Holanda është gjysmëfinalistja e parë e Euro U-21, kompeticion i cili zhvillohet në Sllovaki. “Tulipanët” kanë mundur 1-0 Portugalinë, që konsiderohej si favoriti kryesor për të fituar këtë kompeticion.
Edhe pse luajtën për më shumë se 70 minuta me një lojtar më pak, holandezët e drejtuar nga ish-mbrojtësi i njohur që ka luajtur me Ajax, Milan e Barcelona, Michael Reiziger, jo vetëm që rezistuan, por në fund surprizuan, duke gjetur golin dhe duke siguruar kështu “biletën” për në gjysmëfinale.
Në minutën e 21-të, holandezët mbetën më 10 lojtarë, pasi Ruben van Bommel, mori kartonin e dytë të verdhë për 120 sekonda dhe la fushën e lojës. Në minutën e 30-të, “Luzitanët” patën shansin e artë për të kaluar në avantazh, por Geovany Quenda gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.
Ashtu si në pjesën e parë, edhe e dyta u dominua nga portugezët, por kur pritej që ndeshja të shkonte në shtesë, holandezët gjetën golin me Ernest Poku, në minutën e 85-të. Pavarësisht se portugezët u përpoqën deri në frymën e fundit për të barazuar shifrat, Holanda ruajti rezultatin dhe shkon në gjysmëfinale, aty ku ndeshet me fituesin e çiftit Angli-Spanjë, ndeshje që luhet sontë në orën 21:00.
Tag: gjysmëfinale
-

EURO U-21: Me një lojtar më pak për 70 minuta, Holanda eleminon Portugalinë favorite dhe shkon në gjysmëfinale
-
Euro U21/ Çerekfinalja e parë, Holanda në gjysmëfinale
Me Portugali U21- Holandë U21 startuar në 18:00 (0-0 kohë reale) nisën sot ndeshjet e çerekfinale të Euro U21 që po zhvillohet në Sllovaki.
Në impiatin e Zilinës të dyja skuadrat kërkuan me insistim të shkonin te goli mirpo rrjedha e lojës nuk përfshiu elementin ‘gol’, aq vendimtar në ndeshje futbolli.
Dy episode kryesore në këtë pjesë. Në minutën e 21′ Ruben van Bomel (Hol) u ndëshkua me karton të kuq (dy të verdhë) ndërsa në të 31′ lojtari kryesor i luzitanve Xhovani Kenda humbi një penallti.
Në pjesën e dytë presioni i portugezëve ishte i madh por pa mundur të shënojë. Atë që nuk e beri skuadra e Zhorzh e bën Holanda me Poki në minutën e 84′ duke arritur të kualifikojë skuadrën e tij.
Ndërkohë në orën 21:00 çerekfinalja e dytë e ditës së sotme: Spanjë U21-Angli U21. Nesër radha e Danimarkë U21- Francë U21(18:00) dhe Gjermani U21-Itali U21 (21:00)/Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

Dy tenistet më të mira në finalen e Roland Garros, ndalet në gjysmëfinale rrugëtimi i numrit 361 në botë
6 Qershor 2025
8:59
Telesport
Teninstja bjelloruse Aryna Sabalenka dhe ajo amerikane Coco Gauff janë dy finalistet e grand slam të Roland Garros. Ky është turneu më i rëndësishëm i fushave me dhe, që zhvillohet në Paris.
Sabalenka, numri 1 në botë, mundi 2-1 në gjysmëfinale polaken Iga Swiatek (7-6, 4-6, 6-0). Një ndeshje që pati rivalitet dhe emocione vetëm në dy setet e para, pasi në të tretin polakja nuk fitoi asnjë “game”.
Seti i parë, që u vendos në “tie break” nga Sabalenka, ndikoi jo pak në rezultatin final. Më e lehtë fitorja e Gauff, që mundi 2-0 (6-1, 6-1) francezen Lois Boisson. Kjo e fundit, numri 361 në botë, kishte befasuar deri më tnai.
E ardhur në turne me një “wild card” (ftesë) ajo shkoi deri në gjysmëfinale, ku u dorëzua përballë numrit 2 në botë. Ndaj, finalja e së shtunës pritet me interes, pasi do të përballen dy tenistet më të mira në botë. -
Gjermania nuk bind, Portugalia në finale të Nations League
Gjysmëfinale e Ligës së Kombëve në Mynih: Gjermani- Portugali 1-2 (Virc 48′ / Konseisao 63′, Ronaldo 68′)
Gjemania nuk është gati. Kjo u vertetua mbrëmjen e sotme teksa në gjysmëfinale me Portugalinë për Ligën e Kombëve, edicioni i 4, u mund 1-2 nga luzitanët.
Ishte Florian Virc ai që kaloi përpara vendasit ndërsa reagimi i Portugalisë sihte asfiksues. Ekipi i drejtuar nga spanjolli Roberto Martinez arriti të përmbysë në pak minuta.
Fillimisht ishte Konseisao i sapoherdhur në fushë me një supergol në të 63′ që barazoi më pas kristiano Ronaldo në të 68′ shtyu nga pranë një top të ardhur nga anajta për 1-2 final.
Nesër po në orën 21:00 në Shtutgart, gjysmëfinalja tjetër Spanjë- Francë./Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

Nga Interi tek Interi…; ja si Italia përpiqet prej vitit 2010 ta thyejë tabunë e Champions-it
I takon sërish Interit detyra për ta rikthyer Italinë në fronin e Ligës së Kampionëve. Skuadra e fundit italiane që ka fituar “kupën me veshë të mëdhenj” ka qenë pikërisht ajo zikaltër më 22 maj 2010. Që nga ajo fitore, klubet italiane kanë arritur në tri finale të kompeticionit më elitar europian.
Për ta zbutur disi bilancin e ekipeve italiane në Champions janë dy sukseset në “Europa League” dhe “Conference League”. Kanë kaluar 15 vite e 9 ditë nga nata magjike e Interit në “Santiago Bernabeu”, ku mposhti Bayern Munich 2-0 dhe fitoi Champions-in e tretë në historinë e vet, të parin pas 45 vitesh. Sonte në “Allianz Arena” ndaj PSG-së, skuadra zikaltër do të përpiqet të thyejë agjërimin e saj, por më në përgjithësi atë italian në kupën më të lakmuar të Europës.
3 FINALET E HUMBURA NGA JUVE DHE INTERINga Madridi në Mynih, skuadrat italiane kanë luajtur tri finale të Ligës së Kampionëve. Juventusi ka arritur dy herë në aktin final, duke i humbur të dyja kundër spanjollëve. Më 2015 në “Olympiastadion” të Berlinit u dorëzua përballë super Barcelonës së drejtuar pikërisht nga Luis Enrique, që kishte në dispozicion treshen magjike Messi-Suarez-Neymar.
Uruguajani dhe braziliani shënuan bashkë me Rakitic, ndërsa barazimi i përkohshëm i Morata nuk shërbeu për asgjë. Dy vite më pas, skuadra e drejtuar në atë kohë nga Massimiliano Allegri provoi sërish pa sukses në Cardiff. Bardhezinjtë, pavarësisht golit të Mandzukic, u mposhtën 4-1 nga Real Madridi, i udhëhequr nga dygolëshi i Cristiano Ronaldos, goli i Casemiros dhe i Asensios.
Përpjekja e tretë e dështuar ishte ajo e Interit më 2023 në Stamboll. Skuadra e Inzaghit luajti si e barabartë me Manchester City, por goli i Rodrit në minutën e 68-të i dënoi zikaltërit me humbje. Interi fitoi një tjetër mundësi këtë sezon, pas një ecurie të shkëlqyer, duke nisur nga vendi i katërt në fazën e ligës, eliminimin e Feyenoord në 1/8 finale dhe triumfet ndaj kampionëve të Gjermanisë (Bayern Munich) dhe të Spanjës (Barcelona) në çerekfinale e gjysmëfinale.
ITALIA, BUZËQESHJE NGA “EUROPA LEAGUE” DHE “CONFERENCE LEAGUE”Jo vetëm dhimbje për skuadrat italiane në Europë gjatë 15 sezoneve të fundit, sepse në kompeticionet e tjera europiane kanë ardhur dy suksese. Në “Europa League”, Atalanta ngriti kupën në qiellin e Dublinit, sezonin e kaluar, duke dominuar ndaj Bayer Leverkusen, që sapo kishte fituar Bundesligën, me rezultatin 3-0. Në të njëjtin kompeticion, Juventusi, në sezonin 2013-2014 u ndal në gjysmëfinale ndaj Benfica, duke humbur mundësinë për ta luajtur finalen në shtëpi.
Në sezonin pasardhës, dy klube italiane arritën në gjysmëfinale të kompeticionit të dytë europian: Napoli u ndal nga Dnipro dhe Fiorentina nga Sevilla, që më pas fitoi trofeun në Varshavë. Në vitin 2020, pandemia e COVID-it solli një ndryshim formati në fazën finale, ku Interi eliminoi në ndeshje teke Getafen, Bayer Leverkusenin dhe Shakhtar Donetsk, përpara se të mposhtej në finale nga Sevilla 3-2.
Në sezonin 2020-2021, Roma arriti deri në gjysmëfinale, por nuk qëndroi asnjëherë në lojë kundër Manchester United, që e mbylli sfidën që në ndeshjen e parë me rezultatin 6-2. Italianët ishin sërish protagonistë të mëdhenj në sezonin 2022-2023. Në gjysmëfinale, Juventusi u dorëzua vetëm në shtesë ndaj Sevilla, ndërsa Roma siguroi finalen, pasi mbrojti në Leverkusen fitoren 1-0 të marrë në Romë. Në Budapest, zhgënjimi i madh për tifozët romanistë, pasi verdhekuqtë humbën “Europa League” vetëm pas penalltive ndaj skuadrës andaluze.
Një trofe ku skuadrat italiane janë duke u bërë protagoniste absolute është kompeticioni i tretë europian për nga rëndësia, “Conference League”. Në edicionin e parë të zhvilluar në sezonin 2022-2023, Roma e fitoi trofeun në finalen e Tiranës, 1-0 me gol të Zaniolos.
Një fitore e veçantë edhe për José Mourinhon, që përmbushi ëndrrën e të qenit trajneri i parë që ka fituar të tria kompeticionet e UEFA-s. Pas verdhekuqve, Fiorentina provoi tri herë ta fitonte trofeun, por mbeti me shije të hidhur në finalet 2023 kundër West Ham (1-2) dhe 2024 ndaj Olympiakos, që fitoi me një gol vendimtar në minutën e 116-të. Në këtë sezon, vjollcët u ndalën në gjysmëfinale, në fund të një beteje të luftuar me Betis.
SUPERKUPA MUNGON QË NGA VITI 2007Superkupa Europiane mungon për skuadrat italiane që nga viti 2007, kur Milani mposhti Sevilla. Më 2010, Interi e humbi finalen ndaj Atletico Madridit, ndërsa Atalanta u mposht 2-0 në Varshavë nga Real Madridi, kampion Europe në fuqi, vitin e kaluar. Interi, në rast suksesi në finalen e Mynihut ndaj PSG-së, do të mund ta luajë Superkupën Europiane në Itali, në Udine, më 13 gusht, kundër Tottenham-it, fitues i “Europa League”. -

Euro U-17/ Shqipëria e mbyll me tre humbje, Franca dhe Portugalia në gjysmëfinale
Shqipëria U-17 e ka mbyllur me zhgënjim aventurën e Euro U-17, event që mbahet në vendin tonë.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Andrea Tedesco, u mposhtën në të treja ndeshjet e Grupit A, me rezultatin e njëjtë, 4-0.
Pas humbjeve ndaj Portugalisë e Gjermanisë, Shqipëria u mposht edhe nga Franca me rezultatin 4-0. Në “Elbasan Arena” vendosën golat e Herman Diandaga, Djibril Coulibaly dhe dopieta e Djyilian N’Guessan.
Me këtë sukses, Franca shkon në kuotën e 7 pikëve në vendin e parë dhe kualifikohet për në gjysmëfianle, së bashku me Portugalinë, që regjistroi të njëjtën kuotë pikësh.
Luzitanët triumfuan 2-1 ndaj Gjermanisë, në sfidën e zhvilluar në “Arena Kombëtare”. Sfida ishte shumë e luftuar, pasi të dyja skuadrat luanin për të siguruar një biletë për në gjysmëfinale.
Gjermania e gjeti e para rrugën e rrjetës me Lasse Isbruch, ndërsa Portugalia përmbysi rezultatin me golat e Tomas Soares dhe Daniel Banjaqui.
Franca dhe Portugalia e mbyllën Grupin A me nga 7 pikë. Gjermania u rendit e treta me 3 pikë, ndërsa Shqipëria e fundit me 0 pikë. -
Italia mposht Anglinë dhe shkon në gjysmëfinale të Euro U17
Italia ka mposhtur Anglinë për U17 këtë mbrëmje në Arena Egnatia me shifrat e thellë 4-2. Ndeshja ishte e inkudarura për Grupin B të UEFA Euro 2025 që po zhvillohet për herë të parë në Shqipëri.
Fillimisht ishte numri 10 Inaçio i cili në penalltinë e parë të akorduar në këtë fazë finale e shndërroi në gol në minutën e 10-të. Më pas barazoi Alehandro Rodrigez për anglezët në minutën e 24′. Axurrët nuk u dekurajuan pasi brenda fraksionit të parë gjetën edhe golin e dytë të tyre me De Paoli kur luhej e 37′-ta. Me fillmin e pjesës së dytë sërish Rodriguez barazon për anglezët në të 49′-ën.
Sidoqoftë ata nuk arritën të përballonin një Itali të etur për triumf. Në minutën e 67′-të Kampanelo shënoi për 3-2 ndërsa për të vulosur mbrëmjen magjike të Italisë, mendoi në të 77′-ën njeriu i ndeshjes, kapiteni Andrea Longo.
Me këtë fitore Italia kopsit kualifikimin e cila arrin në kuotën e 6 pikëve duke prerë biletën për në gjysmëfinale. Belgët në orën 18:00 kaluan lehtë Republiken Çeke 3-1 teksa në duelin e fundit me Italinë do i’u mjaftojë edhe barazimi për të kaluar./Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

Eurovizioni rikthehet sonte me gjysmëfinalen e dytë, kë favorizojnë sondazhet?
Të gjithë sytë janë te gjysmëfinalja e dytë e konkursit të Këngës Eurovizion 2025, që zhvillohet sonte në Bazel të Zvicrës. Pak çaste më parë, sistemi i njohur i parashikimeve “The Model” publikoi parashikimin e tij përfundimtar për rezultatet e mbrëmjes së të enjtes.
‘The Model’ parashikon që Erika Vikman do ta fitojë këtë gjysmëfinale për Finlandën me këngën e saj “Ich Komme”. Finlanda parashikohet të shënojë 179 pikë në këtë gjysmëfinale, duke e vendosur 11 pikë përpara rivalëve më të afërt, Izraelit. Sipas këtij parashikimi, atyre u bashkohen Austria, Australia dhe Malta në pesë vendet e para.
Sistemi ka parashikuar gjithashtu gjashtë vendet që pritet të humbasin Finalen e Madhe. Titulli kryesor është se Çekia, një vend që u parashikua të përfundonte në 10 vendet e para të Eurovision nga ‘The Model’ të dielën, tani parashikohet të dalë në fazën gjysmëfinale. Ata do t’i bashkoheshin Letonisë, Danimarkës, Serbisë, Malit të Zi dhe Gjeorgjisë nëse’ The Model’ do të ishte absolutisht i saktë.
Parashikimi i sotëm i Gjysmëfinales së Dytë merr parasysh gjithçka që dimë. Ai përfshin të dhëna nga shanset aktuale të basteve, renditjen e këngëve të komunitetit dhe sondazhet, dhe gjithashtu përfshin gjetjet nga Sondazhi i Audiencës së Eurovision të mbrëmshëm, i organizuar bashkërisht nga Eurovoix. Si rezultat, parashikimi i ‘The Model’ përpiqet të jetë më i sakti i shfaqjes sonte.
Konkursi i Këngës Eurovision 2025 është edicioni i 69-të i Konkursit të Këngës Eurovision. Ai po zhvillohet në Bazel të Zvicrës, pas fitores së vendit në konkursin e vitit 2024 me këngën “The Code” nga Nemo. I organizuar nga Bashkimi Evropian i Transmetimeve (EBU) dhe transmetuesi pritës, Korporata Zvicerane e Transmetimeve (SRG SSR), konkursi mbahet në St. Jakobshalle dhe përbëhet nga dy gjysmëfinale më 13 dhe 15 maj, dhe një finale më 17 maj 2025. Tre shfaqjet live prezantohen nga Hazel Brugger dhe Sandra Studer, me Michelle Hunziker që bashkohet në finale. -

Dëmtohet Jayson Tatum, NBA humbet një ndër yjet kryesorë
Diagnoza nga e cila kishin frikë pothuajse të gjithë tifozët e Boston Celtics, pas rrëzimit të Jayson Tatum në parket, 3 minuta para fundit të ndeshjes së katërt gjysmëfinale play off ndaj New York, u konfirmua.
Dëmtimi është i rëndë: Këputje e tendinit të Akilit në këmbën e djathtë. Një diagnozë e tmerrshme për lojtarin dhe një goditje e rëndë për Bosotn Celtics, që edhe pse fitoi sfidën e pestë gjysmëfinale, është ende në disavantazh 2-3 ndaj nju-jorkezëve.
Jayson Tatum i është nënshtruar menjëherë një ndërhyrjeje kirurgjikale, por koha e rikuperimit është e gjatë dhe nuk lë vend për shpresa realiste për ta parë atë në fushë sezonin e ardhshëm të NBA.Shërimi i plotë i 27-vjeçarit nuk është në dyshim, por dinamika e një dëmtimi që do ta mbajë domosdoshmërisht jashtë fushave për të gjithë sezonin 2025-2026 hap skenarë shqetësues për Celtics në merkato, pasi nuk kanë shumë hapësira financiare.
-

Futsall/ Luhen ndeshjet gjysmëfinale, Tirana & Vllaznia sigurojnë finalen për titullin kampion
Mbrëmjen e djeshme u zhvilluan ndeshjet gjysmëfinale të fazës “Final 4” në kampionatin kombëtar të futsallit. Në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, Tirana dominoi derbin kundër Partizanit, duke fituar me rezultatin e thellë 11-5.
Në sfidën tjetër, Vllaznia mposhti Flamurtarin me shifrat 6-1, dhe siguroi një vend në finalen e madhe.
Pas këtyre fitoreve, bardheblutë dhe kuqeblutë do të përballen për titullin kampion të sezonit, në finalen e madhe që do të luhet të dielën, më 18 maj 2025, në orën 17:00, në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.
Rezultatet e ndeshjeve gjysmëfinale:
Tirana Futsal vs Partizani Futsal 11-5
Flamurtari Futsal vs Vllaznia Futsal 1-6
Finalja për titullin kampion:
Tirana Futsal vs Vllaznia Futsal 18 maj 2025, ora 17:00, “Asllan Rusi”