Rritja e tarifave doganore në nivel ndërkombëtar është një goditje e madhe për të pambrojturit dhe të varfërit.Kështu është shprehur Organizata e Kombeve të Bashkuara përmes një reagimi zyrtar lidhur me tarifat e vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump.
OKB tha se kushtet në të cilat ndodhet bota për të shkak të luftërave, një vendim i tillë shton problematika për shumë shtete.“Kjo është një kohë për bashkëpunim, jo për përshkallëzim të konflikteve. Rregullat e tregtisë globale duhet të evoluaojnë, por duhet të merret parasysh dhe të mbrohen më të cënuarit. Shumë ekonomi me të ardhura të ulëta tani po përballen me një “stuhi” të përkeqësimit të kushteve dhe të përkeqësimit të borxhit”, ka thënë mes të tjerash OKB në reagimin e saj.
Tag: goditje
-

Tarifat e Trump, reagon OKB: Goditje për të pambrojturit dhe të varfërit
-

Goditja në tru/ Ja disa nga zakonet që mbrojnë mendjen dhe reduktojnë rrezikun
Edhe pse ka faktorë rreziku që nuk mund t’i ndryshoni, të tilla si mosha, gjinia, përkatësia etnike ose historia familjare, ka gjëra që mund të bëni për të reduktuar mundësinë për të pasur një goditje në tru , pavarësisht nga mosha juaj. Siobhan Mclernon, një pedagoge e infermierisë në Universitetin e South Bank në Londër, sugjeron përmes artikullit të saj në The Conversation, 8 zakone që mund të ndiqni.
Edhe pse gjasat për të pasur një goditje në tru rritet me moshën, ajo mund të ndodhë në çdo moshë, me incidencën e saj në rritje tek të rinjtë nën moshën 55 vjeç. Disa faktorë rreziku, si hipertensioni, hiperkolesterolemia, obeziteti, diabeti mellitus, duhani, mungesa e aktivitetit fizik dhe dieta e dobët, janë të zakonshëm tek të rinjtë. Në të njëjtën kohë, disa zakone të tjera, si konsumimi i tepërt i alkoolit apo drogës, rrisin rrezikun.
1. Lëreni duhanin
Duhanpirësit kanë më shumë se dy herë më shumë gjasa të kenë një goditje në tru sesa jo duhanpirësit. Pirja e duhanit shkakton dëmtime të mureve të enëve të gjakut, hipertension dhe takikardi, duke krijuar njëkohësisht hipoksi. Përveç kësaj, rrit rrezikun e mpiksjes së rrezikshme të gjakut.
2. Mbani nën kontroll presionin e gjakut
Presioni i lartë i gjakut dëmton muret e enëve të gjakut, duke i bërë ato të dobëta dhe të prirura për këputje ose bllokim. Gjithashtu mund të çojë në formimin e mpiksjes së gjakut, të cilat më pas udhëtojnë në tru dhe bllokojnë rrjedhën e gjakut, duke shkaktuar një goditje në tru. Sipas Mclernon, është e rëndësishme të kontrolloni rregullisht presionin e gjakut, në mënyrë që nëse zbulohen shenja të hipertensionit, t’i trajtoni ato në kohë.
3. Kujdes nga kolesteroli
Më shumë se 1 në 4 goditje janë të lidhura me nivele të larta të kolesterolit “të keq” (LDL). Për ta reduktuar atë, sigurohuni që të mbani yndyrën e ngopur, që gjendet në mishin e yndyrshëm, gjalpin, djathin dhe qumështin e plotë, në nën 7% të kalorive tuaja ditore.
4. Kujdes nga sheqeri
Hiperglicemia shoqërohet me një rrezik të shtuar për goditje në tru, pasi nivelet e larta të glukozës në gjak shkaktojnë dëmtim të endotelit të enëve të gjakut, duke i bërë enët e gjakut më të prekshme ndaj dëmtimit dhe aterosklerozës. Ky proces mund të çojë në formimin e një mpiksje gjaku, e cila mund të bllokojë enët e gjakut që furnizojnë trurin, duke shkaktuar një goditje ishemike. Për të zvogëluar shanset për hiperglicemi, përpiquni të bëni ushtrime të rregullta, të hani një dietë të ekuilibruar të pasur me fibra, të pini mjaftueshëm ujë, të mbani një peshë të shëndetshme dhe të menaxhoni stresin.
5. Mbani një peshë të shëndetshme
Mbipesha është një nga faktorët më të rëndësishëm të rrezikut për goditje në tru, pasi shoqërohet me afërsisht 20% të rasteve, ndërsa obeziteti e rrit atë edhe më shumë, me 64%. Pesha e tepërt trupore kontribuon në shfaqjen e hipertensionit arterial, dislipidemisë, sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit mellitus të tipit 2, gjendje që rrisin ndjeshëm rrezikun e goditjes ishemike dhe hemorragjike. Rregullimi i tij nëpërmjet një diete të ekuilibruar dhe aktivitetit të rregullt fizik është çelësi për të reduktuar rrezikun tuaj.
6. Ndiqni dietën mesdhetare
Një mënyrë për të ndjekur një dietë të ekuilibruar të pasur me fibra bimore dhe për të mbajtur një peshë të shëndetshme është të adoptoni modelin mesdhetar. Kjo dietë e veçantë është treguar se zvogëlon rrezikun e goditjes në tru, veçanërisht kur theksohen arrat dhe vaji i ullirit.
7. Flini mirë
Mundohuni të flini shtatë deri në nëntë orë në ditë. Shumë pak gjumë mund të çojë në presion të lartë të gjakut, një nga faktorët më të rëndësishëm të rrezikut për goditje në tru. Gjumi i tepërt, megjithatë, shoqërohet gjithashtu me një rrezik të shtuar të goditjes në tru, kështu që përpiquni të qëndroni sa më aktiv që të jetë e mundur për të fjetur sa më mirë.
8. Aktivitet ditor
Udhëzimet zyrtare rekomandojnë shmangien e qëndrimit të zgjatur ulur dhe synimin për të paktën 150 minuta aktivitet me intensitet të moderuar ose 75 minuta aktivitet të fuqishëm në javë. Ushtrimi duhet të shpërndahet në mënyrë të barabartë në katër deri në pesë ditë në javë ose çdo ditë tjetër, dhe aktivitetet e forcës duhet të preferohen të paktën dy herë në javë. -

“Kjo është goditje për demokracinë”/ U dënua me 4 vite burg, Le Pen bën lëvizjen e parë pas vendimit
Pas dënimit të saj, Marine Le Pen nuk vonoi të bënte apel ndaj vendimit të gjykatës. Megjithatë, ky apel nuk ka asnjë efekt mbi hyrjen në fuqi të pazgjedhshmërisë së saj.
Duke marrë parasysh afatet e zakonshme për caktimin e një date gjykimi, procesi i apelit mund të zhvillohet të paktën pas një viti, me një pritje prej tre muajsh për shpalljen e një vendimi të ri, pra, pikërisht para zgjedhjeve të vitit 2027.Në apel, Marine Le Pen mund t’i shpëtojë një pazgjedhshmërie të menjëhershme, gjë që teorikisht do t’i lejonte asaj të kandidonte. Por, nga njëra anë, gjyqi duhet të mbahet brenda këtyre afateve të kufizuara dhe, nga ana tjetër, përgatitja e një kandidature në këtë kontekst duket e vështirë.
Në rast të një dënimi edhe në apel, mbetet më pas hapi i rekursit në Gjykatën e Kasacionit, përpara se vendimi gjyqësor të bëhet përfundimtar.
Pas lajmit ka reaguar dhe avokati i saj Rodolphe Bosselut.
“Kjo është një goditje për demokracinë”, shtoi avokati në një deklaratë të shkurtër për shtypin përpara selisë së partisë në Paris, përpara se t’i bashkohej klientes së tij. -

U dënua nga gjykata për përvetësim fondesh të BE, Le Pen apelon vendimin! Avokati: Goditje për demokracinë
Udhëheqësja e së djathtës ekstreme franceze, Marine Le Pen, e cila shpall fajtore për përvetësim të fondeve të Bashkimit Evropian, do të apelojë dënimin kundër saj, njoftoi avokati i saj Rodolfo Beauselou.
‘Kjo është një goditje për demokracinë,’ u tha avokati gazetarëve jashtë selisë së partisë së ekstremit të djathtë në Paris. Le Pen dhe 24 zyrtarë të tjerë nga Tubimi Kombëtar, u akuzuan për përvetësimin e mbi 4.1 milionë eurove të destinuara për ndihmësit e parlamentit të BE-së për të paguar stafin që punoi për partinë midis 2004 dhe 2016, në kundërshtim me rregulloret e bllokut 27-vendesh.
Le Pen mohoi akuzat dhe argumentoi se ishte e pranueshme që puna e ndihmësve të paguar nga Parlamenti Evropian të përshtatej me nevojat e ligjvënësve, duke përfshirë disa punë politike në lidhje me partinë. Por gjyqtarja Benedicte de Perthuis nuk u pajtua, duke vendosur se Le Pen kishte qenë në zemër të një sistemi që partia e saj përdori për të shpërdoruar paratë e parlamentit të BE.
Ajo u shpall fajtore për përvetësim së bashku me tetë persona të tjerë që ishin ligjvënës të BE-së në atë kohë dhe 12 asistentë parlamentar. Gjithashtu, gjykata ia ndaloi të mbajë poste publike për pesë vjet, çfarë do të thotë se ajo nuk do të mund të garojë në zgjedhjet presidenciale të Francës, më 2027.
-

Detaje nga sherri në Sarandë, si e plagosën me tre goditje me thikë 17-vjeçarin
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Sarandës pas një sherri mes adoleshentësh, ku një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë me tre goditje me thikë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1, në rrugën “Bilal Golemi”, dhe ka sjellë panik mes banorëve të zonës.
I mituri B.K., nxënës në gjimnazin “Hasan Tahsini” dhe banues në Sarandë, u sulmua me një thikë nga bashkëmoshatari i tij, K. Cora, pas një konflikti që ende nuk dihet me saktësi se çfarë e ka shkaktuar.
Burime pranë Policisë bëjnë me dije se i riu është goditur një herë në stomak dhe dy herë në ije, duke pësuar plagë serioze, që kërkuan ndërhyrje të menjëhershme mjekësore.
I plagosuri u transportua fillimisht në urgjencën e spitalit të Sarandës, ku mjekët i dhanë ndihmën e parë, dhe më pas u dërgua me ambulancë drejt Vlorës për mjekim më të specializuar. Gjendja e tij mbetet ende e rëndë, ndërsa mjekët po monitorojnë nga afër situatën e tij shëndetësore.
Policia reagoi shpejt duke arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, K. Cora. Pas sulmit, ai tentoi të largohej dhe të fshihte armën e krimit duke e hedhur në një zonë të mbuluar me ferra. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave të rendit, ai u kap dhe u shoqërua në komisariat për t’u marrë në pyetje.
Autoritetet po hetojnë për të zbardhur motivet e sakta të konfliktit mes dy adoleshentëve dhe për të përcaktuar rrethanat e sakta të ngjarjes.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh në komunitetin lokal, duke rikthyer vëmendjen mbi sigurinë në ambientet shkollore dhe mes të rinjve. -

PD vijon sulmet ndaj SPAK, Strazimiti: Po talleni që ka punuar? E futën Gjushin në burg për leje ndërtimi
Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, Gent Strazimiri, në një intervistë për emisionin “Ngjarja Kryesore” në RTSH 1, ka akuzuar SPAK për dështim në hetimin punës së tyre.
Strazimiri theksoi se SPAK kishte mundësinë të bënte goditje të forta, që sipas tij, ajo i kishte fakte dhe mundësi, por u fokusua në raste të tjera, si arrestimin e Vangjush Dakos për ndërtim pa leje.
“Dosja 184 janë fakte që dhe sot mund të hapen. SPAK-u mundet ta bëj sot këtë goditje. Nuk po flasim për një situatë hipotetike, SPAK-u nuk e ka bërë, SPAK-u e kishte në dorë dhe kthehu kokën në anën tjetër. Të më thuash sot që SPAK-u ka reaguar sepse futi Gjushin në burg për ndërtim pa leje kjo është me të vërtet të tallesh”, u shpreh Gent Strazimiri. -

Goditje e rëndë për Silvinjon, konfirmohet mungesa e madhe ndaj Anglisë
Lajm i keq për trajnerin Silvinjo, në prag të ndeshjes me Anglinë. Mbrojtësi Ardian Ismajli ka humbur takimin e parë ndaj kombëtares së “Tre Luanëve”.
Testet e fundit mjekësore kanë konfirmuar se lojtari nuk është i gatshëm për të zbritur në fushë. Ismajli vuan dëmtimet prej disa kohësh dhe nuk është në formën më të mirë.
Ndonëse u provua deri në fund, mbrojtësi nuk ia doli dot. Kështu Silvinjos i përgjysmohet një repart, ndërsa kujtojmë se edhe Kumbulla ka probleme dhe mbetet në dyshim.