Tag: gjysmëfinale

  • Arsenal-PSG formacionet zyrtare, nuk ka vend për surpriza

    Arsenal-PSG formacionet zyrtare, nuk ka vend për surpriza

    Luhet sonte në “Emirates” akti i parë i gjysmëfinales së Champions League mes Arsenal-it dhe PSG-së. Një sfidë ku nuk ka favoritë dhe çdo gjë është e hapur. “Topçinjtë” vijnë në gjysmëfinale pasi eleminuan pretendentin kryesor në fillim të sezonit për të fituar Champions League, Real Madridin.
    PSG vjen në gjysmëfinale pasi eleminoi ekipin e dytë anglez, Aston Villa-n, pasi më parë kishte eleminuar Liverpool-in dhe tani synon të nxjerrë jashtë kompeticionit ekipin e tretë anglez. Londinezët vijnë më disa mungesa të rëndësishme për shkak dëmtimesh, ndërsa parizienët nuk kanë asnjë mungesë dhe janë në kapacitetin e tyre të plotë.
    Përsa i përket formacioneve startuese, Mikel Arteta dhe Luis Enrique kanë hedhur në fushë 11-tshet më të mira të mundshme.
    Arsenal: Raya, Timber, Saliba, Kiwior, Lewis-Skelly, Merino, Rice, Odegaard, Saka, Martinelli, Trossard.
    PSG: Donnarumma – Hakimi, Marquinhos, Pacho, Mendes, Neves, Vitinha, Ruiz, Doué, Dembélé, Kvaratskhelia.
     

  • Barushi: “Vllaznisë ia kemi marrë dorën”. Reagon Brdaric: “Jemi të bindur, shkojmë në finale”

    Barushi: “Vllaznisë ia kemi marrë dorën”. Reagon Brdaric: “Jemi të bindur, shkojmë në finale”

    Pas hedhjes së shortit të “final four”, i cili e përballi skuadrën e tij me Vllazninë, foli drejtori i Dinamo City, Ermal Barushi. Ekzekutivi i bluve nënvizoi mes të tjerash para gazetarëve: “Mendoj se është short i mirë për ne.
    Kemi zhvilluar ndeshje të mira ndaj Vllaznisë, ia kemi marrë dorën. Shpresojmë t’ia dalim në gjysmëfinale, kemi bërë një edicion të mirë. Jemi pjesëmarrës në Kupat e Europës, ende në luftë edhe për Kupën e Shqipërisë, por sigurisht synimi kryesor mbetet titulli kampion.
    Në fakt kalendari është pak i ngjeshur, duke marrë në konsideratë edhe Kupën, por shpresoj t’ia dalim sa më mirë. Presidenti i Dinamos ka pasur arsyet e veta personale, parandaj nuk ishte prezent në shortin e sotëm”.

    Nga kampi kuqeblu ka folur trajneri Thomas Brdaric: “Mendoj se është diçka e madhe të jesh në ‘final four’, ku duhet të harrosh çfarë ka ndodhur dhe të fokusohesh te gjysmëfinalja, pastaj të shkosh në finale për të fituar titullin. Për mua është fitore të shkosh në finale. Duhet të jemi të disiplinuar, të fokusuar, të kemi një atmosferë të mirë brenda skuadrës.
    Pas dy dekadash mungesë të titullit në Shkodër, është e rëndësishme që të fitojmë. Kjo ndeshje do të jetë definitivisht deçizive, e dimë që ishte e vështirë të arrinim në këtë pozicion. Është privilegj të jemi këtu, por tani duam të arrijmë maksimumin.
    Ne shkojmë për të fituar në gjysmëfinale dhe jo për barazim. Nuk mund ta menaxhosh barazimin në një ndeshje të vetme. Ne kemi një grup shumë të mirë, me aftësi dhe force. Duam t’i tregojmë këto cilësi në ndeshjen kundër Dinamo City në gjysmëfinale, jemi të bindur që do të shkojmë në finale”.

  • Inzaghi në telashe, Inter ndaj Barçës pa mbrojtësin titullar, qëndron në Milano për kurim

    Inzaghi në telashe, Inter ndaj Barçës pa mbrojtësin titullar, qëndron në Milano për kurim

    29 Prill 2025

    10:10

    Telesport

    Numri i lojtarëve të padisponueshëm vazhdon te rritet tek Inter në prag të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Champions League ndaj Barcelonës.
    Trajneri Simone Inzaghi tashmë ka marrë konfirmimin nga stafi mjekësor se mbrojtësi Benjamin Pavard nuk do të luajë.
    Mbrojtësi zikaltër, pas lëndimit të kyçit të këmbës që pësoi kundër Romës pak ditë më parë në kampionat, do të qëndrojë në Milano për trajtim. Ndaj, ai do të humbasë ndeshjen e parë të gjysmëfinale.
    Madje, për momentin, është e pamundur të bëhen parashikime për praninë në fushë të Pavard për ndeshjen e kthimit. Një tjetër goditje e rëndë kjo për Inter, që nuk po kalon një moment të mirë.
    Ndërkohë, Thuram pritet të udhëtojë në Barcelonë, por sot do të merret një vendim nëse do të aktivizohet apo jo. Tek Inter pritet rikuperimi i Dumfries edhe pse jo në formën e tij më të mirë.

  • Gjysmëfinalet e Champions, Barcelona dhe PSG favorite për titullin europian për klube

    Gjysmëfinalet e Champions, Barcelona dhe PSG favorite për titullin europian për klube

    Adriatik BALLA
    Në vitin 2010, kur Barcelona u përball me Interin në gjysmëfinalen e Champions League, Lionel Mesi ishte në kulmin e tij, kurse Lamine Jamal ishte vetëm 3 vjeç. Ky i fundit kërkon të shkruajë historinë pas 15 vjetësh nga ajo periudhë ku Interi ishte fitues i Ligës së Kampioneve. Kështu, “Camp Nou” ishte arenë e një prej ndeshjeve më të paharrueshme në Ligën e Kampionëve. U përballën skuadrat e njëjta që takohen sërish të mërkurën mbrëma. Duke mbrojtur epërsinë 3:1 nga ndeshja e parë, Interi, që atëbotë drejtohej nga Jose Mourinho, bëri një kryevepër defanzive ndaj Barcelonës së Pep Guardiolës. Mbijetoi me dhjetë lojtarë për më shumë se një orë dhe humbi vetëm 1:0. Ai rezultat ia mundësoi që të avanconte në finalen e madhe. Kujtimet do të shfaqen këtë javë para ndeshjes së parë mes Barcelonës dhe Interit, sidomos për faktin që dy skuadrat kanë tipare të ngjashme si 15 vjet më parë.
    Barça kthehet në gjysmëfinale të Championsit për herë të parë që nga edicioni 2018/19. Ka sulmin më të mirë deri më tani në Championsin me 36 skuadra në fazën e ligës. Me Jamalin, Rafinjën dhe Robert Levandovskin në sulm, Barcelona i shënoi 28 gola në tetë ndeshje në fazën e ligës. i shënoi nëntë gola të tjerë rrugës për në gjysmëfinale, gjatë të cilës eliminoi Benfikën dhe Borusia Dortmundin. Në gjysmëfinale e pret Interi, që pësoi vetëm një gol në tetë ndeshjet në fazën e ligës dhe e eliminoi Bajernin në çerekfinale. Interi ka tri humbje rresht në garat vendore, por Championsi është diçka tjetër. Interi e kishte fituar finalen e vitit 2010, ndaj Bajernit. E kishte siguruar titullin e tretë të Evropës. Kështu që ecja drejt finales këtë edicion ka shenja të asaj fushate të suksesshme. Ndeshja e parë mes Barcelonës dhe Interit është të mërkurën prej orës 21:00.
    Ndeshja e kthimit është në Itali më 6 maj. Gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kampionëve vë përballë Arsenalin dhe Paris San Zhermen. Ndeshja e parë është të martën prej orës 21:00 në “Emirates” në Londër. Ka dukshëm më pak histori në këtë përballje gjysmëfinale. Arsenali dhe Parisi janë takuar vetëm tri herë në Ligën e Kampionëve dhe asnjëherë në fazë të eliminimit. Përballja e fundit ishte këtë edicion. Arsenali kishte fituar 2:0 në Londër. “Topçinjtë” kanë humbur garën në Premier League dhe gjithë fokusin e kanë në Champions. Tek Arsenali shpresojnë në paraqitje si ato ndaj Real Madridit në çerekfinale, që u sollën dy fitore dhe kualifikim bindës. Ndërkohë Parisi synon të eliminojë kundërshtarin e tretë anglez në këtë aktivitet sezonal, pas Liverpulit dhe Aston Vilës.

  • Sot duelet e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, 4 ekipe në garë për trofeun

    Sot duelet e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, 4 ekipe në garë për trofeun

    Adriatik BALLA
    Sot do të marrë udhë finalja e Kupës së Shqipërisë, si në futbollin e meshkujve dhe atë të femrave. Duhet thënë se Vllaznia, Dinamo, Egnatia dhe Partizani janë katër ekipet në garë për trofeun e parë sezonal, por njëherësh dhe për objektivin për të kapur pjesëmarrjen në Europë nëpërmjet Kupës. Gjithçka duket e hapur, pavarësisht nga rezultatet e ndeshjeve të para gjysmëfinale. Ndaj sot ka interes të shtuar për dy ndeshjet e kupës tek meshkujt dhe dy takimet e tjera tek femra.
    Kështu, pikërisht sot, do të luhen ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, që do të përcaktojnë edhe ekipet që do të përballen në finalen e madhe të 1 majit. Në orën 19:00 do të luhet sfida mes Partizanit dhe Egnatias, me të kuqtë që vijnë me avantazhin 1-0 nga takimi i parë. Ndeshja do të zhvillohet në “Arena e Demave”. Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale mes Dinamo Siti dhe Vllaznisë, gjithçka është e hapur pasi ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 0-0. Ky takim do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 19:00.
    Partizani më mirë në statistika se Egnatia
    Partizani ka avantazh jo vetëm rezultatin nga gjysmëfinalja e parë, pro edhe elementin fushë. një tjetër avantazh lidhet me përplasjet direkte mes dy skuadrave, ku të kuqtë gjithashtu dinë të fitojnë në duelet e mëdha e vendimtare, gjë që tregon se janë klub me reputacion dhe skuadër me ambicie. Sa u përket betejave të këtij sezoni, Partizani, edhe pse një skuadër më pak e fortë në letër, ka arritur t’i mposhtë rregullisht rrogozhinasit.
    Deri më tani, dy skuadrat janë ndeshur plot pesë herë në këtë sezon, ku në tri raste ka fituar Partizani, një sfidë është mbyllur barazim dhe një tjetër është fituar nga Egnatia. Të kuqtë fitonin ndeshjen e fazës së parë, teksa më pas vinte një barazim e një fitore e rrogozhinasve. Së fundmi, Partizani e mposhti dy herë Egnatian, duke fituar gjysmëfinalen e parë të Kupës me shifrat 0-1 dhe me të njëjtin rezultat edhe në kampionat. Kjo është e gjashta dhe mbetet një nga betejat më vendimtare dhe me siguri Egnatia kërkon revanshin.
    Futboll femra, gjysmëfinalet e Kupës
    Nuk ka vetëm gjysmëfinale meshkujsh sot në futboll, por surpriza e befasi do të ketë edhe tek femrat. Kështu, ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për vajza do të luhen ditën e mërkurë. Sfida Tirana – Egnatia do të zhvillohet në orën 13:00. Egnatia ka hedhur një hap të sigurt drejt finales, pas fitores 4-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të këtij kompeticioni. Edhe Apolonia është thuajse e kualifikuar në finalen e edicionit të 16-të të Kupës së Shqipërisë pas triumfit 4-0 ndaj Kinostudios në takimin e parë gjysmëfinal.
    Ndeshja Apolonia – Kinostudio do të luhet në ora 14:00. Mbetet të shihet si do të shkojnë ndeshjet e sotme dhe çfarë rezultatesh do të prodhojnë, por Partizani duket i avantazhuar falë fitores në gjysmëfinalen e parë, sikurse dhe Dinamo duket në pozita më komode në këtë duel të dytë me shkodranët falë barazimit në gjysmëfinalen e parë.

  • Hansi Flick mesazh Inter para ndeshjeve gjysmëfinale në Champions League

    Hansi Flick mesazh Inter para ndeshjeve gjysmëfinale në Champions League

    22 Prill 2025

    10:23

    Telesport

    Javën e ardhshme do të luhen ndeshjet e para gjysmëfinale të Champions League, ku spikat dueli mes Barcelonës dhe Inter.
    Skuadra katalanase do të luajë në këtë përballje pa sulmuesin kryesor Robert Lewandowski. Kjo gjë nuk e tremb trajnerin Hansi Flick.
    Në një koment të shkurtër për këtë sfidë, ai tha: “Ne kemi cilësinë për të mposhtur këdo, por vetëm nëse i bëjmë gjërat siç duhet”.
    “Po jetojmë në një moment shumë pozitiv dhe kjo na ka karikuar për të vijuar në këtë rrugë sa më gjatë. Unë besoj shumë te ky grup”, tha Hansi Flick.

  • Trajneri i Barcelonës fut rregullin e ri në skuadër që venit Real Madridin: Mos festoni nëse fitojmë kundër madrilenëve, kemi Interin…

    Trajneri i Barcelonës fut rregullin e ri në skuadër që venit Real Madridin: Mos festoni nëse fitojmë kundër madrilenëve, kemi Interin…

    Barcelona po merr rezultate të shkëlqyera këtë sezon dhe është e pabesueshme se çfarë kthese Hansi Flick arriti t’u sjellë katalanasve në sezonin e tij të parë. Blaugranët tashmë e kanë fituar Superkupën e Spanjës dhe kjo skuadër është në garë për tre trofetë e mbetur deri në fund të këtij sezoni.
    Katalanasit janë të parët në La Liga me katër pikë epërsi ndaj Realit, me të cilin do të luajnë edhe në finalen e Kupës së Mbretit në fund të këtij muaji, dhe përveç kësaj, arritën në në gjysmëfinale të Champions League, ku do të përballen me Interin. Mundo Deportivo njoftoi mëngjesin e sotëm se Flick po përpiqet t’i mbajë lojtarët në rregull strikte.
    Përplasja mes Barcelonës dhe Real Madridit do të luhet më 26 prill në Sevilje dhe më pas, katalanasit do të kenë dy ndeshje në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Interit, si dhe në El Clasico-n e re në La Liga. Domethënë, në rast se Barcelona mposht Real Madridin dhe fiton Kupën e Mbretit, Flick u tha qartë lojtarëve se nuk ka festë.
    Trajneri gjerman nuk dëshiron festime dhe parada nëse Barcelona fiton këtë kompeticion sepse dëshiron që lojtarët të jenë maksimalisht të fokusuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Interit që e pret këtë ekip vetëm katër ditë më vonë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Flick hedh sytë nga tripleta sezonale, Barcelona përpara një tjetër mundësie historike

    Flick hedh sytë nga tripleta sezonale, Barcelona përpara një tjetër mundësie historike

    Barcelona e Hansi Flick është në rrugën e duhur për të bërë histori, për të fituar tripletën sezonale. Aktualisht është në krye të La Liga-s me 4 pikë avantazh ndaj Real Madridit, finaliste e Kupës së Mbretit (finalja më 26 prill) dhe në gjysmëfinalet e Champions League, ku do të përballet me Interin e Milanos.
    Në klubin katalanas kujtojnë se në historinë moderne të Barçës ka pasur katër raste të mëparshme kur, në këtë pikë të sezonit, blaugranat ishin në garë për të fituar tre trofetë më të rëndësishëm. Dy herë ia dolën me sukses të plotë, një herë fituan dopietën (La Liga dhe Champions), dhe në rastin më të fundit, pavarësisht titullit kampion, humbën Kupën e Mbretit dhe Champions-in. Tani, është hera e pestë që Barça ndodhet në një pozitë të tillë. Këto janë rastet e mëparshme:
    2018-2019 – Euforia që përfundoi në zhgënjimBarça eliminoi Manchester United në çerekfinalet e Champions League dhe u përball me Liverpool-in në gjysmëfinale. Njëherazi ishte lidere në La Liga me 9 pikë epërsi dhe e siguroi matematikisht titullin pak para ndeshjeve me anglezët. Fitoi 3-0 në “Camp Nou”, por u përmbys 4-0 në “Anfield”, duke u eliminuar nga Champion-si. Në fund të sezonit humbi edhe finalen e Kupës së Mbretit ndaj Valencias. Bilanci? Vetëm titulli i La Liga-s.
    2014-2015 – Tripleta perfekteBarça do të kualifikohej në gjysmëfinale të Champions-it pas fitores ndaj PSG-së. Ajo ishte në krye të La Liga-s me 2 pikë më shumë se ndjekësi dhe tashmë finaliste e Kupës së Mbretit. Në vazhdim eliminoi Bayern Munich në gjysmëfinale dhe fitoi finalen në Berlin kundër Juventusit. Po kështu, zyrtarizoi titullin e La Liga-s më 17 maj, pas një fitoreje ndaj Atlético Madridit. Më 30 maj fitoi Kupën e Mbretit ndaj Athletic Bilbao. Bilanci? Tripletë historike.
    2010-2011 – Afër tripletës, por pa KupëBarça eliminoi Shakhtar Donetsk dhe më pas kaloi Real Madridin në gjysmëfinale të Champions-it. Ishte lidere absolute në La Liga, me 8 pikë epërsi në javën e 31-të dhe e kualifikuar në finalen e Kupës së Mbretit. Ajo fitoi Champions-in ndaj Manchester United dhe La Liga-n. Fatkeqësisht humbi finalen e Kupës së Mbretit ndaj Real Madridit në kohën shtesë. Bilanci? Dopietë sezonale (La Liga + Champions).
    Në këtë mundësi të pestë historike, Flick dhe Barça kanë në duar fatin e sezonit. Nëse arrijnë të kalojnë Interin dhe të menaxhojnë si duhet fundin e kampionatit, mund të shpresojnë në një tjetër faqe të artë në historinë e klubit katalanas.

  • Mikel Arteta: Pas suksesit me Realin, telefonova Guardiolën, ai më ka ndihmuar të vij deri këtu

    Mikel Arteta: Pas suksesit me Realin, telefonova Guardiolën, ai më ka ndihmuar të vij deri këtu

    Adriatik BALLA
    Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, i cili eliminoi mbrëmjen e dy ditëve më parë Realin e Madridit nga Champions League, është për momentin tekniku më i përfolur në futbollin evropian. Suksesin e tij askush s’e priste. “Gunners” i fituan të dyja ndeshjet çerekfinale me “Los Blancos”, fillimisht 3:0 në “Emirates Stadium” dhe mbrëmë 2:1 në “Santiago Bernabeu” për ta prerë biletën për në gjysmëfinale. Por Arteta kreditet për këtë arritjen e këtij niveli ia kalon mentorit të tij të dikurshëm, Pep Guardiola, nga i cili ka mësuar shumë. Në fakt, vite më parë Arteta ishte ndihmës i Guardiolës në Mançester Siti dhe prej aty nisi gjithçka në një karrierë që mund të jetë shumë e suksesshme si trajner për ish-futbollistin spanjoll.
    “E thirra në mëngjes Pep Guardiolën. Nëse jam këtu, në këtë nivel, jam falë tij”, nënvizoi ai. Më tej komentoi në detaje për këtë ndihmë që ka marrë nga ish-tekniku i Barcelonës. “Është falë Pep, në një masë të madhe. Si lojtar dhe si trajner, ai ka qenë një inspirim për mua. Ai është personi që ka vendosur të vë bast në mua, që më përfshiu si trajner të dytë. I përjetova dhe shijova katër vjet të mrekullueshëm me të në Mançester Siti dhe më duhet të jem mirënjohës, do të jem gjithmonë falënderues ndaj tij pasi në të kundërtën nuk do të isha këtu në këtë nivel fantastik”, vijoi Arteta. Suksesin e skuadrës së Arsenalit ndaj Realit Arteta e komentoi menjëherë pas takimit, duke thënë se ndihej i emocionuar nga kualifikimi në gjysmëfinale i skuadrës së tij. “Është njëra prej netët më të mira në karrierën time futbollistike. Kemi luajtur kundër një skuadre me një histori madhështore. Ishte një pikë inspirimi për të gjithë ne në këtë kompeticion. Të arrish ta fitosh lojën në mënyrën se si e bëmë ne, mendoj se duhet të jemi mjaft krenarë me veten”, deklaroi trajneri spanjoll për “TNT Sports” pas lojës.
    “Është mjaft e vështirë. Pas 2-3 minutësh e kupton se në këtë stadium mund të ndodh gjithçka. Fatmirësisht shumë gjëra shkuan në favorin tonë. Në përgjithësi e bëmë atë që është dashur ta bënim për ta fituar lojën. Historia e jonë në këtë kompeticion është e shkurtër. Është hera e tretë në historinë tonë që e bëjmë atë që e kemi bërë tashmë dhe duhet të rinisim gjithçka prej këtu”, nënvizoi tutje Arteta. Ai foli edhe për përballjen gjysmëfinale me PSG, përmes së cilës “Topçinjtë” synojnë ta arrijnë finalen e madhe. “E pashë ndeshjen të martën mbrëma, ishte një lojë e çmendur. E njoh mjaft mirë trajnerin Enrike, por ta shijojmë njëherë këtë natë”, përfundoi Arteta.

  • Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e dyta gjysmëfinale luhen më 23 prill

    Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e dyta gjysmëfinale luhen më 23 prill

    17 Prill 2025

    17:15

    Telesport

    Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar datën e zhvillimit të takimeve të dyta gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, ku do të vendosen dy ekipet finaliste që do të përballen më 1 maj.
    Të dyja ndeshjet, Partizani – Egnatia dhe Dinamo City – Vllaznia, do të luhen të mërkurën, më 23 prill, në orën 19:00.
    Në “Arenën e Demave” do të zhvillohet sfida Partizani – Egnatia. Të kuqtë kanë hedhur një hap të sigurt drejt finales, pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë të luajtur në “Egnatia Arena”. Megjithatë, gjithçka mbetet e hapur në këtë përballje.
    Takimi tjetër gjysmëfinal, Dinamo City – Vllaznia, do të luhet në “Elbasan Arena”. Ndeshja e parë është mbyllur në barazim pa gola (0-0), çka e bën këtë sfidë vendimtare për kualifikimin në finalen e madhe.