Tag: gledis

  • Gara për drejtuesin e BKH-së/ Nga Haki Çako te Gledis Nano, publikohen emrat e 13 kandidatëve

    Gara për drejtuesin e BKH-së/ Nga Haki Çako te Gledis Nano, publikohen emrat e 13 kandidatëve

     Prokuroria e Posaçme ka publikuar emrat e 13 kandidatëve për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit. SPAK njofton se, në kuadër të thirrjes së hapur për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, deri në afatin e vendosur nga Komisioni i Përzgjedhjes rezulton se kanë aplikuar 13 kandidatë.
    Pas mbylljes së aplikimeve, procesi kalon në fazën e verifikimit paraprak, gjatë së cilës, Komisioni i Përzgjedhjes do të shqyrtojë dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët për të vlerësuar përmbushjen e kushteve ligjore dhe kritereve të përcaktuara në ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”. Kandidatët që kalojnë fazën e verifikimit paraprak do të ftohen për të marrë pjesë në fazat pasardhëse të procesit.

    LISTA e aplikantëve sipas rendit afalbetik:

    1. Andi Pogaçe
    2. Artur Beu
    3. Astrit Halilaj
    4. Elton Kërluku
    5. Gentian Ndoi
    6. Gentjan Shehaj
    7. Gledis Nano
    8. Haki Çako
    9. Joni Keta
    10. Maoricio Sheldija
    11. Marinela Pilinçi
    12. Miklovan Kanani
    13. Nevrus Ndregjoni

  • Rikthehet në skenë ish- drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano kandidat për postin e rëndësishëm…

    Rikthehet në skenë ish- drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano kandidat për postin e rëndësishëm…

    Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka shprehur zyrtarisht vullnetin për të kandiduar për postin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
    Ai është një nga katër emrat që kanë aplikuar për këtë pozicion të rëndësishëm brenda afatit zyrtar që përfundon këtë të premte.
    Sipas burimeve, kandidatët e tjerë janë dy oficerë të BKH-së, Menton Cuku dhe Joni Keta.
    Procesi i përzgjedhjes së kreut të ri të BKH-së zhvillohet nga SPAK dhe pritet me interes, për shkak të rolit kyç të kësaj strukture në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH

    Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH

    Kjo e premte përkon me afatin e fundit për të dorëzuar aplikimet për postin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në mesin e kandidatëve është edhe ish-drejtuesi I Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
    Në total janë paraqitur katër kandidatë, mes të cilëve edhe Gledis Nano. Kujtojmë se Nano e ka ushtruar detyrën e drejtuesit të Policisë së Shtetit për vetëm 10 muaj, nga tetori 2021 në gusht 2022.

    Nano u shkarkua me vendim të Këshillit të Ministrave, më 31 gusht 2022, me argumentin se nuk kishte përmbushur objektivat e në krye të detyrës dhe vendin e tij e zuri Muhamet Rrumbullaku.
    Aktualisht në krye të BKH-së ndodhet Aida Hajnaj, të cilës i mbaron mandate në datën 31 gusht të këtij viti. Komisioni i përzgjedhjes së kandidaturave përbëhet nga kreu i SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e posaçëm Arben Kraja dhe Behar Dibra.

  • Gledis Nano garon për Byronë Kombëtare të Hetimit, ish-polici u shkarkua me firmën e Ramës

    Gledis Nano garon për Byronë Kombëtare të Hetimit, ish-polici u shkarkua me firmën e Ramës

    Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka shprehur zyrtarisht vullnetin për të kandiduar për postin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
    Ai është një nga katër emrat që kanë aplikuar për këtë pozicion të rëndësishëm brenda afatit zyrtar që përfundon këtë të premte.
    Sipas burimeve, kandidatët e tjerë janë dy oficerë të BKH-së, Menton Cuku dhe Joni Keta.
    Procesi i përzgjedhjes së kreut të ri të BKH-së zhvillohet nga SPAK dhe pritet me interes, për shkak të rolit kyç të kësaj strukture në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
    Gledis Nano u shkarkua nga detyra si Drejtor i Përgjithshëm i policisë së shtetit me urdhër të Edi Ramës. Fillimisht atij iu kërkua dorëheqja, por Nano nuk pranoi të largohej duke kërkuar ndihmë nga ambasadat perëndimore në Tiranë, që nuk e mbajtën dot në detyrë, pasi disa ditë më pas në gusht të vitit 2022, Nano u shkarkua me firmën e kryeministrit Edi Rama.

  • Djalin e mori nga kopshti me shenja të nxira në fytyrë! Pronarja e ‘Gledis’ denoncon nënën: Më prishi imazhin

    Djalin e mori nga kopshti me shenja të nxira në fytyrë! Pronarja e ‘Gledis’ denoncon nënën: Më prishi imazhin

    djali i dhunuar

    TIRANË-Merita Jana, pronarja e kopshtit privat ‘Gledis’ i ndodhur në zonën e Astirit, ka kallëzuar në Polici nënën e djalit, i cili u konfliktua me një fëmijë tjetër më 4 qershor, në ambjentet e institucionit. Nëna raportoi ngjarjen e shqetësuar, duke publikuar foton e djalit të saj me shenja dhune në fytyrë, por pronarja e kopshtit e ka denoncuar për prishje imazhi.
    Njoftimi i policisë:
    Më datë 04.06.2025, shtetasja M. J., 36 vjeçe, pronare e një kopshti privat, ka kallëzuar se nëna e një fëmije i ka prishur imazhin, duke postuar në një rrjet social, foton e fëmijës së saj, me pretendimin se është konfliktuar në kopsht, me një fëmijë tjetër. Materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësim.
    Ditën e ngjarjes ZËRI kontaktoi me pronaren e kopshtit privat “Gledis”, Merita Jana, e cila pohoi incidentin mes fëmijëve dhe u shpreh e revoltuar se do t’i vendosë çelësin. 

    Ngjarja u raportua më 4 qershor, ku nëna e fëmijës pretendon se askush nga personeli i kopshtit nuk ka ndërhyrë për të ndaluar konfliktin mes të vegjëlve dhe djali i saj ka shkuar i dhunuar në shtëpi. Ky nuk është rasti i parë, që kopshti vendoset në vëmendje të publikut, pasi disa muaj më parë, edukatorja Rudina Gërdani u filmua duke dhunuar dy fëmijë të vegjël. 46-vjeçarja u shpall në kërkim nga policia për rastin që tronditi mbarë opinionin publik dhe ngriti njerëzit në protestë./ZËRI

  • Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së

    Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së

    Sot, 6 qershor, është dita e fundit për të dorëzuar aplikimet për pozicionin e drejtorit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), një nga postet më të rëndësishme në sistemin e drejtësisë së re.
    Deri tani, janë paraqitur katër kandidatë, përfshirë edhe ish-drejtorin e Policisë së Shtetit.
    Nano ka drejtuar më parë Drejtorinë e Përgjithshme të uniformave blu për një periudhë 10-mujore, nga tetori 2021 në gusht 2022.
    Ai dha dorëheqjen më 31 gusht 2022. Vendin e tij asokohe, e zuri Muhamet Rrumbullaku. tvklan.al

  • Përfundon sot afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë edhe Gledis Nano

    Përfundon sot afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë edhe Gledis Nano

    Gledis Nano

    TIRANË-Sot përfundon afati i aplikimeve për postin e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Deri më tani janë paraqitur 4 kandidatura për këtë pozicion të rëndësishëm, mes tyre dhe Gledis Nano. Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka dorëzuar aplikimin për këtë post. 
    Gledis Nano u emërua si drejtor i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, pas dorëheqjes së Ardi Veliut, me propozim të ish-ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, më 7 tetor të vitit 2021. 10 muaj më vonë, u shkarkua me argumentin se nuk i ka realizuar objektivat. 
    Pas kalimit në disa faza testimi, komisioni i ngritur në SPAK pritet t’i dërgojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë emrin e kandidatit të përzgjedhur për emërimin si kreu i ri i BKH-së. Mandati i drejtuesit të Byrosë është 5 vjet. Aktualisht, postin e kreut të BKH-së e mban Aida Hajnaj, e cila do të qëndrojë në këtë detyrë deri më 31 gusht. Komisioni i përzgjedhjes në SPAK përbëhet nga kreu i SPAK Altin Dumani dhe prokurorët Arben Kraja dhe Behar Dibra./ZËRI

  • Sërish dhunë në kopshtin ‘Gledis’! Nëna merr djalin me shenja të nxira në fytyrë, edukatorja për ZËRI: Nuk dua…

    Sërish dhunë në kopshtin ‘Gledis’! Nëna merr djalin me shenja të nxira në fytyrë, edukatorja për ZËRI: Nuk dua…

    djali i dhunuar

    TIRANË-Një tjetër rast dhune është raportuar në kopshtin privat “Gledis” i ndodhur në zonën e Astirit në Tiranë, ku disa muaj më parë u vendos në fokus të vëmendjes publike, pasi edukatorja Rudina Gërdani u filmua duke dhunuar dy fëmijë të vegjël. 46-vjeçarja u shpall në kërkim nga policia për rastin që tronditi mbarë opinionin publik dhe ngriti njerëzit në protestë.
    Në rastin e sotëm nëna e një fëmije thotë se djali i saj ka shkuar në shtëpi i nxirë e me shenja në veshë, faqe, sy dhe fyt. Nëna në denoncimin për JOQ ka dërguar edhe foton e djalit të saj, ku shihen shenjat në fytyrë.
    Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një sherri të ndodhur mes të vegjëlve në kopsht, ku nëna pretendon se askush nga personeli i kopshtit nuk ka ndërhyrë për minuta të tëra për të ndaluar atë që po ndodhte.
    “Ata e kthejnë çështjen në interes financiar. Nuk e përjashtojnë djalin dhunues, se thonë nëse heqim atë ikin dhe dy të tjerë. Nuk kanë interes të mbajnë djalin tim dhe të heqin tre të tjerë,” tha nëna e djalit të vogël.
    ZËRI kontaktoi me kopshtin privat “Gledis”, ku edukatorja Merita Jana pohoi incidentin mes fëmijëve, por nuk dha asnjë koment në lidhjeme ngjarjen.
    Merita Jana: Fëmijët janë rrahur me njëri-tjetrin. Nuk dua të dal në asnjë televizion. Ata duan të më vënë shkelmin, unë do t’i vë çelësin. Kaq kisha.
    Edukatorja nuk dha asnjë koment se ku ndodhej në momentin kur fëmijët u konfliktuan me njëri-tjetrin.

    Kjo ngjarje kthen edhe një herë vëmendjen te siguria e kopshteve dhe çerdheve, ku prindërit i lenë fëmijët në mirëbesim, dhe më pas i marrin të nxirë e me shenja dhune, herë nga edukatoret e herë nga bashkëmoshatarët./ZËRI