Tag: gjysmëfinale

  • “Barcelona fiton Champions League këtë sezon. Në gjysmëfinale shkojnë Bayern, Real Madrid, Barça dhe PSG”

    “Barcelona fiton Champions League këtë sezon. Në gjysmëfinale shkojnë Bayern, Real Madrid, Barça dhe PSG”

    9 Prill 2025

    20:24

    Telesport

    Sonte do të luhen dy ndeshjet e radhës për çerekfinalet në Champions League. Barcelona pret Dortmundin, ndërsa PSG pret Aston Villa-n. Katalanasit dhe parizienët janë favoritët e mëdhenj për të kaluar në gjysmëfinale, aty ku do të përballen mes tyre për të përckatuar ekipin finalist.
    Ndërkohë, ish-ylli i të dy ekipeve, braziliani Neymar, në një prononcim për Kings League Brazil, ku u pyet për fituesin e këtij sezoni në Champions League, zgjodhi pa mëdyshje Barcelonën.
    4 ekipet gjysmëfinaliste sipas Neymar do jenë Real Madrid, Arsenal, PSG dhe Barcelona, por kupën në fund do e ngrejë klubi katalanas. Kujtojmë se kohët e fundit Neymar është përfolur shumë për një rikthim te barcelonë në merkaton e verës, një skenar i vështirë për t’ realizuar, por kurrë mos thuaj kurrë.
    ShIKOVIDEON

  • Zyrtarizohen gjysmëfinalet për titull, Tirana lufton për mbijetesë në Superligë

    Zyrtarizohen gjysmëfinalet për titull, Tirana lufton për mbijetesë në Superligë

    8 Prill 2025

    10:34

    Telesport

    Pas përfundimit të sezonit të rregullt të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për meshkuj, me ndeshjet e javës së 20-të të Superligës dhe Kategorisë së Parë, janë përcaktuar çiftet play off dhe play out.
    Kështu, dy përballjet gjysmëfinale për titull janë ato mes Besëlidhjes e Vllaznisë si dhe Teutës e Apolonisë. Pra, asnjë ekip kryeqytetas. Në finale shkojnë ekipet që fitojnë 3 nga 5 ndeshjet gjysmëfinale.
    Partizani është ngjitur direkt në Superligë sezonin tjetër, duke zënë vendin e Kamza Basket, që zbret në Kategorinë e Parë. Në play out do të luajnë Tirana, e renditur e pesta në Superligë dhe Elbasani (i dyti në Kategorinë e Parë).
    Gjysmëfinale-Meshkuj (10 prill)
    Teuta – Apolonia
    Besëlidhja – Vllaznia
    Play out-Meshkuj (12 prill)
    Tirana – Elbasani
    Gjysmëfinale-Femra (8-9 prill)
    Flamurtari – Teuta (2-0)
    Tirana – Partizani (2-0)

  • Studenti gjysmëfinalisti i fundit, përcaktohen çiftet play off për meshkuj e femra

    Studenti gjysmëfinalisti i fundit, përcaktohen çiftet play off për meshkuj e femra

    8 Prill 2025

    9:31

    Telesport

    Studenti është ekipi i fundit gjysmëfinalist në volejboll për meshkuj. Kryeqytetasit fituan 3-1 ndaj Teutës në sfidën e tretë para-play off (25-21, 18-25, 25-17, 25-20), duke avancuar më tej.
    Ndeshja e luajtur në “Asllan Rusi” u komandua nga kryeqytetasit, që bënë një paraqitje më të mirë, duke ndalur aventurën e Teutës. Në gjysmëfinale, Studenti do të përballet me Partizanin.
    Gjysmëfinalja tjetër për meshkuj është ajo mes Skënderbeut dhe Tiranës. Për femra, dy ndeshjet gjysmëfinale janë derbi Tirana-Partizani dhe sfida mes dy skuadrave juglindore Skënderbeu-Pogradeci.
    Gjysmëfinale-Meshkuj
    Partizani – Studenti
    Skënderbeu – Tirana
    Gjysmëfinale-Femra
    Skënderbeu – Pogradeci
    Tirana – Partizani

  • Tirana siguron një vend në gjysmëfinale, Studenti e Teuta shkojnë me ndeshje shtesë

    Tirana siguron një vend në gjysmëfinale, Studenti e Teuta shkojnë me ndeshje shtesë

    Tirana në volejboll për meshkuj ka siguruar një vend në gjysmëfinalet play off, pas fitores 3-0 arritur ndaj Vllaznisë në Shkodër (25-13, 25-22, 25-19). Një ndeshje e komanduar nga bardheblutë, që i fituan të dyja përballjet para-eliminatoret play off.
    Ndonëse pritej një përballje më e fortë, në fushë komanduan miqtë nga kryeqyteti, që diktuan edhe pse luajtën jashtë fushe. Në gjysmëfinale, skuadra e Tiranës do të përballet me Skënderbeun, i kualifikuar direkt mes 4 më të mirëve.
    Në sfidën tjetër para-play off, Teuta mundi 3-2 Studentin në Durrës (25-19, 19-25, 25-13, 19-25, 15-10), duke barazuar në 1-1 serinë e ndeshjeve. Po me këto shifra pat fituar edhe Studenti pak ditë më parë, pra do të nevojitet një ndeshje shtesë.
    Të dyja skuadrat dueluan fort në të dyja ndeshjet, duke dhuruar spektakël dhe emocione në fushë. Ndeshja e tretë do të luhet në Tiranë dhe skuadra fituese do të përballet me Partizanin në fazën gjysmëfinale.
    Meshkuj, faza para-play off
    Nd.1, Tirana – Vllaznia, 3-1
    Nd.1, Studenti – Teuta, 3-2
    Nd.2, Vllaznia – Tirana, 0-3 (0-2)
    Nd.2, Teuta – Studenti, 3-2 (1-1)
    Nd.3, Studenti – Teuta
    Gjysmëfinale-Play Off
    Partizani – StudentiTeuta
    Skënderbeu – Tirana

  • Partizani e Pogradeci fitojnë eliminatoret play off, sigurojnë një vend në gjysmëfinale, ja çiftet

    Partizani e Pogradeci fitojnë eliminatoret play off, sigurojnë një vend në gjysmëfinale, ja çiftet

    Janë luajtur ndeshjet e dyta eliminatore të fazës para-play off në volejboll për femra, të cilat kanë nxjerrë Partizanin dhe Pogradecin si dy skuadrat e fundit gjysmëfinaliste. Ato do t’i bashkohen Skënderbeut e Tiranës, të kualifikuara direkt.
    Në ndeshjen e luajtur në Durrës, ekipi i Partizanit fitoi 3-2 ndaj Teutës vendase (22-25, 25-22, 15-25, 25-17, 15-13). Një ndeshje me luhatje në lojën e të dyja skuadrave, mjaft dramatike në setin final, ku në fund triumfoi ekipi kryeqytetas.
    Po kaq interesante edhe ndeshja luajtur në Farkë, ku Pogradeci mposhti 3-2 Dinamon (14-25, 22-25, 25-19, 25-23, 15-4). Kryeqytetaset shpërdoruan një avantazh prej dy setesh, duke mos bërë dot hapin e fundit, ndërsa Pogradeci nuk u dorëzua e fitoi me përmbysje.
    Në gjysmëfinale, skuadra kampione e Skënderbeut do të përballet me Pogradecin në derbin juglindor. Ndërsa sfida tjetër është derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit.
    Femra, faza para-play off
    Nd.1, Partizani – Teuta, 3-0
    Nd.1, Pogradeci – Dinamo, 3-0
    Nd.2, Teuta – Partizani, 2-3 (0-2)
    Nd.2, Dinamo – Pogradeci, 2-3 (0-2)
    Gjysmëfinale-Femra
    Skënderbeu – Pogradeci
    Tirana – Partizani

  • Kupa/ Partizani fiton ndaj Egnatias, kualifikimi më pranë

    Kupa/ Partizani fiton ndaj Egnatias, kualifikimi më pranë

    Gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë, vajtje:

    Egnatia- Partizani 0-1 (Keko 85′ pen)

    Partizani arrin të shënojë një gol me Kekon nga pika e bardhë e penalltisë teksa në ‘lojë’ ishin vetëm 5 minuta nga fundi. Ngjau në gjysmëfinalen e vajtjes së Kupës së Shqipërisë ndërmjet Egnatias dhe Partizanit luajtur këtë mbrëmje në “Arena Egnatia”.

    Përgjithësisht rrogozhinasit ishin më kërkues, madje goditën edhe shtyllën me Bakajokon por në fund një episod pas një sulmi 2 kundër 1 ishte sulmuesi lushnjar Albers Keko që fitoi një penallti (pas shtyrjes në zonë nga Zejnullai) dhe po vetë e shndrroi në gol.

    Ndërkaq bileta e finales pritet të dalë nga sfida e kthimit e cila do të zhvillohet me 23 prill në kryeqytet.

    Sfida tjetër gjysmëfinale u luajt dje mes Vllaznisë dhe Dinamos (0-0).

    Vazhdo leximin

  • Kupa e Shqipërisë/ Të mërkurën & të enjten do të luhen dy ndeshjet e para gjysmëfinale

    Kupa e Shqipërisë/ Të mërkurën & të enjten do të luhen dy ndeshjet e para gjysmëfinale

    Të mërkurën dhe të enjten do të luhen dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.
    Vllaznia – Dinamo City është takimi i parë në stadiumin “Loro Boriçi”. Dy skuadra që janë shumë pranë sigurimit të fazës “Final 4” në “Abissnet Superiore” kanë si objektiv edhe finalen e Kupës së Shqipërisë. Të dyja ekipet kanë bërë mjaft mirë deri më tani dhe nesër, në 19:00, do të jetë një ndeshje e luftuar për të hedhur hapin e parë drejt finales së madhe.
    Të enjten, në orën 19:00, do të luhet ndeshja e dytë gjysmëfinale, Egnatia – Partizani. Në “Egnatia Arena”, rrogozhinasit, që janë fituesit në fuqi të këtij kompeticioni, do të kërkojnë të sigurojnë një tjetër finale. Kampionët në fuqi vijnë më të qetë në këtë sfidë, pasi në kampionat kryesojnë renditjen dhe kanë siguruar edhe pjesëmarrjen në “Final 4”.
    Në anën tjetër, Partizani, pas një ecurie negative, u rikthye te fitorja ndaj Laçit në “Abissnet Superiore”. “Demat” janë në vendin e katërt, një nga skuadrat pretendente për të siguruar “Final 4”, por nga ana tjetër, kanë si objektiv arritjen e finales së Kupës së Shqipërisë, që për kryeqytetasit mungon që prej vitit 2004.

  • Besëlidhja “bie” ndaj Prishtinës! Lezhjanët dorëzohen në gjysmëfinale, kalon në finale edhe Vëllaznimi

    Besëlidhja “bie” ndaj Prishtinës! Lezhjanët dorëzohen në gjysmëfinale, kalon në finale edhe Vëllaznimi

    Trofeu i Ligës Unike për meshkuj në basketboll për edicionin 2024-2025 do të diskutohet sot në mbrëmje mes  Vëllaznimi  dhe Prishtinës.
    Këto dy ekipe fituan duelet gjysmëfinale të “Final Four”. Përballja më e fortë  ishte ajo që vuri përballë dy ekipe dardane, Vëllaznimin dhe Yllin.Lexo edhe :Related Posts
    Në fund triumfoi ekipi gjakovar, vetëm me një pikë diferencë, 76 me 75, falë një koshi shënuar 5 sekonda para fundit.

    Në duelin tjeter, Prishtina mundi Besëlidhjen e Lezhës, të vetmin ekip të Shqipërisë që ishte pjesë e “Final Four”. Të zotët e shtëpisë fituan duelin ndaj lezhjanëve me rezultatin 81 me 67.
    Fitore jo e vështirë për kryeqytetasit, të cilët korrën sukses në 3 nga 4 periodat e takimit./vizionplus.tv

  • Besëlidhja eliminohet në gjysmëfinale, derbi kosovar në finalen e Ligës Unike për meshkuj

    Besëlidhja eliminohet në gjysmëfinale, derbi kosovar në finalen e Ligës Unike për meshkuj

    27 Mars 2025

    8:53

    Telesport

    Vëllaznimi dhe Sigal Prishtina janë dy skuadrat finaliste të Ligës Unike në basketboll për meshkuj. Ato fituan sfidat gjysmëfinale të luajtura në Prishtinë, duke eliminuar nga gara Besëlidhjen dhe Golden Eagle Ylli.
    Besëlidhja ishte skuadra e vetme nga Superliga shqiptare në “final four”, por nuk arriti të shkojë dot në finale. Në përballjen ndaj Sigal Prishtinës, skuadra lezhjane u mund me shifrat 81-67.
    Një ndeshje pa histori, komanduar që nga fillimi nga prishtinasit, që u shkëputën 50-33 në përfundim të pjesës së parë. Garrick realizoi 24 pikë për Besëlidhjen, por që s’mjaftuan për të fituar.
    Kështu, Besëlidhja do të luajë për vendet 3-4 ndaj skuadrës së Golden Eagle Ylli. Ajo u mund në sekondat e fundit 76-75 nga Vëllaznimi, me këtë të fundit që siguroi një vend për në finale.