Stuhia e fuqishme që përfshiu sot Shqipërinë ka lënë pasoja të ndjeshme edhe në qarkun e Fierit. Një nga zonat më të prekura është fshati Suk 2 në Roskovec, ku serrat me domate kanë pësuar dëmtime serioze.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Sipas raportimeve nga vendngjarja, era e fortë dhe reshjet e dendura kanë shkatërruar mbulesat plastike të serrave, duke ekspozuar prodhimin në një moment shumë të ndjeshëm të ciklit të tij. Fermerët shprehen të dëshpëruar, pasi dëmi pritet të ketë pasoja të rënda ekonomike për ta. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Gazetarja Marsela Topi informon se situata është aq e rëndë, sa shumë bujq flasin për humbje të konsiderueshme, duke qenë se investimet për sezonin aktual kanë qenë të larta.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Nga pamjet e siguruara nga Fieri Web, shihen sasitë e mëdha të ujit që shkarkohen nga çatitë e serrave dhe stuhia që godet me forcë strukturat. Aktualisht, domatet ndodhen në fazën më delikate të prodhimit, gjë që e përkeqëson edhe më shumë situatën për fermerët e zonës.Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”








