Tag: gjysmën

  • Verstappen: Nuk ndihem i zhgënjyer por krenar që nuk u dorëzuam deri në momentin e fundit

    Verstappen: Nuk ndihem i zhgënjyer por krenar që nuk u dorëzuam deri në momentin e fundit

    7 Dhjetor 2025

    15:49

    Telesport

    Edhe pse bëri një rikuperim fantastik në gjysmën e dytë të sezonit, duke rikuperuar një disvantazh prej 100 pikësh, Max Verstappen nuk ia doli dot mbanë të shpallej kampion bote në Formula 1.
    Triumfi i sotëm në Abu Dhabi nuk mjaftoi për pilotin holandez të Red Bull, që për 2 pikë dorëzoi titullin te Lando Norris me McLaren, që sot u klasifikua i treti. Pas garës, ai komentoi këtë rezultat.
    “Urime djema. Mënyra se si luftuam në gjysmën e dytë të sezonit ishte mjaft e mirë, mund të jemi vërtet, vërtet krenarë për këtë“, tha Verstappen pas garës.
    Më tej, holandezi shtoi: “Mos u zhgënjeni shumë. Definitivisht nuk jam i zhgënjyer. Jam vërtet krenar për të gjithë që nuk u dorëzuan.”

  • Presidenti Duka i FSHF-së: Fitore e madhe, por kemi bërë vetëm gjysmën e rrugës

    Presidenti Duka i FSHF-së: Fitore e madhe, por kemi bërë vetëm gjysmën e rrugës

    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka folur për mediat pas fitores së Shqipërisë 0-1 në Serbi, një sukses shumë i rëndësishëm për rrugëtimin drejt finaleve të “Botërorit 2026”: 
    “E meritonim fitoren. Goli shumë i bukur nga Manaj. Futbollisti padyshim do mërizitet kur humb. Nuk është kollaj të dalë fjala kur nuk merr rezultatin. Ku ka trajnerë të japi besimin, nëse nuk e meriton. Fitore që na mban në lojë. Që të shkosh në Botëror, duhet të derdhësh shumë djersë. 
    Kemi bërë gjysmën e rrugës. Anglia është padyshim skuadrë shumë e mirë. Jam shumë i lumtur që fituam, po ashtu një ndeshje që dha nota pozitive për futbollin. Një organizim perfekt. Mikëpritje fantastike nga Federata sebe apo edhe futbollistët e tyre. 
    Nga këto këndvështrime e kaloi klasës. Masat ishin të rrepta. Padyshim edhe kjo e sotmja ka gjëra për të pëmirësuar, por është për bërë shumë progres. 
    Ne kemi pranuar të luajmë në këtë stadium dhe e kemi mbështetur në të mirën e futbollit. Ndeshja në Leskovc ishte për t’u mbrojtur nga pikëpamja organizative. 
    Ata, kohët e fundit kanë pasur disa penalitete. Tani është malorja e vërtetë. Kur menduam se kemi pasur ndeshje të lehtë, kemi vuajtur. Fituam një ndeshje shumë të rëndësishme. Djemtë kanë qejft të festojnë”, tha Duka. 
     

  • Zbardhet testamenti i pronarit grek/ I la shqiptarit gjysmën e pronës, si e ndau pasurinë 3 ditë para se të ekzekutohej

    Zbardhet testamenti i pronarit grek/ I la shqiptarit gjysmën e pronës, si e ndau pasurinë 3 ditë para se të ekzekutohej

    Pronari i kampingut AMMOS në Finikounda, i vrarë së bashku me mikun e tij shqiptar, i kishte lënë pjesën më të madhe të pasurisë nipit të tij, sipas një testamenti të hartuar vetëm tre ditë para vrasjes. Ky nip ishte gjithashtu dëshmitar i krimit të dyfishtë. Në fillim të testamentit, 68-vjeçari shkruan: “Unë shkruaj testamentin tim në rast vdekjeje të papritur”, duke lënë të kuptohet se kishte frikë për jetën e tij.
    Ai shprehet se nipin – djalin e vëllait të ndjerë – e kishte rritur vetë dhe e konsideronte si birin e tij, për shkak të respektit dhe dashurisë që kishte treguar ndaj tij. Për këtë arsye, ia linte atij pjesën më të madhe të pasurisë. Mikut të tij shqiptar, kujdestar i kampingut dhe bashkëpunëtor i afërt, i la gjysmën e një are që zotëronte me nipin, si dhe shuma të konsiderueshme parash në banka në Pylos.
    Në fund të testamentit, ai shpreh dëshirën që motra dhe nipi i saj të përfitonin nga 100.000 euro secili. Ndërkohë, miku shqiptar do të përfitonte edhe 200.000 euro nëse nipi do të vendoste të shiste pronën. Sipas burimeve nga policia, ekziston edhe një testament më i vjetër i 68-vjeçarit, i hartuar rreth një vit më parë. Autoritetet besojnë se krahasimi mes dy testamenteve mund të ndihmojë në zbardhjen e motivit të vrasjes së dyfishtë.

  • Rivihet në funksion Sahati i Gjirokastrës, u ndërtua në gjysmën e dytë të shekullit XIX

    Sahati i Gjirokastrës i ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XIX është rivënë në funksion. Sahati i Gjirokastrës është një nga simbolet e qytetit dhe nga vendet më të vizituara nga turistët. Për rivënien në funksion të Sahatit të Gjirokastrës, ministri i Turizmit, Kultirës dhe Sportit Blendi Gonxhja shprehet se kjo i jep vizitorëve një arsye më shumë për të përjetuar magjinë e kalasë dhe horizontin unik të Gjirokastrës! “Rijetëzohet sahati i Gjirokastrës! Pas një periudhe të gjatë heshtjeje, herë në gjendje pune e herë jo, simboli i kalasë dhe i qytetit është rivënë në funksion, duke marrë sërish jetë me mekanizmin e tij dhe me vendosjen e këmbanores, falë punës fantastike të DRTK Gjirokastër.
    I ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XIX, sahati ka qenë dëshmitar i historisë së Gjirokastrës, duke shënuar jo vetëm orët, por edhe ngjarjet e saj më të rëndësishme. Ky rikthim shënon një hap të madh në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore dhe i jep vizitorëve një arsye më shumë për të përjetuar magjinë e kalasë dhe horizontin unik të Gjirokastrës!”, shprehet ministri Blendi Goxhaj në rrjete sociale, ku ka ndarë dhe pamje të Sahatit të Gjirokastrës.
    Gjirokastra është qytet i përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2005 dhe një ndër më të vizituarit nga turistët në vendin tonë. Në vitin 1961 shteti shqiptar e shpall “qytet muze”. Ajo çka e bën Gjirokastrën të njohur janë vlerat arkitekturale të ndërtimit të shtëpive me gurë, çative me dërrase dhe kalldrëmeve. Aty mund të vizitohet qendra historike, pazarin unikal, kalldrëmet e tij karakteristike, kështjella madhështore, etj.

  • Numri i kredive të dhëna nga bankat u rrit me 52% për gjysmën e parë të vitit

    Numri i kredive të dhëna nga bankat u rrit me 52% për gjysmën e parë të vitit

    Sektori bankar bëri pothuajse 106 mijë disbursime të kredive në gjysmën e parë të këtij viti.Mbështetur në statistikat e pagesave të Bankës së Shqipërisë, gjatë 6-mujorit të parë 2025 bankat kryen në sistem gjithsej 105 819  disbursime të kredive për individët dhe bizneset. Numri i kredive të disbursuara është rritur me 52% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.Kjo shifër përfaqëson në mënyrë të përafërt numrin e kredive të reja të dhëna nga sektori bankar këtë vit, megjithëse në disa raste mund të bëhet fjalë edhe për disbursimin me transhe të një kredie të vetme të miratuar.Numri i kredive të reja u dominua nga individët, me 53 818 mijë disbursime ose 51% e totalit të kredive të dhëna për gjysmën e parë të vitit. Numri i kredive në segmentin e individëve u rrit me 45% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Një tendencë rritjeje edhe më e shpejtë po regjistrohet në kreditë e dhëna për bizneset.Sipas Bankës së Shqipërisë, në gjysmën e parë të këtij viti u disbursuan 52 001 kredi në llogaritë e bizneseve. Numri i kredive për bizneset u rrit me 60% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kreditë e dhëna për biznesin përbënin pothuajse 49% të numrit të kredive të disbursuara, nga 47% përbënin në gjysmën e parë të vitit të kaluar.Rritja e numrit të kredive konfirmon ecurinë pozitive të huadhënies edhe të shprehur në vlerë.Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për 7-mujorin 2025,  janë dhënë gjithsej 231.9 miliardë lekë kredi e re, me një rritje prej 10% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Kredia e re për individët arriti vlerën e 77 miliardë lekëve, në rritje me 26% krahasuar me një vit më parë. Kreditimi i individëve është mbështetur te një rritje shumë e shpejtë në dy segmentet kryesore, të blerjeve të pasurive të paluajtshme dhe financimit të konsumit.Ndërsa kredia e re për bizneset arriti në 151.3 miliardë lekë, me një rritje prej 1.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Në fund të muajit korrik, edhe portofoli total i kredisë për ekonominë, shprehur si tepricë, qëndroi në vlera të përafërta me qershorin. Ai kishte vlerën e 893.1 miliardë lekëve. Megjithatë, me bazë vjetore, kredia vazhdon të jetë në rritje, me 11.9%.Rritja është më e lartë në segmentin e individëve, ku portofoli ka arritur vlerën e 360.5 miliardë lekëve, në rritje me 9.6% krahasuar me një vit më parë. Ndërsa në segmentin e biznesit vlera e portofolit të kredisë arriti në 490.4 miliardë lekë, në rritje me 16.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./ E.ShehuKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “Inflacioni, tendencë rritëse”, BSH: Do kthehet në objektivin 3% në gjysmën e parë të 2026-ës

    “Inflacioni, tendencë rritëse”, BSH: Do kthehet në objektivin 3% në gjysmën e parë të 2026-ës

    Pavarësisht pasigurive të shumta që burojnë nga tensionet gjeopolitike dhe politikat tregtare, Banka e Shqipërisë thotë se ekonomia e vendit do të vazhdojë të rritet thuajse me ritme të njëjta.

    “Ekonomia shqiptare ka pasur një rritje solide në gjysmën e parë të vitit. Rritja ekonomike në tremujorin e parë ishte 3.4%, ndërkohë që shifrat sugjerojnë që edhe tremujori i dytë do të jetë në këto nivele. Perspektiva e zhvillimeve ekonomike në vend mbetet pozitive, rritja ekonomike do të vazhdojë në nivele të ngjashme 3.5-4% në tremujorët në vazhdim”, tha Erald Themeli, Drejtor i Politikës Monetare, BSH.
    Ndryshe nga Banka Qendrore Evropiane, që thotë se inflacioni pritet të ulet gjatë muajve në vijim për shkak të çmimeve të ulëta të lëndëve energjetike dhe mbiçmimit të euros përballë dollarit amerikan, Banka e Shqipërisë parashikon që ky tregues të kthehet në objektiv deri në fillim të vitit 2026.

    “Inflacioni ka pasur një tendencë rritëse. Ishte disi më e ngadaltë se parashikimet dhe pritjet e BSH. Do të kthehet në objektivin e Bankës së Shqipërisë prej 3% në gjysmën e parë të 2026. Qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm për përmbushjen e stabilitetit të çmimeve.”
    Në mbledhjen e fundit të Këshillit Mbikëqyrës, Banka e Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun në nivelin e 2.5%.
    /vizionplus.tv

  • 50 mijë hektarë tokë e djegur nga zjarret në Shqipëri në gjysmën e parë të vitit

    50 mijë hektarë tokë e djegur nga zjarret në Shqipëri në gjysmën e parë të vitit

    Foto ilustruese

    TIRANË- Plot 50 mijë hektarë tokë kanë djegur zjarret në Shqipëri nga janari 2025 deri më tani. Të dhënat zyrtare janë bërë publike nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje që kanë regjistruar çdo zjarr dhe dëmet që ka shkaktuar në vend.
    Në gjysmën e parë të këtij viti, pra deri në qershor janë regjistruar 93 vatra zjarresh, të cilat kanë shkatërruar sipërfaqen prej 50 mijë hektarësh. Megjithatë nuk llogaritet korriku dhe gushti që kanë qenë më të rënduara nga ana zjarreve.

    Pritet që dëmet e këtij viti të jenë shumë më shumë se ato të viteve të shkuara. Rastet më të rënda nga zjarret janë shënuar në vitin 2011, ku u dogjën 54 mijë hektarë tokë./ZËRI

  • Rritje e qëndrueshme e kompanive private me investime të huaja në gjysmën e parë të vitit

    Rritje e qëndrueshme e kompanive private me investime të huaja në gjysmën e parë të vitit

    Kompanitë private me investime të huaja panë një zgjerim të qëndrueshëm në Kinë në gjysmën e parë të vitit, sipas të dhënave zyrtare të martën, duke treguar përmirësimin e pritshmërive të tregut, si edhe atraktivitetin e vendit si një qendër globale investimesh.
    Në gjashtë muajt e parë u krijuan rreth 4.35 milionë ndërmarrje të reja private, duke shënuar një rritje vjetore prej 4.6%, sipas Administratës Shtetërore për Rregullimin e Tregut. Kompanitë e reja të regjistruara me financim të huaj arritën në rreth 33 mijë duke shënuar një rritje prej 4.1%.Në përgjithësi, në mbarë vendin u krijuan 13.28 milionë subjekte të reja biznesi në gjashtë muajt e parë.
    Ndërkohë, struktura industriale e vendit vazhdoi të përmirësohej. Numri i ndërmarrjeve të angazhuara në teknologji të reja, industri të reja, forma të reja biznesi dhe modele të reja u rrit me 6.6% nga viti në vit në 25.36 milionë deri në fund të qershorit, duke përbërë 40.2% të të gjitha kompanive në mbarë vendin.Sektori kulturor rezultoi një pikë e ndritshme, e nxitur nga popullariteti global i pronësisë intelektuale vendase. Ndërmarrjet e regjistruara rishtazi në kulturë, sport dhe argëtim patën rritje vjetore me 17.5% në gjysmën e parë.
    Administrata tha se do të nxisë ndërtimin e një tregu kombëtar të unifikuar, mbrojtjen e konkurrencës së drejtë dhe përmirësimin e mëtejshëm të shërbimeve qeveritare për ndërmarrjet, me qëllimin për të rritur vitalitetin e të gjithë aktorëve të tregut.

  • “Gjysmën e pasurisë për një Shqipëri të madhe” – Ermal Fejzullahu flet për ëndrrën që e ndjek gjithë jetën

    “Gjysmën e pasurisë për një Shqipëri të madhe” – Ermal Fejzullahu flet për ëndrrën që e ndjek gjithë jetën

    Në një rrëfim të sinqertë dhe emocional gjatë podcast-it “Flet” me Ilnisa Agollin, këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu la për pak anash muzikën dhe jetën personale, për të ndarë një pjesë të shpirtit të tij, ëndrrën për bashkimin kombëtar.
    Kur u pyet nëse do të sakrifikonte pasurinë për diçka tjetër përveç familjes, përgjigjja e tij nuk vonoi:
    “Gjysmën e pasurisë, s’them krejt, gjysmën e pasurisë sot për me u bë Kosovë e Shqipëri një. Për Shqipërinë e madhe. Direkt, sot.”