Tag: goditje

  • 40 goditjet drejt portës së Mallorca, rekord për 10 sezonet e fundit të La Liga-s

    40 goditjet drejt portës së Mallorca, rekord për 10 sezonet e fundit të La Liga-s

    Ishte një festë e vërtetë e futbollit sulmues. Barça rikuperoi shkëlqimin e saj, versionin më të freskët dhe të gjallë në momentin më të përshtatshëm, pikërisht para finales së madhe të Kupës së Mbretit, që do të zhvillohet të shtunën në “Estadio de la Cartuja” të Seville, kundër Real Madridit.
    40 goditjet në portën kundërshtare, që skuadra e Hansi Flick realizoi të martën në fitoren minimale ndaj Mallorca (1-0), përbëjnë rekordin e një ndeshjeje në La Liga në 10 sezonet e fundit, sipas të dhënave të “BeSoccer Pro”.
    40 goditje, një çmenduri që nuk u pasqyrua në rezultatin përfundimtar. Prej tyre, 13 ishin në kuadratin e portës së Mallorca. “Heroi” për mysafirët ishte portieri Leo Román, lojtari më i mirë i ndeshjes për skuadrën balearike, që shkëlqeu me 11 pritje vendimtare, duke tejkaluar rekordin e dy ndeshjeve të mëparshme me nga 10 pritje, të mbajtura këtë sezon nga portieri i Espanyol, Joan Garcia. Në kontrast, Mallorca realizoi vetëm 4 goditje, por asnjë në portën katalanase.
    Nga pothuajse 40 goditje të provuara nga Barcelona, vetëm Dani Olmo, në minutën e parë të pjesës së dytë, arriti të gjejë rrugën e rrjetës. Në total, Barça regjistroi kundër Mallorca 4.64 “expected goals” (xG) – një metrikë e avancuar që i jep vlerë çdo goditjeje nga 0.00 deri në 1.00 për të pasqyruar probabilitetin që ajo goditje të përfundonte në gol.
    Asnjë skuadër që nga sezoni 2015-16, kur “BeSoccer Pro” nisi të mbledhë këto të dhëna, nuk kishte realizuar kaq shumë goditje në një ndeshje të La Liga-s. Statistikë mbresëlënëse që vjen në një fazë kyçe të sezonit, me një Barçë që është e etur për t’i fituar të gjitha trofetë në lojë.

  • Vatikani zbulon shkakun e vdekjes së Papa Françeskut: Pësoi goditje në tru!

    Vatikani zbulon shkakun e vdekjes së Papa Françeskut: Pësoi goditje në tru!

    Vatikani ka dalë mbrëmjen e sotme me një njoftim zyrtar, ku ka zbuluar shkakun e vdekjes së Papa Françeskut.Sipas deklaratës së Vatikanit, Papa vdiq nga një goditje në tru. Deklarata erdhi rreth 12 orë pas njoftimit të parë të vdekjes së Papës.
    Papa Françesku kishte probleme të rënda shëndetësore, të cilat u përkeqësuan në vitet e fundit të jetës së tij.Ai vuajti veçanërisht nga sëmundje kronike të mushkërive.
    Ati i Shenjtë u shua në moshën 88-vjeçare si Papa i 226-të i Kishës Katolike Romake.

  • Zbulohet shkaku i vdekjes së Papa Françeskut, Vatikani: Pësoi goditje në tru

    Zbulohet shkaku i vdekjes së Papa Françeskut, Vatikani: Pësoi goditje në tru

    Zbulohet shkaku i vdekjes së Papa Françeskut.

    Sipas deklaratës së Vatikanit, Papa vdiq nga një goditje në tru. Deklarata erdhi rreth 12 orë pas njoftimit të parë të vdekjes së Papës.
    Papa Françesku kishte probleme të rënda shëndetësore, të cilat u përkeqësuan në vitet e fundit të jetës së tij.
    Ai vuajti veçanërisht nga sëmundje kronike të mushkërive. Më 14 shkurt ai u shtrua në spitalin Gemelli me një krizë respiratore që u shndërrua në pneumoni të dyfishtë. Ai u shtrua në reanimacion për disa ditë dhe gjendja e tij u stabilizua.

    Top Channel

  • Vdekja e Papa Françeskut/ Ati i Shenjtë dyshohet se humbi jetën nga goditja në tru

    Vdekja e Papa Françeskut/ Ati i Shenjtë dyshohet se humbi jetën nga goditja në tru

    Papa Françesku dyshohet se është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm (21 Prill) si pasojë e një goditje në tru.
    Sipas thashethemeve që qarkullojnë në Vatikan, shkaku i vdekjes së Ati i Shenjtë ishte një goditje në tru, raporton Corriere.
    Ndërkohë në orët e ardhshme Selia e Shenjtë do të lëshojë një deklaratë zyrtare ku do të tregojë shkakun e vdekjes së Papa Françeskut.

  • “12 maji do të jetë një goditje fatale për PD-në”/ Andoni: Nuk kam parë fushatë më të fjetur se kjo

    “12 maji do të jetë një goditje fatale për PD-në”/ Andoni: Nuk kam parë fushatë më të fjetur se kjo

    Analisti Ben Andoni i ftuar në nje emision televiziv deklaroi se PD po pret një sinjal nga SHBA, për mundësinë e rishikimit të non gratës së Sali Berishës. Duke e cilësuar si strategji të gabuar të fushatës, zoti Andoni thotë se PD mund të pësojë një disfatë të madhe në këto zgjedhje.
    “Gjithë këto vite që ne si gazetarë dhe analistë merremi me fushatën, nuk kam parë fushatë më të fjetur se kjo. PD ka program të mirë, por është për të ardhur keq që as zoti Berisha dhe askush tjetër veç zonjës Tabaku, nuk dinë ta përcjellin te votuesit.
    Fushata one man show e futi në kurth Berishën nga zoti Rama. Së pari është kurthi i moshës biologjike, e dyta e ligjërimit publik, që zotit Rama nuk ia merr dot askush.
    PD i ka sytë vetëm drejt SHBA-së që të marrë qoftë edhe një sinjal të vogël që do të jetë mundësia që zotit Berisha do t’i rishikohet mundësia për të hequr non gratën. Kjo ka përfshirë të gjithë esencën e fushatës së PD në këto zgjedhje. Besoj se 12 maji do të jetë një goditje fatale për PD nëse nuk kanë asnjë as nën mëngë.

  • Ben Andoni: 12 maji do të jetë një goditje fatale për PD nëse nuk ka një as nën mëngë

    Ben Andoni: 12 maji do të jetë një goditje fatale për PD nëse nuk ka një as nën mëngë

    “Gjithë këto vite që ne si gazetarë dhe analistë merremi me fushatën, nuk kam parë fushatë më të fjetur se kjo. PD ka program të mirë, por është për të ardhur keq që as zoti Berisha dhe askush tjetër veç zonjës Tabaku, nuk dinë ta përcjellin te votuesit.
    Fushata one man show e futi në kurth Berishën nga zoti Rama. Së pari është kurthi i moshës biologjike, e dyta e ligjërimit publik, që zotit Rama nuk ia merr dot askush.
    PD i ka sytë vetëm drejt SHBA-së që të marrë qoftë edhe një sinjal të vogël që do të jetë mundësia që zotit Berisha do t’i rishikohet mundësia për të hequr non gratën. Kjo ka përfshirë të gjithë esencën e fushatës së PD në këto zgjedhje. Besoj se 12 maji do të jetë një goditje fatale për PD nëse nuk kanë asnjë as nën mëngë.
    PD arriti deri në Grotesk me deklaratat e zotit Këlliçi dhe të zonjës Harxhi kur thanë se zotit Berisha I është hequr non grata dhe se vetëm gazetarët nuk e dinë. Kjo tregon se ose PS ka humbur pasqyrimin e realitetit ose ajo që unë mendoj në thellësi që në PD po presin vdekjen politike të Sali Berishës dhe kjo do të ndodhë me 12 maj”, u shpreh ai.

  • Inzaghi: Mbrëmje e mrekullueshme, ky sezon i gjatë po na jep shumë emocione

    Inzaghi: Mbrëmje e mrekullueshme, ky sezon i gjatë po na jep shumë emocione

    “Është një mbrëmje e mrekullueshme, e jetuar në stadiumin tonë, përpara tifozëve tanë, kundër një skuadre shumë të fortë. Duhej të bënim dy ndeshje të mëdha, duke dhënë gjithçka që kishim. Djemtë ishin të jashtëzakonshëm, është një sukses për t’u ndarë me gjithë botën interiste. Vazhdojmë përpara në këtë sezon të gjatë, që po na dhuron shumë emocione”.
    Kështu u shpreh në fillim të fjalës së tij, pas barazimit 2-2 në “San Siro”, ndaj bavarezëve, trajneri Simone Inzaghi. Ky barazim, duke llogaritur edhe fitoren 2-1 në çerekfinalen e parë, e dërgoi Interin në gjysmëfinale, ku tashmë e pret Barcelona.
    Tani jeni skuadra favorite në Champions?Në këtë skenë të madhe është edhe më kënaqësi, sepse përtej buxheteve, që nuk zbresin në fushë, Bayerni nuk e uli kurrë intensitetin, por ne iu përgjigjëm goditje për goditje.
    Pas golit të pësuar, përmbysët gjithçka për tre minuta. A ka dorë Inzaghi në këtë pjekuri të skuadrës zikaltër?Kjo është dora e këtyre djemve, që ndihen mirë së bashku. Punojnë dhe sakrifikohen. Kemi gati katër vite së bashku. Ndërtuam një skuadër të shkëlqyer mes vështirësish, sepse fillimisht Zhang e më pas Oaktree ishin shumë të qartë me mua. Duhej të sistemonim disa gjëra më parë, e bëmë, dhe arritëm të krijonim një ekip që na ka dhënë trofe e fitore të rëndësishme. Kjo paraqitje na shpërblen për gjithë punën, bashkë me stafin përpiqemi gjithmonë t’i vendosim djemtë në kushtet më të mira.
    Çfarë biseduat me Arnautovic?Këto ditë kishte marrë një goditje kundër Cagliarit dhe nuk ishte në formën më të mirë. I kërkova nëse ishte i gatshëm dhe më tha po, edhe sonte. Pastaj vendosa për një zëvendësim tjetër. Kjo tregon bashkimin e grupit. Edhe të dëmtuarit që ishin në pankinë e kanë përjetuar njësoj me ne. Duhet t’i shijojmë këto mbrëmje, ‘San Siro’ ishte me të vërtetë emocionues. Urime djemve për atë që dhanë në fushë.

  • ‘Landfilli i Sharrës, një minë me sahat’, Klodiana Lala: Çështje në hetim e sipër, priten goditje të forta

    ‘Landfilli i Sharrës, një minë me sahat’, Klodiana Lala: Çështje në hetim e sipër, priten goditje të forta

    Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se hetimet për çështjen e inceneratorit të Tiranës janë ende në vazhdim, ndërsa ka ngritur alarmin për një tjetër problematikë të rëndë që lidhet me dherat dhe menaxhimin e tyre.
    E ftuar në një studio televizive, Lala theksoi se përveç hetimeve për inceneratorin, duhet të hapet edhe një dosje e re për çështjen e dherave që po hidhen pa kriter.
    Sipas saj, landfilli i Sharrës është në një gjendje alarmante dhe përbën një rrezik serioz për mjedisin dhe shëndetin publik.
    “Inceneratori është një çështje në hetim e sipër. Kemi çështjen e dherave. Është një minë me sahat landfilli i Sharrës, do ketë goditje të forta. Dherat po hidhen në lumenj”, deklaroi gazetarja.
    Lala paralajmëroi se në vijim priten zhvillime të forta dhe goditje të mëdha në lidhje me këtë skandal që po rëndon mbi qytetin e Tiranës.

  • Tronditi Realin, Arsenal për rekord

    Tronditi Realin, Arsenal për rekord

    E pabesueshme por e vertetë. Shtatëmbëdhjetë minuta çmenduri e pastër futbolli në formatin më të lartë të UEFA-s, Liga e kampionëve.

    Arsenali bëri një paraqitje monumentale në Emirates Stadium, duke mposhtur një Real Madrid inegistent me një fitore të thellë 3-0 që mund të ndikojë fort përpara ndeshjes së kthimit në Bernabeu.

    Faktori vendimtar ishte një goditje e lirë nga një goditje e lirë nga një Delan Rajs i frymëzuar, i cili gjeti këndin në mënyrë të përsosur ku as Kurtua nuk mund të arrinte dhe goli i fundit nga Mikel Merino, i cili vulosi lojën në minutat e fundit me një vrapim të përsosur nga qendërsulmuesi.

    Por përtej rezultatitbefasues, shifrat janë mbresëlënëse: Arsenali regjistroi 11 goditje në portë kundër Los Blancos, një figurë historike, siç theksohet nga numëri i sotëm i gazetës spanjolle AS. Asnjë ekip nuk ka arritur të bëjë më mirë se Topçinjtë për më shumë se 20 vjet, më saktë 21, në një ndeshje eliminatore të Champions League kundër Real Madridit.

    Pikërisht sqaron AS që nga sezoni 2003-2004 një skuadër pati kaq shumë goditje në portë në fazën finale të kompeticionit më të mirë europian kundër Merengues, me përjashtim të Liverpulit në mars 2009. Një mbrëmje perfekte për njerëzit e Artetës, një natë makthi për Ançelotin dhe ekipin e tij të Real Madrid.

    Vazhdo leximin

  • Goditja në tru, zbuloni disa nga zakonet që reduktojnë rrezikun

    Goditja në tru, zbuloni disa nga zakonet që reduktojnë rrezikun

    Edhe pse ka faktorë rreziku që nuk mund t’i ndryshoni, të tilla si mosha, gjinia, përkatësia etnike ose historia familjare, ka gjëra që mund të bëni për të reduktuar mundësinë për të pasur një goditje në tru , pavarësisht nga mosha juaj. Siobhan Mclernon, një pedagoge e infermierisë në Universitetin e South Bank në Londër, sugjeron përmes artikullit të saj në The Conversation, 8 zakone që mund të ndiqni.
    Edhe pse gjasat për të pasur një goditje në tru rritet me moshën, ajo mund të ndodhë në çdo moshë, me incidencën e saj në rritje tek të rinjtë nën moshën 55 vjeç. Disa faktorë rreziku, si hipertensioni, hiperkolesterolemia, obeziteti, diabeti mellitus, duhani, mungesa e aktivitetit fizik dhe dieta e dobët, janë të zakonshëm tek të rinjtë. Në të njëjtën kohë, disa zakone të tjera, si konsumimi i tepërt i alkoolit apo drogës, rrisin rrezikun.

    Lëreni duhanin

    Duhanpirësit kanë më shumë se dy herë më shumë gjasa të kenë një goditje në tru sesa jo duhanpirësit. Pirja e duhanit shkakton dëmtime të mureve të enëve të gjakut, hipertension dhe takikardi, duke krijuar njëkohësisht hipoksi. Përveç kësaj, rrit rrezikun e mpiksjes së rrezikshme të gjakut.

    Mbani nën kontroll presionin e gjakut

    Presioni i lartë i gjakut dëmton muret e enëve të gjakut, duke i bërë ato të dobëta dhe të prirura për këputje ose bllokim. Gjithashtu mund të çojë në formimin e mpiksjes së gjakut, të cilat më pas udhëtojnë në tru dhe bllokojnë rrjedhën e gjakut, duke shkaktuar një goditje në tru. Sipas Mclernon, është e rëndësishme të kontrolloni rregullisht presionin e gjakut, në mënyrë që nëse zbulohen shenja të hipertensionit, t’i trajtoni ato në kohë.

    Kujdes nga kolesteroli

    Më shumë se 1 në 4 goditje janë të lidhura me nivele të larta të kolesterolit “të keq” (LDL). Për ta reduktuar atë, sigurohuni që të mbani yndyrën e ngopur, që gjendet në mishin e yndyrshëm, gjalpin, djathin dhe qumështin e plotë, në nën 7% të kalorive tuaja ditore.

    Kujdes nga sheqeri

    Hiperglicemia shoqërohet me një rrezik të shtuar për goditje në tru, pasi nivelet e larta të glukozës në gjak shkaktojnë dëmtim të endotelit të enëve të gjakut, duke i bërë enët e gjakut më të prekshme ndaj dëmtimit dhe aterosklerozës. Ky proces mund të çojë në formimin e një mpiksje gjaku, e cila mund të bllokojë enët e gjakut që furnizojnë trurin, duke shkaktuar një goditje ishemike. Për të zvogëluar shanset për hiperglicemi, përpiquni të bëni ushtrime të rregullta, të hani një dietë të ekuilibruar të pasur me fibra, të pini mjaftueshëm ujë, të mbani një peshë të shëndetshme dhe të menaxhoni stresin.

    Mbani një peshë të shëndetshme

    Mbipesha është një nga faktorët më të rëndësishëm të rrezikut për goditje në tru, pasi shoqërohet me afërsisht 20% të rasteve, ndërsa obeziteti e rrit atë edhe më shumë, me 64%. Pesha e tepërt trupore kontribuon në shfaqjen e hipertensionit arterial, dislipidemisë, sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit mellitus të tipit 2, gjendje që rrisin ndjeshëm rrezikun e goditjes ishemike dhe hemorragjike. Rregullimi i tij nëpërmjet një diete të ekuilibruar dhe aktivitetit të rregullt fizik është çelësi për të reduktuar rrezikun tuaj.

    Ndiqni dietën mesdhetare

    Një mënyrë për të ndjekur një dietë të ekuilibruar të pasur me fibra bimore dhe për të mbajtur një peshë të shëndetshme është të adoptoni modelin mesdhetar. Kjo dietë e veçantë është treguar se zvogëlon rrezikun e goditjes në tru, veçanërisht kur theksohen arrat dhe vaji i ullirit.

    Flini mirë

    Mundohuni të flini shtatë deri në nëntë orë në ditë. Shumë pak gjumë mund të çojë në presion të lartë të gjakut, një nga faktorët më të rëndësishëm të rrezikut për goditje në tru. Gjumi i tepërt, megjithatë, shoqërohet gjithashtu me një rrezik të shtuar të goditjes në tru, kështu që përpiquni të qëndroni sa më aktiv që të jetë e mundur për të fjetur sa më mirë.

    Aktivitet ditor

    Udhëzimet zyrtare rekomandojnë shmangien e qëndrimit të zgjatur ulur dhe synimin për të paktën 150 minuta aktivitet me intensitet të moderuar ose 75 minuta aktivitet të fuqishëm në javë. Ushtrimi duhet të shpërndahet në mënyrë të barabartë në katër deri në pesë ditë në javë ose çdo ditë tjetër, dhe aktivitetet e forcës duhet të preferohen të paktën dy herë në javë.