Tag: godet

  • SPAK godet rrjetin e trafikut të kokainës, kush janë biznesmenët e përfshirë? U zbuluan nga bisedat në Sky ECC

    SPAK godet rrjetin e trafikut të kokainës, kush janë biznesmenët e përfshirë? U zbuluan nga bisedat në Sky ECC

    SPAK godet një grup kriminal të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian. 6 nga 7 pjesëtarët e grupit përfunduan në pranga në kuadër të një aksioni të organizuar gjatë të premtes, ndërsa i fundit rezulton të jetë jashtë vendit.
    Vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosman, Ermir Ndreaj pronar i disa kompanive, si dhe Ilir Lloshi u arrestuan përkatësisht në Palasë dhe Elbasan.
    Plarent Dervishajt dhe Erion Alibejt, iu komunikuan akuzat në ambientet e paraburgimit, ku mbahen për vepra të tjera të rënda penale, si vrasje dhe atentate mafioze.
    Goditja e grupit erdhi pas zbërthimit të qindra komunikimeve në Sky ECC por dhe dëshmisë e të penduarit Erion Alibej, i njohur me nofkën “Krymi”.
    Gjatë aksionit, ku u ushtruan kontrolle në Palasë në vila luksoze si dhe në Tiranë u sekuestruan bizhuteri të shtrenjta, orë dhe makina luksoze.
    Ndaj të dyshuarve rëndojnë akuzat për “Trafik narkotikësh, grup kriminal, kryerja e veprave nga grupi strukturuar dhe armëmbajtje.
    Erion Alibej u përball me debate të forta në një seance Gjykatën e Posaçme me Plarent Dervishajn, ku ky i fundit po gjykohet për atentatin ndaj ish-prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj, me 1 nëntor 2019 me një të vrarë e dy të plagosur.
    Alibej njihet si kundërshtar i përbetuar i vëllzërve Franc e Hajdar Çopja, të cilët kanë drejtuar një nga organizatat me të rrezikshme kriminale.

  • Liverpool godet në merkato, firmos me sulmuesin

    Liverpool godet në merkato, firmos me sulmuesin

    Liverpool bën goditjen e radhës në merkato, teksa ka firmosur me Hugo Ekitike. Sulmuesi vjen nga Frankfurt dhe i ka kushtuar arkave të kampionëve të Anglisë 95 milionë euro.
    Në 33 ndeshje në Bundesligë në sezonin e kaluar, Ekitike ka realizuar 15 gola, ndërsa ka dhuruar 8 asiste.

    Debutimi i Ekitike me Liverpool në një ndeshje zyrtare mund të vijë me 10 gusht, në ndeshjen e Fa CUP ndaj Crystal Palace.
    Liverpool ka qenë mjaft aktive në merkato pasi deri më tani ka afruar edhe futbollistë si Jeremie Frimpongun, Milos Kerkezin, Giorgi Mamardashvilin dhe Florian Wirtz.

  • Tërmet i fortë godet Napolin, banorët dalin të frikësuar nëpër sheshe, ja sa ishte magnituda

    Tërmet i fortë godet Napolin, banorët dalin të frikësuar nëpër sheshe, ja sa ishte magnituda

    Qyteti i Napolit paraditen e sotme është shkundur nga lëvizja e tokës. Mësohet se një tërmet me magnitudë 4 ballë e shkallës rihter goditi zonën e Napolit në orën 09:14. Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.

    Përshkak të lëkundjeve shumë banorë dolën të frikësuar nga shtëpitë dhe zyrat e tyre. Për të qenë të sigurt ata u mblodhën në hapësira të hapura si sheshet e qytetit. Për arsye sigurie, qarkullimi i trenave u pezullua dhe Universiteti i Napolit “Federico Secondo” u evakuua.

  • ‘Aksionet, maska e dështimeve të tij’/ Blushi: Qeveria Rama, shtet me dy standarde, mbron oligarkët dhe godet të dobëtit

    ‘Aksionet, maska e dështimeve të tij’/ Blushi: Qeveria Rama, shtet me dy standarde, mbron oligarkët dhe godet të dobëtit

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë të fortë gjatë një interviste për edicionin informativ të Syri TV, denoncoi atë që e cilësoi si fytyra e vërtetë e regjimit autokratik të Edi Ramës, ku qytetarët që kërkojnë të jetojnë të lirë në vendin e tyre përndiqen, ndëshkohen apo edhe burgosen.

    Blushi theksoi se aksionet e fundit të qeverisë, si ai në Vlorë apo në Theth, janë përpjekje të dëshpëruara për të mbuluar dështimet e mëdha në turizëm, ekonomi dhe shërbime bazë, si uji i pijshëm.

    Ai akuzoi qeverinë për shtet me dy standarde, që godet të dobëtit dhe mbron oligarkët e lidhur me pushtetin.

    Pjesë nga intervista:

    Nuk ka asnjë surprizë nga regjimi autokratik i Edi Ramës, kur e vetmja alternativë për të gjithë qytetarët që duan të jetojnë të lirë në vendin e tyre është burgu sepse Rama i urren njerëzit e lirë. Të mos harrojmë se, ndryshe nga fëmijët e tjerë në komunizëm, ai është rritur me idenë se ata që shkruajnë poezi për lirinë duhet të varen me litar.

    Nuk është aspak surprizë që aksioni në Vlorë nisi për të mbuluar një nga dështimet më të mëdha të kësaj qeverie sigurimin e ujit të pijshëm. Sot, Vlora, në kulmin e sezonit turistik, po thahet. Por jo vetëm kaq: qyteti po mbytet nga një landfill që, si çdo vit, ka shpërthyer si një “bombë” e vërtetë ekologjike një krim kundër njerëzimit. Tymrat që ngrihen nuk janë gjë tjetër veçse përbërës kimikë dhe kancerogjenë, që përbëjnë një kërcënim real për shëndetin e qytetarëve.

    Sa i përket aksionit për lirimin e hapësirave publike ai është një farsë e plotë. Të mos harrojmë se Rama dhe drejtori karikatural i Policisë së Shtetit, që kërcënon drejtuesit vendorë për të ndaluar ndërtimet pa leje, nuk shohin ato që ndodhin në qendër të Tiranës. Aty ku hapësirat publike janë zaptuar prej kohësh, ata mbyllin sytë dhe ndjekin vetëm kioskat, qendrat dhe karriget e qytetarëve të thjeshtë, që me shumë sakrifica dhe duke paguar taksa në bashkitë përkatëse, përpiqen të sigurojnë të ardhura minimale për të mbijetuar. Ndërkohë, kullat në qendër nuk i sheh askush as Edi Rama, as Ilir Proda të cilët shohin vetëm qytetarët e zakonshëm që nxjerrin disa tavolina në trotuar.

    Kjo është qartë një qeveri me dy standarde: godet të dobëtit dhe mbron të fortët. Ashtu si në Theth, ku banorët të cilët meritojnë mirënjohje maksimale për mikpritjen dhe për promovimin që i kanë bërë turizmit shqiptar në botë u prenë në besë nga i njëjti person që para zgjedhjeve ulej në sofër me ta për të ngrënë bukë, ndërsa sot u shemb pronat dhe u shkatërroi mundin dhe djersën.

    Nuk ka asnjë surprizë. Janë përpjekje të dëshpëruara për të mbuluar dështimin katastrofik të kësaj qeverie këtë vit, sidomos në sektorin e turizmit një nga sektorët më jetikë të ekonomisë, nga i cili mbahen me mijëra familje, nga veriu në jug.

    Banorët e Thethit janë në tokat e tyre, prandaj edhe emri i këtij operacioni, “Tokë e Xanun”, është një absurditet. Tokën e kujt kanë zënë ata? Janë në pronat që ua kanë lënë të parët dhe që i kanë mbrojtur me gjak. Por kjo qeveri nuk ua njeh. Sepse, që të marrin tokën e baballarëve të tyre, duhet të paguajnë në hipotekë ose të japin rryshfet tek Benet Beci. Ata nuk kanë pushtuar asgjë janë në pronat e tyre dhe duan të ndërtojnë biznesin e tyre, por Rama nuk i lejon.

  • “Po godet qeverisjen e vet për të fshehur dështimet 12-vjeçare”, Abilekaj kritikon Ramën: Korrupsioni do të rikthehet..

    “Po godet qeverisjen e vet për të fshehur dështimet 12-vjeçare”, Abilekaj kritikon Ramën: Korrupsioni do të rikthehet..

    Gazetari Enton Abilekaj, i ftuar në një intervistë  për një emision televiziv, u shpreh se Edi Rama po godet qeverisjen e vet për të mbuluar dështimet e 12 viteve të fundit.
    Sipas tij, institucionet kanë dështuar gjatë gjithë kësaj periudhe në kontrollin e territorit.
    “Po vjen koha që ta shohim qartë. Nuk jemi më kuriozë, sepse nga gjithë këto pritshmëri nuk ka dalë ndonjë gjë e madhe. Ajo që po bën Rama praktikisht, është se po godet qeverisjen e vet, Rama kundër qeverisjes Rama.
    Ai përpiqet t’u tregojë njerëzve se ky mandat i katërt nuk është kot. Për këtë arsye, po godet tre mandatet e para. Sigurisht, kjo po bëhet në mënyrë tërësisht partizane. Deri më tani, institucionet kanë dështuar në kontrollin e territorit.
    Në vend të një aksioni të përkohshëm, duhet të fillojë një periudhë e re, me ristrukturim të thellë të institucioneve. Por një analizë dhe reflektim i tillë nuk do të ndodhë, sepse do të kemi vetëm një fushatë kalimtare, e cila më pas do të zhbëhet dhe gjithçka do të kthehet si më parë, korrupsioni, tenderat, ndërtime me ose pa leje, bakshishet dhe ryshfeti.
    Kjo që po bën Rama është një sulm i organizuar jo vetëm ndaj qeverisjes së tij, por edhe ndaj institucioneve të pavarura. Ai vendos vetë edhe për prishjen e ndërtesave me leje, duke futur shtetin në borxh me privatin, borxh që më pas përkthehet në vendime gjyqësore në dëm të qytetarëve shqiptarë.
    Është një lëvizje demonstrative, e papërgjegjshme dhe e organizuar vetëm për të treguar se mandati i katërt ka nisur dhe se nuk ka kohë për të humbur.” tha Abilekaj.
     
     

  • Aksident në Vlorë, ‘Golf-i’ godet këmbësoren dhe përplaset me një ‘Audi’

    Aksident në Vlorë, ‘Golf-i’ godet këmbësoren dhe përplaset me një ‘Audi’

    Një aksident është shënuar ditën e sotme në rrugën Transballkanike, ku një automjet i llojit “Golf” përplasi një këmbësore të moshuar rreth 65 vjeçe, e cila po kalonte në vijat e bardha. Pas goditjes, Golf-i u përplas me një tjetër automjet të tipit “Audi”.
    Këmbësorja ra në tokë me plagë në trup dhe gjymtyrë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se kalimtarët dhe drejtuesit e automjeteve i dhanë ndihmën e parë deri në mbërritjen e policisë dhe ambulancës.

  • Itali/ Tërmet me magnitudë 4.6 ballë godet Napolin

    Itali/ Tërmet me magnitudë 4.6 ballë godet Napolin

    Një tërmet me magnitudë 4.6 ka goditur qytetin e Napolit në Itali, duke u cilësuar sipas burimeve lokale si më i fuqishmi në 40 vitet e fundit në këtë zonë me densitet të lartë popullsie dhe aktivitet sizmik të shtuar.

    Lëkundjet ndodhën mesditën e sotme në zonën detare të Fushave Phlegraean.

    Tërmeti është ndjerë fort nga banorët, shumë prej të cilëve kanë dalë nga banesat e tyre për shkak të frikës, por fatmirësisht nuk raportohen dëme materiale apo të lënduar.

  • VIDEO / E rëndë në Vlorë! Makina tip Benz godet qëllimisht të riun, ndërhyn polici i rastit

    VIDEO / E rëndë në Vlorë! Makina tip Benz godet qëllimisht të riun, ndërhyn polici i rastit

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë të hënë pranë qendrës së qytetit në Vlorë.
    Sipas asaj që raporton gazetarja e Klan News, Greta Haskaj, i riu me makinën tip Benz godet vazhdimisht një makinë tjetër dhe më pas e shtyn drejt trotuarit.
    Fatmirësisht ndërhyrja në kohë e një efektivi civil të forcave Shqiponja, ka bërë të mundur ndalimin e të riun që po godiste.
    Në automjetin tjetër tip Fiat udhëtonte një tjetër i ri. Nuk dihen ende shkaqet apo rrethanat e kësaj ngjarjeje.
    Fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, dy të rinjtë janë shoqëruar nën mbikqyrjen e bluve të Vlorës në komisariat.