Tag: goditur

  • “42-vjeçari u qëllua me sende të forta pasi…”/ Breshëri plumbash ndaj automjetit në Shkodër, ja kush është shënjestra

    “42-vjeçari u qëllua me sende të forta pasi…”/ Breshëri plumbash ndaj automjetit në Shkodër, ja kush është shënjestra

    Edison Tirana është personi që u qëllua mbrëmjen e sotme në Shkodër me 5 plumba në automjetin e tij teksa po lëvizte pranë rrethrrotullimit të Koplikut në Shkodër.
    Një automjet është qëlluar me armë zjarri në rrugën Shkodër-Hanin Hotit ndërsa nga kjo ngjarje nuk ka persona të plagosur nga të shtënat por një shtetas është goditur me sende të forta ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Pas plumbave në makinë drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar dhe ka lënë makinën e tij aty por më pas disa persona e kanë goditur pasi ka dalë. Konflikti ka nisur që nga dogana në Hanin e Hotit teksa dy automjete kanë parakaluar njëra tjetrën disa herë gjatë rrugës.
    Në afërsi të rrethrrotullimit të Koplikut autorët kanë qëlluar me armë zjarri dhe automjeti tip Benz është aksidentusr pranë një bordure tek një karburant. Drejtuesi i aksidentuar, shtetasi Edison Tirana ka dalë nga automjeti dhe ka vrapuar në disa ara aty afër por personat në makinën tjetër e kanë ndjekur dhe e kanë goditur me sende të forta.
    42 vjeçari Edison Tirana është dërguar në spital dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore është shoqëruar për të dhënë dëshminë e tij. Sipas burimeve policia ka identifikuar autorët të cilët janë ndaluar dhe po merren në pyetje nga policia. Autorët e dyshuar janë nga fshati Pjetroshan në Malësinë e Madhe. Efektivët vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
    Shkodër / Informacion paraprak
    Rreth orës 19:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është paraqitur me dëmtime në kokë dhe trup, dyshohet të shkaktuara me sende të forta, shtetasi E. T., 42 vjeç, banues në Bericë.
    42-vjeçari është përfshirë në konflikt, dyshohet për motive të dobëta, dhe në hyrje të qytetit të Koplikut është goditur me sende të forta nga disa persona, të cilët gjatë konfliktit kanë qëlluar dhe me armë zjarri. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

  • Plagosje me thikë në orët e para në mëngjesit në Vlorë, pranga dy autorëve (EMRAT)

    Plagosje me thikë në orët e para në mëngjesit në Vlorë, pranga dy autorëve (EMRAT)

    FOTO ILUSTRUESE

    VLORË-Një plagosje me thikë qshtë regjistruar në orët e para të mëngjesit në Vlorë. Dy të rinj kanë goditur me thikë një 39-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta. Dy autorët përkatësisht të moshës 22 dhe 26 vjeç, Damiano Selimaj dhe Geraldo Prençi, janë arrestuar dhe pritet dëshmia e tyre për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. I plagosuri, Vladimir Krsmanovic ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
    Njoftimi i policisë:
    Sot, rreth orës 04:30, në lagjen “Uji i Ftohtë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasit D. S., 22 vjeç, dhe G. P., 26 vjeç, banues në Vlorë, kanë goditur me mjet prerës shtetasin V. K., 39 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Të dy autorët e dyshuar janë shoqëruar në ambientet e DVP Vlorë për veprime të mëtejshme, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

  • Qielli i Damaskut ndriçohet nga shpërthimet, sulme me raketa

    Qielli i Damaskut ndriçohet nga shpërthimet, sulme me raketa

    Bota E Shtunë, 15 Nëntor 2025 09:01
    Një sulm me raketa ka goditur kryeqytetin sirian, Damask, mbrëmjen e kaluar, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Al-Mazeh, një zonë e njohur për ndërtesat e banimit dhe institucionet shtetërore.
    Tre raketa thuhet se goditën zonën, duke shkaktuar shpërthime të fuqishme. Njëra prej raketave ka goditur një ndërtesë apartamentesh, ku dëshmitarët raportojnë një shpërthim të fortë nga një apartament në katin e parë.

    Sipas mediave vendase, forcat e sigurisë dhe ambulancat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të evakuuar banorët dhe për të ndihmuar të plagosurit.

    Raportimet flasin për të vdekur dhe të plagosur, megjithëse numri i saktë nuk është konfirmuar. Sipas Jerusalem Post, një grua është plagosur nga shpërthimi, ndërsa ka pasur raportime për një tjetër shpërthim pasues.

    Informacione të pakonfirmuara sugjerojnë se sulmi mund të ketë qenë një sulm ajror izraelit, megjithatë autoritetet siriane nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare.
    Ky incident vjen në një kohë tensioni të shtuar në rajon, ku shpeshherë raportohen përplasje dhe sulme ajrore.
    Banorët e Damaskut janë tronditur nga ngjarja, duke shprehur frikë për sigurinë e tyre. Shumë prej tyre kanë kaluar natën jashtë banesave, të frikësuar nga mundësia e sulmeve të tjera.

  • Pamje të rënda nga Konispoli/ Maturanti dhe kushërira e mitur sulmohen barbarisht me shkop bejsbolli nga 4 të rinj (VIDEO)

    Dy të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një sulmi brutal që ndodhi mesditën e djeshme në qendër të Konispolit. Viktimat e sulmit janë një maturant dhe kushërira e tij 12-vjeçare, të cilët janë goditur me shkopa bejsbolli. Pamjet e rënda të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur të dy ndodheshin në makinë dhe katër persona afroheshin për t’i sulmuar me dhunë.
    Autoritetet po hetojnë ngjarjen dhe identifikojnë personat e përfshirë, ndërsa të plagosurit janë transportuar në spital për trajtim mjekësor.
    Sakaq në njoftimin e bluve njoftohet se janë shpallur në kërkim shtetasit N. D., 18 vjeç, F. A., 18 vjeç, O. L., 19 vjeç dhe një të mitur 17 vjeç. Mësohet më tej se katër të rinjtë janë nga fshati Shëndëlli dhe kanë goditur adoleshentin dhe të miturën, duke ju shkaktuar plagë të shumta në trup dhe në kokë.
    NJOFTIMI I POLICISË:
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Konispol referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit N. D., 18 vjeç, F. A., 18 vjeç, O. L., 19 vjeç dhe një të mitur 17 vjeç, banues në fshatin Shëndelli, Konispol, pasi më datë 13.11.2025, në Konispol, kanë goditur me mjete të forta dhe kanë dëmtuar shtetasin E. K., 18 vjeç, si dhe i kanë dëmtuar automjetin. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.”

  • VIDEO-Plas sherri mes të rinjve në Konispol, dhunohet 18-vjeçari/ Sulmohet me shkop bejsbolli makina e tij

    VIDEO-Plas sherri mes të rinjve në Konispol, dhunohet 18-vjeçari/ Sulmohet me shkop bejsbolli makina e tij

    Një sherr është regjistruar në Konispol, mes një grupi të rinjsh. Dje, duke iu referuar burimeve zyrtare, disa të rinj, kanë goditur me mjete të forta dhe kanë dëmtuar shtetasin E. K., 18 vjeç, si dhe i kanë dëmtuar automjetin.
    Në kërkim janë shpallur; Alban Tanushi, 18 vjeç, Flavjo Arapi, 18 vjeç, Nikola Doda 18 vjeç dhe Ornel Lekgegaj, 19 vjeç.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Konispol referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit N. D., 18 vjeç, F. A., 18 vjeç O. L., 19 vjeç dhe një te mitur 17-vjec, banues në fshatin Shëndelli, Konispol, pasi më datë 13.11.2025, në Konispol, kanë goditur me mjete të forta dhe kanë dëmtuar shtetasin E. K., 18 vjeç, si dhe i kanë dëmtuar automjetin.”, sqaron policia.
    Ndërkohë, gazetarja Shpresa Dine ka siguruar dhe pamjet nga sherri në fjalë, ku të rinjtë kanë goditur makinën me shkop bejsbolli.

  • ‘Makina e tij është goditur’, Xhaferri tregon se një anëtar i FRPD ka qenë prezent në atentatin e Rinasit

    ‘Makina e tij është goditur’, Xhaferri tregon se një anëtar i FRPD ka qenë prezent në atentatin e Rinasit

    Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri i ftuar në një studio televizive ka folur për atentatin që i mori jetën Gilmando Danit.
    Xhaferri ka treguar se një automjet që ndodhej i parkuar në vendngjarje i përkiste një anëtari të FRPD.
    Deputeti ka treguar se anëtari i FRPD ka qenë në makinë në momentin që ka ndodhur ngjarja, por fatmirësisht nuk është dëmtuar.
    Më tej, Xhaferri tha se makina e tij është goditur me 4 plumba.
    “Kam folur me të. Ka qenë brenda në makinë, është shumë i tronditur. Fatmirësisht ka shpëtuar, por imagjinoni çfarë t’i thuash një të riu pas kësaj ngjarjeje, që ka shpëtuar për fije, për disa centimetra. Makina e tij është goditur nga katër plumba. Falë Zotit nuk pati viktima të tjera, Zoti i shpëtoi njerëzit që ndodheshin aty pranë”, deklaroi Xhaferri.

  • Tentoi të vriste një person duke e goditur me makinë, kapet pas 7 muajsh adoleshenti në Lezhë

    Tentoi të vriste një person duke e goditur me makinë, kapet pas 7 muajsh adoleshenti në Lezhë

    Kapet një 17-vjeçar, i cili 7 muaj më parë, tentoi të vriste një shtetas, duke e goditur me sendet te forta si dhe duke e përplasur me automjet, pas një konflikti për motive të dobëta, në të cilin u përfshinë 6 shtetas.
    Si rezultat i kontrolleve dhe punës së inteligjencës informative, kryer me qëllim lokalizimin dhe ndalimin e të gjithë shtetasve të përfshirë në konfliktin për motive të dobëta, ndodhur më datë 11.04.2025, në Lezhë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kapën shtetasin e shpallur në kërkim, A.M. 17 vjeç, banues ne Lezhe, per veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, si dhe “Drejtim i mjetit ne menyre te parregullt”.
    Nga hetimet e kryera rezultoi se 17-vjeçari drejtonte automjetin pa u pajisur me leje drejtimi, me të cilin perplasi qëllimisht, shtetasin F. Gj., 34 vjeç.
    Vijon puna për kapjen e të gjithë shtetasve të shpallur në kërkim për këtë rast.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Pikëpyetjet e vrasjes së bujshme të Egli Progës, kush i fshiu kamerat? Kush qëlloi dhe sa persona morën pjesë?

    Pikëpyetjet e vrasjes së bujshme të Egli Progës, kush i fshiu kamerat? Kush qëlloi dhe sa persona morën pjesë?

    Në datën 10 gusht 2024, u raportua se Egli Proga kishte humbur jetën pasi ishte rrëzuar në gjendje të dehur. Familjarët e viktimës thanë se Eglin e vranë dhe më vonë u arrestua autori Denis Meçe, me akuzën e vrasjes nga pakujdesia. Pas denoncimeve dhe protestave, Prokuroria e Korçës rikualifikoi ngjarjen në vrasje me dashje.
    Por, më shumë se 14 muaj pas ngjarjes, Prokuroria e Korçës nuk po gjen dot kamerat e sigurisë, të cilat janë fshirë, si në lokalin ku ndodhi vrasja ashtu edhe te supermarketi përballë. Kamerat kanë filmuar para dhe pas vrasjes, por jo minutat e vrasjes. Një nga dëshmitarët kryesorë, Andi Shkullaku ka dhënë disa deklarime të ndryshme, njëherë ka thënë se e ka qëlluar vetëm një person (Denis Meçe), më pas e ka rrëfyer se ka qenë edhe Leonidha Guçe (alias Klodi Guçe) që e ka goditur.
    Prokuroria ende ka shumë pikëpyetje; Ku janë kamerat, sa vetë e goditën dhe sa persona morën pjesë?! Këto pyetje ende sot e kësaj dite nuk kanë përgjigje, teksa ngjarja vijon të ketë shumë enigma dhe asnjë përgjegjës se kush ndërhyri në serverat.
    Dosja është rikthyer për t’u hetuar!
    14 muaj pas ngjarjes, dosja është rikthyer sërish për hetim në Prokurorinë e Korçës. Një dëshmitar dhe vetë autori, Denis Meçe, ka ndryshuar disa herë thëniet. Denisi ka thënë fillimisht se viktima u rrëzua i dehur dhe shembi kokën. Më pas janë bërë përgjime ku ka rezultuar se “Denisi e kishte qëlluar me grusht”. Janë bërë 8 muaj hetime dhe vetë autori e ka pranuar se e ka goditur.
    Lexo edhe:Aksidenti hekurudhor në Tempi! Prokuroria i jep 10 ditë afat Pano Ruçit për autopsinë e të biritDumani kritikon Policinë e Shtetit: Ka mbi 10 mijë efektivë në terren, por referimet në SPAK kanë rënë 40%Sipas prokurorisë, në momentin që dosja do të shkonte në gjykatë, autori kryesor Denis Meçe ka ndryshuar dëshminë. Ai ka thënë se viktima e ka sharë Leonidha Guçen, teksa ky i fundit është futur brenda. “Aty kam dëgjuar një ooo, ohhh” thotë ai. Më pas, dëshmon se ka parë nga dritarja e lokalit, që Leonidha apo siç e njihnin Klodi, e ka goditur disa herë me grushte në pjesën e kokës dhe barkut. Dhe pasi viktima është çuar në këmbë, e ka goditur me gju në organin gjenital. “Leonidha kishte në dorë një unazë floriri dhe aty ka ndërhyrë Andi Shkullaku që i ka ndarë” ka vijuar ai.
    Denisi ka dëshmuar se është futur brenda në lokal dhe viktima e ka sharë. E ka ftuar që të dilte jashtë dhe e ka goditur një herë në afërsi të veshit të djathtë. Më pas, viktima është rrëzuar në tokë.
    Kush i fshiu kamerat e lokalit dhe të supermarketit?!
    Megjithëse ndryshoi disa herë akuza dhe dëshmitë, sërish ka shumë pikëpyetje për hetimin e kësaj dosje. Në akt-akuzë shkruhet se kamera e brendshme e lokalit përmban kartë memorie dhe ka regjistrime të ditëve përpara ngjarjes. Por, pamjet e datës së ngjarjes janë fshirë. Fshirja e pamjeve të caktuara nuk mund të ketë ndodhur për shkak të një problemi teknik, por mund të ketë pasur ndërhyrje të qëllimshme.
    Pas ekzaminimit të kartës, është zbuluar prania e një virusi, i cili ka prekur vetëm dy foldera dhe dyshohet që ky virus të jetë futur për të fshirë ose manipuluar të dhënat. Sipas dosjes, kamerat kanë funksionuar para se të ndodhte ngjarja, ndërkohë që çuditërisht kanë funksionuar edhe pas vrasjes. Momenti i vrasjes, ose të paktën dikush duhet të ketë ndikuar në këto pamje.
    Ndërkohë, në dosje përcaktohet se edhe kamera e jashtme e një supermarketi përmban pamje të periudhës pas ngjarjes, por me një datë të gabuar dhe është vendosur viti 1970. Në këto pamje duken oficerët në vendngjarje, por nuk shfaqen pamjet e momentit të ngjarjes. Kjo anomali sugjeron për një ndërhyrje të mundshme. Prokuroria shkruan se të gjitha pajisjet elektronike janë dërguar në Itali për ekzaminim. Për pasojë, dosja vijon të jetë në vendnumëro, që prej muajit prill 2025, në pritje të letër-porosisë.
    Familjarët e Leonidha Guçes: Ngjarja po manipulohet
    Familjarët Leonidha (alias Klodi) Guçes, tashmë me akuzën e vrasjes me dashje, ne një intervistë për Fiks Fare ngrenë dyshimet se ngjarja po tentohet të manipulohet sërish, nga të afërmit me pozitë të autorit kryesor Denis Meçe. Ata thonë se po tentohet që të shpëtohet sërish Denisi, duke ia hedhur fajin të afërmit të tyre.
    Ata thonë se janë manipuluar sërish dëshmitë, vetëm e vetëm që autori kryesor Denisi të dalë pa lagur. Ata kërkojnë vetëm që të hapen kamerat, të gjendet se kush i fshiu. Fiksi i pyeti se, nëse hapen kamerat dhe del që Leonidha (Klodi) Guçe të ketë marrë pjesë në ngjarje, çfarë apeli kanë? “Të marrë dënimin e merituar, nëse s’e dënon gjykata, do t’a dënojmë ne” thonë ata.
    Sipas tyre, edhe Leonidha këtë kërkesë ka, që vetëm të zbardhet ngjarja pasi ai ka qenë jashtë lokalit me dëshmitarë të tjerë. Motra e tij shton se dëshmitari kryesor Andi Shkullaku ka bërë disa deklarime kontradiktore. Madje, familja e Leonidhas e ka takuar disa herë Andin, biseda të cilat i kanë regjistruar.
    Në këto biseda, Andi Shkullaku njëherë deklaron se Klodi i është afruar, ndërkohë më pas ka deklaruar se “nuk e ka goditur”. “Sa isha unë jo” ka thënë ai. Ai thotë se tani s’më besojnë as ata në prokurori dhe se “për këtë punë më kanë sakatuar”. Ai thotë se ka dëshmuar gjithmonë se e ka goditur vetëm njëri, ndërsa për dëshminë e fundit thotë se “e kanë ngatërruar”.
    Dëshmitari kryesor i dyzuar: Më kanë bërë presion!
    Motra e autorit Leonidha Guçe, i cili tashmë po hetohet me masën e sigurisë arrest me burg dhe me akuzën e vrasjes me dashje, ka takuar dëshmitarin kryesor Andi Shkullaku. Andi thotë se e kanë rimarrë në pyetje dhe i kanë prerë fletë arrest. Ai shton se është ballafaquar me autorin Denis Meçe dhe vetë Denisi i ka thënë se Klodi e ka goditur.
    “Unë vetë s’pashë gjë, se dola jashtë” thotë ai. Më tej pohon se ka dhënë 4 herë dëshmi dhe tani e kanë nxjerrë të pabesueshëm. Ai thotë se kur e pyetën ishin shumë, të OPGJ-së, dy prokurorë. Ai thotë se gjatë ballafaqimit, Denisi po mundohej të fuste si bashkëpunëtor edhe Klodin. “Denisi e pranoi në ballafaqim se e ka goditur dhe e nxori jashtë me të goditura” thotë ai.
    Andi shton se brenda lokalit ishte edhe i zoti i lokalit (ndërkohë në dëshmi i zoti i lokalit ka thënë se s’ka qenë brenda lokalit). “Ai s’flet, se po të flasë ai e ka parë ngjarjen. S’do të flasë, jo dola këtu, dola atje. Ai edhe jashtë se pa kur e goditi Denisi. Thotë isha në banak. Dëshmitari pranon që të vijnë kamerat se ‘lirohen të tërë, edhe unë’. Në lokal kishte kamera brenda” pohon ai

  • Tiranë/ Goditi me thikë 45-vjeçarin pas një konflikti, arrestohet

    Tiranë/ Goditi me thikë 45-vjeçarin pas një konflikti, arrestohet

    Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Komisariatit Nr. 6 pas një konflikti me një person tjetër.
    Ky i fundit 35-vjeç e ka goditur të arrestuarin me grusht, ndërsa 45 vjeçari i është përgjigjur duke e qëlluar me thikë.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin M. L., 45 vjeç, dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 35 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, 45-vjeçari ka goditur me një mjet prerës shtetasin E. M., i cili gjatë konfliktit e ka goditur me grushte 45-vjeçarin. Aktualisht 35-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi sot policia.

  • Goditi mjekun me grusht, arrestohet 49-vjeçari në Shijak

    Goditi mjekun me grusht, arrestohet 49-vjeçari në Shijak

    Policia e Durrësit ka vënë ën pranga një 49-vjeçar i cili ka goditur për shkak të detyrës një mjek në spitalin e Shijakut.
    Bëhet me dije se 49-vjeçari F.K ka goditur me grusht 34-vjecacrin A.D me profesion mjek, ndërsa ndodhej në ambientet e godinës së Radiologjisë, në Qendrën Shëndetësore Shijak.
    Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, ngjarja ka ndodhur gjatë ushtrimit të detyrës nga mjeku, i cili pas sulmit është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore.

    Autori është shoqëruar menjëherë në Komisariatin e Policisë Shijak dhe më pas është arrestuar.
    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.