Detroit fitoi sot 124-112 ndaj Milwaukee dhe komandon renditjen në Konferencën e Lindjes, një përballje mes dy ekipesh rivale. 7 lojtarë të Pistons realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Cunningham me 23 pikë e 12 asist.
Fiton edhe ekipi i Dallas, që falë 29 pikëve të Anthony Dallas, mundi 122-109 Houston. Ndërsa Minnesota triumfoi në sekondat e fundit ndaj Clippers 109-106, ndeshje ku në fushë u dallua dyshja McDaniel-Randle, që realizoi 51 pikë.
Jashtë fushe triumfon skuadra e Golden State, që mori një fitore të rëndësishme në Cleveland me shifrat 99-94. Vendimtar stoli i ekipit mik, nga ku erdhën 47 pikë. Sacramento triumfon 127-111 në fushën e Miami, ndeshje ku Zach La Vine realizoi 42 pikë.
NBA-Rezultatet e sotme
Brooklyn – New Orleans, 119-101
Washington – Atlanta, 116-131
Cleveland – Golden State, 94-99
Detroit – Milwaukee, 124-112
Miami – Sacramento, 111-127
Minnesota – Clippers, 109-106
Dallas – Houston, 122-109
Tag: golden
-

Detroit mposht Milwaukee dhe dominon në Lindje, Golden State triumfon në fushën e Cleveland
-

Lakers triumfojnë në sekondën e fundit, bie Golden State, fitojnë Boston e New Orleans
Fitore në sekondën e fundit për Philadelphia, që mundi 99-98 Golden State në shtëpi. Mungesa e Stephen Curry u ndie te miqtë, ndërkohë që për Philadelphia u dallua Tyrese Maxey, që realizoi 35 pikë.
Jashtë fushe fiton skuadra e Lakers, që mundi 123-120 Toronto “in extremis”. Një ndeshje e hapur deri në fund, ku për miqtë u dallua Reaves me 44 pikë. Koshin e fitores në sekondën e fundit e realizoi Hachimura.
Nuk zhgënjen ekipi i Boston, që fitoi thellë 146-101 në fushën e Washington, ndeshje ku u dallua Derrick White me 30 pikë. Ndërsa New Orleans mundi 126-115 Minnesota, sfidë ku të gjithë titullarët e ekipit vendës realizuan mbi 12 pikë.
NBA-Rezultatet e sotme
Philadelphia – Golden State, 99-98
Washington – Boston, 101-146
Brooklyn – Utah Jazz, 110-123
Toronto – Lakers, 120-123
New Orleans – Minnesota, 126-115 -

Drithërima në Albania’s Got Talent, jepet “Golden Buzzer” i fundit
Mbyllet një tjetër mbrëmje magjike në ekranin e Vizion Plus, një natë ku emocionet, lotët por dhe iluzioni e bënë të paharrueshme Albania’s Got Talent.
Zëra ikonikë, numra mgjie që lanë gojëhapur katërshen e jurisë Agron Llakaj, Adelina Ismajli, Els Lila dhe Kastro Zizo, por mbi të gjitha performanca fantastike e Sjamirit, i cili rrëmbeu dhe Golden Buzzerin e fundit të këtij sezoni, duke u kualifikuar direkt për finalen e madhe ku do të garohet për 20 mijë euro.
Nën moderimin e talentit Isli Islami, kjo e hënë solli në familjen e çdo shqiptari përmes ekranit kombëtar Vizion Plus, energji pozitive, emocione të forta e mbi të gjitha dashuri.Për të gjithë ju që nuk mundët ta ndiqni LIVE, mund ta shikoni në linkun tonë të YouToube.
-

Kënga e destinuar për Elvis Presley që u regjistrua nga David Bowie dhe u bë një hit i madh
Kënga “Golden Years” u publikua si këngë e vetme saktësisht 50 vjet më parë, më 21 nëntor 1975, përpara pjesës tjetër të albumit “Station to Station”.
“Vitet e Arta” erdhën në një moment kur David Bowie ripërcaktoi atë që mund të bëhej “shpirti i tij plastik”, por me një maturim të dukshëm të energjisë që ai kishte formësuar më parë.
E publikuar si këngë e vetme më 21 nëntor 1975, përpara pjesës tjetër të albumit “Station to Station”, “Golden Years” u shfaq gjatë një periudhe tranzicioni kur nuk ishte e sigurt nëse Bowie do të ishte ai që do të këndonte versionin e regjistruar, raporton Collider .
Elvis Presley priste në sfond si një interpretues i mundshëm, por interpretimi i Bowie-t përfundimisht e bëri atë një hit, duke arritur numrin 10 në tabelën Billboard Hot 100.
Suksesi i saj erdhi në një moment vendimtar në karrierën e Bowie-t, i konsideruar nga shumë fansa si kulmi i tij krijues. Teksti i këngës “Golden Years” zbulon një histori izolimi, naiviteti dhe humbjeje të drejtimit. Ishte gjithashtu një pasqyrim i gjendjes së Bowie-t në atë kohë.
Kënga shfaq aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të bashkuar popin amerikan me një ndjeshmëri të dallueshme evropiane, duke aluduar në mënyrë delikate për eksperimentimin që do të shënonte Trilogjinë e Berlinit.
Çuditërisht, sipas biografive të David Bowie, kënga “Golden Years” u shkrua fillimisht me idenë që Elvis Presley ta këndonte atë. Bowie dhe Presley ishin nën etiketën RCA Records në atë kohë dhe Presley dëgjonte demo-t e Bowie-t.
Menaxheri i Presley-t, Koloneli Tom Parker, mendoi se do të ishte e mençur që Bowie të shkruante këngë për “mbretin”, duke pasur parasysh lehtësinë e bashkëpunimit që lejonte shtëpia e tyre e përbashkët diskografike.
Në biografinë e David Buckley-t, “Strange Fascination – David Bowie: The Definitive Story”, shkruhej se Bowie thjesht “e adhuronte” Presley-n dhe do ta kishte dashur shumë mundësinë për të punuar me të. Por Elvis Presley nuk regjistroi kurrë një version të “Golden Years”, pavarësisht se zyrat e të dy artistëve mbanin kontakt.
Gjithashtu interesante është se këta dy gjigantë muzikorë kanë lindur në të njëjtën ditë – më 8 janar.
Ndikimi vokal i Elvisit në këngë
Kur dëgjon këngën “Golden Years”, është e qartë pse Elvis Presley do të ishte një interpretues i shkëlqyer në atë këngë. Vokalet në incizim fillojnë në mënyrë të dallueshme si të Elvisit – të thella, të lëmuara, të interpretuara me qetësi.
Që në strofën e parë, zëri i Bowie-t ndërthuret në mënyrë melodike dhe ritmike, duke ndjekur elasticitetin e lirë që Presley e bëri ikonik njëzet vjet para se të regjistrohej “Golden Years”.
Bowie i referohet teknikës së Presley-t gjatë gjithë këngës, por një varg në strofën e dytë e bën këtë veçanërisht me saktësi: “In walked luck, and you looked in time / Never look back, walk tall, act fine”, duke nxjerrë një fuqi të ngrohtë baritoni që është një frazë e përmbajtur qetësisht, me formë të lirshme që i jep përparësi shprehjes mbi rigorozitetin ritmik.
Bowie interpretoi një larmi personazhesh në mënyrë të mrekullueshme, dhe pastishi i Elvis Presley ishte një mënyrë e zgjuar për të mishëruar një ndjenjë shpirti nostalgjik në muzikën e tij progresive funk. Duke iu referuar me delikatesë ikonës, Bowie njoftoi me guxim se muzika e tij po synonte lartësi legjendare, dhe në të vërtetë ashtu ndodhi.
Pas suksesit të Bowie-t me “Fame”, ai dhe shtëpia diskografike e tij dëshironin një përsëritje të muzikës. Bowie zgjeroi elementët optimistikë funk të atij incizimi për të hedhur themelet për albumin “Station to Station”.
“Golden Years” është më i përmbajtur sesa tingulli i fuqishëm i “Young Americans”, “Fascination” dhe “Fame” nga albumi i mëparshëm i vitit 1975, dhe anon më shumë drejt një eksplorimi më të ftohtë dhe të sofistikuar të muzikës së frymëzuar nga muzika soul.
Ngadalësimi i tempos nënkupton gjithashtu një përgatitje të qetë për eksperimentimin që Bowie e përqafoi plotësisht gjatë gjithë Trilogjisë së Berlinit.
“Vitet e Artë”, ashtu si pjesa tjetër e albumit “Station to Station”, mund të konsiderohet si një urë krijuese midis “shpirtit plastik” të Bowie-t dhe tingullit të mëvonshëm avangard të fundit të viteve shtatëdhjetë.
Në atë kohë, në vitin 1975, Bowie ishte në kulmin e përdorimit të drogës. Ai jetonte në Los Angeles në një gjendje të pashëndetshme, duke përjetuar shpesh paranojë.
Teksti i këngës “Golden Years” tregon një histori ndjenje të humbur dhe të izoluar, me vargje si “Vrapo për hijet / Në këto vite të arta”, duke shprehur një gjendje pothuajse të çuditshme brenda një ndjenje të shqyer të vetes.
Të vendosura kundrejt një instrumentali optimist dhe shpirtëror, tekstet mbartin një ndjenjë të fortë melankolie dyshimi, të trashëguar nga “Young Americans” dhe të zgjeruar më tej në “Station to Station”, në një mënyrë edhe më të distancuar.
-

Oklahoma bën ligjin, Phoenix fiton në sekondën e fundit, zhgënjejnë Golden State dhe Boston
Oklahoma korri sot fitoren e 16-të sezonale në NBA, duke mundur 144-112 Utah Jazz jashtë fushe. Alexander Shai, me 31 pikë, ishte sërish lider në fushë për kampionët në fuqi.
Zhgënjen Golden State, që u mund 127-123 në shtëpi nga Portland. Avdija e Love realizuan nga 26 pikë secili për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 38 pikët e Stephen Curry për Warriors.
Vazhdon sezoni me hope për Boston, që u mund sërish, këtë herë 113-105 nga Brooklyn. Michael Porter me 33 pikë u dallua për miqtë. Pa probleme fiton ekipi i Cleveland, që falë 32 pikëve të Donovan Mitchell mundi 120-109 Indiana.
Shkëlqen Denver, që mundi 112-109 Houston, ndeshjke ku diferencën e bëri Nikola Jokic, autor i 34 pikëve e 10 rebound. Fitore në sekondën e fundit për Phoenix, që mundi 114-113 Minnesota (Dillion Brooks 26 pikë).
NBA-Rezultatet e sotme
Cleveland – Indiana, 120-109
Boston – Brooklyn, 105-113
Toronto – Washington, 140-110
Chicago – Miami, 107-143
Dallas – New Orleans, 118-115
Phoenix – Minnesota, 114-113
Houston – Denver, 109-112
Golden State – Portland, 123-127
Utah Jazz – Oklahoma, 112-144 -

Oklahoma “leksion” edhe Golden State, zhgënjejnë Boston, Memphis e Indiana, triumfon Denver
Skuadra kampione e Oklahoma vazhdon të dominojë sin ë Konferencën e Perëndimit ashtu dhe në NBA, duke mposhtur sot 126’102 Golden State. Alexander Shai me 28 pikë e 11 asist mbetet lider për Oklahoma, me rekordin më të mirë në NBA këtë sezon (11 fitore, 1 humbje).
Fiton pa problem ekipi i Denver, që mundi 122-108 Sacramento jashtë fushe. Nikola Jokic me 35 pikë e 15 rebound ishte më i mir në fushë. Fitoren më të thellë të ditës e korri Utah Jazz, që mposhti 152-128 Indiana. Lauri Markkanen realizoi 35 pikë për Jazz, ndërsa 27 pikët e Siakam për miqtë nuk mjaftuan.
Jashtë fushe fiton Toronto, që mundi 119-109 Brooklyn, sfidë ku të gjithë titullarët e ekipit kanadez realizuan mbi 10 pikë (Ingram me 25 pikë e Quickley me 24 pikë më të mirët). Zhgënjen sërish Boston, që u mund në fund 102-100 nga Philadelphia, me dyshen Edwards-Maxey që realizoi 43 pikë.
NBA-Rezultatet e sotme
Brooklyn – Toronto, 109-119
New York – Memphis, 133-120
Oklahoma – Golden State, 126-102
Philadelphia – Boston, 102-100
Utah Jazz – Indiana, 152-128
Sacramento – Denver, 108-122 -

Golden Buzzer “magjik” në Albania’s Got Talent, juria mbetet “gojë hapur” nga performancat
Është mbyllur një tjetër mbrëmje plot emocione, magji dhe surpriza në Albania’s Got Talent
Një spektakël i vërtetë ky i kësaj të hëne në Vizion Plus.
Ishte Dashnor Bushi ai që i habiti të gjithë jurinë në skenë dhe publikun në shtëpi me një nga iluzionet e tij, duke e bërë të pamundurën realitet.“Magjia” e tij në skenë e bëri të jetë konkurenti i tretë në katër javë që rrëmben Golden Buzzer-in, duke shkuar kështu drejtpërdrejt në finalen e madhe, ku janë në “lojë” 20 mijë euro.
Por kjo natë solli edhe lot dhe zhgënjime. Skena magjike e Albania’s Got Talent dhe juria e përbërë nga Agron Llakaj, Adelina Ismajli, Elsa Lila dhe Kastro Zizo emocionuan jo pak konkurrentë, disa prej të cilëve nuk arritën t’i mposhtnin emocionet dhe nuk dhanë më të mirën e tyre.
Nën moderimin e Isli Islamit, u mbyll edhe kjo mbrëmje magjike në televizionin e shqiptarëve, Vizion Plus.
Për të gjithë ju që nuk mundët ta ndiqnit LIVE, mund ta shikoni spektaklin e spektakleve në kanalin tonë në YouTube. -

Oklahoma rikthehet te fitorja, bien Boston e Golden State, skuadra e Detroit udhëheq në Lindje
Kampionët e Oklahoma rikthehen te fitorja në NBA, pas triumfit 132-110 jashtë fushe ndaj Sacramento. Të gjithë titullarët e Thunder realizuan mbi 10 pikë, ku dyshja Hartenstein-Shai realizoi 63 pikë së bashku.
Fiton edhe ekipi i Denver, që mundi 129-104 Golden State. Nikola Jokic me 26 pikë ishte lider në fushë për Nuggets. Pa probleme triumfon edhe ekipi i San Antonio, që mposhti 121-110 Houston, me tri lojtarë të Spurs që realizuan mbi 20 pikë.
Zhgënjen skuadra e Boston, që u mund 123-110 në Orlando, ndeshje ku për vendasit u dallua Wagner me 27 pikë. Antetokounmpo realizoi 41 pikë e 15 rebound për Milwaukee, që mposhti 126-110 Chicago në shtëpinë e tij.
Detroit është ngjitur në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes pas fitores 125-107 në fushën e Brooklyn, ndeshje ku Jalen Duren realizoi 30 pikë. Ndërsa Miami, falë 25 pikëve të Norman Powell, mposhti 126-108 Charlotte.
NBA-Rezultatet e sotme
Phoenix – Clippers, 115-102
Orlando – Boston, 123-110
Washington – Cleveland, 114-148
Atlanta – Toronto, 97-109
Brooklyn – Detroit, 107-125
San Antonio – Houston, 121-110
Memphis – Dallas, 118-104
Miami – Charlotte, 126-108
Milwaukee – Chicago, 126-110
Minnesota – Utah Jazz, 137-97
Denver – Golden State, 129-104
Sacramento – Oklahoma, 101-132 -

Konkurrentët befasojnë jurinë, Golden Buzzer i dytë në Albania’s Got Talent shkon për ventrilokuistn Nikolas Bushi
E hëna në mbrëmje shënoi një tjetër sukses në natën e tretë të spektaklit “Albania’s got talent” në ekranin e televizionit Vizion Plus.
Dymbëdhjetë konkurrentë sollën performanca të jashtëzakonshme përpara katër anëtarëve të jurisë por dhe publikut.
Grupi i Grave të Tetovës befasuan me zërin e tyre duke përcjellë traditat dhe rrënjët shqiptare.Pianisti italian Eduard di Donantino rrëmbeu po ashtu “po-të” e jurisë i ndjekur nga grupi i vajzave “Shqiponjat”.
Surprizë e mbrëmjes ishte padyshim Golden buzz\eri i dytë. Ventrilokuisti Nikolas Bushi përmes talentit dhe humorit fitoi vëmendjen e të gjithëve, veçanërisht të Elsa Lilës, e cili shtypi butonin e artë, duke e bërë automatikisht artistin, finalistin e dytë të këtij spektakli.
Publiku reagoi me entuziazëm në çdo dalje, ndërsa juria u përball shpesh me vendime të vështira për të përzgjedhur më të mirët e natës.
Komentet mbështetëse, shpesh dhe pikante ishin përtej konkurrencës për ta siguruar një vend na gjysmëfinale. Ndaj për të eliminuarit e mbrëmjes kjo mbetet një eksperiencë fantastike.
Mbrëmja u mbyll me premtimin për një fazë edhe më emocionuese javën e ardhshme, ku garuesit do të përballen me sfida të reja dhe surpriza të tjera që do të testojnë kufijtë e talentit të tyre.
/vizionplus.tv -

Emocione drithëruese, Elsa Lila e nis me Golden Buzzer aventurën e saj në Albania’s Got Talent
Është mbyllur një tjetër natë magjike në ekranin mbarëshqiptar, televizionin kombëtar Vizion Plus.
Albania’s Got Talent ka nisur me surpriza mbrëmjen e kësaj të hëne, ku jurisë iu bashkua diva shqiptare Elsa Lila, e cila dha edhe Golden Buzzer-in e parë personal dhe të dytin në këtë edicion të dytë të AGT.
Mbrëmja pati emocione, adrenalinë dhe mesazhe të forta të dhëna nga vetë talentet. I tillë ishte edhe mesazhi i grupit “Kudo Bashkë”, të cilët përmes rap-it përcollën te publiku emocione zemre.Edhe këtë të hënë nuk munguan as zonjat, si “Gratë Tetovare” me korin e tyre simpatik, apo Vjollca, e ardhur nga Zvicra për të performuar në AGT, por që fatkeqësisht nuk bindi.
Megjithatë, vëmendjen këtë të hënë e mori dyshja fantastike Chris dhe Nikolas, të cilët, siç e përmendëm në fillim, iu imponuan fuqishëm jurisë me performancën e tyre fantastike, duke shtyrë Elsa Lilën të vendosë dorën mbi butonin e artë.
Albania’s Got Talent do të rikthehet sërish të hënën e ardhshme, në orën 21:00, në ekranin ku talenti flet shqip Vizion Plus.
Për të gjithë ju që nuk mundët ta ndiqni LIVE këtë spektakël magjik, mund ta shihni në faqen tonë të YouTube.