Tag: goditje

  • Izraeli paralajmëron goditje të reja në Teheran, udhëzon civilët të evakuohen

    Izraeli paralajmëron goditje të reja në Teheran, udhëzon civilët të evakuohen

    Bota E Hënë, 16 Qershor 2025 16:08
    Ushtria izraelite ka lëshuar një “paralajmërim urgjent” për civilët iranianë që të largohen “menjëherë” nga një zonë e konsiderueshme e Teheranit, kryeqytetit të Iranit. ”Në orët në vijim, IDF do të veprojë në zonë, siç ka bërë ditët e fundit në të gjithë Teheranin, për të goditur infrastrukturën ushtarake të regjimit iranian”, shkroi në X zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Avichay Adraee. Ai i bashkëngjit një hartë paralajmërimit duke thënë se njerëzit në disa pjesë të distriktit të tretë të qytetit duhet të largohen nga zona. ‘‘Prania juaj në këtë zonë rrezikon jetën tuaj”, përfundon paralajmërimi.

  • Rregull i ri në Europianin U-21/ Portieri nuk duhet të mbajë topin më shumë se…

    Rregull i ri në Europianin U-21/ Portieri nuk duhet të mbajë topin më shumë se…

    Kampionati Europian i 21-vjeçarëve, emocionet që përjetohen ekskluzivisht në televizionin Klan Plus, zbaton edhe një rregull të ri.
    Gjithçka lidhet me portierët, të cilët nuk do të kenë mundësi për të vonuar pafund lojën.
    Sipas këtij rregulli të ri, nëse një portier e mban topin për më shumë se 8 sekonda pasi ka bërë një pritje, gjyqtari do të fishkëllejë një faull dhe do të akordojë një goditje nga këndi për ekipin kundërshtar.
    Një rregull që zëvendëson rregullin “6 sekonda” i cili akordonte një goditje të lirë brenda zonës. Numërimi mbrapsht prej tetë sekondash fillon kur portieri ka kontroll të plotë të topit dhe nuk sfidohet nga një lojtar kundërshtar.
    Gjyqtari duhet të numërojë mbrapsht në mënyrë të dukshme pesë sekondat e fundit, duke u siguruar që portieri ta shohë këtë.
    Nëse kundërshtarët fillojnë të ushtrojnë presion mbi portierin ose ta pengojnë atë gjatë numërimit mbrapsht, gjyqtari do ta ndalojë numërimin mbrapsht dhe do t’i akordojë portierit një goditje të lirë indirekte.
    Rregulli debuton në Kampionatin Europian të 21-vjeçarëve, pasi ai do të zbatohet në të gjithë kompeticionet e UEFA-s.
    Ai do të përdoret në të gjitha ndeshjet e garave, pra edhe në kualifikueset e Kupës së Botës, Ligën e Kombeve dhe mbi të gjitha Champions, Europa dhe Conference League. Klan News

  • Shqipëria barazim dëshpërues me Letoninë, rruga drejt Botërorit bëhet “malore”

    Shqipëria barazim dëshpërues me Letoninë, rruga drejt Botërorit bëhet “malore”

    Adriatik BALLA
    Shqipëria nuk ia doli mbrëmë të dilte me tri pikë nga Riga e Letonisë. Barazoi 1-1 dhe mori vetëm një pikë, rezultat që nuk e ndihmon aspak në rrugëtimin e saj drejt Botërorit 2026. Ishte një ndeshje që duhej fituar medoemos, por nuk ndodhi. Ndeshja nisi me Letoninë në sulm, e cila krijon shpejt dy raste që përfundojnë me goditje këndi. Por Strakosha tregohet i kujdesshëm në kontrollin e topit.
    Me kalimin e minutave tanët njohin më mirë kundërshtarin, fitojnë pak nga pak terren dhe përpiqen të rrezikojnë. Në minutën e 8-të, një krosim i Asllanit për Manajn për pak shkakton një autogol të letonezëve pasi mbrojtësi kthen topin me kokë por rrezikon shumë. Sidoqoftë, sfera përfundon jashtë. Shehu në qendër të mesfushës bën punë të mirë dhe qarkullon si duhet, ndërsa Laçi dhe Hoxha duken më guximtarë në pjesën e parë me përpjekje për të depërtuar. Në të 12’ Broja rrëmben një top te kundërshtari dhe futet nga jashtë për në brendësi, shmanget bukur dhe pason për Laçin, por gjuajtja e dibranit nuk gjen hapësirën e duhur.
    Në minutën e 17-të, në një aksion pa pretendime të Letonisë, lojtari i tyre pengohet në hyrje të zonës dhe gjyqtari akordon 11-metërsh. U deshën minuta të tëra që VAR të merrte vendim të ekzekutohej penalltia. Janis Ikaunieks vihet përballë portierit shqiptar, por Tomas Strakosha kupton krahun dhe e pret penalltinë. Më pas një ndalesë e papritur e ndeshjes, ku nuk kuptohej përse gjyqtari kryesor nuk akordohej me kufje me gjyqtarët e VAR-it. Pas disa minutash përpjekje, përfaqësuesja e Shqipërisë gjen golin në minutën e 29-të.
    Pas një harkimi të Hoxhës nga e majta, topi shkon drejt Manajt, devijohet nga sulmuesi por pastaj është Çernomordijs që devijon, por është sërish Manaj që e prek  sferën dhe e dërgon në rrjetë. 1-0 për Shqipërinë dhe gjërat bëhen më të lehta për tanët. Në minutën e 36-të, pas një goditje këndi dhe largimit të topit nga mbrojtja letoneze, është Asllani që stopon me gjoks dhe gjuan fluturimthi me të majtën, por jashtë.  Në minutën e 40-të, janë letonezët që pretendojnë penallti pas faullit të Ismajlit në vijën e zonës ndaj sulmuesit vendas. Por vetëm goditje dënimi. Në minutat e fundit të kohës shtesë që u dhanë për këtë pjesë të parë, letonezët nëpërmjet dy-tri goditje këndi arritën të barazonin. Një krosim në zonë nga Ciganiks gjen kapitenin shtatlartë Çernomordijs, që shënon me kokë, duke mos i dhënë asnjë shans as Balliut shtatshkurtër e as portierit Strakosha. Pjesa e parë mbyllet 1-1.
    Pjesa e dytë, shumë volum e asnjë gol për kuqezinjtë
    Pjesa e dytë nis në sulm për Shqipërinë, ku Broja bëhet protagonist me disa inkursione të shpejta në krahun e djathtë. Në minutën e 52-të, Laçi kroson nga këndi në zonë, Ismajli godet me kokë dhe aty dy herë rresht Broja e Manaj përpiqen ta shtyjnë topin në rrjetë, por portieri vendas bën mrekullinë. Në të 55’ Asllani lëshon një “predhë” nga jashtë zonës, por grushton portieri vendas, Zviedris. Për minuta të tëra Shqipëria përpiqet të gjejë golin e epërsisë dhe Letonia vetëm mbrohet. Silvinjo fut në fushë edhe Muçin e Bajramin, e më vonë edhe Dakun e Uzunin, por letonezët bëhen “gardh” para portës. Gjuajtjet e Asllanit në fund janë dëshpëruese. Si përfundim, Shqipëria barazon me Letoninë në transfertë, 1-1, duke marrë vetëm 1 pikë. Kjo e vështirëson ëndrrën e skuadrës për kualifikim në Botëror.
    Ndeshjet, grupi K
    Serbi-Andorrë             3-0
    Letoni-Shqipëri           1-1
    Anglia                         pushim
    Renditja
    Nr.Ekipi         Pikë
    1.Anglia          9
    2.Shqipëria      5
    3.Serbia           4
    4.Letonia         4
    5.Andorra        0

  • Goditje e madhe e Partizanit të Gegës, kthen në shtëpi përfundimisht Xhuliano Skukën

    Goditje e madhe e Partizanit të Gegës, kthen në shtëpi përfundimisht Xhuliano Skukën

    Partizani i Skënder Gegës ka bërë një goditje të madhe në merkaton e verës. Kjo skuadër ka risjellë në shtëpi Xhuliano Skukën. Njeriu që bëri rekord me shifrën e transferimit te Metz, pas një kthimi te Partizani në formë huazimi, tani do të jetë zyrtarisht pjesë e të kuqëve për 3 vitet e ardhshme.
    “Partizani me kënaqësi zyrtarizon rikthimin e Xhuliano Skukës. Sulmuesi 26 vjeçar pas eksperiencës në rumani me ekipin e Poli Iasi tashmë do të jetë pjesë e të kuqve. Skuka ka firmosur një kontratë 3 vjeçare duke konfirmuar edhe një herë se Partizani mbetet zgjedhja e vetme në Shqipëri”, shkruhet në njoftimin e klubit. /Sport Ekspres/

  • Kjo rezolutë i jep goditje fatale narkoqeverisë dhe shërben si një kushtrim për popullin shqiptar për të luftuar për votën e lirë!

    Kjo rezolutë i jep goditje fatale narkoqeverisë dhe shërben si një kushtrim për popullin shqiptar për të luftuar për votën e lirë!

    Kjo rezolutë i jep goditje fatale narkoqeverisë dhe shërben si një kushtrim për popullin shqiptar për të luftuar për votën e lirë!

    Lideri i opozitës, Sali Berisha u shpreh në konferencë se rezoluta e IDC-CDI, i jep goditje fatale narkoqeverisë dhe shërben si një kushtrim për popullin shqiptar për të luftuar për votën e lirë.

    Berisha tha se, kjo rezolutë e 108 forcave politike, më e madhja në botë, denoncon farsën e 11 Majit si një farsë të shëmtuar, ku u shkelën një nga një parimet themelore ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira.

    “Siç e shihni pra, populli opozitar në Shqipëri ka marrë dje me këtë rezolutë mbështetjen më të fuqishme ndërkombëtare për kauzën e vet të drejtë.

    Kjo rezolutë e 108 forcave politike, më e madhja në botë, denoncon farsën e 11 Majit si një farsë të shëmtuar, ku u shkelën një nga një parimet themelore ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira.

    Në këtë forum botëror kanë gjetur mbështetje të plotë kërkesat e PD-së për qeveri teknike dhe zgjedhje të reja.

    Në këtë kuadër, në këtë kontekst, rezoluta është një frymëzim madhor për të gjithë shqiptarët që e konsiderojnë Edi Ramën një armik të egër, të papajtueshëm me votën e tyre.

    Që e konsiderojnë votën e lirë, themelin e një sistemi demokratik dhe kushtin e të gjitha kushteve për të ardhmen e tyre.

    Një mirënjohje të pakufishme ndaj presidentit Pastrana, zëvendëspresidentëve dhe kryesisë, në të cilën është edhe presidenti i PPE, Manfred Veber dhe të gjithë atyre përfaqësuesve të 108 partive politike që dolën në krah të qytetarëve shqiptarë në mbrojtje të votës së tyre të lirë.

    Kjo është një arritje madhore, e cila regjistrohet pa u tharë boja mirë në procesverbalet e farsës më të shëmtuar elektorale të 32 viteve të fundit në Shqipëri.

    Kjo rezolutë është një apel, një kushtrim për popullin opozitar për të luftuar dhe sakrifikuar, për të paguar çdo çmim për votën e lirë, duke i garantuar se në këtë betejë nuk janë vetëm, por janë së bashku me mbarë partitë e qendrës dhe qendrës së djathtë në Europë dhe në botë.

    Kjo rezolutë i jep goditje fatale narkoqeverisë shqiptare, Edi Ramës, altoparlantëve të tyre në media, të cilat si mercenarë të fjalës së lirë, përpiqen t’u shesin shqiptarëve farsën për proces zgjedhor.

    Përpiqen të justifikojnë, përpiqen të mashtrojnë dhe të dezinformojnë shqiptarët me të njëjtin pasion patologjik që kanë bërë gjatë fushatës elektorale dhe para saj.

    Kjo rezolutë denoncon me forcën më të madhe Skapin e partisë, këtë organ politik të narkodiktaturës, e cila me urdhër politik persekuton liderët e opozitës shqiptare dhe refuzon të hetojë krimet monstruoze elektorale, pra, ka vendosur pandëshkueshmërinë.

    Kjo rezolutë denoncon policinë dhe të gjitha institucionet e këtij shteti, që në dhunim flagrant të Kushtetutës dhe ligjeve, u rreshtuan si institucionet e partisë shtet.

    Edhe njëherë, një mirënjohje të pakufishme të gjithë aleatëve, partnerëve tanë në Europë dhe botë për qëndrimin e tyre dje në mbështetje të kauzës së zgjedhësve shqiptarë për votën e tyre të lirë”, tha Berisha.

  • SHBA certifikon 11 majin/ Analisti Arben Meçe: Mesazhi i ambasadës, goditje për Sali Berishën

    SHBA certifikon 11 majin/ Analisti Arben Meçe: Mesazhi i ambasadës, goditje për Sali Berishën

    Analisti Arben Meçe thotë se mesazhi i SHBA, ku uronte popullin shqiptar për zgjedhjet e 11 majit, është goditje për kreun e PD, Sali Berisha.
    Në emisionin “Real Story” në ABC News, Meçe u shpreh se SHBA i certifikoi zgjedhjet, teksa Berisha lufton për mos njohjen e procesit.
    “Qëndrimi i SHBA është qëndrimi më zyrtar, atë që certifikoi procesin zgjedhor, jo rezultatet. Procesi do të kalojë në të gjitha fashat zgjedhore. Është shumë e rëndësishme që procesi të jetë i njohur. Lufta e Berishës është që të mos njohë zgjedhjet. Amerikanët e mbyllën këtë kapitull, pjesa e Berishës, e farsës, u godit. Ky është proces normal që zhvillohet. SPAK po spastron çdo infeksion të këtij procesi, do japë goditje. Këto shkelje ligjore nuk do shpëtojnë, nga procesi që SPAK po e vazhdon me qetësi. Janë ngjarje që duhen goditur”, theksoi ai.

  • Robotët ngjiten në ring, zhvillohet kampionati i parë botëror i kikboksit

    Robotët ngjiten në ring, zhvillohet kampionati i parë botëror i kikboksit

    Shkëmbejnë grushte e shkelma, rrëzohen, ngrihen dhe grushtojnë përsëri. Nuk bëhet fjalë për njerëz, por për robotë, të cilët janë ngjitur në ring për një Kampionat Botëror kikboksi.

    Qyteti Hangzhou në Kinën lindore ishte mikpritës i garës së parë botërore të robotëve luftarakë humanoidë, një ngjarje që shënoi një moment historik në teknologjinë robotike. Gara, e titulluar Konkursi Botëror i Robotëve CMG: Arena e Luftës Mech, u zhvillua të dielën dhe u mbyll me fitoren e robotit “AI Strategist”, i komanduar nga Lu Xin.

    Secila ndeshje përbëhej nga tre raunde, secili me kohëzgjatje dy minuta. Pikët jepeshin për goditje të sakta në zona të caktuara: 1 pikë për goditje me krahë, 3 pikë për goditje me këmbë, dhe penalitete deri në 10 pikë për rënie apo pamundësi për t’u ngritur brenda 8 sekondave.

    Finalja u zhvillua mes “AI Strategist” dhe “Energy Guardian”. Me nokaut në të tre raundet, Lu Xin dhe roboti i tij triumfuan, duke fituar titullin kampion. “Sot është një moment historik. Kjo garë është vetëm fillimi”, tha Lu, duke theksuar potencialin e pakufishëm të robotikës në të ardhmen.

    Spektatorët dhe ekspertët mbetën të mahnitur nga lëvizjet dinamike të robotëve si goditje me bërryl, grushte të kombinuara dhe sulme me gjunjë. Studiuesi Li Gaofeng deklaroi se hapi i radhës është zhvillimi i rrjeteve nervore që do t’u mundësojnë robotëve të veprojnë në mënyrë të pavarur.

    Ky konkurs është pjesë e serisë së aktiviteteve të robotikës nga CMG, që do të përfshijë edhe futboll e basketboll mes robotëve, duke promovuar shkencën, kulturën dhe turizmin në mënyrë tërheqëse dhe edukative. 

  • “Bën githë lojën dhe të shënojnë 2 gola me 2 gjuajtje në portë”, Konte i mërzitur: Turp, jemi të hidhëruar

    “Bën githë lojën dhe të shënojnë 2 gola me 2 gjuajtje në portë”, Konte i mërzitur: Turp, jemi të hidhëruar

    Napoli ka barazuar sot me shifrat 2-2 kundër Xhenoas, duke lënë të hapur garën për titull kampion. Diferenca me Interin e vendit të dytë tashmë është ngushtuar në vetëm 1 pikë. Antonio Konte nuk e ka fshehur faktin se ky barazim i ka lënë një shije të hidhur. Ai thekson se faktin se Napoli e dominoi tërësisht lojën dhe se Xhenoa shënoi dy gola me vetëm 2 goditje të bëra gjatë lojës.
    “Xhenoa kishte 2 goditje në portë dhe shënoi 2 gola. Këto gjëra ndodhin në futboll, ku të shënojnë 2 gola me 2 goditje në portë. Mund të kishim bërë më mirë. Është turp, sepse duhet të kishim fituar me 22 goditjet e bëra. Jemi të hidhëruar. Unë mërzitem kur nuk fitoj në fillim të kampionatit, lëre më në ndeshjen e 3-të nga fundi. Nuk e meritonim humbjen. Gjuan 22 herë, ke zotërimin e topit, bën gjithë lojën, por barazon. Duhet të përmirësohemi në këto situate. Tani duhet t’i fitojmë 2 ndeshjet e fundit nëse duam të synojmë Skudeton”, ka deklaruar Antonio Konte./Sport Ekspres/

  • Ushqimet që dëmtojnë trurin, sipas Havardit

    Ushqimet që dëmtojnë trurin, sipas Havardit

    Në një epokë ku raftet e supermarketeve ofrojnë një bollëk zgjedhjesh ushqimore, shumë njerëz konsumojnë produkte që, ndonëse të shijshme apo të lehta për t’u përgatitur, mund të kenë pasoja të rënda për shëndetin, jo vetëm për trupin, por edhe për trurin.

    Ekspertët nga Universiteti i Harvardit në SHBA kanë hartuar një udhëzues të qartë për të identifikuar disa nga kategoritë kryesore të ushqimeve që ndikojnë negativisht në funksionimin e trurit dhe rrisin rrezikun për goditje cerebrale, Alzheimer dhe çrregullime të tjera neurodegjenerative.

    Mishi i kuq dhe produktet shtazore të pasura me yndyrë të ngopur

    Ushqimet si mishi i kuq, gjalpi, qumështi i plotë dhe kremi përmbajnë sasi të mëdha të yndyrave të ngopura. Këto yndyrna rrisin nivelin e kolesterolit LDL (i keqi), i cili mund të grumbullohet në muret e arterieve duke kufizuar rrjedhjen e gjakut në tru dhe duke shtuar ndjeshëm rrezikun për goditje. Në afatgjatë, një dietë e pasur me këto produkte është gjithashtu e lidhur me dëmtimin kognitiv dhe rritjen e rrezikut për sëmundje si Alzheimer.

    Sheqernat e shtuara dhe ushqimet ultra të përpunuara

    Biskotat, pijet freskuese, lëngjet artificiale dhe produktet e tjera të përpunuara janë të mbushura me sheqerna të shtuara. Këto sheqerna stimulojnë të njëjtat zona në tru që aktivizohen nga substancat e varësisë, duke krijuar efekte afatshkurtra “shpërblyese” por pasoja të rënda afatgjata si obeziteti, diabeti dhe rreziku për probleme neurologjike. Zëvendësimi i tyre me alternativa të përgatitura në shtëpi dhe me pak përpunim mund të ndihmojë në mbrojtjen e trurit.

    Mielli i bardhë dhe produktet e rafinuara

    Kur kokrrat e grurit përpunohen për të krijuar miell të bardhë, largohen përbërës thelbësorë si fibrat dhe embrioni, duke lënë pas një produkt që tretet shpejt dhe shkakton rritje të menjëhershme të glukozës në gjak. Ky luhatje e shpejtë e sheqerit mund të çojë në ndjenja urie të shpeshta, mbingrënie, hipertension dhe në fund obezitet – të gjitha faktorë të njohur për rrezikun e goditjeve në tru. Përdorimi i miellit integral dhe produkteve të punuara me dorë është një zgjedhje më e shëndetshme.

    Pijet e gazuara dietike

    Edhe pse mendohet se janë më të sigurta për konsum, pijet e gazuara dietike nuk janë pa rrezik. Një studim i publikuar në revistën Stroke zbuloi një lidhje mes konsumit të rregullt të këtyre pijeve dhe një rreziku më të lartë për goditje dhe demencë. Edhe pse ende nuk është provuar shkaku i drejtpërdrejtë, ekspertët paralajmërojnë që kujdesi është i domosdoshëm.

    Shëndeti i trurit nuk varet vetëm nga aktiviteti fizik apo sfidat mendore, ushqimi ka një ndikim të drejtpërdrejtë. Përjashtimi i ushqimeve të lartpërmendura nga dieta e përditshme dhe zëvendësimi i tyre me alternativa të pasura me fibra, yndyrna të shëndetshme (si ato nga vaji i ullirit apo peshku), si dhe më pak sheqerna të përpunuara, është një hap i rëndësishëm drejt parandalimit të sëmundjeve që prekin jo vetëm trupin, por edhe mendjen. Syri.net-iefimerida

  • Anxhela Mehmeti jashtë finaleve pas aksidentit në Qafë-Thanë

    Anxhela Mehmeti jashtë finaleve pas aksidentit në Qafë-Thanë

    Një goditje e rëndë për Skënderbeun në prag të ndeshjeve finale për titullin kampion në volejboll për femra. Liberoja e skuadrës korçare, Anxhela Mehmeti, do të mungojë në përballjet vendimtare ndaj Tiranës, pas dëmtimeve të pësuara nga një aksident automobilistik në Qafë-Thanë.
    Burime zyrtare konfirmojnë se, pas kontrolleve mjekësore, është konstatuar dëmtimi i ligamenteve në krahun e sportistes, duke e detyruar atë të ndërpresë aktivitetin sportiv për të paktën katër javë.
    Ky lajm vjen si një goditje e rëndë për Skënderbeun, pasi Mehmeti ishte një nga pikat kyçe të ekipit në rrugëtimin drejt finales.

    Mungesa e saj do të ndikojë ndjeshëm në balancat e ndeshjeve finale, ku Skënderbeu synonte të luftonte për titullin ndaj një skuadre të fortë si Tirana.
    Ndërkohë, stafi dhe shoqet e ekipit i kanë uruar Anxhelës rikuperim të shpejtë dhe kthim sa më të shëndetshëm në fushë.