Tag: golfi

  • “Uellsi. Golfi. Madridi”; ja e vërteta e Bale për pankartën: Më kryqëzuan mediat…

    “Uellsi. Golfi. Madridi”; ja e vërteta e Bale për pankartën: Më kryqëzuan mediat…

    Gareth Bale foli hapur në një intervistë për GQ, duke rikujtuar një nga episodet më polemike të karrierës: festimin me flamurin ku shkruhej “Uellsi. Golf. Madridi. Në këtë radhë”, pas kualifikimit të Uellsit në “Euro 2020”.
    “Ky slogan është e vetmja gjë për të cilën u ndjeva i kryqëzuar, – pranoi Bale. – Nuk kam luajtur kurrë 8 orë golf, gjithmonë kam qenë profesionist. Njerëzit nuk e dinë këtë dhe e shpikën atë slogan”.
    Ish-lojtari i Real Madridit sqaroi se nuk ishte ai që e ngriti pankartën: “Sapo ishim kualifikuar, dikush ma vuri përpara. Çfarë duhej të bëja? Nuk mund ta hidhja flamurin e vendit tim përtokë. Në fakt nuk e preka, thjesht po festoja me miqtë”.
    Reagimi në Spanjë ishte i ashpër: “Më kryqëzuan mediat. U ndjeva i sulmuar sepse gjithçka bazohej në keqinformim. Natyrisht që nuk e vë golfin mbi vendin tim apo klubin. O qesh, ose qan. Unë qesha”.
    Katër ditë më pas, në “Bernabéu”, kundër Real Sociedad, Bale hyri në lojë 30 minutat e fundit: “Fillimisht më fishkëllyen, por në fund më duartrokitën. Luajta shumë mirë. Agjenti më tha: Je i veçantë, pak kush e përballon atë presion… Fatmirësisht jam i fortë mendërisht”. Sot do të shkruante: “Familja e para, golfi i dyti dhe shëndeti i treti”.

  • “E prisnin Thaçin në mes të minave me shkop golfi?!”, ironia e analistit: Mos e akuzojnë për kamuflazhin me gjethe pemësh…

    “E prisnin Thaçin në mes të minave me shkop golfi?!”, ironia e analistit: Mos e akuzojnë për kamuflazhin me gjethe pemësh…

    Analisti Lutfi Dervishi ka komentuar me ironi zhvillimet e fundit në procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Hagë.
    Në një postim, ai thekson se për të kuptuar frymën e procesit nuk nevojitet analizë juridike, mjafton të dëgjosh pyetjet e bëra nga prokuroria.
    Dervishi sjell si shembull një moment nga seanca, ku prokurori special pyet një dëshmitar:
    “Kur erdhi Hashim Thaçi në fshatin tuaj, ishte me uniformë ushtarake?”
    “Po, zoti prokuror.”
    “Ishte i armatosur?”
    “Po, zoti prokuror. Kishte armë.”
    Sipas tij, këto pyetje të lënë të kuptosh se prokurori ndoshta priste ta shihte Thaçin “në mes të luftës me redingotë, kapuç francez dhe një shkop golfi, duke mbajtur fjalime për paqen në mes të minave.”
    Me të njëjtin ton ironik, Dervishi shton se “nëse ky është standardi i provës, nesër pritet të pyetet nëse kishte marrë leje në Beograd për kallashnikovin, ose ndoshta do të ngrihet aktakuzë për përdorimin e degëve të pemëve si kamuflazh, duke kryer krim të rëndë kundër mjedisit.”

  • “Golfi” përplas këmbësoren në rrugën Transballkanike, më pas goditet nga “Audi”. 65-vjeçarja përfundon në spital

    “Golfi” përplas këmbësoren në rrugën Transballkanike, më pas goditet nga “Audi”. 65-vjeçarja përfundon në spital

    Një aksident ka ndodhur në rrugën Transballkanike, ku një automjet i markës Golf ka goditur një këmbësore që po kalonte vijat e bardha. Pas përplasjes, automjeti Golf u godit edhe nga një tjetër mjet tip Audi.
    Këmbësorja, një grua e moshuar rreth 65 vjeçe, mbeti e dëmtuar me plagë në trup dhe në gjymtyrë. Fatmirësisht, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Kalimtarët dhe drejtuesit e automjeteve i kanë dhënë ndihmën e parë deri në mbërritjen e policisë dhe ambulancës.
    Aktualisht, gruaja po merr ndihmë mjekësore dhe do të transportohet në spitalin e Vlorës për trajtim të mëtejshëm.

  • SHBA/ Piloti bën një ulje të rrezikshme në një fushë golfi, ‘frikësohen të pranishmit’

    SHBA/ Piloti bën një ulje të rrezikshme në një fushë golfi, ‘frikësohen të pranishmit’

    Një video dramatike që tregon momentin kur një avion i vogël ulet me urgjencë në një fushë golfi në Kaliforni po bën xhiron e rrjeteve sociale, duke tronditur shikuesit me pamjet e saj të rralla dhe të rrezikshme.

    Ngjarja ndodhi ditën e sotme, kur një ‘Cessna 172G Skyhawk’, i prodhuar në vitin 1966, nuk arriti të mbërrinte në aeroportin e Santa Monikës dhe piloti u detyrua të bëjë një ulje emergjente në Riviera Country Club, një fushë ikonike golfi në lagjen elitare Pacific Palisades, pranë Los Angeles.

    Sipas mediave lokale, përfshirë KTLA, avioni me tre persona në bord u përball me probleme teknike.

    Në pamjet filmike, avioni shihet teksa afrohet me shpejtësi drejt fushës së golfit, duke tentuar një ulje që për pak përfundoi në tragjedi.

    Në përpjekjen e parë, mjeti fluturues iu afrua tokës me shpejtësi, por piloti e ngriti sërish në ajër në momentin e fundit. Në një kthesë të rrezikshme, avioni fluturoi mbi kokat e një grupi lojtarësh, duke i detyruar ata të hidhen në tokë për t’u shmangur.

    Piloti bëri një përpjekje të dytë për ulje, duke e përplasur avionin lehtë mbi një kodër të mbuluar me bar, përpara se të ndalej përfundimisht në një zonë afër klubit të golfit. Mbeturina të vogla fluturuan në ajër nga impakti, por për fat të mirë, askush nuk u lëndua, konfirmoi Departamenti i Zjarrfikësve i Los Anxhelosit.

    Lojtarët e pranishëm, ende të tronditur, vrapuan menjëherë për të ndihmuar pasagjerët dhe pilotin, të cilët fatmirësisht dolën pa lëndime.

    Autoritetet lokale po hetojnë për detaje më të gjëra të kësaj ngjarjeje. Syri.net-iefimerida