnë nga dëshpërimi i emigrantëve.

    Por disa emigrantë shqiptarë duket se kanë ndryshuar mënyrën e udhëtimit për në Britani, duke hequr dorë nga anijet e vogla (gomonet) për të përdorur kamionë si mjet transporti. Trafikantët po përpiqen të shmangin detektimin duke maskuar aktivitetet e tyre në rrjetet sociale, duke e paraqitur reklamën si artikuj lajmesh. Kjo ka bërë që shumë emigrantë që udhëtojnë përmes kamionëve të kalojnë pa u kapur nga autoritetet britanike.

    Megjithatë, kjo metodë ka një kosto të lartë, deri në 23,000 paund për person, duke e bërë këtë rrugë më të shtrenjtë për emigrantët. Reklamat e trafikantëve në TikTok shpesh përfshijnë mundësi pune në aktivitete kriminale, si kultivimi i kanabisit apo vjedhjet, duke përfshirë futbollistë të Premier League. Pavarësisht përpjekjeve të TikTok për të fshirë këto reklama, trafikantët vazhdojnë të krijojnë llogari të reja dhe i drejtojnë klientët përmes WhatsApp-it, duke i bërë kështu më të vështira operacionet e zbulimit dhe ndalimit të këtyre grupeve.Një burim i brendshëm ka zbuluar se bandat ndryshuan mënyrën e funksionimit pas ndryshimit të ligjit në vitin 2023, i cili e kategorizoi Shqipërinë si një vend të sigurt.

    “Ardhja me anije të vogla do të thotë se ata do të dërgohen në qendra emigracioni dhe pas disa ditësh do të deportohen përsëri në Shqipëri,” tha burimi.

    ” ata e dinë këtë dhe për të shmangur çdo kontakt me autoritetet e emigracionit, ata po përdorin kamionë.”

    Kjo ka rritur çmimin nga 18,000 paund në 2023-24 në 23,000 paund aktualisht.”

    Një llogari në TikTok me emrin shqipet_london publikoi disa reklama në muajin mars. Këto janë hequr.

    Njëra prej tyre thoshte: “Udhëtim mbi kamion për të gjithë, ne po presim në Bruksel.

    Kemi udhëtime çdo ditë. Siguria 100 për qind me shoferët polakë dhe britanikë të kamionëve.

    Për djemtë me probleme [persona të kërkuar në BE për krime të supozuara], vetëm një SMS te ne. Ne jemi dora e parë e këtij biznesi.”

    Një tjetër thoshte: “Nesër, hapësirë në një kamion për katër persona. Udhëtimi fillon në mbrëmje, kush është gati të shkojë në Britani?”

    Një tjetër shkruante: “Rezervoni vendin tuaj me ne, mos bëni marrëveshje me ndërmjetës. Ne jemi të parët në këtë biznes. Kalimi 100 për qind. Pagesa kur të arrini në Londër.”

    “Bandat kriminale kanë shfrytëzuar prej kohësh pasigurinë në Ballkanin Perëndimor, disa pjesë të të cilit janë bërë një rrugë kryesore kalimi për emigrimin e paligjshëm dhe krimin e organizuar të rëndë”, tha sekretari i Jashtwm, David Lammy.

    ”Ata po rrezikojnë jetë për fitim dhe po bëhen gjithnjë e më të dhunshëm në përpjekjen e tyre për të fituar sa më shumë para të jetë e mundur.

    Me botën që po bëhet gjithnjë e më tërheqëse dhe të paparashikueshme, Ballkani Perëndimor është me rëndësi kritike për sigurinë kolektive të Mbretërisë së Bashkuar dhe Europës, dhe Mbretëria e Bashkuar mbetet e angazhuar për ndihmën në forcimin e qëndrueshmërisë dhe stabilitetit në rajon.”/ The Times

  • Emigrantët shqiptarë heqin dorë nga gomonet dhe ndryshojnë taktikë – 23 mijë sterlina për një udhëtim

    Emigrantët shqiptarë heqin dorë nga gomonet dhe ndryshojnë taktikë – 23 mijë sterlina për një udhëtim

    Nga Adam Toms, EXPRESS

    Disa emigrantë shqiptarë thuhet se kanë hequr dorë nga gomonet për të ndryshuar taktikë, ndërsa kontrabandistët e njerëzve përpiqen t’i shmangen zbulimit.

    Bandat po përdorin kamionë për të transportuar individë, duke mbuluar aktivitetet e tyre në mediat sociale duke i maskuar reklamat e tyre si artikuj lajmesh.

    Pothuajse të gjithë emigrantët që shkojnë drejt Britanisë përmes gomoneve kapen nga anijet e Forcave Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar.

    Më pas regjistrohen të dhënat e individit dhe shqiptarët kthehen në vendin e tyre të lindjes.

    Megjithatë, shumë nga ata që mbërrijnë në pjesën e pasme të kamionëve janë të pazbuluar nga autoritetet britanike. Kjo vjen me një çmim, pasi metoda është më e shtrenjtë, me 23.000 sterlina për persona.

    Reklamat në TikTok përfshijnë një paketë më të gjerë që përfshin gjithashtu punën për grupet e krimit të organizuar në fermat e kanabisit ose pjesëmarrjen në vjedhje.

    Objektivat e tyre përfshijnë futbollistët e Premierligës.

    TikTok ka përmirësuar aftësinë e tij për të hequr reklamat, por kontrabandistët thjesht aktivizojnë llogari të reja dhe u kërkojnë “klientëve” t’u dërgojnë mesazhe në WhatsApp, ku ata mund të veprojnë pa u zbuluar.

    Një burim i brendshëm ka zbuluar se bandat ndryshuan mënyrën se si i bëjnë gjërat pas ndryshimit të ligjit në vitin 2023 duke e kategorizuar Shqipërinë si një vend të sigurt.

    “Mbërritja me gomone do të thotë se ata do të dërgohen në qendrat e paraburgimit dhe brenda pak ditësh do të deportohen përsëri në Shqipëri”, thanë ata.

    “Ata e dinë këtë gjë dhe për të shmangur çdo kontakt me autoritetet e emigracionit, ata përdorin kamionë”.

    Sekretari i Jashtëm, David Lammy, tha dje: “Bandat kriminale kanë shfrytëzuar prej kohësh paqëndrueshmërinë në Ballkanin Perëndimor, pjesë e të cilit është bërë një rrugë kryesore tranziti për migrimin e parregullt dhe krimin e organizuar serioz”.

    “Me botën që po bëhet më e rrezikshme dhe e paparashikueshme, Ballkani Perëndimor është i një rëndësie kritike për sigurinë kolektive të Mbretërisë së Bashkuar dhe Evropës, dhe Britania e Madhe mbetet e përkushtuar për ndërtimin e qëndrueshmërisë dhe stabilitetit në rajon”.