Tag: godinës

  • Punime për rikonstruksionin e godinës, Spitali i Traumës: Funksioni vijon normalisht pa asnjë pengesë

    Punime për rikonstruksionin e godinës, Spitali i Traumës: Funksioni vijon normalisht pa asnjë pengesë

    Spitali Universitar i Traumës (SUT) ka dalë në një deklaratë ku siguron të gjithë qytetarët, se punimet për rikonstruksionin në disa pjesë të godinës, nuk do të ndikojnë në funksionimin e shërbimeve mjekësore.

    “Stafi mjekësor dhe të gjitha strukturat për pritjen, trajtimin dhe akomodimin e pacientëve të traumës dhe politraumës do të vijojnë të operojnë normalisht, me kapacitet të plotë dhe pa asnjë pengesë në aksesimin e shërbimit”, njoftoi Spitali i Traumës.

    SUT-i bën me dije se rikonstruksioni i ambienteve është pjesë e punës për të garantuar një shërbim sa më cilësor dhe në përputhje me standardet bashkëkohore në shëndetësi.

    “Faleminderit të gjithë qytetarëve për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin gjatë këtij procesi të rëndësishëm për përmirësimin e shërbimit”, njoftoi spitali.

  • “Foltorja”/ Nis tubimi i demokratëve para Kryeministrisë

    “Foltorja”/ Nis tubimi i demokratëve para Kryeministrisë

    Opozita është mbledhur sërish, si çdo të hënë para godinës së qeverisë për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe numrit 2 të qeverisë Belinda Balluku.
    Tubimi i demokratëve është konceptuar si një foltore e qytetarëve dhe deputetëve, ku opozita shpreh shqetësimet e saj mbi çështje të ndryshme.
    Sot nga podiumi i vendosur para Kryeministrisë po flasin qytetarë e deputetë, por fjalimi më i rëndësishëm mbetet ai i kryetarit të PD Sali Berisha.

    Ky është tubimi i tretë që organizohet nga opozita para godinës së Kryeministrisë, dhe lideri i opozitës Sali Berisha ka paralajmëruar se do të vazhdojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. /vizionplus.tv

  • “Jam si ambasadore e Shqipërisë në Bruksel”, Kos në hapjen e godinës së Misionit pranë BE-së: Kjo është shtëpia juaj e re

    “Jam si ambasadore e Shqipërisë në Bruksel”, Kos në hapjen e godinës së Misionit pranë BE-së: Kjo është shtëpia juaj e re

    Në Bruksel është hapur godina e Misionit të Shqipërisë në BE. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga mbrëmja ceremoniale e hapjes së godinës, ku e pranishme ishte edhe Komisionerja për Zgjerim Marta Kos. Ajo vlerësoi përparimin e Shqipërisë, ndërsa theksoi se e ndjen veten si një ambasadore të Shqipërisë në Bruksel, duke shtuar se detyra e saj është që ta bëjë vendin tonë pjesë të shtëpisë së BE-së. Kryeministri Edi Rama vlerësoi nga ana tjetër mbështetjen e BE-së teksa tha se “dikur binte shi e bënte ftohtë jashtë” ndërsa tani është ndryshe.
    Marta Kos: E ndjej veten… ndjesë, si ambasadoren e katërt të Shqipërisë këtu në Bruksel. Po ju po jepni rezultate. Arsyeja e dytë është se ju nuk po flisni vetëm, ju po realizoni. Ne shohim veprat. Nuk jua shpreh dot sa e lumtur jam kur kam mundësi të shpjegoj me fakte që ju keni bërë një përparim vërtet gjigant dhe është e gjitha falë punës suaj. Më pëlqen gjithnjë ta theksoj, nuk ka asnjë proces anëtarësimi pa një udhëheqje të përkushtuar, që nuk i kthehet së shkuarës duke kërkuar të gjejë justifikime se pse diçka është e pamundur, por ju keni një udhëheqje ose keni një udhëheqës, i cili sheh nga e ardhmja që të shquajë apo të kërkojë arsyet e përgjigjet se pse diçka është e mundur. Ky është – dhe do thoja mos më citoni – ky është një nga dallimet më të mëdha midis Shqipërisë dhe disa shteteve të tjera nga Ballkani Perëndimor. Sigurisht, i dashur Kryeministër, i dashur Edi, e kam fjalën për ju dhe do ta mbyll duke thënë: “Kjo është shtëpia juaj e re”. Detyra ime është t’ju sjell ju, Shqipërinë, në shtëpi, në Europë.

  • Pas denoncimit të prindërve në Saranda Web, bashkia kërkon leje për prishjen e Kopshtit

    Pas denoncimit të prindërve në Saranda Web, bashkia kërkon leje për prishjen e Kopshtit

    Bashkia Sarandë kërkon leje për prishjen e Kopshtit Nr. 4 në Sarandë pas denoncimit të prindërve në Saranda Web 
     
    Pas publikimit të videos nga Saranda Web, ku prindërit denonconin gjendjen e amortizuar të godinës së Kopshtit Nr. 4, Bashkia Sarandë ka ndërmarrë hapat e parë për shembjen e objektit që rrezikon jetën e fëmijëve. Godina aktuale, pjesë e kompleksit të “Shtëpisë së Fëmijës Vangjel Pulla”, është konsideruar e pasigurt për vijimin e aktivitetit edukativ, ndaj Bashkia ka kërkuar miratimin e prishjes së saj.
     

     
    Videoja e publikuar nga Saranda Web solli reagime të shumta nga qytetarët dhe institucioneve përkatëse. Prindërit paralajmëronin se struktura e kopshtit është e dëmtuar në masë të madhe, me mure të çara dhe tavan të rrezikshëm, duke vënë seriozisht në pikëpyetje sigurinë e fëmijëve.
     

     
    Në reagim ndaj kësaj situate, Bashkia ka paraqitur dy projektvendime për miratim në Këshillin Bashkiak, që synojnë jo vetëm prishjen e godinës ekzistuese, por edhe ndërtimin e një objekti të ri modern e më të madh.

    Sipas dokumenteve të bashkisë, janë paraqitur për miratim këto dy projektvendime:
     
    1 – P/vendim “Për miratimin e shembjes së godinës e cila shërben për kopshtin nr. 4 Sarandë, pjesë e godinës së Shtëpisë së Fëmijës ‘Vangjel Pulla’, pasuri në pronësi të Bashkisë Sarandë, për qëllim ndërtimin e godinës së re të kopshtit”.
    2 – P/vendim “Për miratimin e ndryshimit të pjesshëm të destinacionit për sipërfaqen 1347 m², pjesë e pasurisë 17/322/1, zona kadastrale 8641 ‘truall’, në pronësi të Bashkisë Sarandë, duke shtuar fushën e përdorimit edhe për arsimin parashkollor.”

    Projekti i ri parashikon ndërtimin e një godine moderne për fëmijët e Sarandës, me sipërfaqe më të gjerë dhe kushte bashkëkohore. Sipas burimeve pranë bashkisë, objektivi është që punimet të nisin menjëherë pas miratimit të projektvendimeve dhe përfundimit të procedurave ligjore.
    Kjo ndërhyrje shihet si një hap i domosdoshëm për garantimin e sigurisë së fëmijëve dhe përmirësimin e infrastrukturës arsimore në qytet, veçanërisht pas presionit publik dhe sensibilizimit të krijuar nga media Saranda Web.
     
    Oltion Çaçi: Do ndërtojmë një godinë 4 kate për t’i mbledhur kopshtet dhe çerdhet të gjitha bashkë

     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Ministrja Sala: Spitalet rajonale drejt shërbimeve terciare dhe autonomisë së plotë

    Ministrja Sala: Spitalet rajonale drejt shërbimeve terciare dhe autonomisë së plotë

    Spitali Rajonal i Lezhës është gati për të ofruar shërbime të plota dhe moderne për banorët e qarkut, pas përfundimit të rikonstruksionit të godinës qendrore, një investim i rëndësishëm i Qeverisë Shqiptare me mbështetjen e Bankës Botërore.
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, gjatë inspektimit të ambienteve të këtij spitali, tërësisht të transformuar, theksoi rëndësinë e infrastukturës së duhur shëndetësore dhe ofrimin e shËrbimeve cilËsore në strukturat spitalore rajonale.

    Investime të tilla në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore të teknologjisë së lartë mundësojnë shërbime më të mira për qytetarët, forcojnë autonominË spitalore dhe përgatisin spitalin për të ofruar shërbime nË nivel terciar, duke i kthyer në qendra referimi pËr rajonin, theksoi ministrja e Shëndetësisë.

    Rikonstruksionin i godinës qendrore të Spitalit Rajonal Lezhë përfshin disa risi të rëndësishme në infrastrukturë si zgjerimi i hapësirave në funksion të shërbimit të Urgjencës, shtimi i një kati të dedikuar për shërbimin infektiv, ndërtimi i një ure lidhëse mes godinës trekatëshe të spitalit dhe maternitetit të ri, ndërtimi i një strukture të re me ashensor për pacientët, si dhe implementimin e pajisjeve mjekësore të teknologjisë së fjalës së fundit.

    Spitali Rajonal i Lezhës, me një kapacitet prej 162 shtretërish dhe 324 staf spitalor në gatishmëri, përbën pikën kryesore të referimit shëndetësor në këtë rajon, duke ofruar shërbime të specializuaraklinike, diagnostikuese dhe kirurgjikale për komunitetin.
    Pas përfundimit të ndërtimit të godinës së re të Maternitetit, rikonstruksioni i godinës qendrore përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm drejt modernizimit të plotë të infrastrukturës spitalore në këtë qark.
    Përfundimi i rikonstruksionit të godinave dhe ambienteve të brendshme dhe të jashtme të Spitalit Rajonal Lezhë, si dhe instalimi i pajisjeve mjekësore inovative bën të mundur vendosjen e kësaj strukture spitalore në funksionalitet të plotë, me kapacitete të rritura dhe kushte bashkëkohore për trajtimin e pacientëve.

  • Teatri i Kukullave me një hapësirë muzeale,një pjesë e godinës do t’i kushtohet historisë si Parlamenti i Parë Shqiptar

    Teatri i Kukullave me një hapësirë muzeale,një pjesë e godinës do t’i kushtohet historisë si Parlamenti i Parë Shqiptar

    Nga Julia Vraoi
    Godina historike e Teatrit Kombëtar të Kukullave në Tiranë, ndërtuar në vitin 1924, që më parë iu nënshtrua procesit të restaurimit do të ketë dhe një hapësirë muzeale. Një pjesë e veçantë e godinës do ti kushtohet historisë së saj si Parlamenti i Parë Shqiptar. Godina historike  vjet në muajin dhjetor hapi dyert pas restaurimit, ku më tej vijuan edhe shfaqjet për fëmijët. Ndërsa tani puna po vijon me pasurimin e teatrit me ekspozitë, ku një pjesë e godinës do ti kushtohet historisë së saj më parë.
    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit  bën me dije së shpejti një hapësirë e këndshme muzeale i shtohet kryeqytetit! “Ka nisur puna për pasurimin e Teatrit të Kukullave me ekspozitorë, kënd suveniresh dhe instalacione artistike, ku do të prezantohen arkiva të shfaqjeve të kukullave ndër vite, duke e bërë vizitën e vogëlushëve edhe më interesante për t’u njohur me magjinë e skenës!”, shprehet ministrja Blendi Gonxhja në rrjete sociale. Ndër të tjera ministri i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit sjell në vëmendje se dokumentet e fotografitë për historinë e godinës si Parlamenti i Parë Shqiptar do ta bëjnë këtë hapësirë muzeale pikë referimi për vizitorët shqiptarë dhe të huaj. “Një pjesë e veçantë e godinës do t’i kushtohet historisë së saj si Parlamenti i Parë Shqiptar, aty ku u hodhën hapat e parë të jetës parlamentare në vend.
    Dokumentet, fotografitë dhe objektet e ekspozuara do ta bëjnë këtë hapësirë një pikë referimi për vizitorë vendas dhe turistë të huaj, të cilët kanë shfaqur interes gjithnjë e më të madh për këtë aspekt të historisë”, shprehet ministri Gonxhja.  Sa i takon aktivitetit artistik në Teatrin Kombëtar të Kukullave, ministri Gonxhja shprehet se repertori i shfaqjeve vijon të zgjerohet me premiera të reja dhe një interes gjithnjë në rritje nga publiku. Vetëm gjatë këtij viti, pas përurimit të godinës së restauruar, janë dhënë mbi 120 shfaqje me mbi 17,500 spektatorë, të vegjël dhe të rritur.
    Ndërhyrja më parë në godinë
    Godina e Teatrit Kombëtar të Kukullave apo siç njihet ndryshe godina e parë e Parlamentit Shqiptar është restauruar si pjesë e programit “EU4Culture” e Bashkimit Evropian. Pas një degradimi shumëvjeçar që vijoi dhe me dëmtimet e tërmetit të vitit 2019, procesi i restaurimit vijoi tre vite në godinën historike monument kulture. Godina, e cila u restaurua ka luajtur një rol në historinë e kryeqytetit dhe të gjithë Shqipërisë. Në Teatrin Kombëtar të Kukulla u krye një ndërhyrje e plotë që te përforcimi i strukturave të saj. Godina e shpallur monument kulture e kategorisë së parë, ka ruajtur strukturën e saj, në përputhje me standardet bashkëkohore të shfaqjeve audio-vizuale, me një skenë dhe auditor multifunksional. Siç u bë me dije ndërhyrjet restauruese, bazuar në statusin që kjo ndërtesë ka si “Monument i Kategorisë I”, iu referuan analizës së kushteve në të cilat paraqitej objekti.
     

  • Ekspozitorë, kënd suveniresh dhe instalacione artistike në Teatrin e Kukullave, Gonxhja: Mbi 120 shfaqje gjatë këtij viti

    Ekspozitorë, kënd suveniresh dhe instalacione artistike në Teatrin e Kukullave, Gonxhja: Mbi 120 shfaqje gjatë këtij viti

    Ka nisur puna për pasurimin e Teatrit të Kukullave me ekspozitorë, kënd suveniresh dhe instalacione artistike. Lajmi është bërë me dije nga Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja i cili thotë se fëmijët tashmë do të kenë mundësi që të shijojnë edhe arkivin e shfaqjeve të kukullave ndër vite.

    Gonxhja sqaron se pas përurimit të godinës së restauruar, vetëm gjatë këtij viti janë dhënë mbi 120 shfaqje me mbi 17.500 spektatorë.

    Një pjesë e godinës do t’i kushtohet historisë së saj si Parlamenti i Parë Shqiptar.

    “Së shpejti një hapësirë e këndshme muzeale i shtohet kryeqytetit! Një pjesë e veçantë e godinës do t’i kushtohet historisë së saj si Parlamenti i Parë Shqiptar, aty ku u hodhën hapat e parë të jetës parlamentare në vend. Dokumentet, fotografitë dhe objektet e ekspozuara do ta bëjnë këtë hapësirë një pikë referimi për vizitorë vendas dhe turistë të huaj, të cilët kanë shfaqur interes gjithnjë e më të madh për këtë aspekt të historisë”, shkruan Gonxhja në rrjetin social Facebook.

  • Shembja  me tritol e godinës trekatëshe në jug të vendit/ Berisha reagon ashpër: Një situatë lufte

    Shembja me tritol e godinës trekatëshe në jug të vendit/ Berisha reagon ashpër: Një situatë lufte

    Zhurma e tritolit në Radhimë ndryshoi edhe repertorin e Sali Berishës në seli.

    Në tre muaj denoncime të përditshme për procesin e 11 majit, për herë të parë doktori nuk foli për farsë elektorale, por u ndal tek shpërthimi i komanduar i godinës trekatëshe në jug të vendit.
    “Sot në mëngjes u njoha me këtë lajm, menjëherë e denoncova turizmin e tritolit të një njeriu të shfazuar që u ofron banorëve dhe pushuesve terrorin e 32 kilogramëve tritol, pluhurin, zhurmën, në kulmin e turizmit, duke krijuar një situatë lufte. Këtë mund ta bëjë vetëm Ramaduro, askush tjetër”, tha Berisha.
    Kur nisën shembjet në Theth, Sali Berisha foli për hakmarrje politike pasi banorët e zonës votuan për Partinë Demokratike. Për tritolin në bregdet nuk ka ende asnjë informacion nga qytetari dixhital.
    “Nuk di se e kujt është, do pyes, do të informohem patjetër. Nuk kam arritur, por kujtdo që të ishte dhe çfarëdo që të ishte, ajo mund të bëhej në vjeshtë nëse kishte çdo komision të shkelur e me radhë. Por ky është një njeri që udhëhiqet nga urrejtja”, shtoi lideri i opozitës.
     

  • Video e shembjes me telekomandim të godinës pa leje në Vlorë

    Video e shembjes me telekomandim të godinës pa leje në Vlorë

    “Me këto pamje nga përballja me paligjshmërinë që lëndon e shëmton hapësirat ku bashkëjetojmë si bij e bija të këtij vendi, e ku do ta shkruajmë me se s’bën kapitullin e fundit të betejës me ndërtimet pa leje apo në shkelje të lejeve, ju uroj një javë sa më të mbarë”- shkruan kryeministri Edi Rama në profilin e tij në facebook këtë të hënë, datë 11 gusht 2025.
    Dhe e shoqeron me videon e shëmbjes

  • Arrestohet 27-vjeçari, theu me gurë xhamat e godinës së bashkisë dhe postoi pamje në internet

    Arrestohet 27-vjeçari, theu me gurë xhamat e godinës së bashkisë dhe postoi pamje në internet

    Policia e Korçës njofton se ka arrestuar një 27-vjeçar pasi mëngjesin e sotëm theu me gurë xhamat e godinës së bashkisë. I riu postoi videon në internet, ku dëgjohet që përdor fjalor fyes.
    Specialistë për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. D., 27 vjeç, banues në Korçë, pasi rreth orës 02:15, ka goditur me gurë xhamat e Bashkisë Korçë.