Tag: godet

  • Një stuhi e fortë godet Kroacinë, 7 të lënduar

    Një stuhi e fortë godet Kroacinë, 7 të lënduar

    Një stuhie e fortë verore ka goditur pjesët perëndimore të bregdetit kroat të hënën në mbrëmje.

    Si pasojë shtatë persona kanë mbetur të lënduar, tre prej tyre rëndë dhe një në gjendje kritike.
    Shërbimet e emergjencës kanë pastruar rrugët nga mbeturinat e pemëve dhe nga automjetet e dëmtuara në qytetin bregdetar Rovinj.

    Kryebashkiaku i qytetit, Emil Nimceviq, ka thënë se shpreson që banorët të jenë “mirë” dhe të kenë mundësinë të kthehen në shtëpitë e tyre.
    Një varkë e vogël pasagjerësh është fundosur pranë portit të Zadarit. Të gjithë pasagjerët kanë shpëtuar.
    Sipas shërbimit meteorologjik kroat, erërat kanë arritur shpejtësi mbi 100 kilometra në orë. Tashmë, situata duket më e qetë.

  • Irani godet sërish Izraelin me raketa, raportohet për të plagosur

    Irani godet sërish Izraelin me raketa, raportohet për të plagosur

    Irani ka nisur një valë të re raketash drejt Izraelit, njoftojnë Forcat Mbrojtëse të Izraelit.

    Sirenat e alarmit për sulme ajrore po bien në të gjithë vendin dhe IDF u ka kërkuar banorëve të ndjekin udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm, raporton BBC.
    Shërbimet e emergjencës së Izraelit raportojnë se pesë persona u plagosën pas sulmeve të Iranit.

    Në Izrael, 24 persona janë vrarë që nga fillimi i armiqësive. Nndërsa në Iran, janë vrarë 224 persona./vizionplus.tv

  • Shqipëri, rrufeja godet për vdekje 65-vjeçarin

    Shqipëri, rrufeja godet për vdekje 65-vjeçarin

    Ndryshimet atmosferike kanë sjellë edhe pasoja, teksa shkarkesa elektrike ka shkaktuar një viktimë në zonën e Ersekës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Qinam, kur një banor mësohet se është goditur nga rrufeja, duke humbur edhe jetën në vend. Nga veprimet paraprake, dyshohet se 65-vjeçari me inicialet A.A., ka ndërruar jetë si shkak i shkarkesës elektrike. Policia është duke shkuar drejt vendngjarjes, për të hetuar dinamikën dhe rrethanat e saj.

  • SPAK godet një tjetër grup kriminal! Arrestime me letër-porosi nga Finlanda

    SPAK godet një tjetër grup kriminal! Arrestime me letër-porosi nga Finlanda

    SPAK dhe Policia e Shtetit kanë zhvilluar një operacion antidrogë në mbarë vendin.

    Mësohet se janë arrestuar persona me letër porosi nga Finlanda,
    SPAK pritet të dalë në orën 12:30 në një konferencë për shtyp.
    Lajmi në përditësim…

    Top Channel

  • Kamerat e sigurisë regjistrojnë momentin kur rrufeja godet veturën e policisë në Oklahoma

    Kamerat e sigurisë regjistrojnë momentin kur rrufeja godet veturën e policisë në Oklahoma

    Një video e pazakontë është regjistruar nga kamerat e sigurisë në Neëcastle, Oklahoma.

    Rrufeja godet direkt veturën e policisë gjatë ditëve kur në atë rajon po mbretëronte moti i ligë, por që për fat të mirë nuk është lënduar askush.

    Incidenti ka ndodhur kur tornadot godit disa pjesë të Oklahomës dhe Nebraskas, duke shkatërruar shtëpi e objekte të ndryshme afariste.

    Dhjetëra mijëra shtëpi kishin mbetur pa energji elektrike, madje ishin mbyllur shumë autostrada nga përmbytjet që i dëmtuan disa pjesë të rrugëve.

    Në video shihet kur rrufeja godet veturën dhe ngritet në qiell një re e tymit të zi. Për fat të mirë brenda automjetit nuk gjendej askush. 

     

  • Incident në Pogradec, eksponenti i PD godet komisionerin e PS

    Incident në Pogradec, eksponenti i PD godet komisionerin e PS

    Te qendra 3901 në Pogradec është regjistruar një incident. Eksponent i PD Luan Tollozhina, ka goditur dhe ka gjakosur komisionet i PS Entin Gegën në qendrën e votimit dhe ka fyer një qytetare.
    Tollozhina pretendon se komisioneri i ka ngacmuar vajzën.

  • “E bëre PS bordello”, Shehaj godet Ramën: Niveli ZH që solle me vete turpëron çdo socialist

    “E bëre PS bordello”, Shehaj godet Ramën: Niveli ZH që solle me vete turpëron çdo socialist

    Ish-drejtoresha e Tatimeve dhe njëkohsisht ekspertja e ekonomisë Brisida Shehaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave skandaloze të kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë një interviste e quajti Partinë Socialite bordello, para se ai të vinte në krye të saj.
    ‘Bordello e beri ti dhe shpura jote ate parti… Po turp per cdo Socialist qe ende te voton ty dhe nivelin ZH qe solle me vete’, shkruan Shehaj në Facebook.

  • Asllani i jep avantazhin Interit, mesfushori godet nga…

    Asllani i jep avantazhin Interit, mesfushori godet nga…

    Mesfushori kuqezi Kristjan Asllani ka gjetur sot golin e parë të sezonit në Serinë A me fanellën e Interit, teksa në minutën e 8′-të i dha avantazhin zikaltërve në duelin ndaj Veronës.

    Futbollisti elbasanas e nisi nga minuta e parë dhe pasi VAR akordoi një penallti për ekipin e Simone Inzagit te pika e bardhë e penalltisë u paraqit Asllani.

    Goditja e tij në krahun e majtë të portierit i cili u hodh në të kundërt. Të gjithë përgëzuan futbollistin shqiptar për këtë gol të parë të tij sezonal me Inter.

    Vazhdo leximin

  • Tërmeti me magnitudë 7.1 Rihter godet Argjentinën, ndihet edhe në Kili

    Tërmeti me magnitudë 7.1 Rihter godet Argjentinën, ndihet edhe në Kili

    Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 7.1 ballë të shkallës Rihter, goditi Argjentinën jugore.
    Tërmeti ndodhi në zonën detare rreth 200 kilometra në jug të Ushuaias, në Tierra del Fuego.
    Lëkundjet u regjistruan në 09:58 (sipas kohës lokale) dhe tërmeti u ndje edhe në Kili.

    Aktualisht nuk raportohet për persona të lënduar./vizionplus.tv