Globe ka nisur fushatën më të madhe të muajit nëntor “Gjithçkame Ulje”, një periudhë ofertash që u jep konsumatorëvemundësinë të përfitojnë ulje reale në çdo produkt, nga pajisjetshtëpiake nga pajisjet shtëpiake si lavatriçe, frigoriferë e fshesa, tek teknologjia e fundit televizorë, telefona, laptopë, gaming .
Nga data 12 deri më 24 nëntor, në të gjitha dyqanet e rrjetitGlobe dhe edhe online në globe.al, kjo fushatë do sjellë njëeksperiencë të re blerjeje për klientët që kërkojnë kursim tëvërtetë dhe vlerë konkrete.
Në thelb të saj qëndron filozofia e transparencës dhe zgjedhjessë lirë: çdo klient zgjedh vetë produktin që dëshiron, me ofertatmë të mira në treg.
Në Globe nuk ka produkte të përzgjedhura apo ulje të kufizuara,çdo artikull përfshihet në fushatë, duke i dhënë konsumatorëvemundësinë të kursejnë realisht dhe ndershmërisht.
“Gjithçka me Ulje” vjen si vazhdim i fushatave më tësuksesshme të Globe, që kanë fituar besimin e konsumatorëvefalë komunikimit të qartë dhe premtimit të mbajtur për ulje realedhe marka cilësore.
Kjo fushatë forcon edhe më tej imazhin e Globe si markë qëofron kursim të vërtetë dhe vlerë të qëndrueshme për klientin, nëçdo blerje dhe sigurisht garanci deri ne 5 vite.
Fushata është e vlefshme në të gjithë rrjetin e dyqaneve Globe dhe online në globe.al deri më 24 nëntor.
Globe – Cilësia është kursim.
Tag: globe
-

Globe, ulje reale në çdo produkt nga 12 deri më 24 nëntor
-

Kurorëzohet “The Miss Globe 2025”! Tajlandezja Chayathanus Saradatta shpallet vajza më e bukur
Tajlandezja Chayathanus Saradatta u kurorëzua “The Miss Globe 2025”.
Një spektakël magjik, i cili u zhvillua drejtpërsëdrejti mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë, dhe u transmetua përmes ekranit të televizionit kombëtar Vizion Plus.
Më të bukurës së globit ju dorëzua kurora që do të mbajë përgjatë gjithë vitit nga ish-missi kolumbian Diana Moreno.Mes vajzave pjesëmarrëse shoqëruesja e parë e Miss Globe u shpall e bukura Valentina Gegprifti nga Shqipëria, e ndjekur nga shoqëruesja e dytë, çmim ky që shkoi për miss-in nga Shtetet e bashkuara të Amerikës, dhe vendi i tretë per bukuroshen nga Belgjika.
Spektakli më prestigjioz i bukurisë, veç sfilatave të mbajtura nga vajzat pjesëmarrëse dhuroi plot emocione dhe surpriza. E tillë ishte edhe hapja e këtij edicioni nga Ansambli Popullor i Këngëve dhe Valleve, i cili më pas i la radhën sfilatës së parë, ku kokurentet nga e gjithë bota parakaluan me veshjet tradicionale shqiptare nën ngjyrat kuq e zi.
Publiku gjithashtu gjatë mbrëmjes u njoh edhe me rrugëtimin e vajzave nga veriu në jug të vendit përgjatë gjithë qëndrimit të tyre në vendin tonë. Një traditë e këtij eventi madhështor, i cili prej 22 vitesh promovon në mënyrë të padiskutueshme vlerat historike, kulturore dhe turistike të Shqipërisë.
Juria përzgjedhëse e këtij edicioni ishte e përbërë nga emra të njohur të modelingut, artit dhe gazetarisë, ndërsa moderimi u bë nga dy mbajtëse kurorash të mëparshme: Drita Ziri, Miss Globe 2022, përfaqësuese e Shqipërisë, dhe Maureen Montagne, fituese e Miss Globe 2021 në Tiranë.
Pas përfundimit të finales madhështore të “The Miss Globe 2025, në Pallatin e Kongreseve, u zhvilluan edhe festimet për 30-vjetorin e Deliart Association, organizata që ka sjellë ndër vite këtë spektakël në Shqipëri dhe botë. Mbrëmja u kthye në një homazh për tre dekada pune artistike, duke bashkuar ish-fitueset, organizatorët dhe personalitetet e kulturës në një festë plot emocione, muzikë dhe kujtime suksesi.
Nata e kurorëzimit të Miss Globe 2025 u transmetua drejtpërdrejt për një audiencë globale, përmes platformës së youtube dhe ekranit Vizion Plus.
Në këtë event morën pjesë 56 vajza nga e gjithë bota, të cilat kanë kaluar përzgjedhje paraprake dhe konkurse të shumta gjatë këtyre 15 ditëve së Miss Globe në Shqipëri. -

”Miss Globe 2025”, kurorën në Tiranë e merr bukuroshja nga Tajlanda
Showbiz E Mërkurë, 15 Tetor 2025 21:13
Bukuroshja nga Tajlanda, Cheraim Chayathanus Saradatta është shpallur ”Miss Globe 2025” që organizohet nga Petri Bozo dhe që këtë vit u mbajt në Tiranë. Kurse ”Miss Albania”, Valentina Gegprifti u kurorëzua si shoqërua e parë. Në Top 5 u fut përveç Tajlandës, Shqipërisë, edhe përfaqësuesja nga Amerika, Belgjika dhe Kuba. -

Ronaldo: Përdora inteligjencën artificiale për të përgatitur fjalimin në ceremoninë e “Globe Prestige Awards”
Cristiano Ronaldo e ka pushtuar botën e futbollit me suksesin e tij të pakrahasueshëm, por edhe sulmuesi legjendar emocionohet kur bëhet fjalë për të folur në publik. CR7 rrëfeu se përdori teknologjinë e Inteligjencës Artificiale për ta ndihmuar të përgatitej për fjalimin e tij në ceremoninë e marrjes së trofeut të “Globe Prestige Awards”.
Ronaldo, i cili mori çmimin prestigjioz Globe Prestige në këtë event, pranoi se ndihej i papërgatitur para se të mbante një fjalim dhe iu drejtua Perplexity për ta ndihmuar të kapërcente bllokimin.
“Kam disa trofe në shtëpi, por duhet të them se ky është i veçantë dhe i bukur. Duhet të rrëfej se këtë pasdite isha në tavolinë duke menduar për atë që do të thoja në këtë fjalim. Po mendoja, ‘Çfarë është një Çmim Prestigji?‘”, tha Ronaldo.
Më tej, portugezi tha: “Pyesja veten nëse ishte një çmim që i jepet dikujt në fundin e karrierës. U nervozova dhe mendova, ‘Nuk mund të jetë.’ Kështu që bëra disa kërkime dhe mora pak ndihmë”.
“Ky trofe është një burim krenarie të madhe për mua. Nuk e shoh këtë çmim si fundin e një karriere, por më tepër si vazhdimin e gjithçkaje që kam bërë, të gjithë karrierës sime”, tha Cristiano Ronaldo. -

Vjen “Miss Globe 2025”, mbërrijnë konkurrentet e para pjesëmarrëse në garën e bukurisë
The “Miss Globe” 2025 hapi zyrtarisht siparin mbrëmjen e të martës.
I renditur si një nga top 5 eventet më të mëdha në botë, eventi mirëpret në Tiranë nëpermjet aeroportit të Rinasit konkurentet nga 57 vende të botës.
“Jam shumë e emocionuar, sepse do të shoh më të bukurat e gjithë globit duke konkuruar në këtë konkurs bukurie. Jam shumë e lumtur të jem këtu. Shqipëria është një vend i bukur ku ëndrrat e mia u bënë realitet”, tha fituesja e “Miss Globe 2024”, Diana Moreno.Këtë vit, konkurrentëve u është rezervuar një pritje e veçantë nëpërmjet hyrjes së sektorit V.I.P. të aeroportit, si dhe ndalesa e parë në Airport Hotel Holiday, derisa të plotësohet mbërritja e plotë e delegatëve, për t’u spostuar në hotelin zyrtar pritës, Melia Resort, Durrës.
Në pritjet, sipas traditës, ka asistuar edhe presidenti i “Miss Globe”, njëkohësisht producenti dhe regjisori, Petri Bozo.
Mbërritjet e fundit vazhdojnë edhe gjatë kësaj të mërkure, për t’i lënë vendin zyrtarisht, në ditët në vijim, zhvillimit të programit 15-ditor të këtij eventi madhështor, i cili prej 22 vitesh promovon në mënyrë të padiskutueshme vlerat historike, kulturore dhe turistike të Shqipërisë.
Nata finale, ku do të mësojmë se kush do të jetë mbretëresha e ardhshme e Globit për vitin 2025, mbahet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, më datë 15 tetor./vizionplus.tv -

Globe sjell “Ditët Hisense”: Ofertë unike për çdo familje shqiptare
Tiranë, Shtator 2025 – Globe, distributori i vetëm zyrtar i markës ndërkombëtare Hisense në Shqipëri, prezanton një fushatë të veçantë që premton të ndryshojë mënyrën si pajisim shtëpitë tona dhe të ofrojë një mundësi unike për të përmbushur nevojat e të gjithëve. Nga data 22 deri më 30 Shtator, në çdo dyqan Globe dhe online, konsumatorët do të kenë mundësi të përfitojnë nga oferta ekskluzive e “Ditëve Hisense”.
Çfarë e bën ofertën kaq të veçantë?
Me blerjen e një elektroshtëpiake Hisense të madhe ose të vogël, klienti fiton mundësinë të marrë mbrapsht të gjithë vlerën e blerjes në formën e dhuratave. Me blerjen e një lavatriçeje, mund të marrësh dhuratë televizor, fshesë elektrike apo pajisje kuzhine.Me blerjen e një frigoriferi, mund të marrësh dhuratë lavatriçe, mikrovalë ose televizor.Përfitimet janë të pakufizuara dhe plotësisht në dorën e konsumatorit.
Pse Hisense?
Hisense është një ndër markat më të njohura globalisht në fushën e teknologjisë dhe elektroshtëpiakeve. Me një gamë të gjerë produktesh që variojnë nga TV dhe audio, tek frigoriferët, lavatriçet dhe pajisjet e vogla të kuzhinës, marka kombinon cilësinë, garancinë dhe dizajnin modern për të përmbushur nevojat e çdo familjeje.
Globe – partner ekskluziv
Si distributori i vetëm zyrtar i Hisense në tregun shqiptar, Globe jo vetëm sjell produktet origjinale me garanci të plotë, por edhe ofron mekanizma promocionalë që nuk gjenden në ofertat standarde të tregut. “Ditët Hisense” janë dëshmia më e mirë e kësaj qasjeje: një fushatë e thjeshtë, transparente dhe fitimprurëse për konsumatorin.
Një mundësi që nuk duhet humbur
Për ata që planifikojnë të rinovojnë shtëpinë ose të investojnë në teknologji të re, kjo është koha e duhur.
Nga 22 deri më 30 Shtator, Globe fton të gjithë konsumatorët të hyjnë në botën Hisense dhe të përfitojnë nga një ofertë unike në treg. -
“Globe Soccer Awards”në Shqipëri? Kryeministri: Besojmë se zgjedhja do të jemi ne
Në rubrikën “Sy m’Sy’ në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se po punohet për të sjellë në Shqipëri edicionin europian të “Globe Soccer Awards” (Çmimit të Globit të Futbollit).
Teksa e konsideroi një eveniment të jashtëzakonshëm, kreu i qeverisë deklaroi se dy vendet pretendente për t’u zgjedhur janë Madridi dhe Shqipëria, ndërsa shpreson që vendi ynë të zgjidhet për të dhënë çmimin e futbollistit më të mirë të vitit.
“Ndërkohë jemi në një diskutim së fundi për të sjellë në Shqipëri, 95% në Tiranë, sepse jemi duke diskutuar edhe Durrësin e Vlorën si opsione, edicionin europian të ‘Globe Soccer Awards’
Është një eveniment i jashtëzakonshëm që mbahet në mënyrë të përvitshme sa i përket edicionit të vet global në Dubai dhe prej edicionit europian, organizatorët janë në një diskutim me Madridin dhe me ne këtu në Shqipëri. Kemi shumë arsye të besojmë se zgjedhja do jemi ne dhe do jetë fantastike që çmimin e futbollistit më të mirë të vitit nga Globe Soccer Lamine Yamal t’ia japim këtu në Tiranë”, deklaroi Rama, teksa shtoi se po punohet gjithashtu për të sjellë në Shqipëri një edicion të Padel International.
“Ndërkohë po punojmë edhe me Padel International, aktivitet i jashtëzakonshëm me mbulim të jashtëzakonshëm në gjithë botën që të sjellim në Shqipëri një edicion të tij”, tha ai./RTSH/
Vazhdo leximin
-

Por sa është fatura? Rama: Do sjellim “The Globe Soccer Awards” në Tiranë, t’ja japim këtu çmimin Yamal-it
Edi Rama i është rikthyer sërish ditën e sotme rubrikës së tij “Sy më sy”, pas zgjedhjeve të 11 Majit, jo për të dhënë lajmin për ndonjë vendim në të mirë të qytetarëve, por për të njoftuar “show-n” e tij të radhës.
Kryeministri deklaroi se janë në diskutime me organizatorët për të sjellë në Shqiperi eventin “The Globe Soccer Awards”. Ai tha se dy vendet me të cilat po diskutojnë organizatorët janë Madridi dhe Shqipëria, ku sipas tij, me shumë mundësi do të jemi ne të përzgjedhurit.
Sipas Ramës, do ishte fantastike që çmimi si futbollisti më i mirë vitit, futbollistit të Barcelonës, Lamine Yamal-it t’i jepej nga Tirana.
Gjithsesi, duhet theksuar fakti se ky është një “show” i radhës, ku shqiptarët, sipas Bankës Botërore 20% e popullsisë është në varfëri dhe sipas Eurostat, 42% e popullsisë janë në rrezik për të qenë të varfër, nuk do të përfitojnë asgjë, por thjesht do të presin faturën se sa lek do paguhen prej taksapaguesve për organizimin dhe lobimin për ta sjellë në Tiranë.
“Ndërkohë jemi në një diskutim së fundmi për të sjellë në Tiranë 95% në Tiranë, sepse jemi duke diskutuar si opsione dhe Durrësin dhe Vlorën, edicionin europian të The Globe Soccer Awards, pra të Çmimit të Globit të Futbollit.
Është një event i jashtëzakonshëm që mbahet në mënyrë të përvitshme për sa i përket vetë edicionit global në Dubai dhe për edicionin europian organizatorët janë në diskutim me Madrid dhe me ne këtu në Shqipëri.
Kemi shumë arsye të besojmë se zgjedhja do të bjerë mbi ne dhe do të jetë fantastike që për shembull çmimin e futbollistit më të mirë të vitit nga Globe Soccer, Lamine Yamal-it fjala vjen t’ja japim këtu në Tiranë.
Po punojmë edhe me Padel International, është një tjetër aktivitet i jashtëzakonshëm që ka mbulim të jashtëzakonshëm mediatik në të gjithë botën dhe po punojmë që të sjellim në Shqipëri një edicion të tij.”, tha Rama. -

“Yamal t’ia japim çmimin në Tiranë”/ Rama: Në negociata për “Globe Soccer Awards’
Në rubrikën Sy më Sy në një komunikim në rrjetin social Facebook, kryeministri Rama ka bërë të ditur se Shqipëria dhe më konkretisht Tirana është në diskutime për të pritur një nga ngjarjet më prestigjioze të futbollit evropian: edicionin kontinental të Globe Soccer Awards.
Kryeministri Rama tha se organizatorët e këtij eventi të përvitshëm, i cili mbahet tradicionalisht në Dubai për versionin global, janë aktualisht në bisedime me dy qytete evropiane për edicionin kontinental: Madridin dhe Tiranën. Ai shprehu bindjen se Tirana ka shumë gjasa të zgjidhet si mikpritëse.
“Sot nuk është më e paimagjinueshme që evente të këtij niveli të vijnë te ne. Madje propozimet po na vijnë vetë,” u shpreh Rama. “Do të ishte fantastike që, për shembull, çmimi për futbollistin më të mirë të vitit në Evropë t’i dorëzohej Lamine Yamal këtu, në Tiranë.”
“Jemi në diskutim për të sjellë në Tiranë, në Shqipëri por me 95% në Tiranë edicionin evropian të Globe Soccer Aëards, të çmimit të globit të futbollit. Është një eveniment i jashtëzakonshëm që mbahet në mënyrë të përvitshme, sa i përket edicionit të vetë global në Dubai dhe për edicionin evropian organizatorët janë në një diskutim me Madridin dhe me ne. Diskur evente të tilla ishin të paimagjinueshme, por propozimet po na vijnë edhe vetë tani. Kemi shumë arsye të besoj qe zgjedhja do bie mbi ne dhe do të jetë fantastike që çmimin e futbollistit më të mirë të vitit nga Globe Soccer Lamine Yamal, fjala vjen, t’ia japim këtu në Tiranë”, tha Rama. -

“Nga Shqipëria, të marrë çmimin futbollisti më i mirë i vitit”, Rama tregon diskutimet për organizimin e Globe Soccer Awards në vendin tonë
Kryeministri Edi Rama tregon diskutimet për organizimin e Globe Soccer Awards – Europe Edition në vendin tonë.
“Jemi në një diskutim për të sjellë në Shqipëri edicionin europian Globe, është një eveniment i jashtëzakonshëm, i cili mbahet në mënyrë të përvitshme. Për edicionin europian, organizatorët janë në një diskutim me Madridin dhe me ne. Kemi shumë arsye të besojmë që zgjedhja do të jetë mbi ne. Do të ishte shumë mirë që çmimin futbollistit më të mirë të vitit, t’ia japim këtu në Tiranë”.
Top Channel