Tag: glutenit

  • Studimi që tronditi mitin e glutenit: Miliona njerëz po heqin dorë nga buka pa arsye

    Studimi që tronditi mitin e glutenit: Miliona njerëz po heqin dorë nga buka pa arsye

    Një kërkim ndërkombëtar tregon se jo gluteni, por karbohidratet e tjera të grurit dhe faktorët psikologjikë mund të jenë fajtorët për problemet me tretjen.

     

    Një studim i ri ndërkombëtar i udhëhequr nga Universiteti i Melburnit ka zbuluar se shumica e njerëzve që mendojnë se janë të ndjeshëm ndaj glutenit mund të mos kenë fare problem me të.

    Hulumtimi, i publikuar në revistën The Lancet, analizoi të dhëna nga vite studimesh mbi ndjeshmërinë jo-celiake ndaj glutenit (NCGS) dhe gjeti se vetëm një pjesë e vogël e pjesëmarrësve reaguan realisht ndaj glutenit. Për pjesën tjetër, simptomat ishin të ngjashme si kur konsumonin gluten ashtu edhe kur merrnin placebo.

    Sipas profesoreshës së asociuar Jessica Biesiekierski, autore kryesore e studimit, shumica e rasteve nuk kanë të bëjnë me glutenin, por me karbohidratet e fermentueshme të njohura si FODMAP, që gjenden në grurë, qepë, fasule apo produkte qumështi. Këto substanca mund të shkaktojnë fryrje, gazra apo dhimbje barku tek personat më të ndjeshëm.

    Studiuesit theksojnë se ndjeshmëria ndaj glutenit shpesh lidhet edhe me lidhjen zorrë–tru, ku stresi dhe pritshmëritë ndikojnë në mënyrën si trupi reagon ndaj ushqimeve. Fenomeni “nocebo” – kur njerëzit ndjejnë simptoma sepse presin t’i kenë ato – mund të shpjegojë pse shumë persona shmangin glutenin pa arsye mjekësore.

    Dr. Leybelis Padilla, gastroenterologe në San Diego, tha për Fox News Digital se këto gjetje përforcojnë atë që ekspertët kanë dyshuar prej kohësh: “Gluteni nuk është problemi për shumicën e njerëzve. Ai është demonizuar pa arsye, ndërsa shpesh janë përbërësit e tjerë në ushqimet e përpunuara që shkaktojnë simptomat.”

    Ajo shtoi se personat me shqetësime të vazhdueshme duhet të vizitohen tek një specialist për të përjashtuar sëmundjen celiake, e cila kërkon një dietë të rreptë pa gluten.

    Në përfundim, studiuesit bëjnë thirrje për më shumë kujdes ndaj dietave të panevojshme pa gluten dhe për diagnoza më të sakta, që do të ndihmojnë njerëzit të mos kufizojnë ushqimet pa shkak dhe të përmirësojnë mirëqenien e tyre përmes një qasjeje më të balancuar ndaj ushqimit.

  • 5 shenjat që tregojnë se jeni intolerantë ndaj glutenit

    5 shenjat që tregojnë se jeni intolerantë ndaj glutenit

    Tek shumë persona, konsumimi i tij mund të shkaktojë probleme shëndetësore të fshehta, që shpesh keqinterpretohen si lodhje apo probleme të zakonshme me tretjen. Më poshtë janë pesë shenja paralajmëruese që mund të tregojnë se trupi juaj nuk e duron mirë glutenin.

    1. Probleme me tretjen

    Fryrja e barkut pas vakteve, gazrat, dhimbjet e barkut apo episodet e shpeshta me diarre dhe kapsllëk mund të jenë sinjale të intolerancës ndaj glutenit. Kur gluteni irriton zorrët, përthithja e ushqimit dëmtohet dhe shkakton shqetësime të vazhdueshme.

    2. Lodhje e vazhdueshme

    Nëse ndiheni të lodhur edhe pas gjumit të mjaftueshëm, shkaku mund të jetë mungesa e përthithjes së hekurit dhe lëndëve të tjera ushqyese për shkak të dëmtimeve të zorrëve nga gluteni. Kjo shpesh çon në anemi dhe mungesë energjie gjatë ditës.

    3. Dhimbje koke dhe “mjegull mendore”

    Disa persona përjetojnë dhimbje koke të shpeshta, përqendrim të dobët ose ndjesi “mjegullimi” në tru pas konsumimit të ushqimeve me gluten. Ky reagim lidhet me proceset inflamatore që gluteni mund të shkaktojë në trup.

    4. Probleme me lëkurën

    Lëkura është pasqyra e shëndetit të brendshëm. Skuqjet, aknet e papritura apo dermatiti herpetiformis janë tregues të mundshëm të intolerancës ndaj glutenit. Në shumë raste, këto shenja zhduken kur gluteni hiqet nga dieta.

    5. Ndryshime të pashpjegueshme në peshë

    Humbja e peshës pa arsye, ose përkundrazi, shtimi i pashpjegueshëm, mund të ndodhë kur zorrët nuk funksionojnë siç duhet dhe trupi nuk përthith mjaftueshëm lëndë ushqyese. Kjo është një tjetër shenjë që tregon se gluteni mund të jetë problem.

  • Zbuloni shenjat që tregojnë se jeni intolerantë ndaj glutenit

    Zbuloni shenjat që tregojnë se jeni intolerantë ndaj glutenit

    Tek shumë persona, konsumimi i tij mund të shkaktojë probleme shëndetësore të fshehta, që shpesh keqinterpretohen si lodhje apo probleme të zakonshme me tretjen.
    Më poshtë janë pesë shenja paralajmëruese që mund të tregojnë se trupi juaj nuk e duron mirë glutenin.
    1.Probleme me tretjen

    Fryrja e barkut pas vakteve, gazrat, dhimbjet e barkut apo episodet e shpeshta me diarre dhe kapsllëk mund të jenë sinjale të intolerancës ndaj glutenit. Kur gluteni irriton zorrët, përthithja e ushqimit dëmtohet dhe shkakton shqetësime të vazhdueshme.
    2.Lodhje e vazhdueshme
    Nëse ndiheni të lodhur edhe pas gjumit të mjaftueshëm, shkaku mund të jetë mungesa e përthithjes së hekurit dhe lëndëve të tjera ushqyese për shkak të dëmtimeve të zorrëve nga gluteni. Kjo shpesh çon në anemi dhe mungesë energjie gjatë ditës.
    3.Dhimbje koke dhe “mjegull mendore”
    Disa persona përjetojnë dhimbje koke të shpeshta, përqendrim të dobët ose ndjesi “mjegullimi” në tru pas konsumimit të ushqimeve me gluten. Ky reagim lidhet me proceset inflamatore që gluteni mund të shkaktojë në trup.
    4.Probleme me lëkurën
    Lëkura është pasqyra e shëndetit të brendshëm. Skuqjet, aknet e papritura apo dermatiti herpetiformis janë tregues të mundshëm të intolerancës ndaj glutenit. Në shumë raste, këto shenja zhduken kur gluteni hiqet nga dieta.
    5.Ndryshime të pashpjegueshme në peshë
    Humbja e peshës pa arsye, ose përkundrazi, shtimi i pashpjegueshëm, mund të ndodhë kur zorrët nuk funksionojnë siç duhet dhe trupi nuk përthith mjaftueshëm lëndë ushqyese. Kjo është një tjetër shenjë që tregon se gluteni mund të jetë problem.
    Këshilla:
    Nëse dyshoni se mund të jeni intolerantë ndaj glutenit, mos e hiqni vetë menjëherë nga dieta. Bëni analizat për antitrupa ndaj glutenit dhe konsultohuni me një mjek gastroenterolog ose dietolog. Vetëm pas diagnozës mund të përcaktohet nëse bëhet fjalë për intolerancë, ndjeshmëri ose sëmundje celiake.

  • Çfarë është celiakia, armiku i heshtur i zorrëve

    Çfarë është celiakia, armiku i heshtur i zorrëve

    Celiakia është një sëmundje autoimune që shfaqet si reagim i organizmit ndaj glutenit, proteinë që gjendet në grurë, elb dhe thekër. Tek personat me celiaki, konsumimi i glutenit shkakton dëmtim të mukozës së zorrës së hollë, duke vështirësuar përthithjen e lëndëve ushqyese.
    Sipas Mayo Clinic, celiakia mund të shfaqet me një gamë të gjerë simptomash – nga çrregullime të tretjes deri te lodhja, anemia dhe ndryshimet e lëkurës dhe shpesh mbetet e paidentifikuar për shumë vite.
    Aktualisht, i vetmi trajtim efektiv është një dietë pa gluten gjatë gjithë jetës. Diagnoza e hershme dhe trajtimi i saktë janë thelbësore për të parandaluar komplikime serioze shëndetësore, përfshirë osteoporozën, infertilitetin dhe disa lloje të kancerit të sistemit tretës (Celiac Disease Foundation).

    Nga momenti i shfaqjes së simptomave të para deri në diagnozën përfundimtare të celjakisë mund të kalojnë 6 deri në 10 vjet. Shumë njerëz, kur vërejnë disa simptoma, vendosin të heqin glutenin nga dieta pa konsultuar mjekun.
    Kjo është e rrezikshme sepse, siç thekson National Institute of Diabetes and Digestive and Kidney Diseases (NIDDK), çrregullimet e lidhura me glutenin, celiakia, alergjia ndaj glutenit dhe ndjeshmëria jo-celiake ndaj glutenit, kanë trajtime dhe rrugë diagnostikuese të ndryshme. Prandaj është jetike të kërkohet ndihma e mjekut dhe të kryhen analizat e duhura.
    Simptomat e celiakisë
    Simptomat mund të ndryshojnë shumë nga një person tek tjetri dhe shpesh dallojnë mes fëmijëve dhe të rriturve.
    Tek fëmijët, celiaakia zakonisht manifestohet me diarre kronike, dhimbje barku, ngecje në rritje dhe humbje të peshës trupore.
    Tek të rriturit, simptomat shpesh janë më të fshehta dhe përfshijnë fryrje barku, gazra, lodhje, anemi nga mungesa e hekurit, humbje oreksi, dhimbje kockash, skuqje të lëkurës (dermatitis herpetiformis), madje edhe ndryshime të humorit ose depresion, raporton Harvard Health.
    Për shkak të këtij spektri të gjerë simptomash, celiakia shpesh diagnostikohet gabimisht si sindroma e zorrës së irrituar, intoleranca ndaj laktozës ose sindroma e lodhjes kronike.
    Diagnoza dhe trajtimi
    Celiakia diagnostikohet përmes një kombinimi testesh:
    Testet e gjakut, të cilat matin antitrupat specifikë (p.sh. anti-tTG dhe anti-EMA).
    Biopsia e zorrës së hollë, që verifikon shkallën e dëmtimit të mukozës.
    Sipas Mayo Clinic, është e rëndësishme që testet të kryhen gjatë konsumimit normal të glutenit, sepse heqja e tij nga dieta para analizave mund të shkaktojë rezultate false-negative.
    I vetmi trajtim i provuar deri më tani është dieta pa gluten për gjithë jetën. Kjo nënkupton eliminimin e plotë të glutenit nga ushqimi i përditshëm, madje edhe në gjurmë shumë të vogla. Sipas ekspertëve të Celiac Disease Foundation, ndjekja strikte e dietës pa gluten lejon shërimin gradual të mukozës së zorrës dhe rikthimin e funksionit normal të saj.
    Rekomandohet gjithashtu ndjekja e rregullt me gastroenterolog dhe nutricionist, sidomos në vitet e para pas diagnozës, për të monitoruar rikuperimin dhe për të shmangur mungesat ushqyese.
    Ushqyerja në rast celiakie
    Dieta pa gluten nënkupton shmangien e të gjitha ushqimeve që përmbajnë grurë, elb, thekër dhe derivatet e tyre. Në vend të tyre, njerëzit me celiaki mund të konsumojnë pa kufizim:
    oriz
    misër
    patate
    hikërror
    meli
    kinoa
    tërshërë pa gluten (të certifikuar si “gluten-free”)
    Duhet treguar kujdes edhe për glutenin e fshehur, i cili shpesh gjendet në ushqime të përpunuara, salca, produkte të mishit të tharë, madje edhe në disa medikamente dhe suplemente ushqimore.
    Celiakia është një sëmundje serioze, por e menaxhueshme, për sa kohë që diagnostikohet në kohë dhe ndiqet me përpikëri një dietë pa gluten. Me kujdesin e duhur mjekësor dhe ushqimor, personat me celiaki mund të kenë një jetë krejtësisht normale dhe të shëndetshme.
    Siç raporton Mayo Clinic dhe Celiac Disease Foundation, trajtimi i duhur parandalon komplikime afatgjata si osteoporoza, infertiliteti dhe disa forma të kancerit që mund të shfaqen nëse sëmundja mbetet e patrajtuar.

  • Çfarë është celiakia, armiku i heshtur i zorrëve që shpesh nuk zbulohet për vite me radhë

    Çfarë është celiakia, armiku i heshtur i zorrëve që shpesh nuk zbulohet për vite me radhë

    Celiakia është një sëmundje autoimune që shfaqet si reagim i organizmit ndaj glutenit, proteinë që gjendet në grurë, elb dhe thekër. Tek personat me celiaki, konsumimi i glutenit shkakton dëmtim të mukozës së zorrës së hollë, duke vështirësuar përthithjen e lëndëve ushqyese.

    Sipas Mayo Clinic, celiakia mund të shfaqet me një gamë të gjerë simptomash – nga çrregullime të tretjes deri te lodhja, anemia dhe ndryshimet e lëkurës dhe shpesh mbetet e paidentifikuar për shumë vite. Aktualisht, i vetmi trajtim efektiv është një dietë pa gluten gjatë gjithë jetës. Diagnoza e hershme dhe trajtimi i saktë janë thelbësore për të parandaluar komplikime serioze shëndetësore, përfshirë osteoporozën, infertilitetin dhe disa lloje të kancerit të sistemit tretës (Celiac Disease Foundation).

    Nga momenti i shfaqjes së simptomave të para deri në diagnozën përfundimtare të celjakisë mund të kalojnë 6 deri në 10 vjet. Shumë njerëz, kur vërejnë disa simptoma, vendosin të heqin glutenin nga dieta pa konsultuar mjekun. Kjo është e rrezikshme sepse, siç thekson National Institute of Diabetes and Digestive and Kidney Diseases (NIDDK), çrregullimet e lidhura me glutenin, celiakia, alergjia ndaj glutenit dhe ndjeshmëria jo-celiake ndaj glutenit, kanë trajtime dhe rrugë diagnostikuese të ndryshme. Prandaj është jetike të kërkohet ndihma e mjekut dhe të kryhen analizat e duhura.

    Simptomat e celiakisë

    Simptomat mund të ndryshojnë shumë nga një person tek tjetri dhe shpesh dallojnë mes fëmijëve dhe të rriturve.

    Tek fëmijët, celiaakia zakonisht manifestohet me diarre kronike, dhimbje barku, ngecje në rritje dhe humbje të peshës trupore.

    Tek të rriturit, simptomat shpesh janë më të fshehta dhe përfshijnë fryrje barku, gazra, lodhje, anemi nga mungesa e hekurit, humbje oreksi, dhimbje kockash, skuqje të lëkurës (dermatitis herpetiformis), madje edhe ndryshime të humorit ose depresion, raporton Harvard Health.

    Për shkak të këtij spektri të gjerë simptomash, celiakia shpesh diagnostikohet gabimisht si sindroma e zorrës së irrituar, intoleranca ndaj laktozës ose sindroma e lodhjes kronike.

    Diagnoza dhe trajtimi

    Celiakia diagnostikohet përmes një kombinimi testesh:

    Testet e gjakut, të cilat matin antitrupat specifikë (p.sh. anti-tTG dhe anti-EMA).
    Biopsia e zorrës së hollë, që verifikon shkallën e dëmtimit të mukozës.

    Sipas Mayo Clinic, është e rëndësishme që testet të kryhen gjatë konsumimit normal të glutenit, sepse heqja e tij nga dieta para analizave mund të shkaktojë rezultate false-negative.

    I vetmi trajtim i provuar deri më tani është dieta pa gluten për gjithë jetën. Kjo nënkupton eliminimin e plotë të glutenit nga ushqimi i përditshëm, madje edhe në gjurmë shumë të vogla. Sipas ekspertëve të Celiac Disease Foundation, ndjekja strikte e dietës pa gluten lejon shërimin gradual të mukozës së zorrës dhe rikthimin e funksionit normal të saj.

    Rekomandohet gjithashtu ndjekja e rregullt me gastroenterolog dhe nutricionist, sidomos në vitet e para pas diagnozës, për të monitoruar rikuperimin dhe për të shmangur mungesat ushqyese.

    Ushqyerja në rast celiakie

    Dieta pa gluten nënkupton shmangien e të gjitha ushqimeve që përmbajnë grurë, elb, thekër dhe derivatet e tyre. Në vend të tyre, njerëzit me celiaki mund të konsumojnë pa kufizim:

    oriz
    misër
    patate
    hikërror
    meli
    kinoa
    tërshërë pa gluten (të certifikuar si “gluten-free”)

    Duhet treguar kujdes edhe për glutenin e fshehur, i cili shpesh gjendet në ushqime të përpunuara, salca, produkte të mishit të tharë, madje edhe në disa medikamente dhe suplemente ushqimore.

    Celiakia është një sëmundje serioze, por e menaxhueshme, për sa kohë që diagnostikohet në kohë dhe ndiqet me përpikëri një dietë pa gluten. Me kujdesin e duhur mjekësor dhe ushqimor, personat me celiaki mund të kenë një jetë krejtësisht normale dhe të shëndetshme.

    Siç raporton Mayo Clinic dhe Celiac Disease Foundation, trajtimi i duhur parandalon komplikime afatgjata si osteoporoza, infertiliteti dhe disa forma të kancerit që mund të shfaqen nëse sëmundja mbetet e patrajtuar.

  • A të bën buka të trishtuar? Ja çfarë thotë shkencëtarja

    A të bën buka të trishtuar? Ja çfarë thotë shkencëtarja

    A mund të jetë buka në sanduiçin tuaj, pasta në sallatë ose gruri në mëngjesin tuaj një shkak i mundshëm i depresionit apo ankthit? Kjo është teoria që studiuesit po eksplorojnë gjithnjë e më shumë, me prova që sugjerojnë lidhje mes glutenit dhe një sërë çrregullimesh mendore, nga ADHD te skizofrenia.

    Prof. Deanna L. Kelly, psikiatre dhe drejtuese e kërkimeve për sëmundjet mendore në Universitetin e Maryland-it, ka kaluar 17 vitet e fundit duke studiuar këtë lidhje. Ajo thotë se më parë nuk e kishte imagjinuar se dieta mund të kishte ndikim kaq të madh te shëndeti mendor.

    Hulumtimi i saj nisi me të dhëna nga Lufta e Dytë Botërore, kur gjatë mungesave të grurit u vu re ulje e shtrimeve në spitale për skizofreni. Kelly më pas studioi punën e psikiatrit Curtis Dohan, i cili në vitet 1970 vuri re përmirësim te pacientët me skizofreni kur hiqnin grurin nga dieta. Ai vizitoi edhe zona të largëta në Papua Guineja e Re, ku gruri nuk ishte pjesë e dietës dhe rastet e skizofrenisë ishin thuajse të panjohura.

    Në një provë klinike të mëvonshme, Kelly gjeti nivele shumë të larta të antitrupave kundër glutenit në trupat e personave me skizofreni. Sipas saj, kjo dëshmon një lidhje të fortë mes ndjeshmërisë ndaj glutenit dhe funksionit të trurit.

    Gluteni është një grup proteinash që gjendet te gruri, elbi dhe thekra, përbërësit bazë të bukës, pastave dhe ëmbëlsirave. Tek disa njerëz, sistemi imunitar e trajton glutenin si një pushtues të huaj, duke shkaktuar reagim.

    Sëmundja celiake është forma më e njohur e ndjeshmërisë ndaj glutenit, ku dëmtohet zorra dhe shfaqen simptoma si fryrje, dhimbje barku, lodhje dhe humbje peshe. Por ekziston edhe një ndjeshmëri jo-celiake ndaj glutenit (NCGS), që besohet të jetë 10 herë më e shpeshtë se celiakia. Megjithatë, për NCGS nuk ka analiza të qarta për diagnostikim, gjë që e vështirëson njohjen e saj.

    Sipas Kelly-it, kur një person me ndjeshmëri ha gluten, trupi prodhon antitrupa, veçanërisht kundër proteinës gliadin. Kjo shkakton inflamacion, dëmton zorrën dhe çon në të ashtuquajturën “zorrë e rrjedhshme”. Kur kjo ndodh, substancat dhe antitrupat mund të kalojnë në qarkullimin e gjakut, dhe potencialisht në tru.

    Rezultati mund të jenë simptoma si mjegull në të menduar, lodhje, ankth, ndryshime humori, halucinacione apo edhe kriza epileptike. Kelly përmend një sekuencë peptidike të quajtur 33-mer që gjendet në gluten dhe ngjan shumë me një receptor në tru (GRINA), çka mund ta ngatërrojë sistemin imunitar dhe ta shtyjë të sulmojë vetë trurin.

    Truri ka një strukturë të quajtur amigdala që ndihmon në rregullimin e frikës dhe ankthit. Serotonina, një neurotransmetues i rëndësishëm në sistemin nervor, ndihmon në rregullimin e humorit, dhe 95% e saj prodhohet në zorrë, e ndikuar nga balanca mikrobiale. Kjo sugjeron një lidhje të fortë mes zorrës dhe trurit.

    Kelly thekson se shumë çrregullime mendore, përfshirë depresionin, tani mendohet se kanë në thelb një proces inflamator. Në disa njerëz, gluteni mund të jetë një nga faktorët kryesorë të këtij inflamacioni.

    Simptomat më të zakonshme që ajo sheh janë: mjegull mendore, ankth, depresion, dhimbje koke dhe artikulacionesh. Sëmundja celiake dhe NCGS shfaqen më shpesh te njerëzit me ADHD. Në një studim me mbi 2000 persona me celiaki, 39% kishin përjetuar simptoma depresive.

    Kelly përmend një paciente me skizofreni që përkeqësohej sa herë hante gluten. Edhe kur shtrihej në spital, mjekët shpesh nuk i besonin familjes që e paralajmëronte për ndjeshmërinë ndaj glutenit, duke përkeqësuar gjendjen e saj.

    Edhe proteina të tjera si kazeina në qumësht mund të shkaktojnë reagime imune. Sipas Kelly-it, kjo është pjesë e një tabloje më të gjerë që lidhet edhe me rolin e ushqimeve ultra të përpunuara (UPFs).

    Gruri është sot kultura më e kultivuar në botë dhe përbën 20% të kalorive dhe proteinave që konsumon njerëzimi. Por me rritjen e përpunimit, niveli i gliadinës në grurë është rritur gjashtëfish. Kjo, sipas Kelly-it, mund të jetë një arsye pse më shumë njerëz sot janë të ndjeshëm ndaj glutenit.

    Ajo tregon për një paciente të re që kishte bërë testet klasike për celiaki dhe ishte konsideruar “e shëndetshme”. Por në studimin e saj, Kelly zbuloi se ajo kishte antitrupa të lartë ndaj glutenit dhe pas një biopsie, rezultoi se kishte celiaki të pazbuluar më parë.

    Vetë Kelly tani ndjek një dietë thuajse pa gluten. Ajo thekson se nuk është për dieta “në modë”, por shkenca e çoi te ky përfundim. “Kur sheh imazhet e trurit tek kafshët që hanë gluten, të bën të mendosh dy herë,” thotë ajo.

    Por jo të gjithë duhet të ndjekin një dietë pa gluten. Rreth 10% e popullsisë ka ndjeshmëri jo-celiake, ndërsa shumë të tjerë nuk kanë asnjë reagim ndaj glutenit. Megjithatë, për ata që kanë histori familjare me celiaki ose simptoma të ngjashme, dieta mund të jetë ndihmuese.

    Kelly raporton përmirësime të dukshme te pacientët e saj pas vetëm tri javësh pa gluten, përfshirë edhe ndryshime në qarkullimin e gjakut në tru, të vërtetuara me skanime.

    Ajo rekomandon që çdo ndryshim në dietë të bëhet me këshillim mjekësor, pasi produktet me gluten shpesh janë të pasuruara me vitamina si acidi folik, i nevojshëm për funksionimin e trurit.

    Për njerëzit me çrregullime mendore, ndryshimi i dietës nuk është i lehtë. Ushqimet me gluten janë më të lira dhe kërkojnë më pak përgatitje. Nëse një person është në krizë, ka më pak gjasa të gatuajë ushqime të shëndetshme, duke krijuar një cikël vështirësish.

    Kelly beson se tani kemi teknologjinë për të parë qartë lidhjen mes zorrës dhe trurit, përmes antitrupave, skanimeve dhe kërkimeve. “Truri ndikohet drejtpërdrejt nga ajo që fusim në trup,” thotë ajo. “Tani është koha të zbulojmë misteret që lidhin ushqimin me shëndetin mendor.” / The Telegraph – Syri.net

    https://www.telegraph.co.uk/health-fitness/diet/nutrition/the-professor-who-believes-eating-bread-could-be-making-us/