Tag: golem

  • MINUTA E FUNDIT – Motori del nga rruga në Stom Golem të Shkodrës, humb jetën 16- vjeçari, plagoset rëndë një 14- vjeçar

    MINUTA E FUNDIT – Motori del nga rruga në Stom Golem të Shkodrës, humb jetën 16- vjeçari, plagoset rëndë një 14- vjeçar

    Shkodër/Informacion paraprak
    Rreth orës 18:20, në vendin e quajtur “Stom Golem”, dyshohet se një i mitur 16-vjeçar, duke drejtuar një motomjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga, ku 16 vjeçari ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
    Në motomjet dyshohet se udhëtonte dhe një i mitur 14-vjeçar i cili u dërgua në spital në gjëndje të rëndë shëndetësore.
    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Aksident i rëndë në aksin Golem-Kavajë

    Aksident i rëndë në aksin Golem-Kavajë

    Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

  • Vidhet furgoni dhe kasaforta në Lushnjë, shoqërohen dy persona në polici

    Vidhet furgoni dhe kasaforta në Lushnjë, shoqërohen dy persona në polici

    Dy persona janë shoqëruar në polici këtë të hënë pasi vodhën kasafortën dhe furgonin në një thertore në fshatin Golem të Lushnjës.

    Gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, për t’iu shmangur Policisë, autorët janë larguar në një rrugë dytësore dhe si pasojë, në fshatin Golem automjeti ka dalë nga rruga dhe u gjet nga shërbimet e Policisë.
    Gjatë këqyrjes së automjetit, është gjetur edhe kasaforta e vjedhur nga autorët, e pa hapur.
    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

    Top Channel

  • Detaje nga grabitja në Lushnjë: Si ranë në kanal hajdutët, braktisën kasafortën me para dhe…

    Detaje nga grabitja në Lushnjë: Si ranë në kanal hajdutët, braktisën kasafortën me para dhe…

    Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur gjatë natës në Lushnjë, ku disa persona tentuan të grabisnin një biznes.
    Policia ka dalë me një njoftim zyrtar ku sqaron çfarë ndodhi në fshatin Golem, Lushnjë, ku është vjedhur kasaforta e një biznesi dhe një automjet tip furgon
    Blutë bëjnë me dije se gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, për t’iu shmangur Policisë, autorët janë larguar në një rrugë dytësore dhe si pasojë, në fshatin Golem automjeti ka dalë nga rruga dhe u gjet nga shërbimet e Policisë. Gjatë këqyrjes së automjetit, është gjetur edhe kasaforta e vjedhur nga autorët, e pa hapur, ndërsa mbi ngjarjen janë shoqëruar dy persona.
     
    Njoftimi i policisë:
    Gjatë orëve të para të mëngjesit, në fshatin Golem, Lushnjë, persona të paidentifikuar, në subjektin tregtar (thertore) në pronësi të shtetasit A. K., kanë vjedhur automjetin tip fugon dhe kasafortën.

  • Lushnjë – Grabitësit vjedhin fugonin dhe kasafortën, por plani u dështon!

    Lushnjë – Grabitësit vjedhin fugonin dhe kasafortën, por plani u dështon!

    Gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin Golem, Lushnjë, persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në një subjekt tregtar (thertore) në pronësi të shtetasit A. K., duke vjedhur një automjet tip fugon dhe një kasafortë.

    Gjatë largimit, për t’iu shmangur Policisë, autorët kanë ndjekur një rrugë dytësore, por në fshatin Golem kanë humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Fugoni i braktisur është gjetur nga shërbimet e Policisë, bashkë me kasafortën e vjedhur, e cila ishte ende e pahapur. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Policia ka shoqëruar dy persona, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të grabitjes.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Lushnjë/Informacion paraprak

    Gjatë orëve të para të mëngjesit, në fshatin Golem, Lushnjë, persona të paidentifikuar, në subjektin tregtar (thertore) në pronësi të shtetasit A. K., kanë vjedhur automjetin tip fugon dhe kasafortën.

    Gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, për t’iu shmangur Policisë, autorët janë larguar në një rrugë dytësore dhe si pasojë, në fshatin Golem automjeti ka dalë nga rruga dhe u gjet nga shërbimet e Policisë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Gjatë kqyrjes së automjetit, është gjetur edhe kasaforta e vjedhur nga autorët, e pa hapur.

    Policia ka shoqëruar 2 shtetas, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

  • Biznesi në Golem të Lushnjes bie pre e hajdutëve, furgoni i vjedhur përfundon në kanal

    Biznesi në Golem të Lushnjes bie pre e hajdutëve, furgoni i vjedhur përfundon në kanal

    Një biznes në afërsi të Golemit, në Lushnje, është bërë shënjestër e një grabitjeje gjatë natës. Sipas burimeve, autorët kanë hyrë në ambientet e një thertoreje dhe kanë marrë kasafortën, ndërsa për transportin e saj kanë përdorur një nga furgonat e kompanisë.

    Megjithatë, tentativa e tyre për t’u larguar nuk shkoi siç e kishin planifikuar. Në përpjekje për të ikur me nxitim, hajdutët humbën kontrollin e furgonit dhe përfunduan në një kanal kullues, duke lënë pas mjetin e vjedhur në dalje të fshatit Golem i Vogël, pranë autostradës.

    Menjëherë pas ngjarjes, policia mbërriti në vendngjarje, ku kreu ekspertizën dhe mblodhi provat e nevojshme për identifikimin e autorëve. Njëkohësisht, po analizohen pamjet e kamerave të sigurisë nga bizneset përreth, me qëllim zbardhjen e dinamikës së ngjarjes dhe identifikimin e automjetit tjetër me të cilin u larguan grabitësit.

    Sipas informacioneve paraprake, pas aksidentit me furgonin, autorët u larguan me një tjetër mjet, duke dalë në autostradën Lushnje-Rrogozhinë. Hetimet vijojnë për kapjen e tyre dhe zbardhjen e plotë të rastit.