Tag: golem

  • Gjendet një trup i pajetë në Golem, dyshohet se…

    Gjendet një trup i pajetë në Golem, dyshohet se…

    Ditën e djeshme uniformat blu janë gjetur trupin e pajetë të një 63-vjeçari, në banesën e tij, në Golem.

    Nga këqyrja paraprake, dyshohet se shtetasi me iniciale L.A., ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.
    “Më datë 01.12.2025 u gjet trupi i pajetë i shtetasit L. A., 63 vjeç, në banesën e tij, në Golem. Nga këqyrja paraprake nuk u konstatuan shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ai e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale;”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • Reshje të dendura në qarkun e Gjirokastrës, bllokohet aksi rrugor Kolonjë-Golëm

    Reshje të dendura në qarkun e Gjirokastrës, bllokohet aksi rrugor Kolonjë-Golëm

    Reshjet e dendura të 12 orëve të fundit kanë shkaktuar probleme serioze në disa akse rrugore të jugut.
    Aksi Kolonjë–Golëm, në Bashkinë Gjirokastër, është bllokuar plotësisht si pasojë e inerteve të rëna nga lartësitë dhe terrenit të paqëndrueshëm, duke lënë të izoluar dhjetëra banorë të zonës së Golëmit.
    Situata paraqitet e rënduar edhe në Dropull, ku vijon të jetë e pakalueshme rruga Glinë–Nepravishtë. Probleme të ngjashme raportohen edhe në qarkun e Gjirokastrës dhe Përmetit, ku shkarjet e dherave kanë bllokuar aksin Frashër–Verçisht dhe Frashër–Miçan, duke izoluar lëvizjen në zonë.

  • “I vdekur që i vdekur jam”/ Pretendon që i grabitën pronën në Golem, qytetari: Grevë deri në vetëflijim

    “I vdekur që i vdekur jam”/ Pretendon që i grabitën pronën në Golem, qytetari: Grevë deri në vetëflijim

    Rexhep Ademi thotë se do të mbajë një grevë urie deri në vetëflijim para SPAK-ut, me pretendimin se i kanë grabitur një pronë në Golem përmes falsifikimit të dokumenteve.
    Po sipas tij, vdekja e dajës së tij dhe një tentativë e vrasjes së të ëmës nuk janë hetuar.
    “I vdekur që i vdekur jam… Nënën ma vranë, dajën ma vranë, pronat i kam vuajtur, shtëpinë duan të ma prishin. Tani, do të bëjmë konflikt dhe ose do hyjmë në burg, ose do vritemi. Më mirë vdes këtu. Do bëj grevë këtu në rrugë, deri në vetëflijim”, tha Ademi.

  • Sherr masiv në Lushnjë/  Tre të plagosur me thika, përfundojnë në spital, dinamika e ngjarjes…

    Sherr masiv në Lushnjë/ Tre të plagosur me thika, përfundojnë në spital, dinamika e ngjarjes…

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth orës 22.30 në fshatin Golem i madh në njësinë administrative Golem bashkia Lushnje.
    Tre persona janë plagosur me njëri tjetrin me thika dhe kanë përfunduar në spital.
    Sipas informacioneve të marra nga bluzat e bardha të spitalit të Lushnjes të tre të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve në repartin e reanimacionit ku marrin mjekim dhe të ruajtur nga forcat e rendit.
    Sipas dëshmitarëve okularë personat e përfshirë në këtë ngjarje kanë qenë duke ngrënë e pirë së bashku prej orëve të pasdites.
    Policia ka nisur të pyesë personat që kanë parë ngjarjen. Dyshohet se përfshirja në grindje dhe përdorimin e armëve të ftohta ka qenë për shkaqe banale dhe të përdorimit të alkoolit.

  • Plagosje me thikë gjatë natës në Lushnjë, tre persona përfundojnë në spital

    Plagosje me thikë gjatë natës në Lushnjë, tre persona përfundojnë në spital

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth orës 22:30 në fshatin Golem i Madh, njësia administrative Golem, bashkia Lushnjë, ku tre persona u plagosën me thika dhe u transportuan menjëherë në spital.
    Sipas informacionit nga spitali i Lushnjës, të tre të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve në repartin e reanimacionit, ku marrin trajtim dhe janë të mbrojtur nga forcat e rendit.
    Dëshmitarët okularë raportuan se personat e përfshirë në ngjarje po konsumonin ushqim dhe pije alkoolike që prej orëve të pasdites, ndërsa konflikti nisi për shkaqe banale.
    Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur marrjen e deklaratave nga dëshmitarët, ndërkohë që hetimet vijojnë për të përcaktuar rrethanat dhe përgjegjësit e ngjarjes.

  • Aksident me vdekje në Golem / 19-vjeçari humb kontrollin dhe vret këmbësoren 56-vjeçare

    Aksident me vdekje në Golem / 19-vjeçari humb kontrollin dhe vret këmbësoren 56-vjeçare

    Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në rrugën “Skënderbeu”, në Golem. Një 19-vjeçar ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përplasur për vdekje një këmbësore, 56 vjeçe.
    “Rreth orës 09:50, në rrugën “Skënderbeu”, në Golem, shtetasi R. F., 19 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit si pasojë e lagështirës në rrugë dhe ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen  Sh. Sh., 56 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, 56 vjeçarja ka ndërruar jetë”, njoftoi Policia.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

  • Berisha: 5 leje ndërtimi për kulla vetëm në Golem, kartelit Çela–Çopja! Përfshirje direkte e qeverisë Rama në aktivitetet e grupeve kriminale

    Berisha: 5 leje ndërtimi për kulla vetëm në Golem, kartelit Çela–Çopja! Përfshirje direkte e qeverisë Rama në aktivitetet e grupeve kriminale

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një postim të fundit në Facebook, ka denoncuar lidhjet korruptive mes qeverisë dhe grupeve kriminale që po shkatërrojnë vendin.

    Ai thekson se lejet e ndërtimit për kulla të larta në Golem janë dhënë në mënyrë të dyshimtë, duke favorizuar kartelin e Çelës dhe aleatët e tij, ndërsa qytetarët vuajnë pasojat e këtyre veprimeve të paligjshme.

    “Troplinët dhe kartelët e tjera, me lidhjet e tyre të ngushta me Ramaduron, siç e quajnë sot mediat e mëdha amerikane dhe botërore Edi Ramën, ka shndërruar Shqipërinë e vogël në lavatriçen më të madhe dhe më gjigante të parave të krimit në Europë”- thekson lideri i opozitës.

    Berisha i bën thirrje institucioneve të drejtësisë të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të ndalur këtë aktivitet kriminal dhe shton se duhet të mbrohen interesat e vendit dhe qytetarëve.

    Postimi i plotë:

    Rama – Roko

    5 leje për kulla vetëm në Golem, kartelit Çela–Çopja!

    Të dashur miq,

    Agjencitë ndërkombëtare të zbatimit të ligjit, me survejimet e tyre, faktuan se karteli famëkeq Çela–Çopja, i lidhur si mishi me thoin me qeverinë dhe piramidën e partisë së krimit, vetëm në një vit ka trafikuar në Europë 28 ton kokainë me vlerë 6 miliardë euro!

    Ky kartel, sikundër ai i Troplinëve dhe kartelët e tjera, me lidhjet e tyre të ngushta me Ramaduron, siç e quajnë sot mediat e mëdha amerikane dhe botërore Edi Ramën, ka shndërruar Shqipërinë e vogël në lavatriçen më të madhe dhe më gjigante të parave të krimit në Europë.

    Sipas Eurostat, indeksi i ndërtimit në Shqipëri është më i larti në Europë dhe konkretisht është 14,3 kundrejt vetëm 5,4 që është indeksi mesatar i ndërtimit të vendeve të BE-së, të marra së bashku.

    Qytetari dixhital informon se kartelit Çela–Rroko, Ramaduro u ka dhënë lejet për ndërtimin e 5 kullave 30–50 kate në Golem, dhe konkretisht këto leje janë dhënë pronarëve të Resortit Turistik “Klajdi”, që janë Osman e Klajdi Kokoshi dhe dhëndri i tyre Xhuljo Salaj.

    Por qershia mbi tortë është famozja Adelajda Roko, e cila, sipas qytetarit dixhital, e ka si shtëpinë e vet të dytë Resortin “Klajdi” në Golem!

    📩 Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital!
    Përshëndetje Doktor..!

    Klajdi Resort në Golem të cilit iu bë kontroll nga SPAK të cilët akuzohen për pastrim parash të bandave në Shqipëri, është shtëpia e dytë e Adelajda Rokës, drejtoreshës së AZHT.

    Pronaret e këtij Resorti (Osman Kokoshi, Klajdi Kokoshi dhe Xhuljo Salaj që është dhëndri i tyre) kanë marrë mbi 5 leje kullash në zonën e Golemit të dhëna nga AZHT duke pastruar lekët e krimit. Këta janë lavatricja e pushtetarëve dhe njerëzve të krimit që janë akuzuar për 17 ton kokainë.Anonim doktor.

  • Operacioni i SPAK/ Në rrjetë bie edhe Osman Kokoshi, pronari i Klajdi Resort

    Operacioni i SPAK/ Në rrjetë bie edhe Osman Kokoshi, pronari i Klajdi Resort

    Foto ilustruese

    GOLEM- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ushtruar kontroll në një resort në golem, në kuadër të operacionit të goditjes së organizatës kriminale të përfshirë në trafikimin e drogës në tregun europian. Bëhet fjalë për “Klajdi Resort”, ku gjatë kontrolleve hetuesit kanë sekuestruar telefonin celular të pronarit të resorit, Orman Kokoshi.
    Kjo lëvizje e SPAK vjen pas goditjes së organizatës kriminale të trafikut të drogës nga vendet e Amerikës Latine, drejt vendeve të Bashkimit Europian. Bëhet fjalë për klanin “Çopja” të cilët operaonin në shitjen dhe blerjen e kokainës nga Amerika Latine në Europë./ZËRI

  • SPAK “zbarkon” në resortin luksoz, sekuestrohet celulari i pronarit

    SPAK “zbarkon” në resortin luksoz, sekuestrohet celulari i pronarit

    Foto ilustruese

    GOLEM- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ushtruar kontroll në një resort në golem, në kuadër të operacionit të goditjes së organizatës kriminale të përfshirë në trafikimin e drogës në tregun europian. Bëhet fjalë për “Klajdi Resort”, ku gjatë kontrolleve hetuesit kanë sekuestruar telefonin celular të pronarit të resorit, Orman Kokoshi.
    Kjo lëvizje e SPAK vjen pas goditjes së organizatës kriminale të trafikut të drogës nga vendet e Amerikës Latine, drejt vendeve të Bashkimit Europian. Bëhet fjalë për klanin “Çopja” të cilët operaonin në shitjen dhe blerjen e kokainës nga Amerika Latine në Europë./ZËRI

  • SPAK kontrollon “Klajdi resort” në Golem, sekuestrohet celulari i pronarit Osman Kokoshi

    SPAK kontrollon “Klajdi resort” në Golem, sekuestrohet celulari i pronarit Osman Kokoshi

    Në kuadër të operacionit të goditjes së organizatës kriminale të përfshirë në trafikimin e drogës në tregun europian, SPAK ka ushtruar kontroll në një resort në Golem.
    Në kuadër të operacionit të goditjes së organizatës kriminale të përfshirë në trafikimin e drogës në tregun europian, SPAK ka ushtruar kontroll në një resort në Golem.
    Prokuroria e Posaçme gjatë kontrollit te “Klajdi Resort” ka sekuaestruar celularin e pronarit të resortit, Orman Kokoshi.
    gijotina.com/