Tag: godasin

  • Fiks Fare/ Fëmijët që terrorizojnë Shkodrën, godasin dhe vjedhin banorët. Institucionet në kolaps: Nuk kemi çfarë t’u bëjmë

    Fiks Fare/ Fëmijët që terrorizojnë Shkodrën, godasin dhe vjedhin banorët. Institucionet në kolaps: Nuk kemi çfarë t’u bëjmë

    Një grup fëmijësh të moshës 12–14 vjeç kanë kthyer një lagje të Shkodrës në zonë të frikës, duke goditur, kërcënuar dhe grabitur banorët.

    Ndërkohë, policia thotë se “janë minorenë dhe nuk mund të mbahen”, shkolla deklaron se “nuk ka probleme në ambientet e saj”, ndërsa nëna e njërit prej djemve shpërthen: “Jam dorëzuar, çfarë të bëj më? Le ta fusin në burg.”
    Në redaksinë e “Fiks Fare” ka mbërritur një ankesë e fortë prej disa personash, ku një grup të miturish janë kthyer në tmerr për banorët e zonës. Sipas denoncuesve, fëmijët godasin këdo që nuk u jep para dhe policia edhe kur ndërhyn, detyrohet t’i lirojë menjëherë.
    Një i ri, viktimë e këtij grupi, rrëfen se është qëlluar dhe i janë kërkuar para me forcë.
    “Më rrethuan, më goditën dhe më detyruan t’u jepja para. Shkova në polici, por më thanë se nuk kanë çfarë të bëjnë sepse janë minorenë. Kam frikë se do të përfundojë ose unë, ose ata. Kërkova ndihmën e Fiksit që të mos shkojmë në pika ekstreme.”
    Ky i ri takohet edhe me një qytetar tjetër, i cili po ashtu është sulmuar nga i njëjti grup.
    “Më goditën në kokë. Erdhën policët, i mbajtën një orë dhe i lanë të lirë. Po vazhdojnë të godasin njerëz të tjerë. Jemi të pambrojtur.” Thotë një tjetër banorë i Shkodrës.
    Denoncuesi i parë dinte vetëm emrin e njërit prej djemve 14 vjeç, nxënës i një shkolle 9-vjeçare në Shkodër. Gazetarët takuan nënën e tij, e cila, mes lotësh, pranon se djali është futur në shoqëri të keqe dhe ka dalë jashtë kontrollit.
    “Kam tre fëmijë. Jam e divorcuar dhe punoj gjithë ditën. Nuk kam çfarë bëj më! Djali vjen vonë, nuk më dëgjon, ka probleme me shumë njerëz. Kam shkuar në polici disa herë, u kam thënë ‘futeni në burg” thotë e ema e të miturit
    Ajo shton se problemet nuk vijnë nga shkolla, por nga shoqëria e rrugës, ku ka edhe të rritur edhe minorenë.
    Gazetarët e “Fiks Fare” shkuan në shkollën ku mëson i mituri. Stafi nuk lejoi hyrjen në ambientet e brendshme, por drejtoresha, në një komunikim telefonik, tha se: Nxënësi vjen rregullisht në mësim, nuk ka krijuar problem brenda shkollës ,psikologia dhe drejtoria janë në dijeni të sjelljes së tij jashtë shkollës  dhe rasti po ndiqet.
    Gazetarët kontaktuan edhe me specialistin e zonës (SPZ), i cili konfirmoi se i mituri paraqitet shpesh në komisariat.
    “Vjen çdo muaj, ndonjëherë edhe më shpesh. Duke qenë minoren, procedurat janë më të kufizuara. Merremi me këshillim, me punonjës socialë dhe psikologë për të sheshuar rastin.” Sqaron SPZ-ja.
    Burime të tjera në komisariat pranojnë se situata është e vështirë, por që u janë “lidhur” duart pasi kemi të bëjmë me minorenë.
    Rasti nxjerr edhe një herë në pah boshllëkun mes ligjit për të miturit dhe realitetit të përditshëm, kur fëmijë 12–14 vjeç bëhen autorë të dhunës, askush nuk ka mjetet ligjore dhe institucionale për t’i ndalur. Ndërkohë, banorët e Shkodrës thonë se po jetojnë me frikë dhe pasiguri.

    Top Channel

  • Topalli: Krimi i organizuar ka frikë nga SPAK. Muça: Prokurorët tanë kanë mbrojtje nga “lart”

    Topalli: Krimi i organizuar ka frikë nga SPAK. Muça: Prokurorët tanë kanë mbrojtje nga “lart”

    “Krimi i organizuar ka frikë nga drejtësia shqiptare”, kjo ishte deklarata e gazetares Aida Topalli mbrëmjen e sotme në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, deklaratë që solli diskutime në studio.
    Sipas gazetarit Flogert Muça, forca e SPAK-ut vjen “nga lart”, duke iu referuar SHBA-së dhe Bashkimit Europian.
    Sipas tij, nëse krimi i organizuar godet SPAK-un, atëherë reagojnë DEA dhe FBI; ndërsa nëse goditet nga politika, përgjigjen SHBA dhe BE.

    Pjesë nga biseda:
    Topalli: Unë mendoj se krimi i organizuar është i frikësuar nga drejtësia.
    Muça: Unë mendoj se prokurorët e ardhur nuk e kanë fuqinë të godasin krimin që përmend Aida apo krimin që përmendim ne, por po e bëjnë sepse kanë një mburojë, një mbështetje.
    Topalli: Drejtësisë dhe Zotit nuk u shpëtohet kurrë.
    Muça: Kur godasin krimin, janë DEA dhe FBI që reagojnë. Kur godasin politikanët, janë amerikanët, janë anglezët.

  • ‘Çmendet’ moti/ Stuhi e fuqishme  godasin këtë vend, rrëzojnë pemët

    ‘Çmendet’ moti/ Stuhi e fuqishme godasin këtë vend, rrëzojnë pemët

    Moti i keq që ka përfshirë Greqinë dhe ekspertët flasin për disa ditë me stuhi të fuqishme që do godasin vendin.
    Më problematike situata paraqitet në zonën e Zakynthos për ditën e sotme, ku që nga mëngjesi janë shkaktuar probleme serioze. Shumica e vështirësive janë hasur në rrjetin rrugor të ishullit.
    Konkretisht, për shkak të akumulimit të ujit dhe mbeturinave, probleme janë regjistruar në rrugët që lidhin fshatrat Agios Kirikas me Kallipados, si dhe Sarakinado me Agios Kirikas. Përmbytje po ndodhin edhe në fshatin Romyrio, ndërsa rrëshqitje të vogla shkëmbinjsh janë shkaktuar në Lithakia, informon “Protothema”.
    Në të njëjtën kohë, në Agios Leontas, një pemë e madhe është rrëzuar dhe ka bllokuar plotësisht trafikun, me ekipet që përpiqen ta heqin atë.
    Autoritetet po u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të jenë veçanërisht të kujdesshëm kur drejtojnë automjete në zonat e prekura.

  • Trump: Takimi tripalësh, mes meje, Putinit dhe Zelenksyt ka gjasa të zhvillohet

    Trump: Takimi tripalësh, mes meje, Putinit dhe Zelenksyt ka gjasa të zhvillohet

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur besimin e tij se takimi tripalësh i drejtuar prej tij që përfshin edhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderin rus Vladimir Putin ka gjasa të zhvillohet.
    Trump e bëri këtë deklaratë bëri gjatë një interviste me Daily Caller.
    “Një takim dypalësh nuk jam i sigurt, por një takim trilateral do të ndodhë. Por, e dini, ndonjëherë njerëzit nuk janë gati për të. Do përdor një analogji. E kam përdorur disa herë. Ke një fëmijë, ndërkohë ka edhe një fëmijë tjetër në shesh lojërash, dhe ata e urrejnë njëri-tjetrin, dhe fillojnë të godasin, godasin dhe godasin, dhe ti dëshiron t’i ndalosh, por ata vazhdojnë. Pas pak, ata janë shumë të lumtur të ndalen. E kuptoni? Është pothuajse kështu. Ndonjëherë duhet të luftojnë pak para se të mund t’i ndalosh. Por kjo ka zgjatur shumë kohë. Shumë njerëz kanë vdekur” tha Trump.
    Gjithashtu, presidenti amerikan përsëriti gatishmërinë e tij për të ndihmuar në përfundimin e luftës.
    “Ata duan që lufta të zgjidhet, por nëse mund t’i ndihmojmë, do të isha i gatshëm ta bëja këtë. Po flasim për shumë jetë. Nuk po flasim për diçka që e pata filluar unë. E kam trashëguar këtë luftë. Dhe gjithçka që po përpiqem të bëj është të fik flakën. Mendova se e kisha zgjidhur. E bëra këtë shtatë herë me të tjerët, me luftëra që ishin më të vështira se kjo. Pra, tre nga ato luftëra kanë vazhduar për më shumë se 30 vjet, dhe unë i përfundova të gjitha. Kjo luftë është, ka qenë një luftë shumë e vështirë”, shtoi ai.
    Më herët, Andriy Yermak, kreu i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, deklaroi se Trump është i vetmi lider botëror i aftë për të detyruar Rusinë të ulet në tryezën e negociatave.

  • (VIDEO) E papritur, stuhi të forta ere dhe shiu godasin Vlorën!

    (VIDEO) E papritur, stuhi të forta ere dhe shiu godasin Vlorën!

    Kapriçot e motit përfshijnë edhe Shqipërinë. Në shumë qytete të vendit, përfshi edhe Tiranën, pati reshje shiu dhe rënie temperaturash, por në Vlorë edhe më tepër.
    Një stuhi shiu dhe ere përfshiu qytetin. Pamjet furtunës janë gati apokaliptike.
    Rrëke shiu që mbulojnë rrugët dhe një errësim i fushëpamjes, me mjete që mezi lëvizin në trafik.

  • Stuhi të forta ere dhe shiu godasin vendin tonë/ Kapriçot e motit edhe në Shqipëri

    Stuhi të forta ere dhe shiu godasin vendin tonë/ Kapriçot e motit edhe në Shqipëri

    Në shumë qytete të vendit, përfshirë edhe Tiranën, pati reshje shiu dhe rënie temperaturash, por në Vlorë edhe më tepër.
    Kapriçot e motit përfshijnë edhe Shqipërinë. Një stuhi shiu dhe ere përfshiu qytetin. Pamjet e filmuara të fortunalit nga gazetari i report Tv Armand Xhelili, janë gati apokaliptike.
    Rrëke shiu që mbulojnë rrugët dhe një errësim i fushëpamjes, me mjete që mezi lëvizin në trafik.

  • Ndryshimet klimatike do të godasin si fermerët më të pasur, edhe ata më të varfër

    Ndryshimet klimatike do të godasin si fermerët më të pasur, edhe ata më të varfër

    Edhe në skenarin më realist të përshtatjes me ndryshimet klimatike, rendimenti bujqësor do të ulet, ndërsa temperaturat rriten, shkruan The Economist Që nga momenti kur ndryshimet klimatike u njohën gjerësisht si problem në vitet ‘80, ndikimi i tyre në bujqësi ka qenë një fushë aktive studimi.Një studim i ri, i publikuar në revistën Nature, ofron një pamje veçanërisht gjithëpërfshirëse, p…

  • ‘T’u lutemi prokurorëve italianë që të mos i godasin bandat pak pas votimeve se Rama i zëvendëson deri në zgjedhjet e ardhshme’

    ‘T’u lutemi prokurorëve italianë që të mos i godasin bandat pak pas votimeve se Rama i zëvendëson deri në zgjedhjet e ardhshme’

    Gazetari Gjergj Erebara bëri një postim online, që pasqyron ndjesinë e shumë shqiptarëve, të cilët shohin se si bandat e pushtetit goditen pikërisht pas përfundimit të zgjedhjeve, kur e kanë kryer misionin e tyre të manipulimit industrial të votave.

    Bandat e goditura zëvendësohen nga Edi Rama me banda më të forta, më të pamëshira dhe më të pasura.

    Ai i bën thirrje prokurorëve italianë që t’i godasin këto banda para votimeve, se përndryshe Rama i zëvendëson deri në zgjedhjet e ardhshme.

    “Të bëhemi një milionë shqiptarë dhe t’i lutemi prokurorëve italianë, por edhe EUROPOL dhe EUROJUST që herën tjetër të shqyrtojnë mundësinë të godasin bandat shqiptare të drogës pak para zgjedhjeve sepse po i goditën pas zgjedhjeve gjen zëvendësues Rama deri në zgjedhjet e ardhshme. Ju lutem ndihmojeni këtë popull të vuajtur!!!” shkruan Erebara.

  • Tornadot godasin dy shtete të SHBA-së, raportohen viktima dhe të plagosur

    Tornadot godasin dy shtete të SHBA-së, raportohen viktima dhe të plagosur

    Të paktën 21 persona kanë vdekur nga tornadot që goditën dy shtete amerikane.
    Guvernatori Andy Beshear deklaroi se 14 persona vdiqën në Kentrucky. Ndërsa 7 të tjerë kanë humbur jetën në Missouri.
    Qindra mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike nga tornadot në Ëiscosin. Tornadot lanë pas çati, banesa të shkatërruara dhe pemë të rrëzuara.
    Dhjetëra njerëz dyshohen se janë plagosur në Missouri.
    Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi për tornado të mëtejshme që do të godasin Teksasin, Kansasin dhe Oklahomën të shtunën.
    Tornadot e Midwest-it pritej të godisnin edhe Illinoisin, duke u shtrirë deri në New Jersey dhe në bregdetin e Atlantikut.