Tag: gjysmëfinalen

  • Nga 473 në 13 dollarë, FIFA me ulje drastike të çmimeve të biletave për gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube

    Nga 473 në 13 dollarë, FIFA me ulje drastike të çmimeve të biletave për gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube

    Pjesëmarrja e ulët e tifozëve në Kupën e Botës për Klube ka shqetësuar jo pak FIFA-n, që është vënë menjëherë në lëvizja. Instanca më e lartë e futbollit në botë ka ulur çmimin standard të biletave për gjysmëfinalen mes Chelseat dhe Fluminenses. Nëse më parë një biletë kushtonte 473 dollarë, tani me 13.40 dollarë, një tifoz mund të shikojë nga afër ndeshjen e Bluve të Londrës, të martën në stadiumin “MetLife’ në Neë Jersey.
    Pavarësisht se ka mbështetës anembanë botës, Chelsea ka pasur vështirësi në mbushjen e stadiumeve gjatë turneut në SHBA. Ndërsa FIFA ka përdorur një model dinamik çmimesh gjatë gjithë kompeticionit, kjo shënon rënien më të ndjeshme të çmimeve për një ndeshje eliminatore të nivelit të lartë deri më tani.
    Shumica e tifozëve të skuadrave të mëdha kanë zhgënjyer totalisht duke mos mbështetur ekipet respektive nga afër, përveç një ekip. Bëhet fjalë për Real Madrid, që ka tërhequr rregullisht mbi 60,000 tifozë, përfshirë një rekord të turneut prej 76,611 për ndeshjen çerekfinale me Borussia Dortmund.
    Biletat standarde për gjysmëfinalen tjetër Paris Saint-Germain dhe Real Madrid mbeten shumë më të shtrenjta, duke filluar nga 199.60 dollarë. Kupa e Botës për Klube është kritikuar shumë mbi të gjitha edhe për nivelin e lojës, teksa kemi hyrë në fazën vendimtare.

  • Botërori i klubeve/ Chelsea “prek” gjysmëfinalen, londinezët mposhtin Palmeiras falë një autogoli

    Botërori i klubeve/ Chelsea “prek” gjysmëfinalen, londinezët mposhtin Palmeiras falë një autogoli

    Chelsea mposht Palmeiras 2-1 në Filadelfia dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Botërorit për Klube, ku do të përballet me Fluminense-n, që eliminoi Al Hilal-in e Simone Inzaghit.
    Chelsea i Enzo Maresca-s është gjysmëfinalisti i dytë i Botërorit për Klube 2025: londinezët mposhtin 2-1 Palmeiras-in dhe takohen me një tjetër skuadër braziliane në fazën tjetër, Fluminense-n.

    Që në fillim të takimit, Blutë e Londrës dominojnë me posedim të topit dhe e shtyjnë ekipin brazilian në gjysmëfushën e vet. Goli i avantazhit vjen shpejt, në minutën e 16-të: një asist nga Chalobah nga e djathta dhe një goditje e saktë me të majtën nga jashtë zone e Cole Palmer.
    Skuadra e Maresca-s vazhdon të krijojë shumë raste, por pjesa e parë mbyllet vetëm me rezultatin 1-0.
    Në fillim të pjesës së dytë, vjen surpriza: në minutën e 53-të, Estevao godet nga një kënd i vështirë pas një aksioni të Richard Rios dhe e dërgon topin në rrjetë, duke barazuar rezultatin.
    Ky gol i zgjoi londinezët, të cilët shtojnë ritmin dhe sulmojnë më shumë. Palmeiras mbrohet fort dhe duket se do ta çojë ndeshjen në shtesë, por në minutën e 83-të vjen momenti vendimtar: pas një goditje këndi, Malo Gusto provon një gjuajtje dhe topi devijohet në mënyrë të pafat nga mbrojtësi Giay, që e dërgon në portën e vet dhe befason portierin Weverton.
    Chelsea fiton 2-1 falë këtij autogoli dhe kalon në gjysmëfinale, ndërsa Palmeiras eliminohet, duke përfunduar një rrugëtim që gjithsesi mund të konsiderohet i suksesshëm.

  • U kritikua për gjykimin në gjysmëfinalen e Champions League, reagon arbitri Szymon Marciniak

    U kritikua për gjykimin në gjysmëfinalen e Champions League, reagon arbitri Szymon Marciniak

    Arbitri Szymon Marciniak, ka reguar për herë të parë, pas polemikave për gjykimin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve, mes Interit dhe Barcelonës.
    Nga klubi spanjoll kishte ankesa për arbitrimin, me trajnerin Hansi Flick dhe Pedrin e Inigo Martinez, që akuzuan gjyqtarin polak se ndihmoi Interin.
    Në reagimin e tij, Marciniak i quajti komentet qesharake, ndërsa theksoi se nuk bëri padrejtësi.

    “Komentet e tyre janë qesharake. Çfarë mund të them për të tilla komente. Nuk i kam bërë askujt padrejtësi. Goli i tretë i Interit ishte i rregullt”, tha Marciniak për “Cairo News”.
    Interi u kualifikua në finalen e Champions League, pasi fitoi 4-3 në shtesë ndaj Barcelonës.

  • Mourinho prek katalanasit në pikën e dobët, duke iu kujtuar çfarë ndodhi në gjysmëfinalen e 15 viteve më parë

    Mourinho prek katalanasit në pikën e dobët, duke iu kujtuar çfarë ndodhi në gjysmëfinalen e 15 viteve më parë

    6 Maj 2025

    19:03

    Telesport

    Në një intervistë për “Marca”, Jose Mourinho është rikthyer të flasë për gjysmëfinalen historike mes Interit dhe Barcelonës në vitin 2010, dy ndeshje që dhuruan sektakël dhe emocione pa fund. Zikaltrit fituan në “San Siro” 3-1, ndërsa në ndeshjen e kthimit në “Camp Nou”, Barcelona fitoi 1-0.
    “Nuk gjen fjalë për të përshkruar atë që ndodhi. Ndjesia që patëm në fund të ndeshjes është diçka që vetëm ne e dimë realisht si ishte dhe do të mbetet përgjithmonë në mendjet tona. Në “San Siro” bëmë një ndeshje perfekte, edhe në “Camp Nou” po ashtu bëmë një ndeshje të madhe. Nuk mund të kishte qenë më epike se aq ajo gjysmëfinale. Kishim ditë të mbyllur në dhomë duke studiuar pikat e dobta të Barcelonës, duke iu dhënë lojtarëve mesazhin e qartë: Ne jemi gati për të kaluar në finale”.
    Gjysmëfinalja ndaj Barcelonës në vitin 2010 është vërtet një përballje që nuk do harroet kurrë për zikaltrit, të cilët shpresojnë që ta përsërisin atë sukses edhe në gjysmëfinalen e sotme.

  • Eurovision 2025/ “Shkodra Elektronike” zhvillon provën e parë në Bazel

    Eurovision 2025/ “Shkodra Elektronike” zhvillon provën e parë në Bazel

    Grupi “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” përfaqësimi i Shqipërisë këtë vit në “Eurovision Song Contest ”. “Shkodra Elektronike” u ngjit në skenën e madhe të “Eurovision” në Bazel të Zvicrës për të zhvilluar provën e parë skenike. Gjithashtu për herë të parë artistët prezantuan edhe veshjen e tyre skenike. Kostumet janë krijuar nga stilistja Irina Dema njëherësh edhe nëna e këngëtares Beatriçe Gjergji. Dy artistët shqiptarë, Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca me këngën e tyre “Zjerm” janë renditur në klasifikimet më të larta në disa prej sondazheve të organizuar nga fansat e “Eurovision”.Gara e këtij festivali që mbahet në Bazel të Zvicrës do të përbëhet nga dy gjysmëfinale, që mbahen më 13 dhe 15 maj dhe një finale më 17 maj 2025. Shqipëria do të garojë e 12-ta në radhë në gjysmëfinalen e parë, më 13 maj. Tre netët e “Eurovisionit” do të prezantohen nga Hazel Brugger dhe Sandra Studer, me Michelle Hunziker që do të bashkohet në finale. Renditja e performancave në gjysmëfinalen e parë është si vijon: Islanda, Polonia, Sllovenia, Estonia, Spanja, Ukraina, Suedia, Portugalia, Norvegjia, Belgjika, Azerbajxhani, Shqipëria, Holanda, Kroacia, Qipro.Gjysmëfinalja e dytë përfshin këto vende: Australia, Mali i Zi, Irlanda, Letonia, Armenia, Austria, Greqia, Lituania, Malta, Gjeorgjia, Danimarka, Republika Çeke, Luksemburgu, Izraeli. Në gjysmëfinalen e parë, Spanja dhe Italia do të kenë të drejtën e votës, ndërsa në gjysmëfinalen e dytë, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca do të votojnë. Grupi “Shkodra Elektronike” u shpall fitues në Festivalin e Këngës në RTSH në dhjetor 2024, duke u bërë dhe përfaqësimi i vendit tonë në “Eurovision” këtë vit. 

  • Rrezik për Barcelonën; “madridisti” Marciniak pritet të gjykojë gjysmëfinalen e kthimit ndaj Interit

    Rrezik për Barcelonën; “madridisti” Marciniak pritet të gjykojë gjysmëfinalen e kthimit ndaj Interit

    Katalanasja “Sport”, media pranë blaugranëve të Hansi Flick, ka bërë një paralajmërim: “Rrezik për Barcelonën, ‘madridisti’ Marciniak mund ta gjykojë ndeshjen e kthimit në Milano”. Shkrimi në fjalë vazhdon si më poshtë:
    “UEFA do të bëjë publike të dielën e ardhshme emrin e gjyqtarit që do të drejtojë ndeshjen e kthimit mes Interit dhe Barcelonës në gjysmëfinalen e Champions League, por nga Polonia vjen një paralajmërim i fortë.
    Sipas medias “Meczyki”, favorit absolut për këtë detyrë është Szymon Marciniak, arbitri kontrovers që së fundi u përfshi në polemikën e madhe për penalltinë e anuluar të Julián Álvarez kundër Real Madridit për ‘prekje të dyfishtë’ të topit.
    Ky mund të shihet si shpërblim i UEFA-s për një gjyqtar që, pavarësisht kritikave të mëdha, ka vazhduar të drejtojë takime të nivelit të lartë. Nga ambienti katalanas nuk ka ende një konfirmim zyrtar, por emri i Marciniak ka ngjallur shqetësim të madh te Barça, sidomos për shkak të së kaluarës së tij.
    Një histori që shqetëson Barcelonën
    Marciniak është akuzuar shpesh për favore të mundshme ndaj Real Madridit. Në dy sezonet e fundit, ka marrë shumë kritika për vendime të dyshimta në ndeshje kyçe që përfshijnë klubin madrilen. Në sezonin e kaluar, nuk lejoi një gol të De Ligt në gjysmëfinalen Real Madrid-Bayern Munich; ndali aksionin për një pozicion jashtë loje, pa lejuar që loja të vazhdonte me kontroll të mundshëm nga VAR-i, edhe pse pamjet tregonin se goli duhej akorduar. Bayerni protestoi formalisht, por pa rezultat.
    Ndërkohë, pas ndeshjes AtleticoMadrid-Real Madrid në këtë sezon, ku Marciniak anuloi një penallti të transformuar në gol nga Álvarez për ‘prekje të dyfishtë’, polaku u rikthye në skenë me ndeshjen Gjermani-Itali në ‘Nations League’. Sinjal se UEFA e mbështet ende fuqishëm.
    Statistika që nuk favorizojnë Barçën
    Marciniak është gjithashtu gjyqtari që ka arbitruar dy nga disfatat më të thella të Barcelonës në Champions vitet e fundit: 3-0 ndaj Juventusit dhe 4-0 ndaj PSG-së. Për këtë arsye, shumë në Katalonjë e shohin emërimin e tij të mundshëm si ogur të keq për ndeshjen vendimtare në ‘San Siro’.
    Rreth këtij lajmi nuk ka ende asnjë reagim zyrtar nga klubi blaugrana, por emri i Marciniak nuk kalon pa u vënë re. Tashmë mbetet të shihet nëse UEFA do ta konfirmojë atë të dielën si arbitrin e përballjes së kthimit më 6 maj”.

  • 6 gola në gjysmëfinalen e parë, Barcelona dhe Inter dhurojnë spektakël

    6 gola në gjysmëfinalen e parë, Barcelona dhe Inter dhurojnë spektakël

    Një ndeshje spektakolare u zhvillua në “Estadi Olímpic Lluís Companys”, ku Barcelona dhe Inter barazuan me rezultatin dramatik 3-3 në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve 2024/25.
    Zikaltrit e nisën vrullshëm takimin duke shënuar që në sekondën e 30-të me një magji me thembër nga Marcus Thuram, ndërsa në minutën e 21-të dyfishuan epërsinë me një gol akrobatik nga Denzel Dumfries.

    Reagimi i Barcelonës ishte i menjëhershëm: Yamal shënoi për 1-2, ndërsa në minutën e 38-të Ferran Torres barazoi shifrat në 2-2.
    Në pjesën e dytë, Interi kaloi sërish në avantazh me golin e dytë personal të Dumfries pas një goditjeje këndi, por autogoli i portierit Yann Sommer, pas një gjuajtjeje të fuqishme të Raphinha, vulosi rezultatin 3-3.
    Ky barazim e lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet pas gjashtë ditësh në “San Siro”. /R.Lika-Koha Jonë/

  • PSG fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Arsenalit, vendos super goli i Dembele

    PSG fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Arsenalit, vendos super goli i Dembele

    Paris Saint-Germain ka fituar 1-0 ndaj Arsenalit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, të zhvilluar në stadiumin “Emirates”, duke u afruar drejt finales që do të luhet në Mynih.
    Sfida u vendos që në minutën e 4-t, kur Ousmane Dembélé realizoi një gol fantastik me të djathtën, pas një asisti të bukur nga Khvicha Kvaratskhelia. Goditja e tij u ndihmua edhe nga shtylla për të kaluar portierin Raya.

    Arsenali mendoi se kishte barazuar me Merinon, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Në krahun tjetër, portieri italian Gianluigi Donnarumma ishte vendimtar për PSG, duke bërë të paktën dy pritje që ruajtën portën e paprekur.

  • Kupa e Mbretit ciklon finalen Real-Barça, Milan- Inter shtyjnë kualifikimin

    Kupa e Mbretit ciklon finalen Real-Barça, Milan- Inter shtyjnë kualifikimin

    Tami Abraham për Milan dhe Çalhanoglu për Inter shënojnë për 1-1 në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë. Kështu takimi i kthimit pret të njohë finalistin mes dy skuadrave që duan fort këtë trofe.

    Fiton një gjysmëfinale Kupe të Gjermanisë edhe Shtutgad në takimin që pari me Lajpcig. Vendasit triumfuan 3-1.

    Në Spanjë, Atletiko u mund në gjysmëfinalen e kthimit nga Barcelona 0-1(4-4 e vajtjes) me katalanasit që shkojnë në finalen e 26 prillit me Real Madrid.

    Vazhdo leximin

  • Grupi “Shkodra Elektronike” përfaqësimi i Shqipërisë në “Eurovision”, në skenë në gjysmëfinalen e parë më 13 maj

    Grupi “Shkodra Elektronike” përfaqësimi i Shqipërisë në “Eurovision”, në skenë në gjysmëfinalen e parë më 13 maj

    Grupi “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” është përfaqësimi i Shqipërisë në “Eurovision Song Contest 2025” , në Bazel, Zvicër. Gara e këtij festivali që mbahet në Basel të Zvicrës do të përbëhet nga dy gjysmëfinale, që mbahen më 13 dhe 15 maj dhe një finale më 17 maj 2025. Tre netët e “Eurovisionit” do të prezantohen nga Hazel Brugger dhe Sandra Studer, me Michelle Hunziker që do të bashkohet në finale. Sipas renditjes së shpallur më 27 mars, grupi “Shkodra Elektronike” e përbërë nga Kolë Laca dhe Beatriçe Gjergji që janë përfaqësimi i Shqipërisë do të performojë të 12-tët në gjysmëfinalen e parë. Renditja e performancave në gjysmëfinalen e parë është si vijon: Islanda, Polonia, Sllovenia, Estonia, Spanja, Ukraina, Suedia, Portugalia, Norvegjia, Belgjika, Azerbajxhani, Shqipëria, Holanda, Kroacia, Qipro.
    Gjysmëfinalja e dytë përfshin këto vende: Australia, Mali i Zi, Irlanda, Letonia, Armenia, Austria, Greqia, Lituania, Malta, Gjeorgjia, Danimarka, Republika Çeke, Luksemburgu, Izraeli. Në gjysmëfinalen e parë, Spanja dhe Italia do të kenë të drejtën e votës, ndërsa në gjysmëfinalen e dytë, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca do të votojnë. Grupi “Shkodra Elektronike” u shpall fitues në Festivalin e Këngës në RTSH në dhjetor 2024, duke u bërë dhe përfaqësimi i vendit tonë në “Eurovision”. Performanca e grupit “Shkodra Elektronike” në Festivalin e Këngës në RTSH që zhvilloi edicionin e 63-të në dhjetor 2024 mori në total 143 pikë në votimin e ndarë 50 për qind nga juria dhe 50 për qind nga publiku. Elvana Gjata arriti të marrë vendin e dytë me këngën “Karnaval”, duke grumbulluar 135 pikë, ndërsa Alis siguroi vendin e tretë me këngën “Mjegull”, me 59 pikë.