Tag: gjysmë

  • “Gjysmë të prapambetur”, kush është ministri i BiH që ofendoi eurodeputeten kroate

    “Gjysmë të prapambetur”, kush është ministri i BiH që ofendoi eurodeputeten kroate

    Ukan Helez, Ministri i Mbrojtjes i Bosnjës dhe Hercegovinës, ka shkaktuar disa reagime të ashpra pas disa deklaratave të tij kontroverse, përfshirë fyerje ndaj eurodeputetes kroate Željana Zovko, të cilën e quajti “gjysmë të prapambetur”.
    Helez, i lindur në 1964 në Kupres, është anëtar i SDP-së dhe ka pasur një karrierë të gjatë politike, duke shërbyer si mësues dhe përfaqësues në Dhomën e Përfaqësuesve të Parlamentit të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës. Ai gjithashtu ka mbajtur disa poste në administratën e luftës dhe ka shërbyer si Ministër i Mbrojtjes që nga pranvera e vitit 2023. Një nga incidentet që tërhoqi vëmendjen ishte pjesëmarrja e tij në një dasmë në Livno ku këndoi këngën e këngëtarit kroat Thompson, i njohur për lidhjet e tij me ideologjinë ustashe. Kjo shkaktoi kritika të forta, veçanërisht nga SDA dhe mediat e Republikës Srpska, që e akuzuan Helezin për promovimin e këngëtarëve që nxisin urrejtje. Ai e mbrojti veten, duke thënë se kënga ishte patriotike dhe nuk ofendonte ndjenjat fetare ose kombëtare. Përveç kësaj, Helez është i njohur për përfshirjen e tij në incidente fizike.
    Një ngjarje e tillë ndodhi në vitin 2013, kur ai u përfshi në një përleshje në një kafene në Bugojno, duke shkaktuar plagosjen e pronarit të lokalit. Për këtë incident, ai u dënua me burgim me kusht dhe për dëshminë e rreme në gjykatë. Deklaratat e tij kanë shkaktuar gjithashtu reagime të forta. Në vitin 2024, Helez njoftoi se kishin shpërthyer kampe paraushtarake të mbështetura nga Rusia në Republikën Srpska, një deklaratë që u mohua nga autoritetet serbo-boshnjake dhe e konsideruan si përhapje gënjeshtrash.

  • Tritoli për gjysmë milioni euro gjobëvënie ndaj biznesit në Kamëz/ Identifikohen katër autorët, mes tyre ish-polici Jeton Lami

    Tritoli për gjysmë milioni euro gjobëvënie ndaj biznesit në Kamëz/ Identifikohen katër autorët, mes tyre ish-polici Jeton Lami

    Dikur oficeri i forcave Operacionale të Policisë së Shtetit i dënuar për shpërdorim detyre pasi shoqëronte Ervis Martinajn dhe rezulton te jetë personi i fundit që e ka takuar atë, 2 vjet pas lirimit nga burgu rishfaqet sërish në skenën e kronikës së zezë këtë herë për gjobvënie. 

    Jeton Lami së bashku me 3 miq të tij i vuri një biznesmeni në Kamëz nga gjobë prej gjysmë milioni euro. Kur ky i fundit refuzoi të paguajë, një ditë më parë ata i vendosën eksploziv në një prej pronave të tij duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale si edhe shumë panik në zonë.
    Kamerat kanë kapur autorin me jelek fosforishent pasi vendosi lëndën eksplozive që e aktivizoi me fitil u largua nga vendngjarja me biçikletë..
    Shpërthimi shkatërroi kuzhinën e restorantit të hapur pak kohë më parë nga Benard Elezi dhe Klodian Murati të cilët ambientet i kishin me qira..
    Dyshimet fillimisht hu hodhën ndaj pronarëve të restorantit dhe kur ata nuk raportuan asnjë konflikt, me metoda proaktive policia zbuloi kërcënimet që i ishin bërë pronarit të godinës nga Jeton Lami, Florin Domi dhe Flogert Mezhika të cilët u vendosën në pranga si edhe Ervis Lami o cili u shpall në kërkim.
    Ervis Lami edhe përpara këtij krimi ka qenë person i kërkuar nga drejtësia pasi dyshohet për vrasjen e postierit Lulëzim Visha.
    Hetimet ende nuk quhen të përfunduara pasi ka dyshime se në këtë skemë gjobvënieje të ketë dhe persona të tjerë të përfshirë.

    Top Channel

  • Koreja e Jugut merr masa të rrepta për shkak të provimeve në shkolla, bllokon uljet e avionëve në aeroportet e vendit

    Koreja e Jugut merr masa të rrepta për shkak të provimeve në shkolla, bllokon uljet e avionëve në aeroportet e vendit

    Mbi gjysmë milioni kandidatë morën pjesë sot në provimet e rënda për pranimin në universitetet e Koresë së Jugut, ndërsa policia u mobilizua për të siguruar mbërritjen në kohë të tyre në qendrat e provimit dhe autoritetet pezulluan për gjysmë ore të gjitha fluturimet.

    Numri i kandidatëve që u paraqitën në këto provime, të domosdoshme për të siguruar një vend në universitetet më të mira të vendit, ishte më i larti në shtatë vitet e fundit.
    Shumica lindën në vitin 2007, kur pati një rritje të lindjeve, pasi ajo vit konsiderohej fatlum për të pasur fëmijë.

    Autoritetet ndaluan uljet dhe ngritjet në të gjitha aeroportet, përfshirë aeroportin ndërkombëtar të Incheonit, nga ora 13:05 deri në 13:40 (me orën lokale) për të shmangur çdo zhurmë gjatë provimit të dëgjimit në gjuhën angleze.

    Kjo masë preku 140 fluturime, mes tyre 65 ndërkombëtare. Faqet e ndjekjes së fluturimeve treguan avionë që bënin rrethe rreth aeroporteve.

  • Spanja, më shumë se gjysmë viti pa Yamal. Rikthimi i yllit blaugrana pritet kundër… Messit

    Spanja, më shumë se gjysmë viti pa Yamal. Rikthimi i yllit blaugrana pritet kundër… Messit

    12 Nëntor 2025

    13:55

    Alfred Lleshi

    Pas mungesës për shkak të trajtimit të pubalgjisë, Lamine Yamal do të kalojë më shumë se gjysmë viti pa luajtur me kombëtaren spanjolle. Aktivizimi i tij i fundit me “La Roja” ishte në shtator, ndërsa mungoi në tetor për shkak të problemeve në pubis. Meqë pushimi tjetër i kombëtareve është në mes të marsit 2026, Lamine do të ketë plot 6 muaj pa veshur fanellën e Spanjës.
    Edhe pa yllin e Barcelonës, skuadra e Luis de la Fuente është pranë sigurimit të vendit të parë në grupin kualifikues për Botërorin 2026, përballë Gjeorgjisë dhe Turqisë. Spanja do të ketë mundësinë të luajë në mars “Finalíssima” kundër Argjentinës, ndoshta në Katar.
    Nëse ky skenar realizohet, do të shohim për herë të parë përballjen mes Lamine Yamal dhe Lionel Messit, një ndeshje që do të tërhiqte vëmendjen e gjithë botës së futbollit, disa muaj para Botërorit, ku të dy kombëtaret janë favorite.
     

  • Basha del nga SPAK pas një ore e gjysmë: Duhet të ruaj sekretin hetimor, jam thirrur për…

    Basha del nga SPAK pas një ore e gjysmë: Duhet të ruaj sekretin hetimor, jam thirrur për…

    Pas më shumë se një ore e gjysmë, Lulzim Basha ka dalë nga SPAK.

    Basha, i cili në kohën e tragjedisë së 21 Janarit mbante postin e Ministrit të Brendshëm, nuk u përgjigj mbi atë se çfarë mund të ketë deklaruar para prokurorit të Alfred Shehu.
    Basha: Jam thirrur si person që ka dijeni për një çështje në hetim.
    – Për 21 janarin?
    Basha: Informacionin se për cilën çështje ju lus ta merrni te institucioni se duhet të respektoj sekretin hetimor.
    -A ka pasur urdhër më 21 janar për të qëlluar?
    Basha: Kjo ishte gjithçka që kisha për të deklaruar për këtë çështje, për të tjerat me siguri ju ka marrë malli për konferencë për shtyp por duhet të prisni dhe pak. Mirupafshim
    -Shfaqesh pas shumë kohësh po tani në dyert e drejtësisë
    Basha: Konferencë për shtyp herë tjetër.

    Top Channel

  • “2 metra ujë më shkaktuan 50 milionë lekë dëm”, banori: Gjithçka u shkatërrua për gjysmë ore

    “2 metra ujë më shkaktuan 50 milionë lekë dëm”, banori: Gjithçka u shkatërrua për gjysmë ore

    Gjon Dodani ka rrëfyer për A2 CNN sesi iu përmbyt gjithçka për gjysmë ore. Ai thotë se bagëtitë, kosheret e bletëve e një hotel iu shkatërrua si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe daljes nga shtrati të përroit të Glinës. Sipas tij dëmi i shkaktuar i kalon 50 milionë lekë, ndërsa i bën apel shtetit për ndihmë.

    “2 metra ujë më shkaktuan 50 milionë lekë

    “Çfarë kam pas mbas shpirti mi ka marrë të gjitha; me thi e me bagëti të tëra, bërsitë. kam pas 50 koshere bletë. E pabesueshme, një hotel ma ka prish. Çfarë kam pas në magazinë të tëra i ka marrë me vete ka mbi 2 metra ujë. Për gjysmë ore ka ndodhur kjo punë. Mbi 50 milionë lekë dëme. Më ka marrë 52 zgjoj blete 15 thi . Me këto jetoj unë. Dhe me këtë hotel çfarë kam pas në hotel të gjitha i ka marrë përveç mallit e dëmeve materiale në hotel. Shteti mirë është të na ndihmojë, por nuk besoj në të. Edhe herë të tjera jemi përmbytur, por jo si këtë herë”, tha ai.

  • Zbulohet në Botsvana një diamant unik: gjysmë rozë, gjysmë i tejdukshëm

    Zbulohet në Botsvana një diamant unik: gjysmë rozë, gjysmë i tejdukshëm

    Një diamant i jashtëzakonshëm, gjysmë rozë dhe gjysmë i tejdukshëm, është zbuluar në minierën Karowe të Botsvanës, duke mahnitur botën e bizhuterive. Guri i çmuar peshon 37.41 karatë (rreth 7.5 gramë) dhe ka një gjatësi prej rreth 2.5 centimetrash, me një ndarje të qartë mes pjesës rozë dhe asaj pa ngjyrë.

    Ekspertët e përshkruajnë si një nga diamantet më të rrallë dhe më të rëndësishëm të zbuluar ndonjëherë, për shkak të formimit të tij krejtësisht unik.

    ‘Ky diamant ka potencialin të bëhet një nga më të rëndësishmit në histori,’ deklaroi Oded Mansori, bashkëthemelues i kompanisë belge HB Antwerp, e cila është duke u marrë me përpunimin e tij.

    Diamanti është formuar rreth tre miliardë vite më parë, nën presione dhe temperatura ekstreme në thellësitë e Tokës. Ndryshe nga diamantet me ngjyra të tjera, nuanca rozë nuk vjen nga papastërtitë kimike, por nga deformime strukturore të kristalit gjatë proceseve gjeologjike.

    Edhe pse diamantet me ngjyrë rozë janë zbuluar më parë, asnjë nuk ka arritur këtë madhësi-shumica nuk e kalojnë kufirin e dy karatëve. Miniera Karowe është e njohur për zbulime spektakolare, përfshirë Sewelô (1,758 karatë), Sethunya (549 karatë) dhe Motswedi (2,488 karatë).

    Vlera e diamantit të ri nuk është përcaktuar ende, por ekspertët vlerësojnë se pas përpunimit nga HB Antwerp, ai mund të arrijë shifra prej miliona dollarësh në tregun ndërkombëtar të bizhuterive.

  • Igumenicë: Varka shqiptare gjysmë e fundosur zbulohet e mbushur me drogë

    Igumenicë: Varka shqiptare gjysmë e fundosur zbulohet e mbushur me drogë

    Igumenicë: Varka shqiptare gjysmë e fundosur zbulohet e mbushur me drogë
     
    Një ngjarje e pazakontë ka tronditur zonën bregdetare të Igumenicës, pasi një anije gjysmë e fundosur rezultoi të ishte e ngarkuar me një sasi të madhe kanabisi.
     

     
    Gjithçka nisi në orët e para të së premtes, më 24 tetor, kur Qendra e Unifikuar e Koordinimit të Kërkimit dhe Shpëtimit raportoi praninë e një varke në rrezik në zonën detare të ishullit Prasoudi. Në bord ndodhej një shtetas shqiptar 50-vjeçar, i cili u shpëtua nga një anije patrullimi e Rojës Bregdetare greke në ujërat midis Korfuzit dhe Igumenicës.
     
    I shpëtuari u transportua menjëherë në portin e Igumenicës dhe më pas në Spitalin e Përgjithshëm të Filiates për kontrolle mjekësore. Pas trajtimit, ai u vu në pranga dhe ndaj tij u ngritën akuza për shkaktim të mbytjes së mjetit lundrues dhe hyrje të paligjshme në territorin grek.
     
    Ndërkohë, kërkimet për varkën vazhduan dhe në mesditë, ajo u lokalizua disa milje më në veri, pranë Sagiadës, ku ishte tërhequr nga erërat e forta juglindore. Gjatë përpjekjeve për ta tërhequr mjetin lundrues, autoritetet portuale greke u përballën me një zbulim të papritur: brenda varkës gjendej një sasi e konsiderueshme kanabisi, e fshehur me kujdes.
     
    Sipas të dhënave të para, lënda narkotike u sekuestrua dhe po transportohet me anije të autoritetit portual drejt Portit të Igumenicës. Hetimet paraprake janë në zhvillim për të zbuluar origjinën dhe destinacionin e ngarkesës, që dyshohet se ishte destinuar për tregun grek.
     
    Autoriteti Portual i Igumenicës ka nisur një hetim të detajuar mbi itinerarin e mjetit dhe lidhjet e mundshme me rrjete të trafikut ndërkombëtar të drogës. CNN.GR
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • “Nuk kam nisur asgjë për ta lënë gjysmë”, Sota sqaron arsyet e kandidimit për Bashkinë e Vlorës:  Ja kush më kontaktoi

    “Nuk kam nisur asgjë për ta lënë gjysmë”, Sota sqaron arsyet e kandidimit për Bashkinë e Vlorës: Ja kush më kontaktoi

    Figura e tij ekuilibron opozitën në zgjedhjet e pjesshme lokale për Bashkinë e Vlorës si kandidaturë e pavarur dhe ka marrë mbështetje nga i gjithë kampi opozitar në këtë nismë që e cilëson jo vetëm serioze, por si diçka që nuk mund ta lërë përgjysmë.
    Kështu u shpreh sot në një intervistë në Neës24 mes të tjerash, Dionis Sota, kandidat për zgjedhjet e pjesshme lokale në Vlorë. Ai e quajti kandidimin një sakrificë ku duhet të japësh maksimumin.
    “Kandidimi është sakrificë sepse të jesh lidership duhet të japësh maksimumin, në peshore janë reputacioni dhe emri im. Impenjon jo vetëm veten por edhe familjen, në fund të garës duhet të jesh më ballin lart”, tha Sota mes të tjerash.
    Mbështetja ndaj tij ka qenë e madhe, si figurë ekuilibruese e opozitës dhe më gjerë. Sota tha se deri më sot nuk kishte lënë gjëra përgjysmë në rrugën e tij, duke shprehur besimin e plotë tek fitorja.
    Ai shtoi se është kontaktuar si nga kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, që i ka ofruar mbështetjen e partisë së tij, por edhe nga drejtuesit lokalë të PD në Vlorë, të cilët sipas tij e shohin si një kandidaturë unifikuese të opozitës.
    “Pak orë pasi shpalla kandidaturën Adriatik Lapaj më mori në telefon dhe më tha që kryesia kishte vendosur të më mbështeste, më pyeti nëse isha I bindur t’i shkoja deri në fund kësaj gare. Unë nuk kam nisur asgjë për ta lënë në gjysmë. Kjo është një nisëm shumë serioze. Pak ditë më pas u kontaktova nga drejtuesit lokalë të PD pasi më thanë se më shihnin si figura ekuilibruese e opozitës”, u shpreh kandidati.
    Dhe në fund ai nënvizoi se fryma në këtë garë është e rëndësishme dhe bënte pjesë tek ekuacioni që çonte në fitore.
    “Politika dhe fitorja është aritmetikë, por shpesh në ekuacion futet dhe fryma që krijohet”, u shpreh Sota.

  • Vrau të riun nga Kukësi për një faturë 400 euro, dënohet me 24 vite burg ‘Kobra’

    Vrau të riun nga Kukësi për një faturë 400 euro, dënohet me 24 vite burg ‘Kobra’

    KOSOVË-Dibran Hoxhaj, i njohur si “Kobra”, është dënuar me 24 vjet burg për vrasjen që ndodhi në lokalin “Cobra City” në Prizren në vitin 2023. Hoxhaj u dënua me 23 vjet burg për vrasje të rëndë, dhe për posedim të armëve u dënua me 2 vjet burg. Edhe të akuzuarit e tjerë në lidhje me vrasjen janë dënuar me burg.

    Konkretisht Roland Susuri u dënua me 4 vjet e gjysmë burg për manipulim provash, 1 vit e gjysmë burg për pjesëmarrje në sherr dhe 1 vit e gjysmë burg për armëmbajtje pa leje. Gjykata i dha atij një dënim të vetëm prej 7 vjetësh burg. Arben Vezaj është dënuar me 1 vit burg për pjesëmarrje në rrahje, ku përfshihet edhe koha e kaluar në paraburgim, raporton Betimi për Drejtësi. 
    Ndërkohë, Burim Mazreku u dënua me 1 vit burg për manipulim provash, ku përfshihet edhe koha e kaluar në paraburgim. I akuzuari Jesmir Badallaj u dënua me 1 vit e 6 muaj për pjesëmarrje në rrahje dhe 10 muaj për armëmbajtje pa leje. Ai u dënua me një dënim të kombinuar prej 2 vitesh burgim, duke përfshirë edhe kohën e kaluar në paraburgim.
    Motivi i vrasjes, sipas aktakuzës, ishte një faturë prej 400 eurosh, të cilën viktima dhe shokët e tij nuk pranuan ta paguanin. ‘Kobra’ dyshohet se gjuajti në drejtim të veturës në të cilën ndodheshin dy klientët e tij, ku njëri mbeti i vrarë, tjetri i plagosur. 
    Dibran Hoxhaj ekspozohet shumë në rrjete sociale dhe e do famën. Ai shpesh është shfaqur edhe në intervista televizive ku ka ekspozuar jetën e tij superluksoze./ZËRI