Tag: goditi

  • Tentoi të vrasë me automjet një person në Durrës, shpallet në kërkim 40-vjeçari

    Tentoi të vrasë me automjet një person në Durrës, shpallet në kërkim 40-vjeçari

    Një 40-vjeçar nga Shijaku është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë një 55-vjeçar duke e goditur me automjet.

    Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 24 shtatorit, rreth orës 19:54, në rrugën “Vala e Detit”, Durrës, ku drejtuesi i një automjeti tip “Mercedes-Benz” goditi këmbësorin A. K., alias B. K., 55 vjeç, dhe më pas u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

    Si pasojë e përplasjes, 55-vjeçari u plagos rëndë dhe u dërgua fillimisht në spitalin e Durrësit, ndërsa më pas u transportua në spitalin e Traumës, Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Nga hetimet e para, policia dyshon se ngjarja është një tentativë për vrasje. Pas verifikimeve rezultoi se drejtuesi i automjetit ishte shtetasi A. B., 40 vjeç, lindur dhe banues në Shijak, i cili aktualisht është shpallur në kërkim së bashku me automjetin e tij.

    Njoftimii policisë:

    Goditi me automjet një 55-vjeçar duke e plagosur rëndë dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Pas veprimeve intensive hetimore, identifikohet dhe shpallet në kërkim drejtuesi i automjetit.

    Nga veprimet hetimore dyshohet se 40-vjeçari ka tentuar të vrasë me automjet 55-vjeçarin.

    Vijojnë kërkimet për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e 40-vjeçarit, si dhe për gjetjen dhe sekuestrimin e automjetit me të cilin goditi rëndë 55-vjeçarin.

    Më datë 24.09.2025, rreth orës 19:54, në rrugën “Vala e Detit”, Durrës, një automjet i paidentifikuar goditi këmbësorin, shtetasin A. K., alias B. K., 55 vjeç, banues në Durrës.

    Drejtuesi i automjetit, pasi goditi 55-vjeçarin, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, së bashku me automjetin.

    Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë Rrugore kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

    Specialistët e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me grupin hetimor dhe Specialistët e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, intensifikuan veprimet për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit.

    Si rezultat i veprimeve intensive, rezultoi se automjeti tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit A. B., 40 vjeç, lindur dhe banues në Shijak, ka goditur 55-vjeçarin dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

    Shërbimet e Policisë, pas kontrolleve të ushtruara, kanë shpallur në kërkim shtetasin A. B., së bashku me automjetin.

    Shtetasi A. K., alias B. K., është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të plagëve të marra.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë.

  • Durrës, përplasi me makinë një 55-vjeçar/ Dyshohet se donte ta vriste, shpallet në kërkim shoferi

    Durrës, përplasi me makinë një 55-vjeçar/ Dyshohet se donte ta vriste, shpallet në kërkim shoferi

    Goditi me automjet një 55-vjeçar duke e plagosur rëndë dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Pas veprimeve intensive hetimore, identifikohet dhe shpallet në kërkim drejtuesi i automjetit. 
    Nga veprimet hetimore dyshohet se 40-vjeçari ka tentuar të vrasë me automjet 55-vjeçarin. 
    Vijojnë kërkimet për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e 40-vjeçarit, si dhe për gjetjen dhe sekuestrimin e automjetit me të cilin goditi rëndë 55-vjeçarin. 
    Më datë 24.09.2025, rreth orës 19:54, në rrugën “Vala e Detit”, Durrës, një automjet i paidentifikuar goditi këmbësorin, shtetasin A. K., alias B. K., 55 vjeç, banues në Durrës. 
    Drejtuesi i automjetit, pasi goditi 55-vjeçarin, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, së bashku me automjetin. 
    Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë Rrugore kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. 
    Specialistët e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me grupin hetimor dhe Specialistët e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, intensifikuan veprimet për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit. 
    Si rezultat i veprimeve intensive, rezultoi se automjeti tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit A. B., 40 vjeç, lindur dhe banues në Shijak, ka goditur 55-vjeçarin dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. 
    Shërbimet e Policisë, pas kontrolleve të ushtruara, kanë shpallur në kërkim shtetasin A. B., së bashku me automjetin. 
    Shtetasi A. K., alias B. K., është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të plagëve të marra. 
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë. 
     
     
     

  • Goditi me makinë 55-vjeçarin duke e plagosur rëndë, shpallet në kërkim autori në Durrës

    Goditi me makinë 55-vjeçarin duke e plagosur rëndë, shpallet në kërkim autori në Durrës

    Është shpallur në kërkim një 40-vjeçar në Durrës, pasi ka tentuar të vrasë me automjet një person.

    Sipas njoftimit të policisë, 40-vjeçari goditi me automjet 55-vjeçarin duke e plagosur rëndë. Për pasojë shtetasi A. K., alias B. K., është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të plagëve të marra.
    Njoftimi:
    Goditi me automjet një 55-vjeçar duke e plagosur rëndë dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Pas veprimeve intensive hetimore, identifikohet dhe shpallet në kërkim drejtuesi i automjetit.
    Nga veprimet hetimore dyshohet se 40-vjeçari ka tentuar të vrasë me automjet 55-vjeçarin.
    Vijojnë kërkimet për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e 40-vjeçarit, si dhe për gjetjen dhe sekuestrimin e automjetit me të cilin goditi rëndë 55-vjeçarin.
    Më datë 24.09.2025, rreth orës 19:54, në rrugën “Vala e Detit”, Durrës, një automjet i paidentifikuar goditi këmbësorin, shtetasin A. K., alias B. K., 55 vjeç, banues në Durrës.
    Drejtuesi i automjetit, pasi goditi 55-vjeçarin, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, së bashku me automjetin.
    Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë Rrugore kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
    Specialistët e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me grupin hetimor dhe Specialistët e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, intensifikuan veprimet për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit.
    Si rezultat i veprimeve intensive, rezultoi se automjeti tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit A. B., 40 vjeç, lindur dhe banues në Shijak, ka goditur 55-vjeçarin dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
    Shërbimet e Policisë, pas kontrolleve të ushtruara, kanë shpallur në kërkim shtetasin A. B., së bashku me automjetin.
    Shtetasi A. K., alias B. K., është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të plagëve të marra.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë.

    Top Channel

  • Detajet nga tentativa e arratisjes! Bledar Selmanaj goditi murin e qelisë, hapi një të çarë. Doli në oborr dhe…

    Detajet nga tentativa e arratisjes! Bledar Selmanaj goditi murin e qelisë, hapi një të çarë. Doli në oborr dhe…

    Detaje të reja kanë dalë në lidhje me tentativën e arratisjes së Bledar Selmanaj në burgun e Fierit.
    Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve (DPB) kanë bërë me dije se Selmanaj, pasi mbështolli duarët me peshqir dhe çarçafë, goditi murin e qelisë në katin e parë, duke hapur një çarë të mjaftueshme për të dalë.
    Pasi ka arritur të dalë nga qelia, ai ka shfrytëzuar tubat e kullimit për të ngjitur tarracën e burgut. Sipas burimeve konfidenciale, gjatë tentativës për arratisje, Selmanaj kishte një litar me të cilin planifikonte të zbriste dhe të vazhdonte lëvizjen për t’u larguar nga qelia.
    Megjithatë, tentativa e tij u frenua nga stafi i sigurisë, i cili arriti ta kapte dhe ta dërgonte përsëri në qeli. Këtë herë, për të shmangur mundësinë e një tjetër tentative, ai u dërgua në izolim.

  • Moti i keq vazhdon në të gjithë Italinë, rrugë të përmbytura dhe makina të zhytura në ujë

    Moti i keq vazhdon në të gjithë Italinë, rrugë të përmbytura dhe makina të zhytura në ujë

    Nga veriu në jug, cikloni i fillimit të vjeshtës po godet të gjithë Italinë me shira të rrëmbyeshëm. Meteorologët italianë konfirmon përkeqësimin e rëndë edhe në Italinë qendrore, veçanërisht në bregdetin tirren dhe në pjesë të jugut.
    Një stuhi e dhunshme goditi ishullin e Ischias pak pas orës 8:30 të mëngjesit, duke sjellë sasi të mëdha shiu në më pak se një orë, duke shkaktuar njëkohësisht edhe stuhi të plotë me rrufe.
    Intensiteti i reshjeve shkaktoi probleme në të gjithë ishullin, me përmbytje të shumta, rrugë të pakalueshme, automjete të zhytura në ujë dhe dhjetëra thirrje në departamentin e zjarrfikësve të ishullit.

    Disa komuna në ishull po lëshojnë paralajmërime për banorët, duke i këshilluar ata të kërkojnë strehim dhe të pezullojnë të gjitha aktivitetet në natyrë, duke shmangur ecjen ose drejtimin e automjeteve përveç nëse është absolutisht e nevojshme.
    Në zonën e Alessandrias vazhdojnë kërkimet për një turiste të huaj të zhdukur nga një kamping në Spigno Monferrato pas stuhisë që goditi gjatë natës midis të dielës dhe të hënës zonën Squaneto.

    Një rrebesh i rrëmbyeshëm goditi zonën e Mancianos (Grosseto) në Toskana gjatë natës. Brenda gjysmë ore, shiu bllokoi rrugët, duke shkaktuar përmbytje. Pemë të shumta ranë përgjatë rrugës, duke paraqitur rrezik për shoferët dhe banorët.

  • Goditi për vdekje me një çekiç partneren e tij, ish-futbollisti dënohet me burgim të përjetshëm

    Goditi për vdekje me një çekiç partneren e tij, ish-futbollisti dënohet me burgim të përjetshëm

    Giovanni Padovani, ish-futbollist dhe model 28-vjeçar, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen brutale të ish-të dashurës së tij, Alessandra Matteuzzi.

    Vendimi u konfirmua nga Gjykata e Lartë e Kasacionit në Itali, duke pranuar kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm dhe duke lënë në fuqi vendimin e dhënë më parë nga gjykata e Bolonjës.
    Ngjarja tragjike ndodhi më 23 gusht të vitit 2022 në Bolonja, ku Padovani i zuri pritë 56-vjeçares jashtë banesës së saj dhe e goditi për vdekje me grushte, shqelma dhe më pas me një çekiç. Vrasja tronditi opinionin publik në Itali dhe u bë simbol i dhunës ndaj grave nga ish-partnerët, në një kontekst të përsëritur alarmant për shoqërinë italiane.
    Avokatët e familjes së viktimës, Chiara Rinaldi dhe Antonio Petroncini, reaguan pas vendimit duke theksuar rëndësinë e drejtësisë: “Alessandra më në fund ka marrë drejtësi. Giovanni Padovani është një vrasës, një përndjekës dhe një njeri me mendje të shëndoshë. Ai u përpoq me çdo mënyrë ta kontrollonte dhe ta posedonte atë, derisa ajo vendosi të rebelohej kundër dhunës dhe u vra brutalisht.”
    Në një mesazh prekës, avokatët shtuan: “Në këtë pasdite të vonë shtatori, duke parë qiellin, nuk mund të mos mendosh se ‘Sandra’ është aty, diku, dhe me siguri po luan me qenin e saj Venny, e lirë të buzëqeshë, të jetë një grua.”
    Rasti i Alessandra Matteuzzi ka rindezur debatin mbi nevojën për reforma më të ashpra ligjore dhe mbrojtje më të forta për gratë që raportojnë përndjekje apo dhunë nga ish-partnerët e tyre. Pavarësisht ankesave të mëparshme të viktimës, ajo nuk arriti të mbrohej në kohë nga agresori që përfundimisht i mori jetën.

  • Goditi me thikë të riun, shpallet në kërkim 27-vjeçari nga Bulqiza

    Goditi me thikë të riun, shpallet në kërkim 27-vjeçari nga Bulqiza

    Një 27-vjeçar është shpallur në kërkim nga blutë e Bulqizës pasi goditi me thikë një 24-vjeçar.
    I riu ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
    “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin D.T., 27 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës një shtetas 24- vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve. Punohet për kapjen e tij”, informoi sot policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

  • Tufa me para nëpër sirtarë e kuti/ Video e aksionit që goditi skemat piramidale online

    Tufa me para nëpër sirtarë e kuti/ Video e aksionit që goditi skemat piramidale online

    Këto janë pamjet e operacionit Xuex të Policisë së Fierit të shtrirë në 5 qytete, që goditi firmat piramidale online, përmes të cilave mashtroheshin qytetarët për të investuar shuma parash.
    Gjatë aksionit u arrestuan 6 persona dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim. Ata janë agjentët në terren për të rekrutuar qytetarët. Ndërsa organizatorët janë në proces hetimi ende.
    Shuma të konsiderueshme parash, në Euro dhe Lekë, janë sekuestruar nga policia. Po kështu janë sekuestruar edhe telefona, kompjutera e shumë sende të tjera.
    Pjesë nga deklarata e policisë
    Po gjatë operacionit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
    50 aparate celularë,
    11 njësi kompjuterike,
    1 DVR, 2 hardisk,
    1 automjet,
    4.2 milion lekë, 28 mijë euro, 1750 dollarë dhe 340 franga.
    Gjithashtu, u  ngrinë gjashtë llogari të kriptomonedhave, që dyshohet se janë përdorur për të kanalizuar të ardhurat nga aktiviteti kriminal.

  • Ambasadori i BE: Rusia goditi selinë e qeverisë ukrainase me municione thërrmuese

    Ambasadori i BE: Rusia goditi selinë e qeverisë ukrainase me municione thërrmuese

    Rusia goditi një ndërtesë qeveritare ukrainase me municion thërrmues, thotë ambasadorja e BE-së në Ukrainë.
    Sipas mediave të huaja, Katarina Mathernova po viziton ndërtesën e kabinetit të ministrave në Kiev pas sulmit të djeshëm, së bashku me krerët e tjerë të misioneve diplomatike.
    “E pashë me sytë e mi: Putini e di saktësisht se çfarë po bën. Raketa balistike Iskander që goditi kabinetin e ministrave ishte e drejtuar pikërisht aty – në zemër të qeverisë së Ukrainës”, thotë ajo.
    “Na treguan mbetje të konsiderueshme të raketës aktuale. Dhe një mori shrapnelash që vinin nga municionet thërrmuese të ngulitura në raketën Iskander”, vijoi ajo më tej.
    Ajo përshkruan një “vrimë të madhe” të lënë nga një goditje e drejtpërdrejtë në çati.
    “Vetëm falë dështimit të raketës për të shpërthyer plotësisht, e gjithë ndërtesa nuk u shndërrua në rrënoja”, tha ajo më tej.
    Ajo vazhdon: “Provat e kësaj beteje ekzistenciale janë pikërisht para nesh: Putini po synon qëllimisht linjat jetësore të vendit – qeverinë e tij, energjinë e tij, njerëzit e tij”.

  • Burri plagos gruan, ajo hakmerret dhe e vret, ngjarje e rëndë në Itali

    Burri plagos gruan, ajo hakmerret dhe e vret, ngjarje e rëndë në Itali

    Një krim në familje tronditi Napolin në orët e para të mëngjesit, ku një grua goditi për vdekje bashkëshortin e saj 59-vjeçar me thikë.
    Sipas të dhënave paraprake, gruaja thuhet se veproi në vetëmbrojtje, por rrethanat e sakta të ngjarjes mbeten të paqarta, pasi trupi i burrit të saj u gjet në shtratin e tij.
    Gruaja u dërgua në Spitalin Vecchio Pellegrini në gjendje kritike, por jeta e saj nuk është në rrezik. Ajo u arrestua menjëherë pas kësaj. Sipas burimeve lokale, vajza e çiftit ishte dëshmitare e incidentit.
    Në dëshminë e gruas, e cila është ende duke u verifikuar, thuhet se ajo u sulmua dhe u plagos nga bashkëshorti i saj dhe, në një përpjekje për t’u mbrojtur, e goditi për vdekje atë me thikë. Ishte vetë gruaja që kontaktoi shërbimet e urgjencës, duke i lejuar policisë dhe personelit mjekësor të ndërhynin menjëherë.