Tag: gjysma

  • Rama u kërkon votën duke i fyer dibranët: Gjysma e burrave shqiptarë janë çyrykë

    Rama u kërkon votën duke i fyer dibranët: Gjysma e burrave shqiptarë janë çyrykë

    Kryeministri Edi Rama mori pjesë në një takim me gratë dhe vajzat e Dibrës ku tha se do tentojë katër mandate dhe se shumica e votave do të vijnë pikërisht nga gratë dhe vajzat e qarkut.
    Në një moment, teksa përpiqej të joshte gjininë femërore me fjalë të bukura për tu marrë votën, Rama tha se gjysma e burrave shqiptarë janë çyrykë.
    Mesa duket, Rama i ka humbur shpresat që meshkujt do i japin fitoren që po përpiqet ta marrë me të gjitha format dhe tashmë u serviloset femrave dhe grave me shpresën që ti shtohet ndonjë votë.
    “Dua të them këtë, sot, kur sapo hyra, më është kujtuar takimi i parë me Partinë Socialiste të Dibrës. Takimi i parë në PS-në e Dibrës, të gjithë burra, të mbyllur në një strofull atje, njëri hedh, tjetri kap, nuk merrja vesh çfarë thoshin, por kuptova që më budallai aty isha unë. Dhe sot, para se të vinim, ishim ulur te bulevardi dhe i thash Astrit Ademit, ti asnjëherë nuk e ke besuar që PS-ja këtu, nëse nuk i nxjerrë gratë nga shtëpitë që t’i japë komandën dhe nëse gratë nuk e japin komandën, nuk fiton kurrë. Dhe sot, faktikisht, gjithë kjo pamje që ishte e paimagjinueshme 10 vite përpara, është pamja e fitores tonë.

    Unë deri pa e parë këtë pamje nuk e besoja. Tani, që të na shohë pak televizori, unë këtë besoj se dhe mund të realizohet. Por ajo që është e rëndësishme, është 4 apo 3, më datë 11 maji, falë jush, Dibra do votojë aty ku duhet dhe më 12 maj do gdhihet rozë, sepse Dibra është3 grua, Shqipëria është grua, edhe Europa është grua. Mua personalisht nuk ka asgjë që më bën më shumë krenar, sepse kjo forcë mbështetjen më të madhe ka gratë dhe vajzat në të gjithë Shqipërinë. Parafytyroni, në të gjithë Shqipërinë, PS e mbështesin 56% e grave dhe vajzave.
    Llogaria është shumë e thjeshtë, nëse ne kemi shumicën e votuesve të parë, na mjafton vetëm gjysma e burrave, se kjo jetë në këtë vend më ka mësuar që gjysma e burrave janë normal në këtë vend, gjysma janë çyryk. Dhe të trija këto forca bashkë do bëjnë që më 11 maj do kemi fitoren më të bukur të të gjitha fitoreve tona. Kjo është e 10-ta dhe 10-ta do jetë me notën 10 falë grave dhe vajzave që jeni këtu”– tha Rama.

  • “56% e grave dhe vajzave mbështesin PS”, Rama në Dibër: Na duhen vetëm gjysma e burrave!

    “56% e grave dhe vajzave mbështesin PS”, Rama në Dibër: Na duhen vetëm gjysma e burrave!

    Kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar këtë të enjte një takim me gratë socialiste në Dibër nën sloganin “Dibra është grua, Shqipëria është grua, Europa është grua”.
    Rama tha se Partia Socialiste shumicën e mbështetësve të saj, rreth 56%  i ka gra e vajza.
    Ai theksoi se duhet vetëm gjysma e burrave për të rrëmbyer një fitore në garën e 11 majit, teksa nuk kurseu as batutat duke nënvizuar se gjysma e pjesës tjetër të gjinisë mashkullore janë çyryk.

    Rama: Më 11 maj, falë jush, vajzave dhe grave të Dibrës, Dibra do të votojë aty ku duhet dhe më 12 maj do të gdhihet rozë. Dibra është grua, Shqipëria është grua dhe Europa është grua. Kjo forcë, mbështetjen më të madhe dhe forcën e saj më të madhe e ka te gratë dhe vajzat. 56% e grave dhe vajzave e mbështesin Partinë Socialiste. Nëse kemi shumicën e votuesve të parë, na mjafton vetëm gjysma e burrave  nuk na duhen më shumë. Vetëm gjysma e burrave janë normalë në këtë vend, gjysma janë çyryk.
    Më 11 maj do të kemi fitoren më të bukur të të gjitha fitoreve tona. Më pyesnin disa: “Pse e filloi fushatën PS nëpër salla me gra?” Përgjigjja ime është: Po me kë të fillonte? Imagjinoni sikur ju të gjitha të iknit nga Shqipëria për një muaj dhe burrat t’i linit këtu. Kur të ktheheni, do të gjeni ca njerëz me bisht.
    Unë jam shumë krenar që kemi arritur kaq shumë në këto vite. 15% gra e vajza ka pasur kur kemi nisur rrugëtimin e PS-së, sot janë 40%. Nuk duhet të ndalemi!
    /vizionplus.tv

  • “Gjysma e burrave në këtë vend janë çyrykë”, Rama kërkon vota për PS në Dibër

    “Gjysma e burrave në këtë vend janë çyrykë”, Rama kërkon vota për PS në Dibër

    Kryeministri Edi Rama po zhvillon pasditen e sotme një takim me gratë dhe vajzat në Dibër, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit.
    Në këtë takim, Rama u përball me një slogan ku shkruhej “4 me 1 s’ka bo vaki, nga Burreli në Peshkopi”.
    Kreu i qeverisë u shpreh i bindur se më 12 maj Dibra do gdhihet rozë, ndërsa u shpreh se fuqia e PS është gruaja dhe vajzave. Kryesocialisti nuk i la as në këtë takim ironitë për burrat shqiptarë, ku u shpreh se gjysma e tyre janë normal dhe gjysma tjetër janë çyrykë.
    Pjesë nga fjala e Edi Ramës:
    “Sot kur sapo hyra më është kujtuar takimi i parë në PS e Dibrës. Takimi i parë në PS e Dibrës, gjithë burra, mbyllur në një si strofull. Njëri hudh, tjetri kap, nuk merrja vesh ca thoshin dhe as me kë e kishin as ku donin të dilnin, por një gjë e kuptova që më budallai aty isha unë. Sot para se të vinim ishim ulur aty dhe i thashë Astrit Ademit, ti asnjëherë nuk e ke besuar se PS këtu nëse nuk i nxjerr gratë nga shtëpitë që ti japë komandën dhe nëse këtu nuk e marrin gratë dibrane komandën nuk fiton kurrë. Sot faktikisht gjithë kjo pamje që ishte e paimagjinueshme 10 vjet më parë është pamja e fitores tonë.
    4 me 1 ska bo vaki nga Burreli në Peshkopi. Mendoj se kjo do realizohet. Ajo që është e rëndësishme 4 apo 3 në 11 maj Dibra do votojë aty ku duhet dhe më 12 maj do gdhihet rozë. Sepse Dibra është grua, Shqipëria është grua, edhe Evropa është grua.
    Mua nuk ka gjë tjetër që më bën krenar sesa fakti sesa kjo forcë themelin më të madh ka gratë dhe vajzat në të gjithë Shqipërinë. Në gjithë Shqipërinë PS e mbështesin 56% e grave dhe vajzave. Ka disa qarqe që shkon 65%, Dibra është rreth 60%.
    Nëse ne kemi 60% të grave dhe vajzave, nëse ne kemi shumicën e votuesve të parë, na mjafton vetëm gjysma e burrave, sepse kjo jetë këtu në këtë vend më ka mësuar që gjysma e burrave janë normal, gjysma tjetër janë çyrykë.”

  • “Gjysma e burrave janë normalë, gjysma çyrykë”, Rama me gratë e Dibrës: Më 12 Maj do gdhihet rozë

    “Gjysma e burrave janë normalë, gjysma çyrykë”, Rama me gratë e Dibrës: Më 12 Maj do gdhihet rozë

    Kryesocialisti Edi Rama e vijoi fushatën elektorale këtë të enjte në Dibër ku u takua me gratë dhe vajzat e këtij qarku. Nga Pallati i Sportit tha se iu kujtua takimi i parë me strukturat e PS-së në Dibër.
    “Dua t’ju them këtë që sot kur sapo hyra më është kujtuar takimi i parë në PS-në e Dibrës. Takimi i parë në Partinë Socialiste të Dibrës, të gjithë burra, të mbyllur në një si strofull atje, njëri hidh, tjetri prit, njëri kap, tjetri hidh poshtë. Nuk merrsha vesh as çfarë thoshin, as me kë e kishin, as ku dojshin me dalë, por kuptoja vetëm një gjë, që më budallai aty isha unë”, tha Rama.

    Kryeministri Rama tha se fakti që “komanda” u ka shkuar grave të Dibrës, është arsyeja pse beson se socialistët mund të fitojnë 4 me 1 më 11 Maj.

    “4 apo 3 në datën 11 Maj falë jush grave dhe vajzave të Dibrës në radhë të parë, Dibra do votojë aty ku duhet dhe në 12 Maj do gdhihet rozë”, tha Rama.
    Kryesocialisti Rama u shpreh krenar se partia e tij ka themelin më të fortë mbështetjen nga gratë dhe vajzat në të gjithë Shqipërinë. Për fitoren në 11 Maj tha se u duhen vetëm ato, vota e të rinjve dhe gjysma e burrave sepse jeta i ka treguar se “gjysma tjetër janë çyrykë”.
    “Dibra është grua, Shqipëria është grua edhe Europa është grua. Dhe mua personalisht nuk ka asgjë që më bën më shumë krenar si kryetar i PS se sa fakti që kjo forcë mbështetjen më të madhe dhe themelin e vet më të fortë ka gratë dhe vajzat në të gjithë Shqipërinë. PS-në e mbështesin 56% e grave dhe e vajzave. Ka disa qarqe ku shkon në 65%. Dibra është diku te 60%. Llogaria është shumë e thjeshtë. Nëse kemi 60% të grave dhe vajzave, nëse kemi shumicën e votuesve të parë, na mjafton vetëm gjysma e burrave nuk na duhen më shumë, se kjo jetë në këtë vend më ka mësuar, gjysma e burrave janë normalë në këtë vend, gjysma janë çyrykë. Të treja këto forca do të bëjnë që më 11 Maj në të gjithë Shqipërinë të kemi fitoren më të bukur të të gjitha fitoreve tona”, tha Rama.

  • “Gjysma e burrave në këtë vend janë çyrykë”/ Rama për kryebashkiaken e Bulqizës: Kur më thanë që ishte e divorcuar…

    “Gjysma e burrave në këtë vend janë çyrykë”/ Rama për kryebashkiaken e Bulqizës: Kur më thanë që ishte e divorcuar…

    Kryeministri Edi Rama mori pjesë në një takim me gratë dhe vajzat e Dibrës.

    Ai u shpreh se në Dibër do tentojë katër mandate dhe se shumica e votave do të vijnë pikërisht nga gratë dhe vajzat e qarkut.
    “Dua të them këtë, sot, kur sapo hyra, më është kujtuar takimi i parë me Partinë Socialiste të Dibrës. Takimi i parë në PS-në e Dibrës, të gjithë burra, të mbyllur në një strofull atje, njëri hedh, tjetri kap, nuk merrja vesh çfarë thoshin, por kuptova që më budallai aty isha unë. Dhe sot, para se të vinim, ishim ulur te bulevardi dhe i thash Astrit Ademit, ti asnjëherë nuk e ke besuar që PS-ja këtu, nëse nuk i nxjerrë gratë nga shtëpitë që t’i japë komandën dhe nëse gratë nuk e japin komandën, nuk fiton kurrë. Dhe sot, faktikisht, gjithë kjo pamje që ishte e paimagjinueshme 10 vite përpara, është pamja e fitores tonë.
    Unë deri pa e parë këtë pamje nuk e besoja. Tani, që të na shohë pak televizori, unë këtë besoj se dhe mund të realizohet. Por ajo që është e rëndësishme, është 4 apo 3, më datë 11 maji, falë jush, Dibra do votojë aty ku duhet dhe më 12 maj do gdhihet rozë, sepse Dibra është3 grua, Shqipëria është grua, edhe Europa është grua. Mua personalisht nuk ka asgjë që më bën më shumë krenar, sepse kjo forcë mbështetjen më të madhe ka gratë dhe vajzat në të gjithë Shqipërinë. Parafytyroni, në të gjithë Shqipërinë, PS e mbështesin 56% e grave dhe vajzave.
    Llogaria është shumë e thjeshtë, nëse ne kemi shumicën e votuesve të parë, na mjafton vetëm gjysma e burrave, se kjo jetë në këtë vend më ka mësuar që gjysma e burrave janë normal në këtë vend, gjysma janë çyryk. Dhe të trija këto forca bashkë do bëjnë që më 11 maj do kemi fitoren më të bukur të të gjitha fitoreve tona. Kjo është e 10-ta dhe 10-ta do jetë me notën 10 falë grave dhe vajzave që jeni këtu”.
    Më pas Rama u ndal dhe te kryebashkiakja e Bulqizës, Festime Mjeshtri, e cila sipas tij arriti të fitonte nga gratë e Bulqizës.
    “Kur pyeta më thanë që ‘po sikur nuk ma duan shumë disa se është ndarë nga burri’. Është ndarë nga burri? Po atë zgjidh i thashë se ajo është për ne dhe ja ku është. Si fitoi Festa në Bulqizë? Fitoi me gra”, shtoi Rama.

    Top Channel