Tag: gjysmëfinale

  • NBA CUP/ Orlando dhe New York kualifikohen në gjysmëfinale në Lindje

    NBA CUP/ Orlando dhe New York kualifikohen në gjysmëfinale në Lindje

    Orlando Magic dhe New York Knicks janë dy skuadrat e para të kualifikuara për Final Four të NBA Cup 2025. Gjatë natës u zhvilluan dy çerekfinalet e Konferencës së Lindjes. Magic fitojnë derbin e Floridës kundër Heat me rezultatin 117-108, në një ndeshje ku shkëlqeu Desmond Bane me 37 pikë, ndërsa i shkëlqyer ishte edhe kontributi i Paolo Banchero-s, i sapokthyer (18 pikë), si dhe ai i Jalen Suggs (20 pikë).
    Në gjysmëfinale kalojnë edhe Knicks, të cilët fituan në fushën e Torontos me rezultatin 117-101, falë një performance të shkëlqyer të gjithë skuadrës. Më të dalluarit ishin Jalen Brunson me 35 pikë, Josh Hart me 21 pikë dhe Karl Anthony Towns, i cili regjistroi një dopietë (14 pikë dhe 16 kërcime).

    Sonte do të zhvillohen edhe dy çerekfinalet e tjera të Konferencës së Perëndimit: Oklahoma City Thunder pret Phoenix Suns, ndërsa Lakers do të sfidojë San Antonio Spurs.

  • Mbyllet faza e audicioneve në AGT, nga e hëna e ardhshme nisin netët gjysmëfinale të spektaklit

    Mbyllet faza e audicioneve në AGT, nga e hëna e ardhshme nisin netët gjysmëfinale të spektaklit

    Pas javësh të mbushura me emocione, surpriza dhe performanca të larmishme, faza e audicioneve të sezonit të dytë të Albania’s Got Talent kanë përfunduar zyrtarisht. Dyzet  konkurrentë kaluan në fazën e përzgjedhjeve duke marrë “po”-n vendimtare nga juria, e do të bëhen gati për netët gjysmëfinale.
    Mbrëmja e së hënës mbylli një prej etapave më të rëndësishme të formatit, një rrugëtim sa i bukur aq dhe sfidues ku çdo të javë ndjeheshin emocionet e garës.
    Nata e fundit e audicioneve përzgjedhëse startoi me zërin e ëmbël të Luna Nergutit. Muzika dhe arti ishin në fokus të kësaj puntate.  Grupi “Teuta dance studio” tundën skenën me kërcimin e tyre ndërsa Roani  i dha jetë tingujve të baterisë.

    Po ashtu edhe këtë mbrëmje juria u tregua e drejtpërdrejtë me komentet e saj. Katër po-të e tyre i rrëmbyen prestigjatori Klesti Koxha , Roani me potencën e tij në skenë, apo dhe gjeniu 8-vjeçar Eidi Krasniqi.
    Konkurrentët kanë hyrë tashmë në garën e vërtetë. Nata e parë gjysmëfinale do të mbahet më datë 8 dhjetor, në një puntatë e plot surpriza, nga ku do të përzgjidhen vetëm dy prej talenteve për të vijuar rrugën drejt finales së madhe./vizionplus.tv

  • Ekipet e Superligës shqiptare dalin duarbosh, Ferizaj dhe Fer Volley fitojnë Kupën e Pavarësisë

    Ekipet e Superligës shqiptare dalin duarbosh, Ferizaj dhe Fer Volley fitojnë Kupën e Pavarësisë

    Në Kosovë është zhvilluar turneu i Kupës së Pavarësisë në volejboll, me pjesëmarrjen e ekipeve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Turneu u zhvillua në të dyja kategoritë dhe fituese dolën ekipet vendase të Fer Volley për femra dhe Ferizaj për meshkuj.
    Në finalen e femrave, ekipi i Fer Volley mundi 3-1 Pogradecin, skuadrën që kryeson Superligën shqiptare të rrjetës, në një ndeshje të ekuilibruar. Ndërsa në finalen e meshkujve, Ferizaj mundi 3-2 Pejën në derbin kosovar, duke ngritur lart trofeun.
    Përvec Pogradecit mori pjesë edhe ekipi i Dinamos për femra, që u eliminua në gjysmëfinale. Te meshkujt luajti Partizani, që gjithashtu u eliminua në gjysmëfinale. Ky është një event i përvitshëm që organizohet nga të dyja Federatat, ajo e Shqipërisë dhe Kosovës.
    Kupa Pavarësia, gjysmëfinale-femra
    Pogradeci – Drita, 3-0 (25-16, 25-23, 25-22)
    Fer Volley – Dinamo, 3-0 (25-16, 25-11, 25-14)
    Kupa Pavarësia, finale-femra
    Pogradeci – Fer Volley, 1-3 (14-25, 25-23, 24-26, 22-25)
    Kupa Pavarësia, gjysmëfinale-meshkuj
    Partizani – Ferizaj, 2-3 (25-20, 21-25, 25-23, 19-25, 8-15)
    Peja – Shkëndija, 3-0 (25-17, 25-13, 25-21)
    Kupa Pavarësia, finale-meshkuj
    Ferizaj – Peja, 3-2 (30-28, 22-25, 25-17, 22.26, 15-13)

  • Hidhet shorti i Play-Off, Shqipëria mëson kundërshtarët

    Hidhet shorti i Play-Off, Shqipëria mëson kundërshtarët

    Në selinë e FIFA-s në Zyrih të Zvicrës është hedhur shorti ku janë mësuar çiftet gjysmëfinale që do të garojnë për një biletë në Kupën e Botës 2026.
    – Advertisement –Shqipëria do të përballet me Poloninë për fazën e playoff të Botërorit, ndërsa Kosova do të luajë me Sllovakinë.
    Në rast fitore në gjysmëfinale dhe të një kalimi më tej, Shqipëria do të përballet me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi.
    Në rast fitoreje në gjysmëfinale, Kosova përballet me fituesin e çiftit Turqi-Rumani. Me këta të fundit u përball në Nations League.
    Shqipëria dhe Kosova i mbyllën ndeshjet kualifikuese në vendet e dyta në grupet respektive dhe për rrjedhojë do garojnë për “ëndrrën amerikane”.

  • Hidhet shorti, Shqipëria mëson kundërshtarët për fazën e play off-it të Botërorit

    Hidhet shorti, Shqipëria mëson kundërshtarët për fazën e play off-it të Botërorit

    Në selinë e FIFA-s në Zyrih të Zvicrës është hedhur shorti ku janë mësuar çiftet gjysmëfinale që do të garojnë për një biletë në Kupën e Botës 2026.
    Shqipëria do të përballet me Poloninë për fazën e playoff të Botërorit, ndërsa Kosova do të luajë me Sllovakinë.
    Në rast fitore në gjysmëfinale dhe të një kalimi më tej, Shqipëria do të përballet me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi.
    Në rast fitoreje në gjysmëfinale, Kosova përballet me fituesin e çiftit Turqi-Rumani. Me këta të fundit u përball në Nations League.
    Shqipëria dhe Kosova i mbyllën ndeshjet kualifikuese në vendet e dyta në grupet respektive dhe për rrjedhojë do garojnë për “ëndrrën amerikane”.

  • LAJM I MIRË! Mësohet zyrtarisht rruga e Shqipërisë në Botëror, nuk përballemi me Irlandën e frikshme

    LAJM I MIRË! Mësohet zyrtarisht rruga e Shqipërisë në Botëror, nuk përballemi me Irlandën e frikshme

    Shqipëria është në Play Off-in e Botërorit për herë të parë në histori. Së bashku me Shqipërinë, edhe Kosova ka marrë një arritje po kaq të madhe, teksa rrëmbeu vendin e dytë në grup duke lënë pas vetes Slloveninë dhe Suedinë. Për fatin e mirë, nuk do të kemi një vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës në Play Off të Botërorit. Kjo nuk do të ndodhi as në fazën gjysmëfinale dhe as në fazën finale.
    Për ta shpjeguar edhe njëherë më qartë, Shqipëria dhe Kosova duhet të fitojnë kundër dy Kombëtareve për të marrë biletën e Botërorit. Ndeshja do të jetë teke dhe jo me sistem vajtje ardhje. Zyrtarisht Shqipëria dhe Kosova ndodhen në vazon e tretë, ndërsa do të përballemi në gjysmëfinale me një Kombëtare të vazos së dytë.Në vazon e dytë gjenden Polonia, Uellsi, Cekia dhe Sllovakia. Pra Shqipëria dhe Kosova do të kapin nga një kundërshtar në gjysmëfinale nga kjo vazo dhe do të luajnë në transfertë për biletën finale. Për shkak se ndodhen në vazon e dytë, Kombëtaret e tjera janë të avantazhuara për ta zhvilluar atë tek ndeshje në shtëpi. Por këtu kemi një lajm të mirë me ndarjen që ishte supozuar më parë.
    I ftuar në “Mcn Tv”, De Biazi tha se uronte shumë që Shqipëria të mos përballej me Irlandën pasi nuk shihte shumë shanse për ne në një ndeshje të tillë. Dhe jo pa të drejtë pasi nëse shihni përbërjen e Irlandës, mbrojtja e saj është e përbërë nga Premier League me lojtarë që kanë cilësi shumë të mirë teknike, por të kombinuar me një forcë fizike që është e llahtarshme. Për fat të mirë kjo përballje është evituar për ne pasi Irlanda ka zbritur në vfazon e tretë.Me Cekinë, Poloninë dhe Uellsinë kemi luajtur në të kaluarën dhe ia kemi dalë mbanë duke fituar ndaj këtyre tre kundërshtarëve, ndërsa edhe me Sllovakinë, do të ishte e favorshme duke parë nivelin e vështirësisë në këtë moment.?Ndërkohë ekipet e vazos së parë, Italia, Danimarka, Turqia dhe Ukraina do të përballen me ekipet e vazos së katërt, ku ndodhet Suedia, Rumania, Maqedonia dhe Irlanda e Veriut. Pra nëse Shqipëria dhe Kosova do të fitojnë në gjysmëfinale do të përballen me një katër fituesit e këtyre çifteve. Por duke parë emrat që ndodhen në vazon e katërt nuk do të ishte ndonjë çudi e madhe që nga vazo e parë të kishim ndonjë eleminim të parakohshëm të Italisë, Danimarkës, Turqisë apo Ukrainës. Sa i përket ndeshjes finale, fusha do të vendoset nëpërmjet shortit për të kuptuar se kush do të ketë fatin që do ta pres ndeshjen në shtëpi dhe këtu nuk përdoret më avantazhi i pikëve të grumbulluara dhe vazos të ndodhur më sipër. /Sport Ekspres/

  • Basketbolli turk rikthehet në elitën e Eurobasket, të premten në gjysmëfinale me Greqinë

    Basketbolli turk rikthehet në elitën e Eurobasket, të premten në gjysmëfinale me Greqinë

    Adriatik BALLA
    Turqia për herë të dytë do të luajë në gjysmëfinale të Eurobasket. Për herë të parë arriti në këtë fazë në vitin 2001, kur e fitoi medaljen e argjendtë. Me 23 vjet e 36 ditë, Alperen Shengun është bërë lojtari më i ri që ka realizoi “triple-double” në histori të Kampionatit Evropian të basketbollit. Në çerekfinalen ndaj Polonisë, të martën, ylli i basketbollit turk, Shengun, e përfundoi ndeshjen me 19 pikë, 12 kërcime dhe 10 asistime. Këto janë dy gjërat kryesore momentalisht te përfaqësuesja e Turqisë.
    Ka plot gjëra të tjera të rëndësishme që japin shpresë te Turqia se mund ta fitojnë Eurobasketin. Për shembull, realizimi i 11 prej 26 tentimeve për tri pikë në një ndeshje eliminuese. Po ashtu Turqia për herë të parë i kishte shtatë lojtarë që realizuan pikë dyshifrore. Statistikat tregojnë që lojtarët e Turqisë kanë shënuar 90 apo më shumë pikë në pesë ndeshje këtë verë.
    Në dhjetë Evropianët e kaluar këtë Turqia e ka arritur po ashtu pesë herë. Tjetër e dhënë e rëndësishme është që Turqia është përfaqësuesja më e mirë e Eurobasketit sa u takon pasimeve. Në tri ndeshje në Letoni, lojtarët e Turqisë i kanë bërë 25 apo më shumë asistime. Këtë nuk e kanë arritur në 13 paraqitjet e kaluara në Eurobasket. Gjitha këto kanë rritur besimin te Turqia. “Mund të shkojmë deri në fund”, tha Kenan Sipahi për FIBA, pasi Turqia arriti në gjysmëfinale. Sipahi është i lindur në Prishtinë dhe është njëri prej lojtarëve startues të Turqisë. Erxhan Osmani është tjetër lojtar shumë i rëndësishëm i Turqisë.
    Në çerekfinale, Turqia fitoi 91:77 ndaj Polonisë. “Po ndihemi shumë mirë. Po luajmë basketboll të shkëlqyer. Të gjithë ishim të mrekullueshëm ndaj Polonisë. Të gjithë kontribuuam”, ka thënë Cedi Osman. Ka pyetje nëse kjo është përbërja më e mirë e Turqisë ndonjëherë. Ka mendime se gjenerata e vitit 2001 është më e mira në histori. “Isha katërvjeçar atëherë. Kjo është arsyeja pse nuk më kujtohet vërtet. Por isha krenar për atë ekip. Për 12 gjigantët”, thotë Furkan Korkmaz.
    Ai vlerëson se është koha që gjenerata aktuale të fitojë medaljen e dytë të Turqisë në Eurobasket. “Ne e quanim këtë gjeneratë të artë, duke thënë ‘po vjen, po vjen, kemi kohë’. Por tani është koha jonë. Me çdo dalje në fushë po e tregojmë këtë. Nuk po i fitojmë vetëm ndeshjet, por po e shijojmë edhe mënyrën se si luajmë basketboll”, ka arsyetuar optimizmin e tij Furkan. Turqia ka fituar shtatë ndeshjet e deritashme në Eurobasket. Në gjysmëfinale, Turqia luan ndaj Greqisë, të premten.

  • Euro Women’s/ Xhireli dërgon Italinë në gjysmëfinale

    Euro Women’s/ Xhireli dërgon Italinë në gjysmëfinale

    Italia për femra bëhët gjysmefinalstja e parë e Euro Women’s qe po luhet né Zvicër që prej 2 korrikut 2025.

    Ne duelin me Norvegjinë kapitenia Xhireli bëri diferencën pasi në minutat 50′ dhe 90′ shënoi dy herë. Më heret nordiket barazuan privizorisht me Hegerberg (66′) mirpo në limite veteranja axure goditi saktë me kokë për 1-2 final.

    Vazhdo leximin

  • Finalja e Wimbledon 2025/ Alkaraz- Siner

    Finalja e Wimbledon 2025/ Alkaraz- Siner

    Mundi në gjysmëfinale ‘Nolen’ në 1 orë e 55 minuta, italiani për herë të parë finalist në Wimbledon.

    Sërish ata. Janik Siner-Alkaraz në finalen e madhe të Wimbledonit të dielën. Kjo pasi sot italiani ka mundur në gjysmëfinale serbin Novak Xhokoviç 6-3, 6-3, 6-4.

    Ndërkohë më herët spanjolli Karlos Alkaraz kaloi Tejlor Fritz për të arritur në finalen e turneut me bar të Londrës për të katërtin vit radhazi.

    Vazhdo leximin