Tag: godinë

  • Godine antike në lindje të qytetit të Vlorës

    Godine antike në lindje të qytetit të Vlorës

    REXHEPAJ (VLORË) Në fshatin Rexhepaj, rreth 30 km në lindje të qytetit të Vlorës, prej kohësh ishin konstatuar mbeturinat e një godine antike. Në qershor të 1984 Qendra e Kërkimeve Arkeologjike Tiranë në bashkëpunim me Muzeun Historik të rrethit të Vlorës organizuan këtu një ekspeditë arkeologjike.

    Gjatë punimeve dolën në dritë disa rrënoja ambientesh dhe gjurmë tubacionesh, shenja këto që dëshmonin për ekzistencën e një banjoje termale të vjetër. Për kohën e ndërtimit të tij rëndësi kanë lënda arkeologjike e përbërë kryesisht nga qeramika masive si tulla, tjegulla e pak fragmente enësh, që u përkasin shekujve të parë të erës sonë.

    © Ilia Çano

  • “Do të bëjmë një godinë të re për seancat plenare”/ Kryeparlamentarja Spiropali zbulon projektin për Kuvendin

    “Do të bëjmë një godinë të re për seancat plenare”/ Kryeparlamentarja Spiropali zbulon projektin për Kuvendin

    Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka zbuluar se kanë një projekt për një godinë të re për seancat plenare të Kuvendit.
    Në studion e emisionit “Kjo Javë”, ajo deklaroi se do të bëhet sipas standardeve të Bashkimit Europian.
    “Kuvendin do ta bëjmë gati për një godinë të re të seancave plenare, siç e meriton një vend që do anëtarësohet në BE. Ne një projekt e kemi dhe besojmë se së shpejti do ta diskutojmë, teksa na nevojitet financimi i duhur. Nuk e bëj këtë punë për arsye materiale, por e bëj për vokacion për të shërbyer”, tha Sapiropali.
    Elisa Spiropali: PS do vazhdojë me politikën e rritjes së pagave në sektorin publik dhe kjo shkakton rritje të pagave dhe tek sektori privat. Do vijojmë të zhvillojmë infrastrukturën, të vijojmë proceset energjetike të Shqipërisë, për bujqësinë, do vijojmë të investojmë për rritjen e turizmit, për mirëqenien e qytetarëve dhe prioriteti i prioriteteve është integrimi në BE. Kjo është një ëndërr, që është kthyer sot në një ardhmëri që mund të arrihet. Procesi i integrimit është një prioritet i parlamentit, pasi përafrimi i legjislacionit e bën të rëndësishëm rolin e parlamentit. Kuvendin do ta bëjmë gati për një godinë të re të seancave plenare, siç e meriton një vend që do anëtarësohet në BE. Ne një projekt e kemi dhe besojmë se së shpejti do ta diskutojmë, teksa na nevojitet financimi i duhur. Nuk e bëj këtë punë për arsye materiale, por e bëj për vokacion për të shërbyer

  • Kryeparlamentarja Spiropali zbulon projektin për Kuvendin: Do të bëjmë një godinë të re

    Kryeparlamentarja Spiropali zbulon projektin për Kuvendin: Do të bëjmë një godinë të re

    Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka zbuluar se kanë një projekt për një godinë të re për seancat plenare të Kuvendit. Në studion e emisionit “Kjo Javë”, ajo deklaroi se do të bëhet sipas standardeve të Bashkimit Europian.
    “Kuvendin do ta bëjmë gati për një godinë të re të seancave plenare, siç e meriton një vend që do anëtarësohet në BE. Ne një projekt e kemi dhe besojmë se së shpejti do ta diskutojmë, teksa na nevojitet financimi i duhur. Nuk e bëj këtë punë për arsye materiale, por e bëj për vokacion për të shërbyer.

    PS do vazhdojë me politikën e rritjes së pagave në sektorin publik dhe kjo shkakton rritje të pagave dhe tek sektori privat. Do vijojmë të zhvillojmë infrastrukturën, të vijojmë proceset energjetike të Shqipërisë, për bujqësinë, do vijojmë të investojmë për rritjen e turizmit, për mirëqenien e qytetarëve dhe prioriteti i prioriteteve është integrimi në BE. Kjo është një ëndërr, që është kthyer sot në një ardhmëri që mund të arrihet.
    Procesi i integrimit është një prioritet i parlamentit, pasi përafrimi i legjislacionit e bën të rëndësishëm rolin e parlamentit. Kuvendin do ta bëjmë gati për një godinë të re të seancave plenare, siç e meriton një vend që do anëtarësohet në BE. Ne një projekt e kemi dhe besojmë se së shpejti do ta diskutojmë, teksa na nevojitet financimi i duhur. Nuk e bëj këtë punë për arsye materiale, por e bëj për vokacion për të shërbyer”, tha Sapiropali.

  • Nis ndërtimi i kompleksit sportiv “Dyrrah City”, Rama: S’është godinë e komplikuar, shtatorin e ardhshëm mund të inaugurohet

    Nis ndërtimi i kompleksit sportiv “Dyrrah City”, Rama: S’është godinë e komplikuar, shtatorin e ardhshëm mund të inaugurohet

    Ka nisur ndërtimi i një prej komplekseve sportive më moderne në Shqipëri dhe në rajon, “Akademia e Futbollit Dyrrah City”, që do të shërbejë si filial i akademisë elitare “Manchester City Football School and Academy”.

    Ky projekt synon të krijojë një hapësirë të standardeve ndërkombëtare për zhvillimin e talenteve të rinj në futboll dhe sporte të tjera.
    Në kantierin e ndërtimit ishin të pranishëm Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, përfaqësues të projektit si dhe drejtues vendorë, për të parë nga afër ecurinë e punimeve.
    Kompleksi do të përfshijë tetë fusha futbolli, katër me bar sintetik dhe tre me bar natyral, si dhe një fushë qendrore që do të lidhet me stadiumin për organizimin e ndeshjeve dhe aktiviteteve madhore. Krahas tyre, parashikohen dy fusha basketbolli, një palestër, qendër fizioterapie, rezidencë për sportistët dhe një park rekreativ, i projektuar për të ofruar ambiente pushimi dhe aktivitetesh fizike për të rinjtë.
    Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, theksoi rëndësinë e përfundimit të punimeve brenda afatit: “Dëshirojmë që të gjithë komponentët të jenë gati deri në shtator, me qëllim që të nisim menjëherë aktivitetet stërvitore.
    Edhe pse afati zyrtar është 48 muaj, punimet po ecin me ritme të shpejta dhe optimizmi është i lartë për një përfundim të parakohshëm.”
    Kryetari i PS, Edi Rama, u shpreh se “nëse punohet intensivisht, sepse në momentin që bëhet kjo, vendoset shtresa e parë, pastaj godina nuk është edhe ndonjë godinë e komplikuar. Unë mendoj që nëse kjo bëhet për 6 muaj, godina 6 muaj, edhe 2 muaj arredimi, shtatorin e ardhshëm inaugurohet kjo”.
    Aktualisht në kantier po punohet për përfundimin e dy fushave me bar sintetik, ndërsa po përgatitet infrastruktura për ndërtimin e objekteve kryesore.

    Top Channel

  • Konviktet e Universitetit Bujqësor pa ngrohje e ujë të ngrohtë, studentët: Lahemi në godinë tjetër!

    Konviktet e Universitetit Bujqësor pa ngrohje e ujë të ngrohtë, studentët: Lahemi në godinë tjetër!

    Konviktet e studenteve të Universitetit Bujqësor që u inauguruan në vitin 2020 si godina me kushte evropiane, nuk kanë ujë të ngrohtë dhe as kushte gatimi.
    Pasi tërmeti i 2019 i shkatërroi ato u rindërtuan duke u finalizuan në vitin 2022. Tetë godina të reja u rindërtuan nga themelet për 2200 studentë, të cilët do të jetojnë në kushte optimale ashtu si edhe në konviktet në Evropë. Godinat supozohej që do të ishin moderne, me standarde europiane, ku studentët do të kishin ambientet e ngrënies, ambientet e fjetjes, ambientet e studimit, e konceptuar si një qendër komunitare. Por pas 3 vjetësh nga inaugurimi i tyre, filluan probleme për 144 studentët të cilët jetojnë në godinën Nr.1 në UBT.
    Në emisionin e ‘Fiks Fare” studentët e këtij konvikti ankohen për kushtet aspak të përshtatshme në të cilat jetojnë. Vajzat shprehen që nga Shtatori i 2024 nuk kanë pasur ujë të ngrohtë në konvikt dhe janë detyruar që të lahen tek godina Nr 7 e cila ndodhet përballë godinës së tyre. Ato shprehen se nuk kanë ujë të ngrohtë në dushet e konviktit, as nëpër dhoma që nuk bëhet fjalë fare. Ato tregojnë se për këtë gjë janë ankuar disa herë tek përgjegjëset, drejtoresha e godinës, por edhe tek drejtoresha e Administrimit të Godinave Znj. Ilda Shehu madje kanë bërë peticione tek Drejtoria e Konvikteve Tiranë (DKSHM).
    Përveç kësaj ato thonë se sistemi i ngrohjes me kaldaja është jashtë funksionit dhe që janë detyruar të blejnë rezistenca për t’u ngrohur në dhomë. Ndërkohë që drejtoresha e konviktit Enerilda Ndoci u thotë të shpërngulen në një godinë tjetër, ose të dalin me qira. Vajzat shprehen para kamerës se ‘FIKS FARE’ se godina për të cilën drejtoresha flet që ato të zhvendosen është e papërshtatshme dhe që nuk ndihen të sigurta, sepse janë godina të hapura dhe nuk ka kamera sigurie siç ka godina nr 1 ku ato aktualisht banojnë. Ato thonë se ajo godinë ka shërbyer për turistët, “godinë mikpritëse”. Madje godina është në kushte aspak të mira sepse është tejet e amortizuar. Tualetet rrjedhin ujë, sirtarët janë të mykur, ujë të ngrohtë nuk ka, kamera sigurie nëpër korridore nuk ka. Ato shprehen se janë ndjerë nën presion sepse iu është vendosur kushte që ose të kalojnë në godinën Nr 7 ose të gjejnë banesa me qira.
    ‘Fiks Fare’ në bashkëpunim me vajzat e konviktit hynë në godinat dhe nga pamjet konstatohet amortizim i godinës duke nisur nga dyert , tek tualetet që rrjedhin ujë.
    Fiksi bisedoi me drejtoreshe e konviktit znj. Enerilda Ndoci. Kjo e fundit pohoi se zgjidhja më e mirë është zhvendosja në godinën Nr.7 , pasi problemi me ujin në godinën ku vajzat jetojnë është teknik të cilën nuk e merr përsipër ta shpjegojë. Ndërkohë godina Nr 7 thotë znj. Ndoci ka ujë të ngrohtë.
    Por pas interesimit të Fiksit Drejtoria e Administrimit të Godinave në UBT i zhvendosi vajzat në godinë tjetër me kushtet dhe sigurinë si në godinën Nr1. Zhvendosja e 140 vajzave në godinën Nr4 u ofron atyre sigurinë që ato kërkonin dhe kushte më të mira jetese.