Tag: gjysmëfinale

  • Mungesa e Curry penalizon Golden State, ekipi i Minnesota fiton dhe barazon serinë

    Mungesa e Curry penalizon Golden State, ekipi i Minnesota fiton dhe barazon serinë

    Vetëm një ndeshje e luajtur sot në NBA.
    Ekipi i Minnesota fitoi 117-93 ndaj Golden State, duke barazuar 1-1 serinë e ndeshje gjysmëfinale mes dy ekipeve në Konferencën e Perëndimit.
    Ndryshe nga sfida e parë, këtë herë në fushë dominoi skuadra vendase, që pati epërsi gjatë gjithë kohës.
    Mungesa e Stephen Curry u ndje te skuadra e Golden State, ndërkohë që për Minnesota u dallua Julius Randle me 24 pikë, mbështetur nga Edwards e Walker me nga 20 pikë secili.
    Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale
    Cleveland – Indiana, (0-2)
    Boston – New York, (0-2)
    Konferenca e Perëndimit-Gjysmëfinale
    Oklahoma – Denver, (1-1)
    Minnesota – Golden State, 117-93 (1-1)

  • Barcelona u eleminua nga Interi në gjysmëfinale, reagon Gavi: Nuk mund të fle

    Barcelona u eleminua nga Interi në gjysmëfinale, reagon Gavi: Nuk mund të fle

    Barcelona është eliminuar nga Interi në një përballje dramatike në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve. Katalanasit ishin pranë kualifikimit, por u tronditën në minutat shtesë të kohës së rregullt dhe më pas në “extra-time”, duke u dorëzuar përballë skuadrës italiane.
    Pas ndeshjes, reagimet nga lojtarët e Barcelonës nuk munguan, me disa prej tyre që ndanë zhgënjimin në rrjetet sociale. Një nga më të sinqertat ishte ai i mesfushorit Gavi, i cili shkroi në orët e para të mëngjesit: “Nuk e di çfarë të them, por akoma nuk mund të fle.”
    Gavi u fut në lojë si zëvendësues, por nuk arriti të ndikojë në rezultatin e ndeshjes. Mesfushori i ri spanjoll ka vuajtur nga disa dëmtime këtë sezon dhe është ende në përpjekje për të rikuperuar formën e tij më të mirë.

  • Hakimi: Jemi një ekip pa yje, por jemi më të fortë se kurrë më parë

    Hakimi: Jemi një ekip pa yje, por jemi më të fortë se kurrë më parë

    Mesfushori i PSG, Achraf Hakimi, foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Champions League kundër Arsenal. Sfida do të luhet në Paris, me vendasit që fituan 1-0 takimin e parë.
    “Mendoj se skuadra ka vetëbesim. Mezi presim ta fillojmë ndeshjen dhe të luftojmë për atë që të gjithë ne parisienët duam, që është kualifikimi në finale“, tha anësori i PSG.
    “Nuk e di nëse është ndeshja më emocionuese, por është një nga më emocionueset për shkak të rëndësisë që ka për klubin. Jemi një hap larg finales. Mendoj se ka një ndjenjë qetësie që vjen nga fakti që kemi luajtur një gjysmëfinale vitin e kaluar”, shtoi Hakimi.
    “Kjo do të na ndihmojë sot. Mendoj se është presion absolutisht pozitiv, këto janë ndeshje që të gjithë lojtarët ëndërrojnë t’i luajnë. Stili ynë i lojës nuk do të ndryshojë, do të jetë i njëjtë. Duhet të kemi personalitet, me dhe pa top”, tha Hakimi.
    Pas largimit të Mbappe vitin e kaluar, tashmë PSG është një ekip pa yje, por më solid. “Objektivi i klubit ishte të ndërtonin një ekip në vend që të tërhiqnin yje. Ky është çelësi: kolektivi është më i rëndësishëm. Së bashku jemi më të fortë”, shtoi Hakimi.

  • Final Four/ Egnatia- Partizani, sfida për finalistin e dytë

    Final Four/ Egnatia- Partizani, sfida për finalistin e dytë

    Pas Vllaznisë e cila siguroi biletën e finales së 12 majit në ‘Arena Kombëtare’ (mundi Dinamon 2-1), sot po në impiantin kryeqytetas do të dalë edhe finalisti i dytë.

    Në fushë me fillim orën 20:00, Egnatia dhe Partizani në duelin epik mes dy skuadrave që kanë rivalizuar edhe në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

    Rrogozhinasit nisen favoritë në këtë gjysmëfinale pasi atyre ju mjafton edhe barazimi për të gjetur Vllazninë në finale ndërsa të kuqtë e teknikut Skënder Gega lipset të bëjnë tri pikë në 90′ për të ësndërruar trofeun e 18-të kampion.

    Te Egnatia Ndreca dhe malota janë ende jashtë ndërsa duket i rekuperuar braziliani Fernando i cili u dëmtua të martën në finale të Kupës me Dinamon.

    Ndërkohë Partizani vjen më i plotë se kurrë. Janë rekuepruar Mehmeti, Buxheja dhe bytyqi ndërsa mungesa e vetme mbetet Agim Zeka.

    Ky takim do të gjykohet nga arbitra që do të dalin nga një short eventual pak minuta para startit. Juxhin Xhaja (Tiranë) ose Florjan Lata (Durrës) të dy me stemën e FIFA-s do të drejtojnë këtë ndeshje me përgjegjsi shumë të lartë. /Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Houston mposht Golden State, emri i skuadrës gjysmëfinaliste përcaktohet pas ndeshjes së shtatë

    Houston mposht Golden State, emri i skuadrës gjysmëfinaliste përcaktohet pas ndeshjes së shtatë

    Nëse në Konferencën e Lindjes gjithçka është gati për të nisur faza gjysmëfinale play off, në Perëndim janë ende dy vende për t’u përcaktuar.
    Në ndeshjen e vetme çerekfinale të luajtur sot, ekipi i Houston fitoi 115-107 ndaj Golden State, duke barazuar 3-3 serinë.
    Një takim me rivalitet, por miqtë arritën të fitojnë me meritë në fund falë 29 pikëve të Fred VanVleet, mirë u paraqit edhe Sengun me 21 pikë.
    Për Golden State nuk mjaftuan 29 pikët e Stephen Curry dhe 27 të Jimmy Butler. Tashmë gjithçka do të përcaktohet në ndeshjen e shtatë.
    Po me shtatë ndeshje ka shkuar seria edhe mes Denver e Clippers, që do të përballen të dielën për skuadrën që do të shkojë në gjysmëfinale në Perëndim.
    Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale
    (1) Cavaliers – (4) Indiana
    (2) Boston – (3) New York
    Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale
    (1) Oklahoma – (8) Memphis, (4-0)
    (2) Houston – (7) Golden State, 115-107 (3-3)
    (3) Lakers – (6) Minnesota, (1-4)
    (4) Denver – (5) Clippers, (3-2)

  • Champions League/ Kjo është 11-ja më e mirë e ndeshjeve të para

    Champions League/ Kjo është 11-ja më e mirë e ndeshjeve të para

    Të martën dhe të mërkurën janë zhvilluar dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
    Paris Saint-Germain mposhti Arsenalin në udhëtim me rezultatin 1-0, kurse Barcelona dhe Interi barazuan mbrëmë 3-3 në një ndeshje spektakolare.
    “Livescore” përmes “Opta” e ka publikuar ekipin ideal të ndeshjeve të para gjysmëfinale të Championsit. Notën më të lartë e mori mbrojtësi i djathtë i Interit, Dumfries, i cili shkëlqeu mbrëmë ndaj Barcelonës me dy gola, ndërsa vlerësohet me 8,6.

    Ndërsa, një tjetër protagonist i mbrëmshëm, Yamal, i cili shënoi një herë ndaj Interit, vlerësohet me notën 8,4. Kurse, me notë të lartë, respektivisht 8,0 vlerësohet portieri i PSG-së, Donnarumma, falë pritjeve të tij fantastike në “Emirates Stadium” parmbrëmë.
    Të martën dhe të mërkurën tjetër do të luhen ndeshjet e kthimit gjysmëfinale kur edhe do të përcaktohen finalistët e Ligës së Kampionëve.

  • Cubarsí: Falë mentalitetit tonë të fortë evituam humbjen ndaj Interit

    Cubarsí: Falë mentalitetit tonë të fortë evituam humbjen ndaj Interit

    1 Maj 2025

    8:54

    Alfred Lleshi

    Pas barazimit spektakolar 3-3 ndaj Interit, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, mbrojtësi i Barcelonës, Pau Cubarsí, komentoi kështu para mikrofonave të UEFA-s: “Ishte mentaliteti ynë ai që na lejoi të barazonim dhe të mos humbnim.
    Duhet të përmirësohemi shumë, sepse Interi mund të na e bënte më keq. Tani do të shkojmë në stadiumin e tyre dhe do të përpiqemi t’i mposhtim. Jo shumë kohë më parë nuk e imagjinoja kurrë se do të luaja një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me fanellën e Barcelonës, por tani jam jashtëzakonisht i lumtur që ndodhem këtu.
    E di që tifozët tanë do të na ndjekin dhe do të na mbështesin deri në fund, sepse e dinë që javën tjetër do të shkojmë për të fituar kundër Interit. Ndërkohë duhet të studiojmë disa detaje, por pa u zhytur në negativitet. Ky sezon është tashmë i jashtëzakonshëm”.

  • Gjysmëfinale dramatike/ Barazim me 6 gola mes Barcelonës dhe Interit, finalisti vendoset në “San Siro”

    Gjysmëfinale dramatike/ Barazim me 6 gola mes Barcelonës dhe Interit, finalisti vendoset në “San Siro”

    Barcelona dhe Inter kanë ofruar një përballje të jashtëzakonshme në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së UEFA Champions League, e cila përfundoi me rezultatin spektakolar 3-3 në “Spotify Camp Nou”, duke lënë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit në Milano.
    Zikaltrit befasuan menjëherë, duke kaluar në avantazh që në sekondën e 31-të të takimit. Denzel Dumfries asistoi për Marcus Thuram, i cili me një lëvizje të bukur individuale dhe një “finte” elegante, zhbllokoi rezultatin. Vetëm pak minuta më vonë, në minutën e 21-të, vetë Dumfries dyfishoi avantazhin për Interin me një realizim akrobatik brenda zonës.
    Reagimi i katalanasve ishte i menjëhershëm. Lamine Yamal realizoi një gol të shkëlqyer pas një aksioni individual, duke ngushtuar shifrat dhe duke i dhënë impuls ekipit të tij. Ferran Torres arriti të barazojë rezultatin në 2-2, pas një presioni të vazhdueshëm të vendasve. Pavarësisht dominimit të Barcelonës në lojë dhe raste, Interi ishte klinik në sulm. Pas një goditjeje këndi, Dumfries gjeti golin e tretë personal dhe të skuadrës së tij.
    Megjithatë, edhe këtë herë Barça reagoi, kur një gjuajtje e Raphinha-s që u përplas në traversë, u kthye nga portieri Yann Sommer në rrjetë për rezultatin përfundimtar 3-3. Vlen të përmendet edhe goli i anuluar për Henrikh Mkhitaryan për pozicion jashtë loje në pjesën e dytë. Tashmë gjithçka mbetet për t’u vendosur në sfidën e kthimit në “Stadio Giuseppe Meazza”. Një moment historik erdhi nga Lamine Yamal, i cili me golin e shënuar u bë lojtari më i ri që shënon në një gjysmëfinale të Champions League, duke thyer rekordin e mëparshëm të Kylian Mbappé të vendosur në vitin 2017.

  • Ronaldo dhe Al Nassr eleminohen në gjysmëfinalen e Champions-it të Azisë

    Ronaldo dhe Al Nassr eleminohen në gjysmëfinalen e Champions-it të Azisë

    Al Nassr e mbyll rrugëtimin saj në Champions League në gjysmëfinale, aty ku u eleminua nga japonezët e Kawasaki Frontale.
    Ndeshja e zhvilluar në “King Saud Universit” në Riyadh solli 5 gola, por në fund ishin japonezët ata që festuan dhe shkuan në finale.
    Japonezët kaluan të parët në avantazh që në minutën e 10-të me Tatsuya Ito, Al Nassr barazoi përkohësisht shifrat me golin e Sadio Mane në minutën e 28-të, por japonezët e mbyllën pjesën e parë në avantazh falë golit të Ozeki në minutën e 40-të.

    Në pjesën e dytë, të dyja ekipet shënuan dhe nga një gol, rezultati përfundimtar Al Nassr-Kaëasaki Frontale 2-3. Klubi japonez do përballet në finalen e madhe ndaj një tjetër klubi arab, ndaj Al ahli, i cili eleiminoi në gjysmëfinale Al Hilal me shifrat 3-1.
     

  • Inzaghi: Momenti më i vështirë tek Interi? Jo, po luajmë një gjysmëfinale Champions-i…

    Inzaghi: Momenti më i vështirë tek Interi? Jo, po luajmë një gjysmëfinale Champions-i…

    Interi kthehet të fokusohet te Liga e Kampionëve pas tri humbjeve radhazi mes kampionatit dhe Kupës së Italisë. Simone Inzaghi e prezantoi sfidën ndaj Barcelonës në konferencën për shtyp.
    Çfarë prisni nga gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kampionëve?Djemtë kanë bërë diçka të jashtëzakonshme deri tani. Java e fundit nuk e fshin punën e bërë gjatë katër viteve, me shumë pengesa dhe shumë qartësi nga ana e klubit. Në tri ndeshjet e fundit duhej të kishim bërë më mirë, por jemi këtu pas katër vitesh për të konkurruar për çdo objektiv, kur disa thoshin se do të ishte e vështirë të arrinim mes katër të parëve në Itali. Nuk do më dëgjoni kurrë të flas keq për lojtarët apo klubin, falë tyre kemi arritur më shumë se çdo pritshmëri.
    A është ky momenti juaj më i vështirë në stolin e Interit?Kur je duke përgatitur një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, nuk është momenti më i vështirë… Ka entuziazëm. Kemi kaluar një javë të keqe, por sot duhet të jemi perfektë për të përballuar një kundërshtar të madh.
    Cili është kufiri mes presionit për të arritur diçka dhe ambicies për të realizuar një ëndërr?Ambicia duhet të jetë gjithmonë e pranishme, ne e kemi treguar këtë gjithmonë. Nuk e dimë si do përfundojë sezoni; kampionati nuk varet më nga ne, por në Champions jemi mes më të mirëve të Europës. Djemtë kanë dhënë gjithçka, java e fundit nuk ka qenë pozitive, por do futemi në këtë gjysmëfinale me shumë dëshirë. Pastaj do shohim kush do shkojë në finale.
    Dimarco më shumë jo se po?Për formacionin do të shohim. Thuram bëri stërvitjen e parë me grupin, nuk e kishim parë që nga ndeshja me Bayernin. Bëmë një punë të shkurtër, dha sinjale të mira, por do ta vlerësoj ditën e ndeshjes në mëngjes, do flas me të. Të gjithë të tjerët, përveç Pavard, janë të gatshëm. Si mbrojtës i tretë mund të luajë Bisseck, Darmian apo edhe De Vrij.
    A prisni një Barcelonë ndryshe?Është një skuadër që e njohim. Flick është një trajner i madh, që ka sjellë organizim te një skuadër shumë ofensive. Kur humb topin, Barcelona është ndër skuadrat më të organizuara në botë. Ka lojtarë ofensivë të jashtëzakonshëm. Është ndërtuar me kohë, me shumë lojtarë nga akademia. Ka fituar dy trofe dhe po lufton për dy të tjerë. Kemi shumë respekt, por asnjë frikë. Flasim për Barcelona, Bayern, Real, City, Arsenal, të gjithë kundërshtarë të mëdhenj, por ne kemi bërë një rrugëtim të jashtëzakonshëm. Duam të luajmë një gjysmëfinale prej Interi sonte.
    Sa ndikojnë përballjet me Bayernin për ndeshjen e sotme?Çdo skuadër ka filozofinë e saj. Bayerni është ndryshe nga Barça, edhe pse kanë disa ngjashmëri. Duhet të shfaqim në fushë të njëjtin përqendrim si ndaj Bayernit. Do të jetë përballje mes dy skuadrash me shumë ndeshje në këmbë. Kemi punuar shumë me video, pak edhe në fushë.
    Përpara Bayernit kishit theksuar pastërtinë në pasim. Çfarë elementi duhet të kontrolloni sonte?Duhet të jemi të saktë në pasim, ata do të luajnë gjithmonë në gjysmën tonë të fushës. Duhet të dimë të shmangim rikuperimet e tyre agresive dhe kur duhet, të mbrohemi si skuadër.
    Sa ndikon rikthimi i Thuram në vendimin tuaj për formacionin, duke pasur parasysh ndeshjen e kthimit?Është raund me vajtje-ardhje. Mendonim që do ta kishim gati për Romën, por nuk ndodhi. Për sonte do të shohim, varet si do jetë në mëngjes.
    Flick tha se pret reagim nga Interi. A ka të drejtë?Sigurisht. Vijmë nga një javë e keqe, që nuk e fshin punën e bërë, por e dinim që duhet të bënim më mirë. Sa i përket përkushtimit, dëshirës dhe dashurisë për fanellën, këta djem nuk kritikohen. Japin gjithçka dhe këtë e treguan edhe pas ndeshjes me Romën. Tifozët ishin afër nesh. Humbëm, por luajtëm me zemër në pjesën e dytë.
    Nëse mungon Thuram, a ndryshon diçka taktikisht?Jo. Kam dëgjuar që është diskutuar për këtë. Nëse nuk luan Thuram, do të zgjedh mes Taremi dhe Arnautovic. Arnautovic luajti 90 minuta tri ditë më parë, Taremi 55 minuta në Kupë. Nuk mendoj të ndryshoj gjë nga ana taktike.
    Si është Dimarco? Duket në vështirësi fizike…Federico është mirë. Fizikisht, skuadra është në gjendje shumë të mirë. Lexova diku që kemi probleme fizike, por ndaj Bayernit patëm statistikat më të mira kundër skuadrës më fizike në Europë. Champions-i këtë edicion ka qenë shumë më i vështirë, prandaj ka pasur dëmtime, si te ne, si te Bayerni apo Barça. Dimarco pati një ndalesë, por ka bërë ndeshje të mëdha. Do ta nisë titullar, pastaj do të shohim si do shkojë ndeshja.
    Inter dhe Barcelona vijnë nga momente të ndryshme. A ka shumë diferencë?Nuk mendoj. Së bashku me Arsenalin dhe PSG jemi katër skuadrat më të mira në Europë. Natyrisht, patëm një javë shumë të keqe së fundi. Barça vjen nga një triumf në Kupën e Mbretit. Jemi me emocione të ndryshme, por në fushë mund të bëjmë një ndeshje të madhe.
    Çfarë mendoni për shpërthimin e një lojtari kaq të ri si Lamine Yamal?Duhet përgëzuar Barcelona, sepse prodhon talente të mëdhenj. Lamine Yamal është një talent unik në botë, bën gjëra të jashtëzakonshme në funksion të skuadrës. Do të jetë i veçuar për vëmendje nga ne, edhe pse Barcelona nuk ka vetëm atë.