Tag: golem

  • SPAK ushtron kontroll në një resort në Golem, sekuestrohet celulari i pronarit Orman Kokoshi

    SPAK ushtron kontroll në një resort në Golem, sekuestrohet celulari i pronarit Orman Kokoshi

    Në kuadër të operacionit të goditjes së organizatës kriminale të përfshirë në trafikimin e drogës në tregun europian, SPAK ka ushtruar kontroll në një resort në Golem.

    Në kuadër të operacionit të goditjes së organizatës kriminale të përfshirë në trafikimin e drogës në tregun europian, SPAK ka ushtruar kontroll në një resort në Golem.
    Prokuroria e Posaçme gjatë kontrollit te “Klajdi Resort” ka sekuaestruar celularin e pronarit të resortit, Orman Kokoshi.
    Në përditësim…

    Top Channel

  • SPAK ushtron kontroll në një resort në Golem, sekuestrohet celulari i pronarit

    SPAK ushtron kontroll në një resort në Golem, sekuestrohet celulari i pronarit

    Në kuadër të operacionit të goditjes së organizatës kriminale të përfshirë në trafikimin e drogës në tregun europian, SPAK ka ushtruar kontroll në një resort në Golem.

    Prokuroria e Posaçme gjatë kontrollit te “Klajdi Resort” ka sekuaestruar celularin e pronarit të resortit, Orman Kokoshi.

  • Rrëfenja e vrasjes së Çerçiz Topulli dhe Muço Qullit nga malazezët në Shkodër më 17 korrik 1915

    Rrëfenja e vrasjes së Çerçiz Topulli dhe Muço Qullit nga malazezët në Shkodër më 17 korrik 1915

    Nga Albert Vataj

    Sejfi Vllamasi në librin e tij “Ballafaqime politike në Shqipëri” shkruan mes të tjerash për një nga vrasjet e bujshme të asokohëshme. Më 17 korrik 1915 u pushkatuan në fshatin Golem të Shkodrës atdhetari dhe veprimtari i shquar Rilindjes Kombëtare, Çerçiz Topulli dhe intelektuali Muço Qolli

    “Mua më thirri gjeneral Veshoviq, nis rrëfimi, me porosi që të marr edhe diplomën me vete. Pasi e kontrolloi me vërejtje m’i nguli sytë e tij prej krimineli në bebëzën e syrit dhe më tha: “Ik, se të thërras kur të kem nevojë”. Kështu, pasi Bashkia kishte nevojë për veterinar, ashtu edhe ai vetë, më la të lirë. Të gjithë të arrestuarit u nisën për Cetinë. Më 16 korrik, bashkë me Hamit Gjylbegun shkuam në kazermë, ku takohemi me toger Halimin prej Peje, oficer në ushtrinë malaziase i cili na tha: “Çerçizi me Muço Qullin janë në kazermë”. Halimi ishte I mërzitur dhe na shtoi: “Pritet të vijë major Bahri Begolli, adjutant i kral Nikolës. Në qoftë se majori vjen sonte, të dy të burgosurit kanë shpëtue”. Mjerisht, Bahri Begolli u vonua dhe natën e 17 korrikut, duke u gdhirë, patrioti dhe trimi legjendar Çerçiz Topulli me Muço Qullin u pushkatuan në fushë të Shtoj, afër katundit Golem, prej një toge ushtarake malaziase. Vrasjen e tyre me hollësi e morëm vesh në janar të vitit 1916, kur hyri ushtria austriake në Shkodër. Qysh atë ditë, si dy shokë të ditëve të zeza e të pandarë, prapë bashkë me Hamitin kaluam nëpër Golem, ku hasëm rastësisht një të quajtur Mahmut Golemi, i cili, kur ia treguan shkakun e vizitës, na u përgjigj si vijon:

    “Natën e së premtes, natë ramazani, para se del drita, dola me ngarkue sanë prej livadhit, në freskë, kur prej së largut pashë tuj ardhë dy njerëz të përcjellë prej afro 15 ushtarësh, të cilët kur më panë, më urdhëruan të largohem, dhe unë u fsheha mbrapa qerres. Kur erdhën deri në një vend, atje u ndalën dhe ushtarët morën pozicion me qitë mbi dy personat në fjalë. Ai që ishte veshë me petka bojëhini që ia kisha dhënë unë pse kishte mbetur pa xhaketë (Muço Qulli) bërtiti në një mënyrë alarmante, e një burrë i gjatë dhe i plotë, i bërtiti shokut tue i thanë: “Mos u tremb se patriotët kështu e kanë”. Ushtarët qitën; ai me petka bojëhini ra dekun, kurse tjetri, tue sha, me një zë luani e me një shpejtësi të rrufeshme, mësyn ushtarët dhe pa u lanë kohë të qesin të dytën herë, hyn midis tyre dhe erdhi fytyrat me ta për të marrë një pushkë prej tyre. Kjo luftë vazhdoi afro një minutë. Në atë përleshje mbasi gjetën rast i ranë për herë të dytë dhe e vranë. Të nesërmen shkova në vendin e ngjarjes, ku i pashë se ishin mbulue krejt cekët e me ferra. Si myslimanë që ishin, për sevap, i mbulova më thellë. Në kontrollimin e gropës gjetëm shumë shenja që i përkisnin Muço Qullit, pasi trupin e Çerçizit që ishte mbuluar më thellë nuk e prekëm. Gjeneral Veshoviq kishte vrarë më se 2.000 shqiptarë në atë kohë nga malet e rrethet e Shkodrës e të Kosovës. Kështu mori fund jeta e Heroit të Mashkullorës, pa mundur të hakmerrej nga armiqtë e kombit shqiptar. Çerçizi u vra me nxitjen e Tozlit, tregtar grek në Shkodër, për ta marrë hakun e peshkopit grek që e kishte varë Çerçizi bashkë me Mihal Gramenon në Guri i Cjapit më 1907 për të marrë gjakun e Spiro Kosturit, vrarë nga grekët në Selanik. Muço Qulli u vra si austrofil.

  • FSHF organizon në Golem edicionin e ri të turneut të futbollit të plazhit, marrin pjesë 12 ekipe

    FSHF organizon në Golem edicionin e ri të turneut të futbollit të plazhit, marrin pjesë 12 ekipe

    Federata e Futbollit po organizon në Golem edicionin e radhës të turneut të futbollit të plazhit, një aktivitet që është shndërruar tashmë në një traditë të bukur verore.
    Turneu ka nisur paraditen e sotme dhe në këtë edicion marrin pjesë 12 ekipe: LEON, FJT, BEACHEE, FIFA DE PLAYA, REI&CO, ORANGE FC, GOLEMI, BARRIKADA, KKD, CAMERIA, JATA MARKET dhe FC 12.
    Ky edicion luhet me sistem eliminimi, me duele direkte që kanë sjellë shumë emocione gjatë gjithë ditës së sotme. Turneu do të vazhdojë në të njëjtën mënyrë edhe ditën e nesërme, deri në përcaktimin e finales së këtij sezoni, që do të luhet në mbrëmje dhe do të shpallet ekipi kampion.
    Në total do të zhvillohen 21 ndeshje për gjatë dy ditëve.
    Ky aktivitet synon të promovojë futbollin e plazhit si një formë argëtuese dhe gjithëpërfshirëse, duke ofruar një tjetër hapësirë për zhvillimin e futbollit amator në vend.

  • E vërteta e vrasjes nga malazezët në Shtoj të Shkodrës, e rilindasit Çerçiz Topulli dhe intelektualit Muço Qulli, mëngjesin e 17 korrikut 1915

    E vërteta e vrasjes nga malazezët në Shtoj të Shkodrës, e rilindasit Çerçiz Topulli dhe intelektualit Muço Qulli, mëngjesin e 17 korrikut 1915

    Nga Albert Vataj
    Në çdo përvjetor të ngjarjeve që kanë shënjuar historinë tonë kombëtare, kujtesa nuk vjen vetëm si një rit ceremonial, por si një thirrje për të ballafaquar të shkuarën me të tashmen. Ka ngjarje që koha përpiqet t’i mbulojë me pluhurin e harresës, por nuk ia del dot, sepse ato bartin peshën e një sakrifice që nuk mund të zbehet, dhe një të vërtetë që nuk mund të fshihet.Vrasja e Çerçiz Topullit dhe Muço Qullit më 17 korrik 1915 është një nga ato çaste dramatike ku historia merr fytyrën e saj më të ashpër, por edhe më të lavdishme. Ata nuk ishin thjesht dy emra të shkruar në faqet e një libri, por ishin mishërimi i një ideali që nuk kërkoi asnjë shpërblim përveç lirisë së vendit. Në kohë pushtimesh dhe intrigash të egra politike, kur jeta e njeriut vlente më pak se një urdhër gjenerali, këta dy burra qëndruan me dinjitet dhe u përballën me plumbin si me një gjyq të drejtësisë hyjnore.Në përvjetorin e kësaj ngjarjeje, është e pamundur të mos reflektojmë mbi fjalët e Charles de Gaulle: “Për të kuptuar të tashmen dhe për të ndërtuar të ardhmen, duhet të mbajmë gjallë kujtimet e sakrificave që na sollën deri këtu.”Dhe kur lexojmë rrëfimet e dëshmitarëve të asaj kohe, ndjejmë se këtu nuk kemi të bëjmë me një thjesht kronikë lufte, por me një testament të gjallë të karakterit dhe burrërisë shqiptare. Ata u përballën me fundin e tyre jo si viktima, por si luftëtarë që, edhe në çastet e fundit, nuk iu përkulën armikut.Kujtesa e tyre nuk na kërkon të thjesht të qajmë të kaluarën, por të kuptojmë se liria, dinjiteti dhe e vërteta janë themele që nuk mund të ndërtohen mbi harresë. Sot, kur përkujtojmë rënien e tyre në Golem të Shkodrës, ne nderojmë jo vetëm dy individë, por një brez të tërë që me gjakun e tij hapi shtigje për një Shqipëri më të drejtë dhe më të lirë.Ky përvjetor është një ftesë për të mos harruar: se historia nuk është vetëm e atyre që e shkruajnë, por sidomos e atyre që e jetuan dhe e vulosën me jetën e tyre.Si çdo vrasje e këtij kalibri, edhe kjo e këtyre dy personazheve me peshë, do të vinte me kohën të interpretohej një mënyra dhe pretendime të ndryshme të së vërtetës. Por falë dëshmitarëve që jetuan atyre kohëve të trazimta, thjeshtësisë dhe vërtetësisë, me të cilën ata rrëfejnë këtë ngjarje, ne kemi mundësinë të njohim të vërtetën dhe të ballafaqohemi me faktet.Sejfi Vllamasi në librin e tij “Ballafaqime politike në Shqipëri” shkruan mes të tjerash për një nga vrasjet e bujshme të asokohëshme. Më 17 korrik 1915 u pushkatuan në fshatin Golem të Shkodrës atdhetari dhe veprimtari i shquar Rilindjes Kombëtare, Çerçiz Topulli dhe intelektuali Muço Qolli.

    “Mua më thirri gjeneral Veshoviq, nis rrëfimi, me porosi që të marr edhe diplomën me vete. Pasi e kontrolloi me vërejtje m’i nguli sytë e tij prej krimineli në bebëzën e syrit dhe më tha: “Ik, se të thërras kur të kem nevojë”. Kështu, pasi Bashkia kishte nevojë për veterinar, ashtu edhe ai vetë, më la të lirë. Të gjithë të arrestuarit u nisën për Cetinë. Më 16 korrik, bashkë me Hamit Gjylbegun shkuam në kazermë, ku takohemi me toger Halimin prej Peje, oficer në ushtrinë malaziase i cili na tha: “Çerçizi me Muço Qullin janë në kazermë”. Halimi ishte i mërzitur dhe na shtoi, “Pritet të vijë major Bahri Begolli, adjutant i kral Nikolës. Në qoftë se majori vjen sonte, të dy të burgosurit kanë shpëtue”. Mjerisht, Bahri Begolli u vonua dhe natën e 17 korrikut, duke u gdhirë, patrioti dhe trimi legjendar Çerçiz Topulli me Muço Qullin u pushkatuan në fushë të Shtoj, afër katundit Golem, prej një toge ushtarake malaziase. Vrasjen e tyre me hollësi e morëm vesh në janar të vitit 1916, kur hyri ushtria austriake në Shkodër. Qysh atë ditë, si dy shokë të ditëve të zeza e të pandarë, prapë bashkë me Hamitin kaluam nëpër Golem, ku hasëm rastësisht një të quajtur Mahmut Golemi, i cili, kur ia treguan shkakun e vizitës, na u përgjigj si vijon:“Natën e së premtes, natë ramazani, para se del drita, dola me ngarkue sanë prej livadhit, në freskë, kur prej së largut pashë tuj ardhë dy njerëz të përcjellë prej afro 15 ushtarësh, të cilët kur më panë, më urdhëruan të largohem, dhe unë u fsheha mbrapa qerres. Kur erdhën deri në një vend, atje u ndalën dhe ushtarët morën pozicion me qitë mbi dy personat në fjalë.
    Ai që ishte veshë me petka bojëhini që ia kisha dhënë unë pse kishte mbetur pa xhaketë (Muço Qulli) bërtiti në një mënyrë alarmante, e një burrë i gjatë dhe i plotë, i bërtiti shokut tue i thanë: “Mos u tremb se patriotët kështu e kanë”. Ushtarët qitën; ai me petka bojëhini ra dekun, kurse tjetri, tue sha, me një zë luani e me një shpejtësi të rrufeshme, mësyn ushtarët dhe pa u lanë kohë të qesin të dytën herë, hyn midis tyre dhe erdhi fytyrat me ta për të marrë një pushkë prej tyre. Kjo luftë vazhdoi afro një minutë. Në atë përleshje mbasi gjetën rast i ranë për herë të dytë dhe e vranë. Të nesërmen shkova në vendin e ngjarjes, ku i pashë se ishin mbulue krejt cekët e me ferra. Si myslimanë që ishin, për sevap, i mbulova më thellë. Në kontrollimin e gropës gjetëm shumë shenja që i përkisnin Muço Qullit, pasi trupin e Çerçizit që ishte mbuluar më thellë nuk e prekëm. Gjeneral Veshoviq kishte vrarë më se 2.000 shqiptarë në atë kohë nga malet e rrethet e Shkodrës e të Kosovës. Kështu mori fund jeta e Heroit të Mashkullorës, pa mundur të hakmerrej nga armiqtë e kombit shqiptar. Çerçizi u vra me nxitjen e Tozlit, tregtar grek në Shkodër, për ta marrë hakun e peshkopit grek që e kishte varë Çerçizi bashkë me Mihal Gramenon në Guri i Cjapit më 1907 për të marrë gjakun e Spiro Kosturit, vrarë nga grekët në Selanik. Muço Qulli u vra si austrofil.

  • Rrezik në det/ Përplasen dy mjete lundruese në Golem, nis hetimi për ngjarjen

    Rrezik në det/ Përplasen dy mjete lundruese në Golem, nis hetimi për ngjarjen

    Këtë pasdite në Golem të Kavajës, në vendin e quajtur “Manhatan”, rreth 800 metra larg perimetrit të sigurisë, zonë detare për lundrim jo zonë plazhi, shtetasi S. D., 25 vjeç, lindur në Çorovodë, duke drejtuar një motor uji, është përplasur në det me një tjetër motor uji, që drejtohej nga shtetasi P. B., 31 vjeç, lindur në Kosovë.
    Si pasojë e përplasjes, shtetasi P. B. ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë në spital, nga shërbimet e Policisë Kufitare që po monitoronin hapësirën detare. Aktualisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Shtetasi S. D. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.
    Nga verifikimet paraprake, rezulton se të dy drejtuesit e mjeteve lundruese po lundronin së bashku dhe ishin të pajisur me jelekë shpëtimi.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të përplasjes së dy Jet Ski-ve.
     
     

  • Golem/ Motorët e ujit përplasen me njëri-tjetrin, plagoset 31-vjeçari nga Kosova

    Golem/ Motorët e ujit përplasen me njëri-tjetrin, plagoset 31-vjeçari nga Kosova

    Një 31-vjeçar nga Kosova është plagosur pasditen e kësaj të diele në Golem të Kavajës, teksa po lundornte në det me motor uji.

    Sipas Policisë ngjarja është shënuar rreth orës 17:36, në Golem, në vendin e quajtur “Manhatan”, rreth 800 metra larg perimetrit të sigurisë, ku shtetasi S. D., 25 vjeç, duke drejtuar një motor uji, është përplasur në det me një tjetër motor uji, që drejtohej nga shtetasi P. B., 31 vjeç, lindur në Kosovë.

    Si pasojë e përplasjes, 31-vjeçari ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë në spital, nga shërbimet e Policisë Kufitare. Aktualisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 25-vjeçari, S. D. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të përplasjes së dy Jet Ski-ve.

    Kavajë / Informacion paraprak

    Rreth orës 17:36, në Golem, Kavajë, në vendin e quajtur “Manhatan”, rreth 800 metra larg perimetrit të sigurisë,(zonë detare për lundrim jo zonë plazhi), shtetasi S. D., 25 vjeç, lindur në Çorovodë, duke drejtuar një motor uji, është përplasur në det me një tjetër motor uji, që drejtohej nga shtetasi P. B., 31 vjeç, lindur në Kosovë.

    Si pasojë e përplasjes, shtetasi P. B. ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë në spital, nga shërbimet e Policisë Kufitare që po monitoronin hapësirën detare. Aktualisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Shtetasi S. D. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

    Nga verifikimet paraprake, rezulton se të dy drejtuesit e mjeteve lundruese po lundronin së bashku dhe ishin të pajisur me jelekë shpëtimi.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të përplasjes së dy Jet Ski-ve.

  • Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

    Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

    Një aksident në det është regjistruar pasditen e së dielës në Golem, Kavajë, ku janë përplasur dy motorë uji rreth 800 metra larg perimetrit të sigurisë në zonën detare të quajtur “Manhatan”.
    Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, rreth orës 17:36 26-vjeçari S. D., nga Çorovoda, duke drejtuar një motor uji, është përplasur me një tjetër Jet Ski që drejtohej nga 31 vjeçari P. B., nga Kosova.
    Si pasojë e përplasjes, P. B. ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë në spital nga shërbimet e Policisë Kufitare që po monitoronin zonën detare. Mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Ndërkohë, drejtuesi tjetër i mjetit lundrues, shtetasi S. D., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.
    Sipas verifikimeve paraprake, të dy shtetasit po lundronin së bashku dhe ishin të pajisur me jelekë shpëtimi.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.

  • Zaptuan hapësirat publike në plazh/ 3 persona procedohen në Golem

    Zaptuan hapësirat publike në plazh/ 3 persona procedohen në Golem

    Përveç lirimit të zonave në plazh të zëna me shezllonge dhe çadra pa lejen përkatëse, Policia e Durrësit, në kuadër të operacionit “Plazhi i Lirë”, ka vijuar edhe këtë të premte me lirimin e hapësirave publike, si trotuare dhe rrugë të zëna nga tregtarë ose subjekte private në plazhin e Golemit.
    Më konkretisht, Policia e Durrësit njofton se nga kontrollet e ushtruara këtë të premte u konstatua se shtetasit P. Gj., Q. S. dhe R. A. kishin zënë secili nga një hapësirë publike dhe i kishin përshtatur për kryerjen e aktiviteteve të ndryshme ekonomike, pa leje nga organet kompetente.
    Këta tre shtetas, banues në Golem dhe Kavajë, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa u referuan materialet procedurale në Prokurori, për veprën penale “Pushtimi i tokës”.