Tag: glastonbury

  • Dua Lipa shkarkon agjentin pas fushatës kundër Palestinës në Glastonbury

    Dua Lipa shkarkon agjentin pas fushatës kundër Palestinës në Glastonbury

    Ylli botëror i muzikës pop me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, ka vendosur të përfundojë bashkëpunimin profesional me agjentin e saj disavjeçar, David Levy, pas zbulimit të përfshirjes së tij në një fushatë kundër Palestinës.Mediat britanike raportojnë se Levy ishte pas një iniciative që synonte pengimin e grupit irlandez Kneecap, i njohur për orientimin e tij propalestinez, nga pjesëmarrja në Festivalin e famshëm Glastonbury. Letra private dhe konfidenciale, e nënshkruar nga Levy dhe dërguar themeluesit të festivalit, Michael Eavis, i bënte thirrje këtij të fundit të anulonte performancën e grupit, për shkak të mbështetjes së tyre për kauzën palestineze.Pasi letra u bë publike, Dua Lipa reagoi menjëherë, duke shkarkuar agjentin dhe duke marrë masa që të mos kishte më asnjë rol në karrierën e saj. Një burim nga industria e muzikës tha se: “Dua u sigurua që David Levy të mos prodhonte më muzikën e saj. Artistja është një zë i fuqishëm në mbështetje të kauzës palestineze dhe nuk mund të toleronte taktika të tilla.”Fituesja e çmimit Grammy ka qenë prej kohësh aktive në mbrojtje të të drejtave të palestinezëve. Në maj të vitit të kaluar, ajo përdori platformën e saj në Instagram me 88 milionë ndjekës për të dënuar atë që e quajti “gjenocid izraelit në Gaza”, dhe ka marrë pjesë në protesta për të denoncuar bashkëfajësinë e vendeve të ndryshme në konflikt.Në gusht të këtij viti, gjatë festivalit të përvitshëm “Sunny Hill Festival” në Prishtinë, mesazhi “Liri për Palestinën” u shfaq në ekranin kryesor, duke përforcuar qëndrimin e saj të qartë publik.Pavarësisht përpjekjeve të Levy, grupi Kneecap performoi në Glastonbury në korrik. Policia ndërhyri pas disa ankesave, por çështja u mbyll shpejt për mungesë provash. Grupi e përshkroi hetimin si një “frikësim politik nga policia”.Që nga 7 tetori 2023, Izraeli ka nisur një ofensivë në Rripin e Gazës, ku janë raportuar mbi 65.300 të vrarë, shumica gra dhe fëmijë, një situatë që është cilësuar nga shumë organizata ndërkombëtare si krim humanitar dhe gjenocid.

  • Dua Lipa shkarkon menaxherin pas fushatës kundër Palestinës, pas Glastonbury

    Dua Lipa shkarkon menaxherin pas fushatës kundër Palestinës, pas Glastonbury

    Ylli botëror i muzikës pop me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, ka vendosur të përfundojë bashkëpunimin profesional me menaxherin e saj disavjeçar, David Levy, pas zbulimit të përfshirjes së tij në një fushatë kundër Palestinës.Mediat britanike raportojnë se Levy ishte pas një iniciative që synonte pengimin e grupit irlandez Kneecap, i njohur për orientimin e tij propalestinez, nga pjesëmarrja në Festivalin e famshëm Glastonbury. Letra private dhe konfidenciale, e nënshkruar nga Levy dhe dërguar themeluesit të festivalit, Michael Eavis, i bënte thirrje këtij të fundit të anulonte performancën e grupit, për shkak të mbështetjes së tyre për kauzën palestineze.Pasi letra u bë publike, Dua Lipa reagoi menjëherë, duke shkarkuar menaxherin dhe duke marrë masa që të mos kishte më asnjë rol në karrierën e saj. Një burim nga industria e muzikës tha se: “Dua u sigurua që David Levy të mos prodhonte më muzikën e saj. Artistja është një zë i fuqishëm në mbështetje të kauzës palestineze dhe nuk mund të toleronte taktika të tilla.”Fituesja e çmimit Grammy ka qenë prej kohësh aktive në mbrojtje të të drejtave të palestinezëve. Në maj të vitit të kaluar, ajo përdori platformën e saj në Instagram me 88 milionë ndjekës për të dënuar atë që e quajti “gjenocid izraelit në Gaza”, dhe ka marrë pjesë në protesta për të denoncuar bashkëfajësinë e vendeve të ndryshme në konflikt.Në gusht të këtij viti, gjatë festivalit të përvitshëm “Sunny Hill Festival” në Prishtinë, mesazhi “Liri për Palestinën” u shfaq në ekranin kryesor, duke përforcuar qëndrimin e saj të qartë publik.Pavarësisht përpjekjeve të Levy, grupi Kneecap performoi në Glastonbury në korrik. Policia ndërhyri pas disa ankesave, por çështja u mbyll shpejt për mungesë provash. Grupi e përshkroi hetimin si një “frikësim politik nga policia”.Që nga 7 tetori 2023, Izraeli ka nisur një ofensivë në Rripin e Gazës, ku janë raportuar mbi 65.300 të vrarë, shumica gra dhe fëmijë, një situatë që është cilësuar nga shumë organizata ndërkombëtare si krim humanitar dhe gjenocid.

  • 1 milion euro për një show me “autotune”? Charli XCX nxit reagime të forta pas Glastonbury-t

    1 milion euro për një show me “autotune”? Charli XCX nxit reagime të forta pas Glastonbury-t

    Charli XCX ndezi skenën e Glastonbury-t, por bashkë me të edhe debatet në rrjet: këngëtarja 31-vjeçare u pagua plot 900,000 paund (afro 1 milion euro) për performancën e saj në “The Other Stage”, një nga skenat më të mëdha të festivalit, ndërkohë që shumë fansa dolën të zhgënjyer.
    Shumë prej të pranishmëve e quajtën performancën e saj “një zhgënjim total”, duke kritikuar përdorimin e tepruar të autotune-it dhe koreografinë, të cilën disa e cilësuan si “vallëzim të tmerrshëm”.
    Por pavarësisht polemikave, Charli tërhoqi një turmë aq të madhe, sa organizatorët u detyruan të mbyllnin përkohësisht skenën për arsye sigurie, një fakt që vetëm sa theksoi ndikimin dhe fuqinë e saj si emër i madh në muzikën pop.
    Sipas burimeve për DailyMail, pagesa marramendëse e Charli-t është një përjashtim në industrinë e festivaleve, ku shumica e artistëve marrin vetëm mbulim shpenzimesh dhe bileta falas.

  • Harry Styles “digjet” në Glastonbury: Puthja misterioze ndez thashethemet për një romancë të re

    Harry Styles “digjet” në Glastonbury: Puthja misterioze ndez thashethemet për një romancë të re

    Harry Styles, një nga emrat më të përfolur të muzikës pop, është parë në një moment të nxehtë me një grua misterioze gjatë festivalit të famshëm Glastonbury në Britani, duke ndezur menjëherë zërat për një lidhje të re.
    Artisti 31-vjeçar, i cili dikur ishte pjesë e grupit One Direction, është fotografuar në zonën VIP teksa përqafonte dhe puthte një femër të panjohur, përpara një grupi miqsh dhe festivalesh. Pamjet që qarkulluan online, përfshirë një video të siguruar nga The Sun, e tregojnë Styles-in në një atmosferë të relaksuar dhe intime me të panjohurën, ndërsa vallëzonin së bashku nën ritmin e muzikës.

    “Dukej sikur nuk kishte askënd tjetër përveç saj. Ishin shumë afër, gjithë natën,” – tha një burim nga vendngjarja.
    Kjo shfaqje publike vjen një vit pas ndarjes së Harry-t me aktoren Taylor Russell dhe dy vite pas puthjes së shumëkomentuar me modelen Emily Ratajkowski në Tokio.