Tag: goditur

  • Sulm në Detin e Zi, cisterna ruse përfshihet nga flakët pas goditjes së dronëve ukrainas

    Sulm në Detin e Zi, cisterna ruse përfshihet nga flakët pas goditjes së dronëve ukrainas

    Një tanker që dyshohet se përdorej nga Rusia për të shmangur sanksionet ndërkombëtare është goditur nga dronët detarë ukrainas ‘Sea Baby’ në Detin e Zi.

    Anija “Dashan”, që lundronte nën flamurin e Komoreve, u përfshi nga flakët pasi u sulmua teksa po i drejtohej portit rus të Novorossiysk me transponder të fikur.
    Shërbimi Sekret i Ukrainës (SBU) publikoi pamje të momentit të sulmit, ku dronët kamikazë shihen duke iu afruar me shpejtësi dhe duke u përplasur drejtpërdrejt në trupin e anijes. Shpërthime të fuqishme dhe re të mëdha tymi u ngritën mbi tanker, i cili sipas SBU-së është çaktivizuar plotësisht. Nuk ka ende informacione për të plagosur.
    SBU tha se “Dashan” vlen rreth 22.5 milion paund dhe mund të transportonte deri në 55 milion paund naftë. Tankeri ishte i sanksionuar nga BE-ja, Britania, Kanadaja, Australia dhe Zvicra, dhe konsiderohej pjesë e “flotës hije”, anije që operojnë fshehurazi për t’i mundësuar Rusisë shitjen e naftës pavarësisht sanksioneve.
    Ky është tankeri i tretë i goditur nga Ukraina brenda dy javësh, pas goditjes së “Kairo” dhe “Virat” më 29 nëntor. Sipas SBU-së, objektivi i këtyre operacioneve është të ulet ndjeshëm rrjedha e parave të naftës drejt buxhetit rus.
    Moska nuk ka komentuar për incidentin, por presidenti Putin ka paralajmëruar se Rusia mund të bllokojë aksesin e Ukrainës në Detin e Zi, duke i cilësuar sulmet ndaj tankerëve “akte piraterie”.
    Ukraina ka goditur prej muajsh rafineritë e naftës në territorin rus me dronë me rreze të gjatë, por sulmet ndaj anijeve tregojnë një fazë të re të strategjisë së saj për të goditur ekonominë e Kremlinit.

    Top Channel

  • Goditet me thikë në kokë 26-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital (Emri)

    Goditet me thikë në kokë 26-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital (Emri)

    Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Vlorës këtë të hënë.
    Një 26-vjeçar i identifikuar si Klevis Alilaj, është goditur me thikë në pjesën e kokës, në rrethana ende të paqarta.
    Burime për mediat bëjnë me dije se i riu është dërguar në spital, i shoqëruar edhe nga policia ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.
    Nuk dihet ende se në çfarë rrethanash është goditur i riu.

  • E rëndë në Durrës/ I moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me sende të forta në kokë, 70-vjeçarja dërgohet te Trauma

    E rëndë në Durrës/ I moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me sende të forta në kokë, 70-vjeçarja dërgohet te Trauma

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një i moshuar ka dhunuar me shkop druri bashkëshorten e tij.

    Policia njofton se pas marrjes së telefonatës, ka shkuar menjëherë në adresën e dhënë, duke bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të dhunës me pasoja të rënda për jetën.
    Në flagrancë u arrestua Ali Rroshi, 76 vjeç, autori i dyshuar të ngjarjes.
    Nga veprimet e para hetimore rezultoi se 76-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases F. D., 70 vjeçe, duke e goditur me send të fortë (shkop druri) në kokë. Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi përshkallëzimin e dhunës me pasoja të rënda për jetën.
    Si pasojë e goditjeve, 70-vjeçarja ka pësuar dëmtime të rënda fizike dhe u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore.
    Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    Top Channel

  • Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

    Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

    Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një të mitur.
    Raportohet se dy personat janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, ku 16-vjeçar ka goditur fillimisht me mjete të forta të riun. Më pas ky i fundit ka goditur të miturin me thikë duke e lënë të plagosur.
    I mituri është dërguar menjëherë drejt ambienteve të spitalit për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore dhe aktualisht është në kujdesin e mjekëve. Ndaj të miturit ka nisur edhe procedimi penal në gjendje të lirë.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, arrestuan shtetasin E. P., 25 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për një 16-vjeçar, pasi dyshohet se për motive të dobëta, i mituri ka goditur me send të fortë, 25-vjeçarin, ndërsa ky i fundit ka dëmtuar me mjet prerës, të miturin, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve.”- njofton policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Goditi me grusht përgjegjësin e OSHEE-së në Cërrik në zyrë, arrestohet 57-vjeçari

    Goditi me grusht përgjegjësin e OSHEE-së në Cërrik në zyrë, arrestohet 57-vjeçari

    Një incident është shënuar këtë të premte në Cërrik.

    Një 57-vjeçar është arrestuar pasi ka goditur me grusht përgjegjësin e OSHEE-së, në ambientin e tij të punës pas një konflikti të çastit.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 57 vjeç, pasi gjatë një konflikti të çastit, ka goditur me grushte përgjegjësin e OSHEE Cërrik, shtetasin A. Sh., në ambientin e tij të punës“, thuhet në njoftimin e policsë.

    Top Channel

  • Konflikti, i mituri e godet me sende të forta/ 25 vjeçari i “përgjigjet”, e qëllon me mjet prerës dhe e plagos. (Detajet)

    Konflikti, i mituri e godet me sende të forta/ 25 vjeçari i “përgjigjet”, e qëllon me mjet prerës dhe e plagos. (Detajet)

    Tiranë – Një konflikt mes një 25 vjeçari dhe një të mituri ka degraduar deri në përdorimin e mjeteve prerëse. 
    Fillimisht ka qenë 16-vjeçari ai që ka goditur të riun me send të fortë. Ky i fundit i është kundër përgjigjur duke e goditur me mjet prerërs. 
    16-vjeçari aktualisht është në kujdesin e mjekëve, ndërsa 25 vjeçari ra në prangat e policisë. 
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, arrestuan shtetasin E. P., 25 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për një 16-vjeçar, pasi dyshohet se për motive të dobëta, i mituri ka goditur me send të fortë, 25-vjeçarin, ndërsa ky i fundit ka dëmtuar me mjet prerës, të miturin, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve”, njoftoi sot policia. 
     Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. 

  • Më shumë se 1,000 të vdekur nga përmbytjet në Azi, ushtria vihet në gatishmëri

    Më shumë se 1,000 të vdekur nga përmbytjet në Azi, ushtria vihet në gatishmëri

    Katastrofa të mëdha natyrore kanë goditur disa vende aziatike, duke shkaktuar më shumë se 1,000 viktima dhe qindra të zhdukur. Sri Lanka, Indonezia, Tajlanda dhe Malajzia po përballen me përmbytjet më të rënda të viteve të fundit, teksa autoritetet dhe ushtria janë mobilizuar për operacione shpëtimi dhe ndihme emergjente.
    Në Indonezi, ku më shumë se 500 persona kanë humbur jetën dhe po aq rezultojnë të zhdukur, presidenti Prabowo Subianto vizitoi zonat më të goditura në Sumatrën Veriore. Ai deklaroi se prioritet është “dërgimi i menjëhershëm i ndihmës së nevojshme”, ndërsa në terren janë vendosur avionë, helikopterë dhe tre anije luftarake për të transportuar furnizime.
    Subianto përballet me thirrje në rritje për shpalljen e një emergjence kombëtare, në një nga fatkeqësitë më të rënda në vend që nga cunami i vitit 2018 në Sulawesi.
    Sri Lanka është goditur po ashtu rëndë, me të paktën 334 viktima, sipas agjencisë shtetërore të menaxhimit të katastrofave. Presidenti Anuradha Kumara Dissanayake shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe e quajti situatën “katastrofën më të madhe dhe më të vështirë në historinë e vendit që nga cunami i vitit 2004”.
    Helikopterët ushtarakë u përdorën për të evakuuar banorët e bllokuar, por një prej tyre u rrëzua mbrëmjen e së dielës në veri të Kolombos.
    Në Tajlandën jugore, 176 persona kanë humbur jetën në një prej përmbytjeve më vdekjeprurëse të dekadës së fundit. Ndërsa qeveria po dërgon ndihma, zemërimi publik për menaxhimin e krizës është rritur, duke çuar në shkarkimin e dy zyrtarëve lokalë.
    Në Malajzi, përmbytjet në shtetin e Perlis shkaktuan dy viktima, ndërsa zona të gjera toke mbetën nën ujë pas shirave të rrëmbyeshëm.

  • Alarm në Greqi/ Stuhia “Adel” godet vendin, ja zonat më të rrezikuara

    Alarm në Greqi/ Stuhia “Adel” godet vendin, ja zonat më të rrezikuara

    Një stuhi e fuqishme e quajtur “Adel” ka goditur Greqinë, ditën e sotme duke shkaktuar dëme të mëdha, raportojnë mediat greke.
    Sipas raportimeve stuhia ka goditur Greqinë perëndimore dhe veriperëndimore duke përmbytur rrugë dhe shtëpi, si dhe duke shkaktuar rrëshqitje dheu dhe mbyllje rrugësh.
    Shërbimi meteorologjik EMY ka ngritur alarmin se shiu do të prekë pjesën më të madhe të vendit edhe në 48 orët e ardhshme. 
    Duke filluar nga kjo pasdite, parashikohen stuhi me bubullima dhe breshër lokal në Epir, Etoli-Akarnani, Peloponezin perëndimor dhe jugor, Maqedoninë lindore, Traki dhe në njësitë rajonale të Halkidikisë, Seresit, Kilkisit dhe Selanikut.
    Të premten, shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi do të përhapen në Greqinë veriore, ishujt e Egjeut Lindor nga mesdita dhe në Dodekanezë nga mbrëmja.

  • Një zë nga qelia për 21 janarin/ Meta do godasë Bashën me dëshminë e tij

    Një zë nga qelia për 21 janarin/ Meta do godasë Bashën me dëshminë e tij

    Avokati Edmond Petraj e sheh lëvizjen e Ilir Metës, i cili u vetëofrua për të dëshmuar për 21 Janarin, si lëvizje për të mbrojtur Sali Berishën dhe për të goditur Lulzim Bashën. Petraj u shpreh se një kopje të serverave në lidhje me këtë ngjarje, e kanë amerikanët.
    “Po vjen fundi. Berisha e ka hedhur topin, që nga unë nuk ka gjë. Meta ka dalë për të mbrojtur Berishën, për të goditur Bashën. 21 Janari ka kaluar në etapa krejt të tjera që këta nuk i dinë. Pjesën e grupit të zjarrit e ka në dorë Rama. Një nga pjesëtarët e grupit të zjarrit e ka Rama. Normalisht, ai duhet të dijë diçka sa i përket këtij rasti. Pika kyçe është audio, ka urdhër për t’u goditur pa mëshirë, në mish. Ka zëra, të cilat janë deshifruar dhe pjesa tjetër, është marrëdhënie tjetër, që në atë kohë, kopjet e serverave, një kopje ia kanë dhënë amerikanëve. Siç është xhiruar atë ditë. Është taktikë e Berishës për të goditur Bashën. Ne po bëjmë aludime, japim një arsyetim. Meta sot u vetëofrua, për çfarë? Kishte 14 vite kohë, nuk doli. Thotë, unë kam prova. Këto do ta rëndojnë këtë situatë për të. Ligji penal nuk të fal. Nëse ke prova dhe i mban të fshehta, ti del sot, ka një marrëdhënie tjetër. Çfarë do të ofrojë? Sekreti për të futur në kurth Lulzim Bashën”, theksoi ai.

  • Shqiptari dhunon për vdekje grekun: Nuk doja ta vrisja, po të mos më spërkaste me spraj…

    Shqiptari dhunon për vdekje grekun: Nuk doja ta vrisja, po të mos më spërkaste me spraj…

    pamje nga ngjarja

    GREQI- Një 58-vjeçar grek ka humbur jetën nga dhuna fizike e ushtruar nga një 29-vjeçar shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në Neo Kosmo të Athinës. Fillimisht u mendua se shkak i vdekjes ishte aksidenti automobilistik, por ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi shenja dhune tek 58-vjeçari grek.
    Nga kamerat e sigurisë është identifikuar autori, shtetasi shqiptar Igli Shano, 29 vjec, nga Bilishti. Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin, ndërkohë që në pranga ka rënë edhe babai i tij, Mondi Shano, i cili akuzohet për tentativën e fshehjes së motorit të djalit. Videoja e rrahjes brutale për vdekje e 58-vjeçarit grek në Neos Kosmos të Athinës, është zbuluar nga mediat greke.
    Sipas një dëshmie në dispozicion të autoriteteve, autori dyshohet se e ka kapur burrin nga koka dhe e ka goditur vazhdimisht në timon. Siç raportuan burimet policore, makina e viktimës ishte e mbuluar me gjak, “madje edhe xhami i përparmë ishte i thyer”.
    Shano ka rrëfyer se e ka goditur viktimën, pas një grindjeje për të drejtën e kalimit në rrugë, duke e ndjekur 58-vjeçarin dhe goditur atë për vdekje. Në deklaratat e tij, avokati i 29-vjeçarit, Ioannis Glykas, deklaroi se pa veprimet e viktimës, nuk do të kishte pasur autor. Kjo do të thotë se nëse 58-vjeçari nuk do ta kishte spërkatur 29-vjeçarin me sprej, ky i fundit nuk do ta kishte sulmuar. Së fundmi, ai deklaroi se asgjë nuk justifikon marrjen e jetës./ZËRI