Tag: goditur

  • Stuhitë e fuqishme ‘mbërthejnë’ SHBA-të, regjistrohen 16 viktima dhe dëme të mëdha materiale

    Stuhitë e fuqishme ‘mbërthejnë’ SHBA-të, regjistrohen 16 viktima dhe dëme të mëdha materiale

    Stuhitë e fuqishme që kanë goditur pjesën qendrore dhe lindore të Shteteve të Bashkuara kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 16 personave, thanë zyrtarët.

    Ndërkaq, Shërbimi Kombëtar amerikan i Motit ka paralajmëruar për vërshime të mëdha në ditët në vijim.

    Një sërë stuhish të fuqishme që kanë goditur nga Arkansasi e deri në Ohajo, kanë dëmtuar ndërtesa, kanë vërshuar rrugë e linja hekurudhore dhe kanë shkaktuar dhjetëra tornado ditëve të fundit.

    Tenesia është goditur më së rëndi nga moti ekstrem dhe të shtunën autoritetet thanë se dhjetë persona kishin vdekur në pjesën perëndimore të këtij shteti amerikan.

    Dy persona kanë vdekur për shkak të vërshimeve në Kentaki, sipas guvernatorit të këtij shteti, Andy Beshear. Ai tha se në mesin e viktimave ishte edhe një fëmijë.

    Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale dhe nga mediat lokale kanë shfaqur dëme të mëdha në të gjitha shtetet e prekura nga stuhitë, përfshirë shtëpi të shkatërruara, dru të rrëzuar dhe linja të dëmtuara të energjisë elektrike.

    “Priten vërshime të mëdha” të dielën në pjesë të rajoneve qendrore dhe lindore, tha Shërbimi Kombëtar amerikan i Motit, duke shtuar se “njerëzit dhe pronat janë në rrezik të madh”.

    Edhe dy vdekje u regjistruan në Misuri dhe një në Indiana si pasojë e stuhive.

    Më shumë se 100.000 persona kanë mbetur pa energji elektrike në Arkansas dhe Tenesi mëngjesin e së dielës.

    Shkencëtarët thonë se ngrohja globale po ndikon në çrregullimet klimatike, duke bërë që moti ekstrem të bëhet më i shpeshtë dhe më i ashpër.

    Vitin e kaluar, në Shtetet e Bashkuara u shënua një rekord i ri i temperaturave të larta, teksa vendi u godit gjithashtu nga një valë tornadosh dhe uraganesh shkatërrues.

  • Plagosja me thikë e 17-vjeçarit në Sarandë/ Babai: Më gënjeu, nga frika tha se ishte rrëzuar nga shkallët 

    Plagosja me thikë e 17-vjeçarit në Sarandë/ Babai: Më gënjeu, nga frika tha se ishte rrëzuar nga shkallët 

    Babai i 17-vjeçarit i cili mbeti i plagosur një ditë më parë në Sarandë ka dhënë detaje për ngjarjen. Prej ditës së djeshme, 17-vjeçari po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës. 
    Gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën, pasi thika nuk ka prekur organet jetësore. I riu është goditur tri herë me thikë, në stomak dhe në këmbë. 
    Babai i të plagosurit rrëfen se konflikti ka nisur më herët, më 22 mars, kur djali i tij është goditur disa herë me levë nga të njëjtët persona. Megjithatë, nga frika e kërcënimeve, ai u kishte thënë familjarëve dhe policisë se ishte rrëzuar nga shkallët. 
    Sipas babait, ditën e djeshme, më 27 mars, djali i tij është sulmuar sërish nga të njëjtët agresorë, duke u goditur kësaj here me thikë. Ai kërkon nga policia e Sarandës të arrestojë të gjithë personat e përfshirë në këtë ngjarje të rëndë. 

  • 87 operacione, luftë trafikut të drogës dhe…/ Policia bën bilancin e muajit mars: Ja sa persona u arrestuan

    87 operacione, luftë trafikut të drogës dhe…/ Policia bën bilancin e muajit mars: Ja sa persona u arrestuan

    Policia e Shtetit, gjatë muajit mars 2025
    ✅Punë parandaluese, 🤝bashkëpunim me qytetarët, 💡hetime dhe operacione të përbashkëta me partnerët dhe me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, në 🗺️koordinim me INTERPOL dhe me EUROPOL, për të luftuar krimin dhe për të garantuar sigurinë publike.
    Gjatë muajit mars, si rezultat i këtyre komponentëve:
    ✅janë finalizuar 67 operacione policore;✅janë finalizuar 20 operacione policore ndërkombëtare;✅janë vënë në pranga 555 autorë të dyshuar veprash penale;✅janë sekuestruar 10 kallëpe lënde eksplozive plastike dhe 7 granata;✅janë sekuestruar 27 armë zjarri dhe sasi e konsiderueshme municioni;✅janë sekuestruar rreth 80 kg Cannabis, qindra doza dhe 1890 fara të kësaj lënde, sasi dhe doza Kokaine, si dhe doza Heroine;✅janë zbuluar 2 banesa në Tiranë, të pajisura me llamba për të kultivuar bimë Cannabisi;✅janë sekuestruar rreth 500 000 euro me burime të dyshimta, të padeklaruara në PKK-të Port Durrës, Rinas, Morinë dhe Kakavije;✅janë sekuestruar 2 automjete të blinduara, silenciator, maska, dokumente dhe para false, mallra të kontrabanduara dhe pasuri me burim krimin;✅janë goditur 3 grupe kriminale
    -2 të implikuar në prodhim/shitje ose trafikim të lëndëve narkotike;
    -tjetri i implikuar në prostitucion;
    ✅janë parandaluar 5 ngjarje kriminale
    -ngjarje me armë/lëndë plasëse dhe konflikte mes adoleshentëve, në Vlorë;
    -një rast kultivimi të bimëve narkotike në Krujë;
    -përshkallëzimi i 2 konflikteve në familje, në Dibër dhe në Vaun e Dejës;
    ✅janë zbardhur 15 ngjarje kriminale që kanë përfshirë: dëmtime pronash me lëndë plasëse ose djegëse, kanosje për dhënie pasurie, plagosje dhe aksidente me pasoja;✅janë finalizuar 20 operacione për zbardhjen e vjedhjeve, vjedhjeve me thyerje dhe vjedhjeve me dhunë;✅janë goditur 6 raste të kontrabandës së mallrave si: ari, nafta, veshjet, pijet alkoolike dhe pajisjet;✅janë trajtuar në bashkëpunim me institucionet kompetente, 78 raste të krimeve mjedisore dhe 91 raste të dhunës në familje;✅janë goditur 3 raste të posedimit të kartëmonedhave false;✅janë goditur 4 raste të organizimit ilegal të lojërave të fatit dhe 1 rast i transportimit të emigrantëve për të kaluar kufirin ilegalisht.✅iu është dhënë ndihmë 10 turistëve grekë, çekë, kroatë, francezë dhe gjermanë, që patën nevojë në Dajt, Velipojë, Llogara, Odrie dhe Këlcyrë;✅RENEA dhe Interpol Tirana riatdhesuan një 19-vjeçar që kërkoi ndihmë për të ardhur nga Sierra Leone;✅janë garantuar rendi dhe siguria publike gjatë aktivitetit sportiv në stadiumin “Arena Kombëtare”, si dhe mbarëvajtja e festave kombëtare gjatë muajit mars.
    🔘Policia Rrugore dhe flota e pajisjeve inteligjente kanë monitoruar në mënyrë të vazhdueshme akset rrugore, me objektivin madhor, sigurinë rrugore.
    ✅Në pranga, 150 drejtues mjetesh, nga të cilët:
    -111 për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur;
    -39 për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi.
    ✅ 313 leje drejtimi të pezulluara për tejkalim të normave të shpejtësisë, për drejtim të mjetit, në ndikimin e pijeve alkoolike dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë.✅ 1190 masa administrative për shpejtësi mbi normën e lejuar, me sanksion pezullimin e lejes së drejtimit, raste për të cilat drejtuesit e automjeteve kanë paguar dyfishin e gjobës maksimale dhe zbritje nga 6 deri në 12 pikë nga Leja e Drejtimit.
    🚧Policia Kufitare ka hartuar dhe zbatuar analiza të posaçme risku, dhe ka kryer kontrolle intensive ndaj shtetasve dhe mjeteve, për të parandaluar dhe goditur krimet në kufi.
    ✅Të goditura në pikat e kalimit kufitar:
    -61 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve dhe dhënies ndihmë për këtë paligjshmëri;-17 raste të tentativës për të kaluar kufijtë, me dokumente false;-7 raste të trafikimit të mjeteve motorike;-1 rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, me mjete lundruese.
    Policia e Shtetit siguron qytetarët dhe partnerët se është maksimalisht e angazhuar për finalizimin e operacioneve kundër krimit në përgjithësi, krimit të organizuar në veçanti, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe të atyre që qarkullojnë me armë apo sende të tjera të kundërligjshme dhe cenojnë sigurinë publike.

  • Arrestohet 45- vjeçari pasi bëri për spital duke e goditur një shtetas, arrestohet 44- vjeçari në kërkim…

    Arrestohet 45- vjeçari pasi bëri për spital duke e goditur një shtetas, arrestohet 44- vjeçari në kërkim…

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:
    -arrestuan shtetasin I. B., 45 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin K. K., 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;
    -ndaluan shtetasin A. T., 44 vjeç, banues në fshatin Baks, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

  • Goditet nga treni i mallrave Fier-Vlorë, 68-vjeçari përfundon në spital

    Goditet nga treni i mallrave Fier-Vlorë, 68-vjeçari përfundon në spital

    Një 68-vjeçar është goditur nga treni i mallrave Fier-Vlorë.

    Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërsa F.M. po ecte në këmbë.
    “Rreth orës 12:40, në Levan, shtetasi F. M., rreth 68 vjeç, duke lëvizur, dyshohet se aksidentalisht është goditur nga shkalla e fundit e trenit të mallrave Fier-Vlorë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.

    Top Channel

  • U godit nga treni i mallrave, plagoset rëndë 68-vjeçari në Levan

    U godit nga treni i mallrave, plagoset rëndë 68-vjeçari në Levan

    Një 68-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë këtë të hënë, pasi është goditur nga shkalla e fundit e trenit të mallrave Fier-Vlorë.
    Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40, në Levan, ku shtetasi F. M., rreth 68 vjeç, duke lëvizur, dyshohet se aksidentalisht është goditur nga shkalla e fundit e trenit të mallrave Fier-Vlorë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
    Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërsa F.M. po ecte në këmbë.
    “Rreth orës 12:40, në Levan, shtetasi F. M., rreth 68 vjeç, duke lëvizur, dyshohet se aksidentalisht është goditur nga shkalla e fundit e trenit të mallrave Fier-Vlorë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet ne njoftimin e policisë.

  • Plagosja me thikë e 17-vjeçarit në Sarandë/ Babai: Konflikti ka nisur më herët, nga frika tha se ishte rrëzuar nga shkallët

    Plagosja me thikë e 17-vjeçarit në Sarandë/ Babai: Konflikti ka nisur më herët, nga frika tha se ishte rrëzuar nga shkallët

    Babai i 17-vjeçarit i cili mbeti i plagosur një ditë më parë në Sarandë ka dhënë detaje për ngjarjen.

    Prej ditës së djeshme, 17-vjeçari po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës.
    Gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën, pasi thika nuk ka prekur organet jetësore.
    I riu është goditur tri herë me thikë, në stomak dhe në këmbë.
    Babai i të plagosurit rrëfen se konflikti ka nisur më herët, më 22 mars, kur djali i tij është goditur disa herë me levë nga të njëjtët persona. Megjithatë, nga frika e kërcënimeve, ai u kishte thënë familjarëve dhe policisë se ishte rrëzuar nga shkallët.
    Sipas babait, ditën e djeshme, më 27 mars, djali i tij është sulmuar sërish nga të njëjtët agresorë, duke u goditur kësaj here me thikë. Ai kërkon nga policia e Sarandës të arrestojë të gjithë personat e përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

    Top Channel

  • Flet babai i 17-vjeçarit të plagosur: Djali më gënjeu dhe mua dhe policinë, e plagosën me thikë dhe i bënin presion

    Flet babai i 17-vjeçarit të plagosur: Djali më gënjeu dhe mua dhe policinë, e plagosën me thikë dhe i bënin presion

    Prej ditës së premte, 17-vjeçari po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës. Gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën, pasi thika nuk ka prekur organet jetësore. I riu është goditur tre herë me thikë, në stomak dhe në këmbë.

    Babai i të plagosurit rrëfen se konflikti ka nisur më herët, më 22 mars, kur djali i tij është goditur disa herë me levë nga të njëjtët persona. Megjithatë, nga frika e kërcënimeve, ai u kishte thënë familjarëve dhe policisë se ishte rrëzuar nga shkallët.

    “Njiheshin se janë në lagje. Djali më gënjeu mua dhe policinë, pasi autorët i bënin presion. Nëse nuk kapet autori i dytë nga policia, unë do të marra masa ndaj tij”, thotë ai.

    Sipas babait, ditën e djeshme, më 27 mars, djali i tij është sulmuar sërish nga të njëjtët agresorë, duke u goditur kësaj here me thikë. Ai kërkon nga policia e Sarandës të arrestojë të gjithë personat e përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

  • “Djali është në reanimacion, i intubuar”/ Dhunimi i 43-vjeçarit me aftësi ndryshe, nëna e tij: Vetëm në kokë të mos e kishin goditur, Fabjoli nuk ka reaguar

    “Djali është në reanimacion, i intubuar”/ Dhunimi i 43-vjeçarit me aftësi ndryshe, nëna e tij: Vetëm në kokë të mos e kishin goditur, Fabjoli nuk ka reaguar

    Fatbardha Hysi, nëna e 43-vjeçarit me aftësi ndryshe, Fabjol Hysi, i cili u dhunua brutalisht nga dy të rinj pak ditë më parë në Lushnjë, ka treguar dje i biri është ende në reanimacion dhe i intubuar në spitalin e Traumës në Tiranë. “Vetëm në kokë të mos e kishin goditur”, tha ajo.
    “Fabjoli është në reanimacion, i intibuar. Mjekja që e operoi më tha që do heqin tubin, do i zvogëlojnë ilaçet të shohin si do reagojë ai. Sot do fillojnë dhe të shohim si do jetë sot dhe nesër. Nuk ka pasur probleme me fëmijët, nuk është bullizuar. Ka qenë operuar në Greqi që 15-vjeç, ka vuajtur. Vetëm në kokë të mos e kishin goditur. Ka shokë, ka shkuar dhe te Radio Lushnja, shokët e tij i ka ndihmuar, nuk ka qenë i bullizuar”, tha nëna e Fabjolit.
    Ajo ka rrëfyer në emisionin “Me zemër të hapur”, të moderatores Evis Ahmeti në News 24, se i biri shkonte në xhami këto kohë pasi agjëronte dhe atje konsumonte dhe iftarin.
    Sipas saj, ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:20 të mbrëmjes, ndërsa ende nuk e ka të qartë motivin, por shprehet se dy autorët, Enea Korreshi (17 vjeç) dhe Irdi Nasufi (20 vjeç), mund ta kenë ngacmuar dhe bulizuar të birin.
    “Djali ishte në xhami, shkonte çdo ditë hante iftarin. Ora ka qenë 8:20. Ata rrinë atje, ai kishte dalë vetëm atë natë. Nuk e di a i njeh, ata janë adoleshentë. Asnjërin nuk njoh, vetëm atë me mbiemër Korreshi njoh, atë tjetrin jo. Nuk jetojmë në një lagje, kemi 18 vite që kemi ikur. Ata nuk kanë qenë pjesëmarrës në xhami.
    Fabjoli mbante ramazan, konsumonte iftarin aty. Xhamia është 100 metër larg kryqëzimit, ai ishte vëtëm. Problemi i tij është që nuk dëgjon dhe nuk flet, ka bërë shkollën në medrese, 8-vjeçare. Nuk ka pasur shkollë tjetër te në. Është i aftë të lëviz, nuk ka probleme të tilla. Nuk e di çfarë ka ndodhur, asnjë konflikt nuk ka pasur. Do ta kenë ngacmuar dhe bulizuar ata”, tha nëna e 43-vjeçarit.