Tag: glasner

  • Po bën një sezon fantastik në PL, dëshira e madhe e trajnerit 51-vjeçar është të drejtojë Bayern Munich

    Po bën një sezon fantastik në PL, dëshira e madhe e trajnerit 51-vjeçar është të drejtojë Bayern Munich

    6 Tetor 2025

    17:26

    Telesport

    Oliver Glasner po bën një punë fantastike te Crystal Palace. Në sezonin e tij të parë më Crystal Palace, Glasner fitoi FA Cup, ku mundi në finale Man. City-n dhe Community Shield, ku mundi në finale Liverpool-in.
    Aktualisht, Crystal Palace renditet në vendin e gjashtë në PL dhe deri tani ka rezultuar që është një kundërshtar i fortë për këdo dhe merita më e madhe për këtë gjë është e Oliver Glasner.
    Ndërkohë, “Team Talk” raporton se dëshira e madhe e Glasner është të drejtojë Bayern Munich. 51-vjeçari austriak ka drejtuar më parë dy ekipe të tjera në Bundesligë, Wolfsburg 2019-2021 dhe Eintracht Frankfurt 2021-2023.

  • Kristal Palasë dy trofe me Glasner në timon

    Kristal Palasë dy trofe me Glasner në timon

    Ndikimi i Oliver Glasner te Kristal Palasë është i qartë për të gjithë. Që kur mori drejtimin e klubit në shkurt të vitit 2024, trajneri 50-vjeçar austriak ka arritur, vetëm në tre muaj, të largojë rtë rikthejë klubin londinez te kabineti i trofeve.

    Nën drejtimin e tij Palasë ka arritur të fitojë dy trofe. Pasi mposhti Mançester Sitin e Pep Guardiolës, sot përballë tyre ranë dhe kampionët e Liverpul.

    Në ‘Wembley’ Kristal Palasë pas rezultatit 2-2 në 90′ fitoi me penallti 3-2 duke merituar “Community Shield”.

    Vazhdo leximin