Tag: gledis

  • Vijon beteja ligjore mes kryeministrit dhe ish-Drejtorit të Policisë, Rama padit Nanon në Gjykatën e Lartë

    Vijon beteja ligjore mes kryeministrit dhe ish-Drejtorit të Policisë, Rama padit Nanon në Gjykatën e Lartë

    edi rama-gledis nano

    TIRANË- Beteja ligjore mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledi Nano po vazhdon që prej vitit 2022, dhe tashmë ka ‘mbërritur’ në Gjykatën e Lartë. Pas shkarkimit të Nanos, ky është një kapitull i ri i përplasjes ligjore mes kryeministrit dhe ish-drejtorit të Policisë së Shtetit. 
    WebLajm.com mëson se kryeministri Rama i është drejtuar Gjykatës, ku ka paditur Gledis Nanon, i cili është një nga 7 kandidatët e konfirmuar për kreun e BKH-së, garë e cila ndodhet në fazën e vetting. Në padi, Rama kërkon që të mbetet në fuqi shkarkimi i ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, të firmosur nga vetë kryeministri 3 vite më parë. Kreu i qeverisë i është drejtuar Gjykatës së Lartë përmes Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, me një rekurs ndaj vendimeve të mëparshme gjyqësore që lidhen me çështjen e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. 
    Sipas WebLajm.com, çështja, e regjistruar më 6 nëntor 2025 me numër 31001-00820-00-2025, është klasifikuar si çështje administrative, ndërsa relator është caktuar Sokol Sadushi. Procesi është aktualisht në zhvillim.
    Rekursi është bërë nga Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Punëve të Brendshme, të përfaqësuara nga Avokatura e Shtetit, me qëllim që të mbetet në fuqi vendimi për shkarkimin e Gledis Nanos nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i miratuar më 31 gusht 2022 me vendimin nr. 580 të Këshillit të Ministrave.
    Mirëpo, nga ana tjetër, Gledi Nano ka pretenduar se shkarkimi i tij është i pajustifikuar dhe në kundërshtim me ligjin. Për këtë, ai ngriti padi përmes së cilës kërkoi të vlerësohet si i paligjshëm shkarkimi nga Këshilli i Ministrave. Nano fitoi në Gjykatën Administrative dhe atë të Apelit, shfuqizimin e vendimit për shkarkimin e tij. 
    Rekursi:
    DETAJET E ÇESHTJES
    Nr.Çështjes: 31001-00820-00-2025Tipi i çështjes: Çështje AdministrativeDorëzuesi: KESHILLI I MINISTRAVE, MINISTRIA E PUNEVE TE BRENDSHMEData e regjistrimit: 06/11/2025Inicializuar: RekursTitulli i çështjes: GLEDIS NANO Kundër. KESHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKES SE SHQIPERISE dhe Të TjerëArdhur prej: Gjykata admin.shk.parë TiraneObjekti i padisë/akuzës: Shfuqizimin e vendimit nr. 580, dt. 31.08.2022, te Keshillit te Ministrave. Detyrimin e pales se paditur te trajtoje me page paditesin deri ne perfundim te mandatit 5 vjecar si dhe sistemimin e tij ne strukturat e Policise se Shtetit apo funksione te tjera. Dhenien e vendimit me ekzekutim te perkohshem sipas nenit 317 te K.Pr.Civile.Baza ligjore: Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë; Ligji Nr. 49/2012 “Per Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarreveshjeve Administrative”, nenet 1, 2, 3, 7/a, 11/1, 17/b, 25, 34, 35, 37, 40, 41; Kodi i Procedures Administrative nenet 88 e vijues; Ligji Nr. 108/2014 “Per Policine e Shtetit” i ndryshuar me ligjin nr. 58/2017, datë 20.04.2017, nr. 112/2018, datë 20.12.2018, nr. 133/2020, datë 29.10.2020. nenet 9, 13, 15; Kodi i Procedures Civile neni 317.Statusi i çështjes:Në Proçes
    PALËTPaditës: GLEDIS NANO
    I Paditur: KESHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKES SE SHQIPERISE
    I Paditur: MINISTRIA E BRENDSHME
    Pjesmarrës në gjykim – Avokatura e Shtetit: AVOKATURA E SHTETIT
    RELATORI:Sokol Sadushi
    KALENDARI I ÇESHTJESData ora seanca:Data e planifikimit:Relatori: Sokol Sadushi

    Nano ka një karrierë mbi 20-vjeçare në polici dhe 5 vitet e fundit para se të emërohej kryepolic ishte drejtor i drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit. Ai është diplomuar në Akademinë Kombëtare të FBI-së, në Quantico Virginia, krahas shumë trajnimeve të tjera me agjencitë aleate të sigurisë, dhe në punën e tij ka bashkëpunuar ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, por tashmë ka një garë tjetër ku po merr pjesë. 
    Aktualisht, Gledis Nano është në garë për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ai ka kaluar fazën e parë të vlerësimit nga Komisioni i Posaçëm i SPAK dhe po garon në hallkat e tjera të procesit. Kështu, Nano është një nga 7 personat që garojnë për drejtuesin e FBI-së shqiptare./ZËRI

  • VIDEO/ Gledis Gjipali: Futja e standardeve evropiane rrit kostot dhe kërkon zbatim të fortë të ligjit

    VIDEO/ Gledis Gjipali: Futja e standardeve evropiane rrit kostot dhe kërkon zbatim të fortë të ligjit

    Drejtori ekzekutiv i Europian Movement Albania, Gledis Gjipali, ishte i ftuar në edicionin informativ ‘Ora 19’ në SYRI TV, me moderatoren Armela Ferko, ku foli mbi sfidat që shoqërojnë procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

    Sipas tij, futja e standardeve evropiane sjell dy elemente kryesorë: rritjen e kostove dhe forcimin e zbatimit të legjislacionit, të cilat mbeten të vështira për vendin tonë.

    ‘Futja e standardeve evropiane do të thotë, rritje e kostove dhe rritje e zbatimit të legjislacionit, dy elementë që janë të vështirë për Shqipërinë. Zbatimi për shkak të kulturës së dobët të zbatimit të ligjit dhe rritja e standardeve për shkak të kostos,’ u shpreh Gjipali.

    Ai paralajmëroi se një proces i shpejtë integrimi mund të sjellë pasoja të menjëhershme për qytetarët shqiptarë.

    ‘Në rast se kemi një proces të shpejtë, do të thotë se kjo rritje të bëhet e menjëhershme dhe kjo ka pasoja, sigurisht për qytetarët shqiptarë.’

    Megjithatë, Gjipali vuri në dukje se Bashkimi Evropian ka instrumente që mund të ndihmojnë në zbutjen e këtij procesi.

    ‘BE ka instrumente që bën ta zbusë këtë diferencë, për të pasur një proces sa më të qetë dhe më të pranueshëm, që të mos ketë kosto të menjëhershme.’

    Në këtë drejtim, ai theksoi rëndësinë e një administrate të përgjegjshme dhe të përgatitur profesionalisht, e cila do të duhet të çojë përpara negociatat me BE-në.

    ‘Por këtu kërkohet që, administrata që çon përpara negociatat duhet të jetë shumë e ndërgjegjshme dhe e përgjegjshme për çështjet që diskuton.’

    Gjipali shtoi se, ndërsa në kriteret politike Shqipëria ka më shumë eksperiencë, në fushat specifike si mjedisi, bujqësia dhe zhvillimi rural, vendi përballet ende me mungesë kapacitetesh teknike.

    ‘Në kriteret politike ka më shumë eksperiencë, sepse janë diskutuar ndër vite edhe pse vullneti politik është diçka tjetër. Por në çështjet specifike, mjedisi, bujqësia, zhvillimi rural ne kemi problem edhe tek kapacitete teknike. Dhe në momentin kur do të kërkohet për t’u negociuar, do të duhet të mbështeten fort në argumente, statistika, plane zhvillimi,’ theksoi Gledis Gjipali gjatë bisedës në SYRI TV.

  • Gledis Gjipali: Zgjerimi i BE një mundësi historike për Shqipërinë, por asgjë nuk është e sigurt

    Gledis Gjipali: Zgjerimi i BE një mundësi historike për Shqipërinë, por asgjë nuk është e sigurt

    Drejtori i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, Gledis Gjipali, i ftuar në Klan News me moderatorin Drini Zeqo, tha se fryma ndërkombëtare për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian është shumë pozitive, por paralajmëroi se procesi mbetet i pasigurt për shkak të zhvillimeve të paparashikuara globale.
    “Fryma është shumë pozitive, por asgjë nuk është e sigurt. Siç e përmenda, kemi zhvillime krejt të paparashikuara, lufta në Ukrainë, pandemia me pasojat e saj, së fundmi edhe politika e presidentit Trump, që nuk e sheh më Europën si partnere, por si aleate. Të gjitha këto sjellin paqartësi në vendimmarrje, aq më tepër për Bashkimin Europian, ku ka fërkime mes vendeve anëtare. Megjithatë është shumë pozitive që zgjerimi shihet mirë, veçanërisht për Shqipërinë dhe Malin e Zi”, tha Gjipali.
    Ai theksoi se kjo është një periudhë vendimtare për vendin: “Ky është një moment historik që duhet kapur, ndryshe rrezikojmë të humbasim edhe dekada të tjera. Nuk duhet ta lëmë të ikë kjo mundësi”.
    Në lidhje me procesin e negociatave, Gjipali tha se Shqipëria ka njohur problematikat e kapitujve themelorë si shteti i së drejtës, reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe të drejtat e njeriut. Sipas tij, këto janë fusha ku ka ekspertizë dhe mbi të gjitha kërkohet vullnet politik për të ecur përpara.
    Megjithatë, drejtori i Lëvizjes Europiane paralajmëroi për sfida të mëdha në kapitujt që pritet të hapen së shpejti.
    “Problematike janë grupkapitujt që lidhen me mjedisin, zhvillimin rural, mbrojtjen e konsumatorit dhe sigurinë ushqimore. Këto kanë aspekte teknike dhe financiare, me kosto për bizneset dhe qytetarët. Shoh më pak përgatitje nga strukturat shtetërore, për faktin se nuk kanë qenë prioritet në vitet e kaluara”, u shpreh Gjipali.

  • Sot faza e fundit! Kandidatët për kreun e BKH do të intervistohen, Gledis Nano mbërrin në SPAK

    Sot faza e fundit! Kandidatët për kreun e BKH do të intervistohen, Gledis Nano mbërrin në SPAK

    Gledis Nano

    TIRANË-Shtatë kandidatët për kreun e BKH-së do të zhvillojnë këtë të hënë (28 korrik) intervistën para komisionit përzgjedhës. Njëri prej tyre Gledis Nano është paraqitur këtë të hënë, 28 korrik, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, (SPAK). 
    Sot është faza e fundit e intervistimit me gojë, përballë komisionit që monitorohet edhe nga disa përfaqësues të misioneve të SHBA dhe BE. Më tej kandidatët do të kryejnë fazën e verifikimit të figurës dhe deklarimit të pasurisë nga Komisioni i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës.
    Sipas rregullores, ndiqen 6 hapa për emërimin e kreut të BKH-së, të cilat janë: verifikimi i aplikimit, vizita mjekësore dhe testi për aftësitë fizike, ese me shkrim dhe test për arsyetim logjik, testi i poligrafit dhe intervista në panel, verifikimi i figurës dhe pasurisë, identifikimi i kandidatit fitues, trajnimi dhe emërimi.
    Tek pika e fundit parashikohet edhe përzgjedhja e katër kandidatëve më potencialë, që i dërgohen drejtuesit të SPAK.
    Në garë janë: Andi Pogaçe; Artur Beu; Elton Kërluku; Gentian Ndoi; Gentjan Shehaj; Gledis Nano dhe Joni Keta. Komisioni i përzgjedhjes në SPAK përbëhet nga kreu i institucionit, Altin Dumani, si dhe prokurorët Arben Kraja dhe Behar Dibra. Mandati i drejtuesit të Byrosë është 5 vjet. Aktualisht, postin e kreut të BKH-së e mban Aida Hajnaj, e cila do të qëndrojë në këtë detyrë deri më 31 gusht./ZËRI

  • Gara për kreun e BKH, Gledis Nano mbërrin në SPAK: Sot faza e intervistimit

    Gara për kreun e BKH, Gledis Nano mbërrin në SPAK: Sot faza e intervistimit

    Gledis Nano është paraqitur këtë të hënë, 28 korrik, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, (SPAK), për fazën e radhës të garës për drejtuesin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Në këtë fazë, kandidatët në garë i nënshtrohen testit të poligrafit dhe intervistës në panel, e cila ndiqet nga faza e verifikimit të figurës dhe deklarimit të pasurisë nga Komisioni i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës.
    Më 22 korrik u zhvillua faza e tretë e garës, ku shtatë kandidatët iu nënshtruan një provimi me shkrim dhe testit për arsyetimin logjik.
    Ndërsa më datë 10 korrik, kandidatët për kreun e BKH-së iu nënshtruan testimeve fizike.
    Kujtojmë se kandidatët në garë për këtë institucion, i njohur ndryshe si FBI-ja shqiptare, janë: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.
    Si zhvillohet procedura për zgjedhjen e kreut të BKH-së
    Sipas rregullores, ndiqen 6 hapa për emërimin e kreut të BKH-së, të cilat janë: verifikimi i aplikimit, vizita mjekësore dhe testi për aftësitë fizike, ese me shkrim dhe test për arsyetim logjik, testi i poligrafit dhe intervista në panel, verifikimi i figurës dhe pasurisë, identifikimi i kandidatit fitues, trajnimi dhe emërimi.
    Tek pika e fundit parashikohet edhe përzgjedhja e katër kandidatëve më potencialë, që i dërgohen drejtuesit të SPAK. Altin Dumani do të bëjë përzgjedhjen përfundimtare dhe emri i kandidatit të përzgjedhur i paraqitet Këshillit të Lartë të Prokurorisë për miratimin e mandatit 5-vjeçar. Aktualisht, Byroja Kombëtare e Hetimit drejtohet nga Aida Hajnaj, e cila e përfundon mandatin më 31 gusht. Ajo nuk arriti të dorëzonte dokumentacionin brenda afatit të aplikimit./tvklan.al

  • Gledis Nano fiton gjyqin, 100 mijë euro dëmshpërblim për shkarkimin nga drejtor i Policisë së Shtetit

    Gledis Nano fiton gjyqin, 100 mijë euro dëmshpërblim për shkarkimin nga drejtor i Policisë së Shtetit

    Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka fituar betejën ligjore me qeverinë shqiptare, pasi Gjykata Administrative e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke e shpallur të paligjshëm shkarkimin e tij nga detyra.
    Vendimi është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Ardian Dvorani, Gentian Hamiti dhe Sokol Ibi, të cilët rrëzuan ankimimin e Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Brendshme, të cilat kishin kërkuar anulimin e vendimit që i dha të drejtë Nanos.
    Në bazë të këtij vendimi përfundimtar, shteti shqiptar detyrohet t’i paguajë Gledis Nanos një dëmshpërblim prej 60 pagash mujore, që përkon me afatin pesëvjeçar të mandatit të tij të ndërprerë, në vlerën totale prej rreth 100 mijë euro.
    Nano u shkarkua nga detyra më 31 gusht 2022, me propozim të ish-ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, ndërsa kryeministri Edi Rama kishte deklaruar publikisht se i kishte kërkuar dorëheqjen. Arsyeja zyrtare për largimin e tij ishte “mosrealizimi i objektivave”.
    Vendimi i Gjykatës së Apelit është dhënë më 26 qershor 2025 dhe ende nuk dihet nëse qeveria do të paraqesë rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda afatit 30-ditor.
    Sakaq, Gledis Nano është në garë për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke kaluar fazën e parë të vlerësimit nga Komisioni i Posaçëm i SPAK.

  • Apeli lë në fuqi vendimin e shkallës së parë, Gledis Nano përfiton 100 mijë euro për shkarkim të padrejtë…

    Apeli lë në fuqi vendimin e shkallës së parë, Gledis Nano përfiton 100 mijë euro për shkarkim të padrejtë…

    Gledis Nano do të përfitojë me vendim të formës së prerë 60 paga të 5 viteve si drejtor policie, një vlerë që në total përllogaritet në rreth 100 mijë euro.
    Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka fituar përfundimisht betejën me qeverinë sa i përket shkarkimit të tij nga detyra në Gusht të vitit 2022.
    Gjykata Administrative e Apelit i ka dhënë të drejtë Gledis Nanos, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, që e konsideron të paligjshëm shkarkimin e tij si Drejtor të Policisë së Shtetit.
    Të njëjtin vendim kishte dhënë edhe Shkalla e Parë e Administratives, por që ishte dërguar në Apel nga Këshilli i Ministrave, Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
    Tashmë, ka një vendim të formës së prerë nga Apeli i Administratives që e bën të detyrueshëm lëvrimin e pagave për Gledis Nano si titullar i Policisë. Gledis Nano u shkarkua nga detyra më 31 gusht 2022 me argumentin se nuk i ka realizuar objektivat.
    Gledis Nano aktualisht është një kandidaturë e fortë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Gledis Nano fiton betejën ligjore me qeverinë, gjykata i cakton 100 mijë euro dëmshpërblim për shkarkimin nga puna

    Gledis Nano fiton betejën ligjore me qeverinë, gjykata i cakton 100 mijë euro dëmshpërblim për shkarkimin nga puna

    Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka fituar betejën ligjore me qeverinë shqiptare, pasi Gjykata Administrative e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke e shpallur të paligjshëm shkarkimin e tij nga detyra.
    Vendimi është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Ardian Dvorani, Gentian Hamiti dhe Sokol Ibi, të cilët rrëzuan ankimimin e Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Brendshme, të cilat kishin kërkuar anulimin e vendimit që i dha të drejtë Nanos.
    Në bazë të këtij vendimi përfundimtar, shteti shqiptar detyrohet t’i paguajë Gledis Nanos një dëmshpërblim prej 60 pagash mujore, që përkon me afatin pesëvjeçar të mandatit të tij të ndërprerë, në vlerën totale prej rreth 100 mijë euro.
    Nano u shkarkua nga detyra më 31 gusht 2022, me propozim të ish-ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, ndërsa kryeministri Edi Rama kishte deklaruar publikisht se i kishte kërkuar dorëheqjen. Arsyeja zyrtare për largimin e tij ishte “mosrealizimi i objektivave”.
    Vendimi i Gjykatës së Apelit është dhënë më 26 qershor 2025 dhe ende nuk dihet nëse qeveria do të paraqesë rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda afatit 30-ditor.
    Sakaq, Gledis Nano është në garë për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke kaluar fazën e parë të vlerësimit nga Komisioni i Posaçëm i SPAK.

  • Vendimi i formës së prerë/ U shkarkua si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano do të përfitojë rreth…

    Vendimi i formës së prerë/ U shkarkua si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano do të përfitojë rreth…

    Gledis Nano do të përfitojë me vendim të formës së prerë 60 paga të 5 viteve si drejtor policie, një vlerë që në total përllogaritet në rreth 100 mijë euro.
    Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka fituar përfundimisht betejën me qeverinë sa i përket shkarkimit të tij nga detyra në Gusht të vitit 2022.
    Gjykata Administrative e Apelit i ka dhënë të drejtë Gledis Nanos, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, që e konsideron të paligjshëm shkarkimin e tij si Drejtor të Policisë së Shtetit.
    Të njëjtin vendim kishte dhënë edhe Shkalla e Parë e Administratives, por që ishte dërguar në Apel nga Këshilli i Ministrave, Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
    Tashmë, ka një vendim të formës së prerë nga Apeli i Administratives që e bën të detyrueshëm lëvrimin e pagave për Gledis Nano si titullar i Policisë. Gledis Nano u shkarkua nga detyra më 31 gusht 2022 me argumentin se nuk i ka realizuar objektivat.
    Gledis Nano aktualisht është një kandidaturë e fortë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

  • Gledis Nano fiton gjyqin me qeverinë, 100 mijë euro dëmshpërblim për shkarkimin

    Gledis Nano fiton gjyqin me qeverinë, 100 mijë euro dëmshpërblim për shkarkimin

    Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka fituar gjyqin me qeverinë, pas shkarkimit të tij në 2022-in.
    Mësohet se Gjykata Administrative e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke e cilësuar si të paligjshëm largimin e tij nga detyra. Vendimi është tashmë përfundimtar dhe detyron shtetin t’i paguajë Nanos rreth 100 mijë euro, ekuivalenti i 60 pagave mujore, aq sa parashikon mandati ligjor 5-vjeçar që iu ndërpre në mënyrë të parakohshme.
    Nano u shkarkua më 31 gusht 2022, me pretendimin se nuk kishte përmbushur objektivat. Shkarkimin e tij nga detyra e komunikoi ministri i Brendshëm në atë kohë, Bledi Çuçi pas mbledhjes se qeverisë.
    “Qeveria mori vendim për shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, shkarkim i cili lidhet me mospërmbushje të objektivave që kishim vënë në lidhje me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë dhe kryesisht lidhet me situatën e krijuar në muajt e fundit, situatë që normalisht kërkon një reagim më të fortë dhe një menaxhim më efikas të Policisë së Shtetit”, deklaroi Çuçi asokohe.
    Duhet theksuar se Nano ishte i pari Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit gjatë qeverisjes së socialistëve që shkarkohej me atë motivacion. Në krye të Policisë së Shtetit (për vetëm 10 muaj), Nano erdhi pas disa vitesh në drejtimin e njësisë Anti-Terror./tvklan.al