Tag: goditën

  • Zyrtarët e Ukrainës: Dronët tonë goditën fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

    Zyrtarët e Ukrainës: Dronët tonë goditën fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

    Ukraina tha të premten se dronët e saj goditën një fabrikë avionësh luftarakë në rajonin e Moskës dhe një fabrikë për prodhimin e raketave në rajonin e Tulës, duke shkaktuar shpërthime dhe zjarre në të dyja.

    Ushtria ukrainase tha në Telegram se fabrika e aviacionit në qytetin Lukhovitsi, rreth 135 km në juglindje të Moskës, prodhonte avionë luftarakë MiG.
    Fabrika tjetër është Byroja e Projektimit të Instrumenteve, e specializuar në prodhimin e raketave kundërajrore dhe sistemeve të kombinuara raketë-armë.
    “Forcat e mbrojtjes po vazhdojnë t’i marrin të gjitha masat për ta minuar potencialin ushtarak dhe ekonomik të pushtuesve rusë dhe për ta detyruar Rusinë ta ndalë agresionin e saj të armatosur kundër Ukrainës”, tha ushtria ukrainase.
    Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se 155 dronë ukrainas u rrëzuan midis orës 23:00 të enjten dhe orës 07:00 të së premtes, përfshirë 11 që ia kishin mësyrë Moskës.
    Guvernatori i rajonit të Tulës, Dmitry Milyaev, tha në Telegram se një person u vra dhe një tjetër u plagos në një sulm ukrainas në rajon, rreth 200 kilometra në jug të Moskës.
    Rusia dhe Ukraina, kanë kryer shpesh sulme ajrore ndaj objektivave larg vijës së frontit, ku luftimet kanë vazhduar për gati tri vjet e gjysmë që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia./REL

    Top Channel

  • Influencerja e njohur përjeton tmerr, hajdutët i hyjnë në shtëpi dhe e rrahin brutalisht, dyshohet për abuzim seksual

    Influencerja e njohur përjeton tmerr, hajdutët i hyjnë në shtëpi dhe e rrahin brutalisht, dyshohet për abuzim seksual

    Momente tmerri ka përjetuar influencerja franceze Soraya Riffy, 30 vjeç, pasi dy grabitës hynë me forcë në banesën e saj në Marsejë mbrëmjen e së premtes. Sipas raportimeve, autorët e sulmit e goditën, e lidhën dhe e spërkatën me zbardhues, duke i shkaktuar dëme të rënda fizike dhe psikologjike.

    Një nga grabitësit kishte trokitur në derë duke u shtirur si fqinj që kishte humbur çelësat, për të mashtruar influenceren dhe për të hyrë në apartament. Pasi ajo hapi derën, ata e sulmuan me mjete të forta dhe armë të ftohta.
    “E lidhën, e goditën me armë dhe thika dhe e kërcënuan se do ta vrisnin”, thuhet në deklaratën e përfaqësuesit të saj.

    Grabitësit morën me vete një byzylyk të markës Cartier, dy çanta luksoze, një orë Rolex dhe çelësat e shtëpisë dhe të makinës.
    Ndërkohë, autoritetet po hetojnë edhe dyshimet për një përdhunim, pasi Soraya Riffy humbi ndjenjat gjatë sulmit dhe nuk mban mend gjithë ngjarjen. Ajo ka deklaruar për gazetën Le Parisien se “shenjat në trup dhe dhimbjet që ndjej i bënë mjekët të dyshojnë se mund të jem dhunuar seksualisht kur isha pa ndjenja”.

    ‼️ Soraya Riffy, influenceuse et ex-intervenante à TPMP, a été 𝘀𝗲́𝗾𝘂𝗲𝘀𝘁𝗿𝗲́𝗲, 𝘃𝗶𝗼𝗹𝗲́𝗲 𝗲𝘁 𝘁𝗼𝗿𝘁𝘂𝗿𝗲́𝗲 sous la menace d’un couteau et d’un pistolet.
    🗞️ https://t.co/YLLjrL0jvN pic.twitter.com/X7Yt111VYM
    — 75 Secondes 🗞️ (@75secondes) July 6, 2025

    Përfaqësuesi i saj shtoi:
    “Trupi i saj është si një skenë krimi. Ajo ka pësuar tronditje në tru dhe është e shkatërruar fizikisht dhe emocionalisht.”
    Gjithashtu, është zbuluar se dy javë para sulmit, 30-vjeçarja kishte marrë kërcënime dhe përpjekje për shantazh nga persona të panjohur, të cilët kërkonin para.
    E tronditur nga ngjarja, Soraya Riffy ka deklaruar:
    “Jam e shkatërruar, e neveritur dhe e frikësuar. Ekspozimi në media po bëhet i rrezikshëm. Do të largohem përgjithmonë nga Marseja dhe për momentin do të tërhiqem edhe nga rrjetet sociale.”
    Soraya Riffy është një nga influencueset më të njohura në Francë, me mbi 1 milion ndjekës në rrjetet sociale. Ajo u bë e famshme në vitin 2016, pas pjesëmarrjes në një talk show televiziv, dhe që atëherë ka publikuar përmbajtje të lidhura me modën dhe fitnesin.
    /vizionplus.tv

  • Teksas, arrin në 50 numri i viktimave nga përmbytjet, përfshirë 15 fëmijë

    Teksas, arrin në 50 numri i viktimave nga përmbytjet, përfshirë 15 fëmijë

    Të paktën 50 persona humbën jetën pas përmbytjeve të rënda që goditën shtetin jugor amerikan të Teksasit, konfirmuan autoritetet, me disa fëmijë ende të zhdukur nga një kamp veror në qarkun Kerr, në veriperëndim të San Antonios.
    ”Në të gjithë shtetin, të paktën 50 persona humbën jetën në lidhje me përmbytjet që goditën shtetin të premten në mëngjes”, raportuan mediat amerikane.

    “Kemi gjetur 43 individë të vdekur në qarkun Kerr”, tha sherifi Larry Leitha në një konferencë për shtyp, dje në mbrëmje.
    “Midis këtyre, që kanë vdekur, kemi 28 të rritur dhe 15 fëmijë”, tha sherifi, duke shtuar se mbetjet e 17 personave janë në pritje të identifikimit.
    Menaxheri i qytetit të Kerrville, Dalton Rice, tha se 27 fëmijë nga një kamp veror ishin ende të zhdukur.
    “Kemi shpëtuar qindra njerëz nga këto kampe gjatë gjithë ditës”, tha Rice në konferencën për shtyp.
    Kampi veror i krishterë për vajza, i vendosur pranë lumit Guadalupe, po akomodonte më shumë se 750 fëmijë kur përmbytjet goditën pas reshjeve të dendura të shiut herët të premten.
    ”Lumi u rrit me gati 8,0 metra në një kohë shumë të shkurtër në orët e para të mëngjesit”, tha zëvendësguvernatori i Teksasit, Dan Patrick.
    Media amerikane raportoi se të paktën shtatë të tjerë vdiqën në lidhje me përmbytjet në shtet.
    Shkalla e plotë e katastrofës mbeti e paqartë më shumë se 36 orë pasi filluan përmbytjet.
    Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott e ka quajtur atë “një katastrofë të jashtëzakonshme”.
    Në një postim në platformën e tij Truth Social të shtunën, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ai dhe gruaja e tij Melania “po luteshin për të gjitha familjet e prekura nga kjo tragjedi e tmerrshme”.
    “Administrata Trump po punon me zyrtarët shtetërorë dhe vendorë në terren në Teksas në përgjigje të përmbytjeve tragjike”, shkroi ai.

  • Mesazh apo rastësi? “Brirët e Djallit” nga gjenerali amerikan teksa bombardohet Irani

    Mesazh apo rastësi? “Brirët e Djallit” nga gjenerali amerikan teksa bombardohet Irani

    Pas sulmit kundër Iranit, Shtëpia e Bardhë publikoi disa fotografi nga brenda dhomës së situatave të emergjencës, teksa zhvillohet operacioni “Çekani i Mesnatës”, ku bombarduesit amerikan goditën bazat bërthamore iraniane.
    Mes fotografive ku shfaqet Presidenti Donald Trump dhe grupi i tiji këshilltarëve ra në sy ajo e Kryetarit të Shefave të Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë Amerikane, Gjenerali Dan Caine, i cili bën shenjën e brirëve teksa sheh mbi tryezë. Shenja përdoret gjerësisht sot në muzikën rrok, por e ka origjinën si simbol i mbrojtjes nga e keqja, kryesisht e përdorur në Itali por edhe vende të tjera mesdhetare.
    Në fotot e tjera shfaqen Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ai i Shtetit, Marco Rubio, dhe zyrtarë të tjerë.
    Forcat amerikane goditën tre objekte bërthamore iraniane në një “sulm shumë të suksesshëm”, tha Presidenti Donald Trump, duke shtuar se programi bërthamor i Teheranit është shkatërruar plotësisht.
    Pas ditësh diskutimesh dhe përpara afatit dyjavor që i kishte vendosur vetes, vendimi i Trump për t’iu bashkuar fushatës ushtarake të Izraelit kundër rivalit të saj kryesor, Iranit, përbën një përshkallëzim të madh të konfliktit.
    Trump deklaroi se forcat amerikane goditën tre qendrat kryesore bërthamore të Iranit: Natanzin, Isfahanin dhe Fordown.

  • Goditën me sëpatë 58-vjeçarin, Llesh Marku pas një konflikti, arrestohet Ndue Paluca

    Goditën me sëpatë 58-vjeçarin, Llesh Marku pas një konflikti, arrestohet Ndue Paluca

    Goditën me sëpatë 58-vjeçarin, Llesh Marku pas një konflikti, arrestohet Ndue Paluca
    NJOFTIMI I POLICISË: 

    Fier
    Kapet duke tentuar të largohej për në shtetin Grek, autori tjetër i ngjarjes së ndodhur në fshatin Shtyllas, ku babë e bir tentuan të vrisnin shtetasin Ll. M. Pas disa orë kërkimesh të pandërprera, shërbimet e Komisariatit dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, kanë marrë informacion se autori po largohej në drejtim të Sarandës. Forcat operacionale të Komisariatit të Policisë Fier janë vënë në ndjekje të tij dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë bënë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim N. P., 40 vjeç, në momentin që do hipte në autobusin e Konispolit, me qëllim që të largohej për në Greqi. Në vijim të veprimeve procedurale u bë ndalimi i këtij shtetasi për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier./ZËRI

  • “Kaluan perimetrin e sigurisë dhe më goditën”, flet sekretari i KZAZ-së 30: Ishin njerëzit e Rakipit, nuk na dhanë mundësi të shqyrtonim votën

    “Kaluan perimetrin e sigurisë dhe më goditën”, flet sekretari i KZAZ-së 30: Ishin njerëzit e Rakipit, nuk na dhanë mundësi të shqyrtonim votën

    Sekretari i KZAZ-së, Remzi Mehmeti, pohon se u godit nga një person i pranishëm në ambientet e qendrës së numërimit në Kashar, pas kontestimit për një votë të socialistit Ornaldo Rakipi.

    Sipas tij, personat që mbështesin Rakipin kaluan perimetrin e sigurisë, teksa iu drejtuan me tone të larta dhe ofendime.
    “Nuk e di a ishte vëzhgues, e kontestoi me forcë duke bërtitur. Iu afrova, u thashë qetësohuni do ta shohim votën dhe do t’ju kthejmë përgjigje. Ata nisën sërish duke ofenduar dhe ngritën zërin. U thashë do marr masa për t’ju larguar nga KZAZ. Më pas, kaluan perimetrin e sigurisë dhe goditën. Vota ishte për Orlando Rakipin, duhet të ishin njerëzit e tij. Nëse ka kontestim, duhet të mblidhet KZAZ për të shqyrtuar, nuk na u dha mundësia. Bëra kallëzim në polici, personat nuk i njoh”.
    Aktualisht, procesi i numërimit ka rinisur, ndërsa pritet që të futen edhe vëzhguesit e akredituar nga KQZ.

    Top Channel

  • Bie në prangat e policisë 20-vjeçari/ Goditën me grusht të riun, në kërkim bashkëpunëtori

    Bie në prangat e policisë 20-vjeçari/ Goditën me grusht të riun, në kërkim bashkëpunëtori

    Goditën me grusht një 22-vjeçar, blutë e Sarandës arrestojnë 20-vjeçarin së bashku me një pesrson tjetër-i cili është në kërkim. 20-vjeçari është transportuar të Trauma në Tiranë për të një mjekim të specializuar. Ngjarja raportohet se ka ndodhur pasditen e djeshme pas një sherri për motive të dobëta.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 20 vjeç, banues në Sarandë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 18:00, së bashku me një shtetas tjetër, për të cilin vijon puna për identifikimin dhe kapjen, në lagjen nr. 1, Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin O. B., 22 vjeç, banues në Gjashtë, Sarandë, i cili është transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë”, informoi policia.
    Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Goditën me sende të forta një shtetas, kapen dhe shoqërohen në polici babë e bir

    Goditën me sende të forta një shtetas, kapen dhe shoqërohen në polici babë e bir

    Babë e bir janë shoqëruar në komisariatin e policisë së Fierit nga forcat “Shqiponja” pasi  goditën me sende të forta një 44-vjeçar mbrëmjen e sotme në fshatin Cakran.

    Fier/Informacion paraprak

    Rreth orës 22:30, njoftohemi se në fshatin Cakran, ka pasur një konflikt ku shtetasi M. S., 37 vjeç, së bashku me djalin e tij 17 vjeç, kanë goditur me send të fortë shtetasin E. S., 44 vjeç.

    Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Fier dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, u bë e mundur kapjen dhe shoqërimi në Komisariat i dy autorëve të dyshuar, të cilët ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

    Shtetasi i dëmtuar ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Goditën agjentët e BKH/ Bien në prangat e policisë autorët, ja cilët janë tre njerëzit e Kapllanajt

    Goditën agjentët e BKH/ Bien në prangat e policisë autorët, ja cilët janë tre njerëzit e Kapllanajt

    Agjentët e BKH u goditën nga 3 persona, të cilët rezultojnë të jenë nipat e ish kryebashkiakut demokrat të Mallakastrës, Agron Kapllanaj.
    Gazetarja Valbona Davidhi raporton se tre të rinjtë janë arrestuar. Mësohet se dhuna ndaj agjentëve, erdhi për shkak të një vendparkimi të gabuar.
    “Situata ka ndodhur për një vendparkim të gabuar. Janë konfliktuar me agjentët, pa e ditur se cilët ishin këta persona. Hetimet do të sqarojnë situatën, të rinjt5 e arrestuar, kanë deklrarur se nuk kishin dijeni për statusin e personave me të cilët ishin konfliktuar. Agjentët e BKH janë goditur nga të rinjtë. Janë nipërit e zotit Agron Kapllanajt, personi i tretë është nipi i tyre i afërt”.

  • Zelensky i lutet Perëndimit për “reagim të fuqishëm” teksa Rusia shpeshton sulmet

    Zelensky i lutet Perëndimit për “reagim të fuqishëm” teksa Rusia shpeshton sulmet

    Kievi e ka akuzuar Moskën të dielën se ka kryer “krim lufte” pasi dronët rusë goditën një spital ushtarak në Harkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, gjatë një vale sulmesh të natës që gjithashtu goditën një qendër tregtare, ndërtesa banimi dhe shënjestra të tjera, duke vrarë të paktën dy njerëz, sipas autoriteteve.

    Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës e akuzoi Rusinë për “shkelje të normave të së drejtës humanitare ndërkombëtare” në këtë sulm, të cilin e dënoi si “bombardim të qëllimshëm dhe të synuar”.

    Në mesin e viktimave janë edhe ushtarakë që po mjekoheshin në qendrën mjekësore, sipas tyre.

    Një orë para sulmit në Harkiv, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Kievi pret reagim të fortë nga vendet perëndimore ndaj sulmeve pothuajse të përditshme të Rusisë në territorin e tij.

    “Partnerët tanë duhet ta kuptojnë qartë: Këto sulme nuk janë vetëm sulme ndaj civilëve ukrainas, por edhe ndaj të gjitha përpjekjeve ndërkombëtare – ndaj vetë diplomacisë që po përpiqemi të përdorim për t’i dhënë fund kësaj lufte”, tha Zelensky në fjalimin e tij të përnatshëm me video.

    Përveç sulmeve në Harkiv, autoritetet ukrainase thanë se Rusia shkrepi një raketë balistike dhe lëshoi dronë si pjesë e një breshërie sulmesh që goditën gjithashtu qytetet Dnipro, Krivi Rih dhe Poltava.

    Në përgjithësi, autoritetet ukrainase thanë se sulmet gjatë natës vranë të paktën dy njerëz dhe plagosën 26 të tjerë në mbarë vendin.

    Zelensky nënvizoi se propozimi amerikan për një armëpushim pa kushte ka qenë mbi tryezë për kohë të gjatë “pa një përgjigje të duhur nga Rusia”.

    “Kjo tregon shumë”, sipas tij.

    Rusia ka kryer sulme të mëdha vdekjeprurëse në 24 orët e fundit.

    “Rusia po godet pozicionet e të gjithë atyre që duan ta përfundojnë këtë luftë. Është e pamundur të injorohen qindra dronë Shahed çdo natë”, shtoi ai, duke iu referuar dronëve të prodhuar nga Irani.

    Në anën tjetër, Rusia pretendoi se i ka pushtuar edhe dy fshatra të tjerë në lindje dhe jug të Ukrainës.

    Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se forcat e saj kanë marrë nën kontroll fshatra në rajonin jugor të Zaporizhjas dhe në rajonin lindor të Donjeckut. Pretendimet e Rusisë nuk ka qenë e mundur të verifikoheshin menjëherë.