Mbrëmjen e 25 marsit, në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, u vra 62-vjeçari Naser Gashi.
Familjarët e tij kanë thënë se gjithçka ndodhi aksidentalisht, pasi cak i sulmit ishte dikush tjetër.
Për këtë ngjarje ka folur sot Lavdim Zylfiu, fqinj dhe mik i të ndjerit.
Ai e përshkruan Gashin si një familjar të mirë dhe njeri religjioz, duke shtuar se tragjedia mund të kishte ndodhur me këdo që rastësisht do të ndodhej në atë moment në vendin e gabuar.
“Pas iftarit, ai kishte dalë me shokë, kur papritur një person hyri brenda dhe ka gjujtur.
Dy plumbat që goditën murin u kthyen dhe e goditën Naserin, fatkeqësisht me pasoja fatale”, tregoi ai.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
