“Veliaj po bën lojë juridike”, kështu u shpreh analisti Arben Meçe në një emision televiziv, teksa komentoi përplasjen institucionale rreth dekretit presidencial për shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës.
Sipas Meçes, letra e Presidentit Begaj drejtuar Gjykatës Kushtetuese nuk erdhi në kohën e duhur dhe përbën një ndërhyrje të vonuar dhe përfshirje të Presidentit në “lojën politike”.
Ai thekson se çështja tashmë ndodhet në duart e Kushtetueses, e cila ka hyrë në fazën përgatitore të shqyrtimit, ndërsa Veliaj po zhvillon një betejë juridike me pretendimin se është i goditur politikisht dhe se çështja do të përfundojë në Gjykatën e Strasburgut.
Tag: goditur
-

Lojë politike apo juridike? Meçe sqaron strategjinë e Veliajt dhe vonesën e Begajt: Është goditur..
-

Kievi: Rusia ka goditur një autokolonë me ndihma të OKB-së
Forcat ruse kanë goditur një autokolonë me ndihma të Kombeve të Bashkuara në rajonin ukrainas të Hersonit, që pjesërisht është i pushtuar nga Moska, tha Kievi më 14 tetor, duke shtuar se nuk ka viktima nga ky sulm.
Kreu i administratës rajonale ushtarake tha se dronët rusë dhe sulmet me artileri u kryen afër qytezës Billozerka, që gjendet në frontin e luftës.
“Pushtuesit me qëllim shënjestruan kamionë të organizatës OCHA të OKB-së me dronë dhe artileri”, shkroi në rrjetet sociale zyrtari lokal, Oleksandr Prokudin.Ai tha se autokolona përbëhej nga katër makina dhe “një makinë u dogj krejtësisht, ndërkaq një tjetër është dëmtuar rëndë”, ndërkaq dy makinat e tjera i shpëtuan sulmit.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sybiga, e quajti sulmin “një tjetër shkelje brutale të ligjit ndërkombëtar, që dëshmon shpërfilljen totale të Rusisë ndaj jetës së civilëve dhe ndaj detyrimeve të saj ndërkombëtare”.
OKB-ja ende nuk ka komentuar për këtë incident dhe po ashtu nuk ka ndonjë reagim nga Moska.
Prokudin publikoi një fotografi që shfaqi një kamion të bardhë me emblemën e Programit Botëror të Ushqimit që ishte përfshirë nga zjarri.
Që kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 2022, autoritetet ukrainase dhe grupet e ndihmës kanë thënë se stafi dhe ndërtesat e tyre janë bombarduar nga forcat e Moskës. -

Tragjedi në Meksikë, 64 viktima nga përmbytjet e frikshme që kanë goditur vendin. Raportohet edhe për të zhdukur
Reshjet e dendura të shiut dhe lumenjtë e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Meksikën qendrore dhe lindore, ku raportohet për viktima dhe dëme të mëdha materiale
Lumenjtë e rrëmbyeshëm kanë përmbytur fshatra të tëra, kanë shkaktuar rrëshqitje dheu dhe kanë shkatërruar rrugë e ura ndërsa numri i viktimave po rritet me shpejtësi.
Autoritetet meksikane njoftuan se të paktën 64 persona kanë humbur jetën, ndërsa 65 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur pas reshjeve të dendura që kanë përfshirë vendin ditët e fundit.
Sipas Laura Velázquez, kreut të autoriteteve të mbrojtjes civile, përmbytjet kanë goditur më rëndë shtetet Veracruz, Hidalgo dhe Puebla. Numri i viktimave është rritur me 17 vetëm në 12 orët e fundit, çka tregon përmasat e rënda të katastrofës natyrore.
Presidentja Claudia Sheinbaum bëri të ditur se mijëra forca të ushtrisë dhe të shpëtimit janë vendosur në terren, së bashku me anije, aeroplanë dhe helikopterë, për të ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit dhe në shpërndarjen e ndihmave.
Mbi 10 mijë trupa ushtarake janë angazhuar në zonat më të goditura, ndërsa dhjetëra strehimore janë hapur për familjet që janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre.
Meksika është përballur me reshje jashtëzakonisht të dendura gjatë gjithë vitit 2025, duke shënuar edhe rekorde historike të shiut në kryeqytetin Mexico City.Top Channel
-

49-vjeçarja kërcënon dhe godet avokatin në Fier, arrestohet nga policia
Një grua 49-vjeçare është arrestuar nga policia në Fier, pasi ka goditur një avokat.
Policia thotë se ka arrestuar në kushtet e flagrancës shtetasen V. Xh., 49 vjeçe, banuese në fshatin Mbrostar Ura.
Dyshohet se 49-vjeçarja ka goditur në zyrë, shtetasin A. K., 59 vjeç, banues në Fier, i cili është avokati që përfaqëson djalin e saj, në procesin gjyqësor kundër prindërve.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasen V. Xh., 49 vjeçe, banuese në fshatin Mbrostar Ura, pasi dyshohet se ka kanosur dhe ka goditur në zyrë, shtetasin A. K., 59 vjeç, banues në Fier, i cili është avokati që përfaqëson djalin e saj, në procesin gjyqësor kundër prindërve”-njofton policia.Top Channel
-

“Prej vitesh gjyqtarët janë bërë shënjestër e denigrimeve”/ Mbledhja e KLGJ, reagon kreu: Vrasja e paralajmëruar…
Përfundon mbledhja urgjente në KLGJ në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja tre ditë më parë. 260 gjyqtarë diskutuan në lidhje me çështjet e sigurisë së gjyqtarëve dhe gjuhën denigruese që shpesh përdoret ndaj tyre.
Raportohet se kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi u shpreh se vrasja e gjyqtarit Kalaja ishte një vrasje e paralajmëruar, kjo për shkak të fushatës denigruese dhe gjuhës së përdorur ndaj zyrtarëve të drejtësisë.
“Vdekje e paralajmëruar sepse prej vitesh gjyqtarët janë bërë shënjestër e denigrimeve. Është goditur autoriteti i njerëzve të drejtësisë. Kjo nuk është vetëm klimë mosbesimi por fushatë e vazhdueshme denigrimi. Vonesat në gjykimin e cështjeve dhe mos respektimi i afateve plagë që dëmtojnë besimin e publikut dhe e kthejnë në dënim për qytetarët”, tha ai.
Ndërkohë në mbledhje foli edhe zv. Kryetarja e Gjykatës së Apelit.
“Por kjo ngjarje nuk mund dhe nuk duhet të mbetet vetëm si një kujtesë e dhimbshme. Ajo duhet të jetë një pikë kthese, një moment përgjegjësie kombëtare. Sepse kur një gjyqtar vritet në sallën e gjyqit, kur një gjyqtar del me barrelë e pa jetë nga gjykata, i veshur me togën e gjyqtarit, nuk është goditur vetëm një individ – është goditur drejtësia vetë, është goditur shteti ligjor, është goditur besimi i qytetarëve te rendi kushtetues”, tha ajo. -

Gjermani, kryetarja e bashkisë qëll*het 13 herë me th*kë
Bota E Martë, 7 Tetor 2025 15:36
Kryebashkiakja e Herdecke në rajonin e Westfali të Gjermanisë, Iris Stalzer e cila sapo ishte zgjedhur, është goditur disa herë me thikë nga disa persona të panjohur dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Politikania 57-vjeçare është gjetur e gjakosur në shtëpi nga djali i saj, ajo u ka treguar personave që i dhanë ndihmën e parë, se ishte goditur nga disa persona përpara hyrjes së banesës. Iris Stalzer është goditur plot 13 herë në stomak dhe në shpinë, ku 57-vjeçarja iu nënshtrua menjëherë një operacioni urgjent. -

Kryetarja e bashkisë në Gjermani qëllohet 13 herë me thikë para shtëpisë, në gjendje të rëndë shëndetësore
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Herdecke, në rajonin e Westfali të Gjermanisë.
Kryebashkiakja e Herdecke, Iris Stalzer, e cila sapo ishte zgjedhur, është goditur disa herë me thikë nga disa persona të panjohur dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Sipas gazetës Bild, politikania 57-vjeçare është gjetur e gjakosur në shtëpi nga djali i saj. Ajo u ka treguar personave që i dhanë ndihmën e parë se ishte goditur nga disa persona para hyrjes së banesës.
Iris Stalzer është goditur plot 13 herë në stomak dhe në shpinë, ku 57-vjeçarja iu nënshtrua menjëherë një operacioni urgjent.Top Channel
-

Tragjike në Gjermani/ Kryetarja e bashkisë qëllohet 13 herë me thikë para shtëpisë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Herdecke, në rajonin e Westfali.
Kryebashkiakja e Herdecke, Iris Stalzer, e cila sapo ishte zgjedhur, është goditur disa herë me thikë nga disa persona të panjohur dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Sipas gazetës Bild, politikania 57-vjeçare është gjetur e gjakosur në shtëpi nga djali i saj. Ajo u ka treguar personave që i dhanë ndihmën e parë se ishte goditur nga disa persona para hyrjes së banesës.
Iris Stalzer është goditur plot 13 herë në stomak dhe në shpinë, ku 57-vjeçarja iu nënshtrua menjëherë një operacioni urgjent.
-

Mourinho sulmohet nga tifozët e Porto-s: reagimi është i papritur (Video)
Kthimi i Jose Mourinhos në “do Dragao” ishte jashtëzakonisht i tensionuar. Tifozët e Portos nuk mund ta falnin vendimin e tij për të marrë drejtimin e Benfica-s dhe nuk e kursyen.
Ndërsa ai zuri vendin e tij në stol, ai ishte shënjestër e disa objekteve të hedhura nga tribunat në një përpjekje për ta goditur, duke përfshirë shishe, copa letre dhe çdo gjë tjetër që mund të gjenin.
Ata sulmuan trajnerin dhe të gjithë stafin e tij, por për fat të mirë askush nuk u lëndua. Mourinho qëndroi i qetë përballë këtij incidenti dhe me shumë gjasa priste një kthim të trazuar në stadiumin ku u bë legjendë.
Me Porton, ai fitoi Europa dhe Champions League në harkun kohor të dy viteve, si dhe dy kampionate dhe disa kupa, duke nisur karrierën e tij madhështore si trajner që e solli atë përsëri në Portugali, por në një skuadër tjetër.A reação de Mourinho ao arremesso de objetos pic.twitter.com/UcbWvMZcc7
— ZEROZERO (@zerozeropt) October 5, 2025Kjo është arsyeja pse, sapo e panë të hynte në fushë, i hodhën gjithçka, duke e goditur atë dhe të gjithë stafin e tij të trajnerëve me objekte të madhësive të ndryshme.
“Special One” nuk u lëkund kurrë dhe nuk ra në kurthin e provokimit: ai nuk ngriti kokën ose nuk bëri asnjë gjest, siç mund të ketë bërë në raste të tjera, por thjesht mblodhi atë që ishte hedhur në fushë dhe e pastroi atë para se lojtarët të hynin në fushë.
Ai mbajti një profil shumë të ulët dhe u kthye në stol, ku më pas rrëmbeu një barazim 0-0 në minutën e 90-të kundër Porto-s, e cila kishte fituar të nëntë ndeshjet e saj deri para kësaj sfide.
Edhe pse askush nuk u lëndua, të dy klubet do të përballen me masa disiplinore për aktet e dhunës që ndodhën gjatë ndeshjes. -

Rusia: Janë goditur objektet e mbrojtjes dhe energjisë së Ukrainës, kemi pushtuar një fshat në Donbas
Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar se janë goditur objektet e mbrojtjes dhe infrastruktura energjetike e Ukrainës në sulmet masive të nisura gjatë natës në Ukrainë.
‘Gjatë natës, Forcat e Armatosura Ruse nisën një sulm masiv ndaj ndërmarrjeve ushtarako-industriale të Ukrainës dhe infrastrukturës së gazit dhe energjisë elektrike, duke përdorur armë precize me rreze të gjatë veprimi të bazuara në tokë, në ajër dhe në det, duke përfshirë raketat balistike hipersonike Kinzhal dhe dronë sulmues. Të gjitha objektivat e përcaktuara u goditën’, thuhet në raportin e cituar nga Tass.
Ndërkohë, forcat ruse kanë pushtuar vendbanimin Kuzminovka në Donetsk, tha Ministria Ruse e Mbrojtjes.
‘Pas veprimeve aktive dhe vendimtare, njësitë e Grupit Jugor të Betejës kanë çliruar lokalitetin Kuzminovka në Republikën Popullore të Donetskut”, tha Ministria e Mbrojtjes së Rusisë.