Kupa e Botës e vitit të ardhshëm do të jetë gjithashtu historike, pasi 48 ekipe kombëtare do të marrin pjesë për herë të parë. Përveç kësaj, Kupa e Botës 2026 do të sjellë shumë risi. Një nga më të rëndësishmet është ndoshta ai që lidhet me përdorimin e sistemit VAR.
Në përdorimin e tij të mëparshëm, VAR ndihmonte gjyqtarët me vendime të diskutueshme në lidhje me penalltitë, pozicionet jashtë loje dhe kartonët e kuq, por tani kjo po ndryshon. Në Kupën e Botës 2026, VAR do të përfshihet në pothuajse të gjitha vendimet e arbitrimit.
Kështu, VAR do të përdoret për të kontrolluar kartonët e verdhë, si dhe goditjet nga këndi. FIFA beson se ky është një hap tjetër përpara në realizimin e një sistemi të plotë VAR. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Tag: goditjet
-

E pabesueshme/ Në Botëror do të ndryshojnë rregullat e VAR për të herë të parë, futet edhe për goditjet nga këndi
-

FIFA ka gati rregullin e ri për goditjet e këndit dhe kartonët e verdhë, duke nisur nga Botërori 2026
1 Dhjetor 2025
17:48
Telesport
Nga 11 qershori 2026 deri më 19 korrik 2026 në SHBA, Meksikë dhe Kanada, do të zhvillohet Kupa e Botës 2026, e cila për herë të parë në histori do të jetë me 48 ekipe pjesëmarrëse.
“The Times” zbulon se instituticioni më i lartë i futbollit në botë, FIFA, po mendon të bëjë një ndryshim të madh në lidhje me goditjet e këndit, gjë që për herë të parë do të aplikohet pikërisht në Kupën e Botës.
Anëtarët e FIFA-s janë pro idesë për ndërhyrjen e VAR-it në rastet kur ka dyshime se një goditje këndi mund të jetë dhënë gabimisht. Po ashtu po diskutohet për ndërhyrjen e VAR për të rishikuar kartonët e dytë të verdhë, me qëllim për të qenë sa më të sigurt për përjashtimin ose jo nga loja të lojtarit të ndëshkuar. -

Bajern-Arsenal/ Sulm spektakolar kundër mbrojtjes “së hekurt”
Bajerni do të përballet me një tjetër kundërshtar të fortë në Ligën e Kampionëve: Arsenal.BAFMe aftësinë e tyre mbrojtëse dhe fuqinë në goditjet standarte, Topçinjtë paraqesin një sfidë të vështirë për Kompaninë dhe bavarezët. Sulmi i furishëm i Bajernit ka prodhuar 64 gola në të gjitha kompeticionet (Arsenal 39). Nga ana tjetër, londinezët kanë një mbrojtje të fortë.
Vetëm 6 gola të pësuar në Premier Ligë – dhe një portë e paprekur në Ligën e Kampionëve. Një makinë golash përballet me një mbrojtje stabile. Por edhe Arsenal është i rrezikshëm në sulm në një mënyrë tjetër – Topçinjtë janë ndër skuadrat më të mira në goditjet standarte.
Ata shënojnë në mënyrë të pamëshirshme nga goditjet standarte, më shumë se 10 herë këtë sezon. Dhe mbrojtja e goditjeve standarte është thembra e Akilit e Bajernit. -

Sulm me dronë e raketa mbi Kiev, të paktën 4 të vrarë e 26 të plagosur nga goditjet e ushtrisë ruse
Forcat ruse nisën një sulm masiv me dronë dhe raketa në Kiev mëngjesin e kësaj të premteje , duke goditur ndërtesa banimi duke shkaktuar shpërthime dhe zjarre në të gjithë kryeqytetin ukrainas.
Si pasojë e goditjeve 4 persona mbetën të vdekur ndërsa 26 të tjerë u plagosën.
Pas sulmit, presidenti I Ukrainës Zelensky përsëriti thirrjen e tij se “bota duhet t’i ndalë këto sulme… me sanksione”, duke paralajmëruar se “Rusia është ende në gjendje të shesë naftë dhe të ndërtojë skemat e saj.“Ukraina po u përgjigjet këtyre sulmeve me forca me rreze të gjatë veprimi dhe bota duhet t’i ndalojë këto sulme ndaj jetës përmes sanksioneve. Rusia ende është në gjendje të shesë naftë dhe të ndërtojë planet e saj. Kjo duhet të marrë fund. Po zhvillohet një punë e madhe me partnerët për të forcuar mbrojtjen tonë ajrore, por nuk mjafton. Kemi nevojë për përforcime me sisteme shtesë dhe raketa ndërprerëse. Evropa dhe Shtetet e Bashkuara mund të ndihmojnë. Presim vendime konkrete”, tha Zelensky.
Ndërkohë Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, tha se rreth 30 banesa u dëmtuan nga goditjet dhe u bëri thirrje homologëve të zbatojnë me shpejtësi masat e forta të diskutuara në takimin e vendeve të G7 në Kanada. -

Hummels tërbon parizienët me postimin thumbues: Më mungojnë goditjet nga këndi në “Parc des Princes”
5 Nëntor 2025
14:08
Alfred Lleshi
I pranishëm në “Parc des Princes” si komentator televiziv gjatë humbjes së PSG-së ndaj Bayern Munich (1-2), Mats Hummels nuk i rezistoi tundimit për të thumbuar tifozët parizienë. Ish-mbrojtësi gjerman, 36 vjeç, së fundi i tërhequr nga futbolli, kujtoi natën magjike të dy viteve më parë kur Borussia Dortmund e eliminoi PSG-në në gjysmëfinalet e Champions League falë një goli të tij me kokë (1-0, 1-0).
Në “X” postoi fotografinë e atij goli, me mbishkrimin ironik: “Më mungojnë goditjet nga këndi këtu”. Postimi u përhap me shpejtësi dhe Borussia iu përgjigj me një mesazh nostalgjik: “Edhe neve”. Reagimet ishin të menjëhershme, entuziazëm nga tifozët gjermanë dhe irritim nga ata francezë, ende të lënduar nga ai eliminim.
Tashmë, si komentator për “Amazon Prime Video”, Hummels pa një tjetër kapitull të hidhur për PSG-në, të mposhtur nga një Bayern më cinik dhe i qëndrueshëm, duke treguar se eleganca dhe ironia e tij mbeten të paprekura edhe jashtë fushës. -

“Jetojmë në një shoqëri të dhunshme”/ Ngjarja tronditëse e gjyqtarit, reagon akademiku: Një nga goditjet më të rënda…
Në një lidhje direkte për Euronews Albania, akademiku Artan Fuga komentoi ngjarjen tronditëse që ndodhi dy ditë më parë në sallën e gjyqit, ku mbeti i vrarë Astrit Kalaja. Fuga e cilësoi këtë vrasje si një atentat të mirëfilltë dhe si një nga ngjarjet më të rënda pas Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.
“Ky rast është shumë larg çdo ligjërimi politik apo institucional. Kjo është një nga goditjet më të rënda ndaj përfaqësuesve të shtetit ndonjëherë”, tha Fuga.
Sipas tij, akti i dhunshëm në një sallë gjyqi tregon se sistemi i drejtësisë nuk është më një oaz paqeje dhe sigurie, siç duhet të jetë për çdo gjyqtarë. Ai theksoi se në kushtet aktuale, gjyqtari nuk mund të ushtrojë funksionin e tij në mënyrë të drejtë, pasi ndodhet nën presion të vazhdueshëm dhe pa mbrojtje.
“Gjyqtari ka nevojë të jetë i qetë, të ndjehet i sigurt për të dhënë drejtësi, por kjo nuk ekziston në asnjë shoqëri”, u shpreh Fuga.
Ai theksoi se drejtësia në thelb ka për qëllim të largojë dhunën nga shoqëria, por, përkundrazi, në Shqipëri, sistemi aktual i drejtësisë “prodhon krim dhe dhunë”.
Kjo gjendje, sipas tij, ka çuar në një shoqëri ku atentatet justifikohen, dhe ku individi ngatërrohet me sistemin, duke errësuar analizën dhe përgjegjësinë. -

Studimi alarmues: Goditjet me kokë në futboll dëmtojnë trurin
Sporti më i popullor në botë po përballet me shqetësime serioze shëndetësore. Një studim i gjerë, i botuar në JAMA Network Open, ka zbuluar se goditjet e përsëritura me kokë të topit të futbollit mund të shkaktojnë ndryshime në tru dhe të dëmtojnë funksionin njohës, madje edhe tek lojtarët amatorë që nuk kanë raportuar kurrë tronditje.
Në një grup prej 352 lojtarësh amatorë, ata që kishin pasur mbi një mijë goditje me kokë brenda vitit treguan ndryshime mikroskopike në palosjet e jashtme të trurit, veçanërisht në zonën frontale, pavarësisht moshës apo gjinisë. Këta lojtarë gjithashtu kishin rezultate më të dobëta në testet e kujtesës dhe të të nxënit.
“Për herë të parë shohim prova të qarta se ekspozimi i përsëritur ndaj goditjeve të kokës shkakton dëmtime specifike në tru që lidhen drejtpërdrejt me rënie të funksioneve njohëse”, shpjegon Michael Lipton, neuroshkencëtar në Universitetin e Kolumbias, i cili ka udhëhequr studimin.
Ekipi i tij përdori një teknikë të re imazherie për të analizuar ndërfaqen e lëndës gri-të bardhë (GWI) – një zonë delikate e trurit që shpesh nuk identifikohet në skanerat klasikë MRI. Rezultatet treguan se kufiri midis këtyre indeve ishte më i paqartë tek ata që kishin përjetuar më shumë goditje, duke sugjeruar dëmtime të grumbulluara me kohën.
Studiuesit paralajmërojnë se këto ndryshime mund të lidhen me çrregullime serioze si encefalopatia traumatike kronike (CTE), një gjendje e hasur shpesh tek sportistët profesionistë të sporteve me kontakt.
Ekspertët kërkojnë më shumë hulumtime, por nënvizojnë se edhe goditjet e lehta e të shpeshta në futboll nuk janë aq të padëmshme sa besohej deri tani.
-

Akanji i sinqertë: Ajo pritje e Sommer ishte përcaktuese, na dha fitoren ndaj Ajax
18 Shtator 2025
12:45
Alfred Lleshi
Pas fitores 2-0 ndaj Ajax-it në Amsterdam, Manuel Akanji foli për kanalet e UEFA-s: “Jemi shumë të lumtur për këtë fillim. E mbajtëm portën të paprekur dhe shënuam dy gola nga goditjet standarde. Jemi stërvitur te këndoret, shoh me kënaqësi që goditjet standarte po japin rezultat. Përmes tyre mund t’i fitojmë ndeshjet”.
Mbrojtësi zikaltër vlerësoi pritjen vendimtare të Sommer ndaj Mika Godts: “Nëse ai top do të hynte në rrjetë rezultati do të ishte 1-0, ndeshja do të bëhej shumë më e vështirë. Yann na ndihmoi shumë dhe jam i lumtur për të. Ishte shumë e rëndësishme që nuk pësuam gol, sepse kjo iu jep besim sulmuesve për të bërë punën e tyre”. -

Shënoi golin e fitores ndaj Interit, Jovetic lartëson Adzic: Më kujton Lampard, goditjet i ka “predha”
15 Shtator 2025
8:40
Alfred Lleshi
Ish-sulmuesi i Fiorentinës dhe Interit, Stevan Jovetic, foli për bashkëkombësin e tij Vasilije Adzic. “Po, i kam shkruar Vasilijet. I thashë që e meritonte një gëzim të tillë, por ai gol duhet të jetë vetëm fillimi”, – tregoi Jovetic, duke shtuar se e trajton si “një vëlla të vogël”.
Adzic shënoi kundër Interit me një goditje të fuqishme, që sipas Jovetic nuk është rastësi: “Nuk më pëlqejnë krahasimet, por në mënyrën e goditjes më kujton Lampard. Arrin t’i japë forcë topit pa marrë hov, i ka goditjet si ‘predha’. Goli ndaj Interit? Një hap e gjysmë dhe… rrjetë. Nuk sheh shumë lojtarë të tillë”.
Për krahasimet me Savicevic e Vucinic, shtoi: “Savicevic ishte i paarritshëm për këdo, Mirko ishte shumë i fortë. Adzic do të bëjë karrierë të madhe, e ardhmja është e tij. Vitin e kaluar e penguan dëmtimet. Goditjet e lira? Ai i godet më mirë se unë”. -

Golat e pësuar te Vllaznia, Martini fiksohet me goditjet standarde në prag të sfidës me Partizanin
Përveç repartit të mbrojtjes që ka pasur një vëmendje të veçantë në këto ditë të pushimit të kampionatit, tek Vllaznia në ditët e fundit një rëndësi i kanë kushtuar edhe goditjeve standarde. Kështu kuqeblutë kanë vuajtur shumë, sidomos në ndeshjet e Conference League nga pozicionet e ndaluara. Ku janë ndëshkuar shpesh herë me gola, të cilët më pas kanë ndikuar edhe në balancat përfundimtare të ndeshjeve. Duke sjellë rezultate negative dhe eleminim nga kompeticionet europiane.
Kështu këto ditë tek shkodranët janë shikuar të praktikohen shpesh goditjet nga këndi apo edhe goditjet e dënimit. Kjo si në pozicionet mbrojtëse ku skuadra duhet të përpiqet të minimizojë sa më shumë tentativat e kundërshtarit, por edhe në pjesën sulmuese. Me trajnerin Martini që ka aplikuar disa mënyra se si mund të “goditen” ekipet kundërshtare. Duke parë edhe shtatlartësinë që 9 herë kampionët e vendit kanë në skuadër, me elementë si Gjini, Kuros, Bismark apo edhe Balaj.Duke qenë kështu të rrezikshëm në lojën në ajër. Për të ekzekutuar nga pozicionet e ndaluara janë preferuar futbollistë si Mala, Murataj dhe Jago në shumicën e kohës. Me treshen e sipër përmendur që me të vërtetë kanë treguar një nivel shumë të kënaqshëm në stërvitje. Po ashtu një “duel” nga goditjet e dënimit ka pasur mes Balajt dhe Kastratit, me dyshen sulmuese që duket se preferohet më shumë për pozicione të tilla. Ku patjetër kapiteni i skuadrës qëndron i pari në hierarkinë e goditësve, ku në të shkuarën ka sjellë edhe gola spektakolarë nga distanca në goditjet e dënimit.