Tag: goditur

  • Shijak/ Dhunoi mjekun në qendrën shëndetësore, arrestohet 49-vjeçari

    Shijak/ Dhunoi mjekun në qendrën shëndetësore, arrestohet 49-vjeçari

    Policia ka arrestuar një 49-vjeçar në Shijak, pasi ka goditur me grusht një mjek në ambientet e qendrës shëndetësore të qytetit.

    Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur në godinën e Radiologjisë, ku shtetasi F. K., 49 vjeç, banues në Shijak, ka sulmuar fizikisht mjekun A. D., 34 vjeç, gjatë orarit të punës.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 49 vjeç, banues në Shijak, pasi në Qendrën Shëndetësore Shijak, në godinën e Radiologjisë, ka goditur me grusht, mjekun A. D., 34 vjeç.”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Vrau babanë, lihet në burg i riu në Durrës! 25-vjeçari e goditi me thikë dhe me shufër hekuri

    Vrau babanë, lihet në burg i riu në Durrës! 25-vjeçari e goditi me thikë dhe me shufër hekuri

    Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka lënë në burg pa afat Marjan Kodhelin, i cili akuzohet se ka vrarë me thikë babain e tij, Pjetër Kodheli.
    Ngjarja e rëndë ndodhi të martën e kaluar në fshatin Shkallnur të Durrësit, pas një grindje në banesën e familjes Kodheli.
    Në seancën e vlerësimit të sigurisë prokurorja e çështjes Matilda Fetahu ka thënë se janë marë dëshmitë e familjarëve pas ngjarjes nga ku rezulton se Marjani ka qenë i mërzitur atë ditë.

    E ëma e tij ka treguar se “Marjani gjatë ditës ishte i mërzitur”.
    Në momentin që ajo ka dalë jashtë për t’u kujdesur për bagëtitë, ka dëgjuar britmat e Pjetrit dhe më pas është kthyer në banesë, ku ka parë Marjanin duke e goditur të atin me thikë në trup.
    Ajo ka tentuar t’ia marrë thikën, por nuk ka mundur.  Pasi ishte larguar nga banesa, ishte kthyer sërish për të marrë celularin. Meqë e ëma i kishte hequr thikën nga dora, ai kishte marrë një shufër hekuri dhe e ka goditur sërish të atin dy herë të tjera, përpara se të merrte celularin dhe të largohej përfundimisht nga banesa”.
    Vetë autori ka deklaruar në lidhje me ngjarjen se: “Pasi kishin ngrënë drekë së bashku me familjen, i ati i kishte kërkuar të ishte më i kujdesshëm në pritjen e njerëzve dhe në sjellje ndaj tyre. Ai i ishte përgjigjur “këtu jam”, ndërsa shikonte telefonin. Në atë moment, i ati e kishte kapur për fyti dhe ai ishte ndjerë i bllokuar. Aty pranë kishte kapur një thikë dhe kishte goditur të atin”.
    Avokatja që e mbron në këtë çështje Marjan Kodhelin është shprehur në seancë se ende nuk arrin t’i kuptojë sjelljet e tij, pasi ai vuan nga probleme të shëndetit mendor duke kërkuar caktimin e masës “rehabilitim në një spital psikiatrike”.
    Pak para se të jepej vendimi, Marjan Kodheli është shprehur në sallën e gjyqit se nuk është dakord që është person i rrezikshëm.
    “Mua po më sulmonin, nuk e di kush me ka sulmuar. Mund të ketë qenë dikush tjeter që e ka sulmuar. Më vjen shumë keq që jam këtu për nje situatë të tillë. Mbase bëjmë nje seancë tjetër kur të jem më i qetë.  Unë nuk jam njeri agresiv, jam marrë me punë të ndershme në ndërtim”.
    Në fund seanca e drejtuar nga gjyqtari Xhevdet Lika vlerësoi të ligjshëm arrestimin duke e lënë shtetasin Marian Kodheli në burg pa afat.

  • Pas shkatërrimeve në Xhamajkë, uragani Melissa godet Kubën

    Pas shkatërrimeve në Xhamajkë, uragani Melissa godet Kubën

    Uragani Melissa ka goditur Kubën të mërkurën, disa orë pasi shkaktoi shkatërrim në Xhamajkën fqinje, teksa kjo ishte stuhia më e fuqishme që goditi këtë ishull në Karaibe.
    Melissa goditi brigjet jugore dhe lindore të Kubës me erëra që arritën deri në 195 kilometra në orë, tha Qendra kombëtare amerikane për uragane.
    “Stuhia shkatërruese, përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut si dhe erërat e fuqishme të uraganit po vazhdojnë edhe mëngjesin e sotëm”, tha kjo qendër.

    Afër 735 mijë persona u evakuuan nga shtëpitë e tyre në pjesën lindore të Kubës teksa stuhia afrohej, thanë autoritetet. Presidenti kubanez, Miguel Diaz-Canel, paralajmëroi të martën se stuhia mund të “shkaktojë dëme të mëdha” dhe u bëri thirrje njerëzve të respektonin urdhrat për evakuim.
    Fuqia e uraganit Melissa është dobësuar, por vazhdon të jetë një stuhi e rrezikshme e kategorisë tre, pasi goditi Xhamajkën me erëra të fuqishme. Kur goditi Xhamajkën, stuhia ishte klasifikuar në kategorinë pesë.
    Stuhia ka shkaktuar përmbytje në Xhamajkë dhe ka lënë mbi 500 mijë banorë pa energji elektrike. Kryeministri xhamajkan, Andrew Holness, tha se stuhia ka dëmtuar spitale, shtëpi banimi dhe biznese, si dhe ka shkaktuar dëme në infrastrukturën rrugore.
    Holness tha se qeveria nuk kishte marrë ende njoftime për ndonjë vdekje të konfirmuar nga stuhia, por duke pasur parasysh fuqinë e uraganit dhe shkallën e dëmeve, “presim që mund të ketë humbje jete”.
    Meteorologët nga AccuWaether kanë thënë se Melissa është uragani i tretë më i fuqishëm që ka goditur Karaiben, pas Wilmas më 2005 dhe Gilberit më 1988 – që ishte stuhia e fundit e madhe që kishte goditur drejtpërdrejt Xhamajkën.
    Shkencëtarët thonë se uraganet po forcohen më shpejt dhe po bëhen më të shpesht si pasojë e ngrohjes së ujërave të oqeanit të shkaktuar nga emetimet e gazeve serrë. Shumë liderë të Karaibeve u kanë bërë thirrje vendeve të pasura, që janë ndotës më të mëdhenj, të ofrojnë reparacione në formën e ndihmës ose lehtësimit të borxhit për ishujt tropikalë.
    Erërat e uraganit Melissa u dobësuan teksa stuhia kaloi mbi malet e Xhamajkës, duke goditur komunitetet malore të cenueshme ndaj rrëshqitjeve të tokës dhe përmbytjeve.
    Mediat lokale raportuan të paktën tre të vdekur në Xhamajkë gjatë përgatitjeve për stuhinë.
    “Shteti ynë është shkatërruar nga uragani Melissa, por ne do ta rindërtojmë dhe do ta bëjmë këtë edhe më mirë se më parë,”, tha kryeministri Holness mëngjesin e së mërkurës.
    Në Bahama, që pritet të goditet nga Melissa pas Kubës, Qeveria ka urdhëruar evakuimin e banorëve nga pjesët jugore të arkipelagut.

  • “U ndjeva i fyer dhe i bullizuar”, konflikti që përfundoi me vdekje në sy të  klientëve në Tiranë

    “U ndjeva i fyer dhe i bullizuar”, konflikti që përfundoi me vdekje në sy të klientëve në Tiranë

    41 vjeçari Indrit Ismaillari është viktima e vrasjes në lokalin “City Lounge” në zonën e ‘Komunës së Parisit.
    Ai është goditur me thikë nga kolegu i tij, Filip Shehu, 34 vjeç, i cili ushtronte detyrën e picierit në të njëjtin biznes.
    Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy punonjësve.
    Sipas raportimeve, autori i dyshuar është shprehur se është ndier i bullizuar dhe i fyer vazhdimisht nga viktima.
    Vrasja ka ndodhur në mes të lokalit ne sy të shumë klientëve.
    Sipas tyre autori e ka goditur me thikë në qafë viktimën duke i shkaktuar vdekjen.
    Kanë ndërhyrë dhe stafi i lokalit që kanë neutralizuar autorin, pasi nuk e ndalonte sulmin ndaj viktimës.
    Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, Filip Shehu, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për sigurimin e provave materiale.

  • E rëndë në Berat! 42-vjeçari vritet me thikë në kalanë e Beratit

    E rëndë në Berat! 42-vjeçari vritet me thikë në kalanë e Beratit

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kalanë e Beratit, ku një person është goditur për vdekje me thikë. 
    Sipas informacioneve paraprake, njëri prej personave ka goditur me thikë tjetrin, duke i shkaktuar plagë të rënda. 
    Autori është identifikuar si një 63-vjeçar me precedent kriminal për vrasje në Greqi me thikë dhe aktualisht po kërkohet nga forcat e policisë. 

  • Lufta e SPAK ndaj korrupsionit/ Sondazhi: 44.2% e shqiptarëve mendojnë se ka goditur më shumë qeverinë

    Lufta e SPAK ndaj korrupsionit/ Sondazhi: 44.2% e shqiptarëve mendojnë se ka goditur më shumë qeverinë

    Shumica e shqiptarëve mendojnë se SPAK ka punuar mirë në këto tre vitet në drejtimin e Altin Dumanit, por nuk ka luftuar më mirë korrupsionin.
    Në “Zërin e Shqiptarëve”, u publikuan këtë të hënë përgjigjet e sondazhit me temë drejtësinë, pyetja që iu drejtua shqiptarëve se si e ka drejtuar SPAK punën.
    1313 qytetarë të anketuar në 12 qarqe të vendit, 44.2% e tyre mendojnë se SPAK ka goditur më shumë qeverinë, 35.7% mendojnë se ka vepruar pa dallime politike dhe 20.1% mendon se SPAK ka mbajtur anë politike. /abcnews

  • Gjiknuri: “SPAK ka goditur si kurrë më parë, në një mjedis politik që paragjykohet”

    Gjiknuri: “SPAK ka goditur si kurrë më parë, në një mjedis politik që paragjykohet”

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri në fjalën e mbajtur në Parlament ka folur për rolin e SPAK në luftën kundër korrupsionit, për të cilin tha se sa vjen dhe rritet.
    Gjiknuri u shpreh se PSAK ka shumë sfida, por si ansjëherë më para ka goditur në një mjedis politik që e paragjykon.
    Më tej, deputeti socialist tha se SPAk duhet përkrahur për forcën e treguar dhe duhen kërkuar standarde bashkëkohore hetimi.
    “Nuk mund të lë pa përmendur rolin e SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe krimit, një rol që sa vjen dhe rritet. Ky institucuion sa vjen dhe rritet, fakti që tani kemi goditje të shumë grupeve dhe një besim të shtuar të partnerëve ndërkombëtarë në këtë organ tregon progresin që askush nuk mund ta mohojë.SPAK ka shumë sfida sidomos sofistikimi i krimit dhe metodat më të fundit të fshehjes dhe transferimit të pasurive, siç është dhe rasti i kriptomonedhave.SPAK është bërë kryefjalë në luftën kundër korrupsionit duke goditur si asnjëherë më parë, në një mjedis politik që paragjykon sepse nuk është mësuar, ka qëndrime të ndryshme për masat e aplikuara për të njëjtat figura krimi dhe dëshirë të ethshme nga segmente poltike apo mediatike për të bërë gjykime popullore.Kur SPAK shihet nga të tjerë si organ që do të përcaktojë radhë ndëshkimesh, ky është shërbimi më i keq që i bëjnë drejtësisë duke harruar se ndëshkimin final e jep vetëm GJKKO me integritet dhe larg presionit politik të ditës.SPAK duhet përkrahur për forcën e treguar dhe njëkohësisht duke kërkuar standarde bashkëkohore të hetimit”, tha Gjiknuri.

  • ‘A e ke pas dashnore Zanën’/ Si nisi sherri që përfundoi me vrasjen e djalit nga babai në Tiranë

    ‘A e ke pas dashnore Zanën’/ Si nisi sherri që përfundoi me vrasjen e djalit nga babai në Tiranë

    Zbardhen detaje të reja nga dosje hetimore e vrasjes së 37-vjeçarit Asim Gjoni, nga babai i tij Hekuran Gjoni, ngjarje e ndodhur natën e 1 shkurtit të këtij viti në Tiranë.

    Në dosjen e siguruar nga gazetarja, Anila Hoxha, tregohet se si ka ndodhur ngjarja, teksa fillimisht ata kanë debatuar me fjalë, pas fjalëve fyese që kanë nisur nga Asimi kundrejt babait 74-vjeçar. Më pas, 74-vjeçari ka marrë thikën e bukës, në tavolinën ku po darkonin dhe ka goditur djalin e tij.

    ‘E pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasja Brunilda Hekuran Shetro e cila ka shpjeguar se: Ka rreth një muaj që ndodhet në banesën e babait të saj. Rreth orës 19.00 ajo së bashku me prindërit është ulur për të ngrënë bukë, dhe në një moment në banesë është futur vëllai Asimi i cili është ulur në tavolinë me ta.

    Sipas saj, babai Hekurani kishte pirë pak alkool dhe në këtë kohë Asimi ka vazhduar ta ngacmonte duke i shprehur fjalët ‘a e ke pas dashnore Zanën, dhe ke pas dashnore këtë, ka pas dashnor atë dhe gjëra të tjera të kësaj natyre’.

    Deklaruesja i ka kërkuar të vëllait që mos ta ngacmonte më, pasi kishte pirë dhe po kështu dhe ai më pas dukej i skuqur në fytyrë por ai përsëri ka vazhduar ta ngacmojë.

    Më tej Asimi i është drejtuar me fjalët; ‘Ej mos po kujton se po flet me ato dy pijanecët lart, duke nënkuptuar vëllezërit e tjerë dhe e ka kërcënuar duke i thënë që të zhduk dhe të ta marr jetën’.

    Më tej deklaruesja thekson se; ‘Asimit i është drejtuar me fjalët ‘që ke vret babën tënd’, por ai është ngritur në këmbë dhe ka kapur babain nga rrobat duke e ngritur lart dhe ju është drejtuar përsëri me fjalët që të vras. Më tej ajo i ka thënë që si nuk i vjen turp që i flet babait ashtu dhe Asimi e ka shtyrë denoncuesen duke e rrëzuar në tokë. Në këtë moment babai është ngritur dhe ka kapur thikën mbi tavolinë dhe është konfrontuar me Asimin, të cilin e ka qëlluar me thikë’, thuhet në dosje.

    Si ndodhi ngjarja?

    Ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e 1 shkurtit në Tiranë. Fillimisht babai, Hekuran Gjoni dhe djali, Asim Gjoni kanë nisur të debatojnë verbalisht midis tyre. Në debat e sipër 74-vjeçari Hekuran Gjoni e ka goditur me shpullë djalin e tij Asim Gjonin. Në këtë moment djali është kundërpërgjigjur duke e shtyrë dhe goditur babain, i cili është rrëzuar në tokë.

    Në këtë moment ka ndërhyrë vajza e 74-vjeçarit dhe motra e Asim Gjonit, duke i kërkuar vëllait të saj që të mos e godasë babain. 34-vjeçari ka goditur dhe të motrën.

    Në këtë moment, 74-vjeçari është ngritur në këmbë ka marrë thikën që ishte në tavolinën e bukës dhe ka goditur disa herë 37-vjeçarin Asim Gjoni. Më pas, menjëherë ai është dërguar në spital ku për shkak të plagëve ka humbur dhe jetën.

     

  • 20 vende bashkohen për të ‘goditur’ Rusinë: Nafta dhe gazi jashtë tregut global

    20 vende bashkohen për të ‘goditur’ Rusinë: Nafta dhe gazi jashtë tregut global

    Më shumë se 20 vende që mbështesin Ukrainën kanë premtuar të “heqin naftën dhe gazin rus nga tregu global” për të rritur presionin ndaj Presidentit Vladimir Putin dhe për të ndaluar luftën.

    Kryeministri britanik Sir Keir Starmer, pas samitit të “koalicionit të gatshëm” në Londër, tha: “Po mbyllim financimin e makinerisë së luftës së Rusisë.” Së fundmi, SHBA-ja dhe Britania kanë sanksionuar dy kompanitë më të mëdha të naftës ruse, ndërsa BE-ja ka synuar eksportet e gazit të lëngshëm.
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se presioni mbi Rusinë është mënyra e vetme për të ndaluar sulmet, por gjatë samitit nuk u njoftuan furnizime me raketa me rreze të gjatë. Zelensky ka kërkuar më parë raketa amerikane dhe europiane për të goditur objektiva strategjike brenda Rusisë, por SHBA-ja nuk është angazhuar për furnizime të tilla.
    Samiti në Londër preku gjithashtu mbrojtjen ajrore të Ukrainës dhe ndihmën financiare për vendin për dy vitet e ardhshme, por nuk u morën vendime konkrete për përdorimin e pasurive të ngrira ruse, të cilat arrijnë 140 miliardë euro.
    Zelensky paralajmëroi se Rusia synon ta përdorë dimrin si një “mjet torturash” dhe se sulmet ruse po shkaktojnë mungesa të energjisë, ngrohjes dhe ujit në qytete si Odesa dhe Kievi.
    Samiti pati pjesëmarrje të drejtpërdrejtë dhe virtuale nga liderë të vendeve perëndimore, duke përfshirë Macron, Rutte dhe King Charles, ndërsa nuk u dhanë detaje konkrete se si aleatët do të detyrojnë Rusinë të tërhiqet ose të ulet në tryezën e bisedimeve.

    Top Channel

  • Zelensky: Ukraina ka kapacitet për të goditur 3000 km thellë në territorin rus

    Zelensky: Ukraina ka kapacitet për të goditur 3000 km thellë në territorin rus

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se Ukraina ka aftësinë të kryejë sulme deri në 3000 kilometra thellësi brenda territorit rus me armët e saj, por deri tani nuk ka përdorur armët amerikane me rreze të gjatë për të goditur objektiva të caktuara në Rusi.

    Në një deklaratë për mediat, lideri ukrainas theksoi gjithashtu se Ukraina ka vendosur sanksione ndaj sektorit energjetik rus dhe se nuk do të ketë takime ndërkombëtare në Hungari pa praninë e Ukrainës.

    Teksa ka folur për përdorimin e raketave Tomahawk, ai shtoi se këto armë “ende nuk janë përdorur”, duke nënkuptuar se ato janë në rezervë për momentin.

    “Ky është rezultati deri më tani dhe mendoj se nuk është keq”, tha presidenti ukrainas, duke reflektuar për avancimet dhe sfidat në konfliktin e vazhdueshëm.

    Prej nisjes së luftës në shkallë të gjerë të Rusisë në Ukrainë, Moska është fokusuar në kapjen e gjithë rajonit lindor ukrainas Donbas, i cili përfshin territoret e Donetsk dhe Luhansk.

    Në bisedën më të fundit telefonike, lideri rus, Vladimir Putin, raportohet t’i ketë thënë presidentit amerikan, Donald Trump, se Ukraina duhet të heqë dorë nga disa pjesë të rajonit të Donjeckut, si “kusht për përfundimin e luftës”.