Tag: gjysma

  • “Gjysma janë amatorë”, Dabulla shpërthen për gjendjen e Tiranës: Kush dreqin i ka gjetur këta lojtarë katastrofë

    “Gjysma janë amatorë”, Dabulla shpërthen për gjendjen e Tiranës: Kush dreqin i ka gjetur këta lojtarë katastrofë

    Rezart Dabulla nuk sheh dritë në fund të tunelit për Tiranën, teksa edhe ardhja e trajnerit Nuhiu nuk e bind. Ish-lojtari i bardhebluve ka thënë në studion e emisionit “Mega Sport” në “A2 CNN” se niveli i futbollistëve aktualë nuk është ai që nevojitet për një klub si Tirana.
    “Unë Nuhiut i uroj suksese, sepse kam një problem, nuk dua të shoh që ekipi im i zemrës të dalë nga kategoria. I uroj me shpirt sukses, por edhe Nuhiun e kanë hequr për rezultate të dobëta nga Gjilani. Për këtë arsye e hoqën. Ka ardhur në një ambjent që mbase e njeh, mbase nuk e njeh.
    Është katastrofë futbolli që kanë në këmbë këta lojtarë që ka Tirana. Për mua janë amatorë gjysma e tyre. Nuk e di kush dreqin i ka gjetur dhe i ka marrë në ekip”, ka thënë Rezart Dabulla./Sport Ekspres/

  • INSTAT/ Si mbyllet muaji për shumicën e shqiptarëve?

    INSTAT/ Si mbyllet muaji për shumicën e shqiptarëve?

    Më shumë se gjysma e familjeve shqiptare, plot 55%, po përballen me vështirësi serioze për të mbyllur muajin. Sipas të dhënave të Eurostat, shqiptarët ndihen shumë më të varfër krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian, ku vetëm 17% e qytetarëve e ndjejnë barrën ekonomike në këtë shkallë.
    Në rajon, tabloja mbetet më e butë: 34% e serbëve, rreth gjysma e malazezëve dhe po aq maqedonas deklarojnë se ndihen të varfër. Megjithatë, Shqipëria renditet ndër më të goditurat, e dyta pas Greqisë, ku 67% e popullsisë percepton se jeton në kushte varfërie.
    Eurostat mat jo vetëm varfërinë “zyrtare”, që lidhet me të ardhurat dhe mundësitë materiale, por edhe atë “subjektive”, pra mënyrën se si qytetarët e ndjejnë realisht jetesën e tyre. Dhe pikërisht këtu, perceptimi në Shqipëri është shumë më i errët se shifrat në letër.
    Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2024, treguesi i rrezikut për të qenë i varfër ishte 19%, me një prag të ardhurash prej vetëm 330 lekësh në ditë, ose 9,700 lekë në muaj për person. Por në anën tjetër, mbi gjysma e shqiptarëve ndihen të varfër, një diferencë e thellë prej më shumë se 30 pikë përqindje që tregon se realiteti i përditshëm peshon shumë më rëndë se statistikat.

  • “Shqipëria, kampione e varfërisë”, Teliti: Gati gjysma e qytetarëve nuk përballojnë nevojat bazike

    “Shqipëria, kampione e varfërisë”, Teliti: Gati gjysma e qytetarëve nuk përballojnë nevojat bazike

    Këshilltari për Çështjet Ekonomike PD, Dorjan Teliti, ka reaguar pas publikimit të të dhënave mbi nivelet e larta të varfërisë dhe privimit social në vend. Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehet se Shqipëria është “kampione” e varfërisë, sepse 40.5% e shqiptarëve janë në rrezik varfërie ose përjashtimi social. Sipas tij situata më dramatike është në veri të vendit, ku gati gjysma e familjeve nuk arrijnë të përballojnë nevojat bazike. Ai apelon për ndryshim rrënjësor dhe thekson se nevojitet një shtet që punon për qytetarët e jo kundër tyre.
    “Shqipëria “kampione” e varfërisë, çdo gjë tjetër thjesht propagandë. Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT, 40.5% e shqiptarëve janë në rrezik varfërie ose përjashtimi social.
    Në veri të vendit, situata është edhe më dramatike, pasi gati gjysma e familjeve nuk arrijnë të përballojnë nevojat bazike. Kjo nuk është thjesht statistikë, por realiteti i hidhur që çdo ditë e më shumë po boshatis Shqipërinë.
    Varfëria, pabarazia dhe mungesa e shpresës nuk janë çështje “fati”, por pasojë e keqqeverisjes, e mungesës së vizionit dhe abuzimit me paratë publike.
    Ndërsa disa pasurohen padrejtësisht, shumica e qytetarëve jetojnë në ankth për faturat, ushqimin, arsimimin, shëndetin dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre.
    Shqipëria nuk e meriton këtë gjendje varfërie, përkundrazi.
    Nevojitet ndryshim rrënjësor, nevojitet një shtet që punon për qytetarët e jo kundër tyre” .

  • Punonjësit – e huaj

    Punonjësit – e huaj

    Më shumë se gjysma e punonjësve të huaj që kanë ardhur në Shqipëri në 2024 për të punuar kanë qenë të punësuar në sektorin e turizmit.Sipas të dhënave zyrtare të Tatimeve, gjatë periudhës qershor–shtator 2024, janë punësuar në total 6,906 shtetas të huaj në turizmin sezonal përgjatë 4 muajve të sezonit turistik.Numri i të huajve të punësuar në këtë sektor për periudhën qershor 2024- shtator 2024…

  • Bosnjë, OBSH: Më shumë se gjysma e të rriturve vuajnë nga hipertensioni

    Bosnjë, OBSH: Më shumë se gjysma e të rriturve vuajnë nga hipertensioni

    Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) publikoi raportin e saj të dytë global mbi hipertensionin, duke treguar se 1.4 miliardë njerëz vuanin nga hipertensioni në vitin 2024, megjithatë vetëm pak më shumë se një në pesë e kanë nën kontroll, qoftë përmes ilaçeve ose duke adresuar faktorët e rrezikut të modifikueshëm.Rreth 1.1 milionë të rritur në Bosnjë dhe Hercegovinë vuajnë nga hipertensioni. …

  • Paga mesatare 830 euro, por gjysma e të punësuarve në vend marrin më pak se 630 euro në muaj

    Paga mesatare 830 euro, por gjysma e të punësuarve në vend marrin më pak se 630 euro në muaj

    Paga mediane arriti në 63,456 lekë në tremujorin e dytë të vitit 2025, ose rreth 630 euro. Kjo do të thotë se gjysma e të gjithë të punësuarve në Shqipëri kanë marrë një pagë mujore bruto më të vogël ose të barabartë me këtë shumë, ndërsa gjysma tjetër ka marrë më shumë.Paga mediane përfaqëson një nivel më të ulët se paga mesatare e cila në të njëjtën periudhe ishte mbi 83 mijë lekë bruto në muaj (rreth 830 euro). Më të dhëna zyrtare paga mediane ishte 24% më e ulët se paga mesatare në tremujorin e dytë të vitit aktual.Paga mesatare dhe paga mediane janë dy mënyra të ndryshme për të treguar sa fitojnë punonjësit. Paga mesatare llogaritet duke mbledhur të gjitha pagat dhe duke i pjesëtuar me numrin e punonjësve dhe përfaqëson një mesatare aritmetike te të ardhurave.Ndërsa paga mediane, rendit të gjitha pagat nga më e vogla tek më e madhja dhe merr pikën që ndodhet në mes. Kjo do të thotë se gjysma e njerëzve fitojnë më pak se ajo vlerë dhe gjysma tjetër fitojnë më shumë.Për shkak se nuk ndikohet nga ekstremet, mediana tregon më qartë se, cila është paga tipike e një punonjësi të zakonshëm. Psh shembull nëse vetëm pak punonjës marrin paga shumë të larta, mesatarja mund të duket e madhe, por mediana mbetet e pandryshuar dhe tregon realitetin e shumicës.Paga mediane është treguesi më i saktë për të matur pabarazinë në pagë të punonjësve. Shumë vende për të matur standardin e jetesës shpesh referohen tek paga mediane.Mediana e pagave u rrit e 13.3 për qind ndërmjet tre mujorit të dytë 2024 dhe atij 2025. Në prill-qershor të vitit të kaluar 50 për qind e punonjësve morën me deri 56 mijë lekë në muaj.Të dhënat e fundit mbi medianën e pagës mujore bruto tregojnë një dinamikë të fortë rritjeje gjatë viteve 2024 dhe 2025, duke shënuar një nga periudhat më të theksuara të rritjes së pagave në Shqipëri.Në fillim të vitit 2024, paga mediane ishte rreth 55 mijë lekë, ndërsa deri në fund të vitit u ngjit në 58 mijë lekë, duke reflektuar një rritje të qëndrueshme 3-mujor pas 3-mujori. Krahasuar me vitet 2022–2023, kur rritjet vjetore luhateshin mes 4–7%, vitet 2024–2025 paraqiten si periudha më agresive në përmirësimin e pagave.Ky zhvillim lidhet me politikat fiskale dhe rritjen e pagës minimale, ashtu edhe me presionin e tregut të punës, ku mungesa e fuqisë punëtore ka shtyrë kompanitë të ofrojnë paga më të larta, si dhe një politike për të rritur pagat drejt mesatares 900 euro në muaj në sektorin publik./ B.HoxhaBurimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “Beteja e opozitës duhet të jetë me Edi Ramën”/ Reagon Shehi: Gjysma e atyre që kanë qeverisur, duhet të ishin në burg

    “Beteja e opozitës duhet të jetë me Edi Ramën”/ Reagon Shehi: Gjysma e atyre që kanë qeverisur, duhet të ishin në burg

    “Beteja e opozitës duhet të jetë me Edi Ramën dhe jo me Altin Dumanin. Këta zotërinj për herë të parë kanë thërritur disa njerëz nëpër gjyqe që të tjerët nuk e kishin bërë deri më sot. Uroj që nga kjo histori të dalë diçka”.
    Kështu u shpreh Dashamir Shehi, kryetar i LZHK, në një emision televiziv. Ai shtoi se nuk ka njohuri personale për Altin Dumanin dhe nuk e sheh si armik të opozitës. Ai theksoi se opozita ka bërë gabim duke sulmuar organet e drejtësisë, duke krijuar idenë se Prokuroria përfaqëson një kërcënim ndaj tyre. “Kush është i ndershëm nuk ka pse të trembet nga Prokuroria,” tha Shehi.
    Ai kujtoi eksperiencën e tij të gjatë me sistemin e drejtësisë. “Se po të ishte për t’u futur në burgje, këtu duhet të ishin futur gjysma e atyre që kanë qeverisur vendin,” shtoi ai.
    Shehi mbështeti hetimet e SPAK-ut, duke vlerësuar që për herë të parë disa figura po përballen me ligjin. Ai e cilësoi këtë një hap pozitiv për drejtësinë, duke nënvizuar nevojën që opozita të fokusojë energjitë te qeveria aktuale dhe jo te organet e hetimit.

  • Kroos tallet keq me 145 milionë euroshin e Premier League: Gjysma e audiencës sonë nuk e njeh fare…

    Kroos tallet keq me 145 milionë euroshin e Premier League: Gjysma e audiencës sonë nuk e njeh fare…

    4 Shtator 2025

    12:03

    Alfred Lleshi

    Transferimi i Alexander Isak te Liverpool për 145 milionë euro ka tronditur Premier League, teksa Toni Kroos nuk ngurroi të shprehte opinionin e tij në podcastin “Einfach mal Luppen”, së bashku me vëllain Félix: “Faleminderit për besimin, dëgjuesit tanë, por do të thoja se rreth gjysma juaj nuk keni dëgjuar asnjëherë për Isak. Gjykoni vetë, seriozisht”.
    Félix shtoi: “Mund t’ju kujtohet vetëm nga koha te Borussia Dortmund” (duke iu referuar kalimit të tij te BVB). Isak mbërriti te verdhezinjtë e Bundesligës nga AIK më 2017 për 8.6 milionë euro, por luajti vetëm 13 ndeshje (281 minuta), duke shënuar 1 gol dhe dhënë 1 asist.
    “Në Dortmund nuk bëri asgjë të madhe”, – tha Kroos, duke shtuar se shuma e paguar për transferimin e tij nag Liverpool është padyshim shumë e ekzagjeruar.

  • “Shqipërisë i kanë ikur gjysma e mjekëve”/ PL, godet arsimin: Studentët zgjedhin largimin jashtë ose…

    “Shqipërisë i kanë ikur gjysma e mjekëve”/ PL, godet arsimin: Studentët zgjedhin largimin jashtë ose…

    Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar sot për atë që ajo e cilëson shkatërrimin e mëtejshëm të arsimit.
    Sipas Xhixhos, Shqipërisë i kanë ikur gjysma e mjekëve dhe me ligjin e ri jo vetëm që nuk i zëvendëson dot, por vret ëndrrat e të rinjve që duan mjekësinë dhe njëkohësisht dëmtom ekonominë e familjeve të tyre.
    Postimi i Erisa Xhixhos:
    Shkatërrimi i mëtejshëm i arsimit është e garantuar që do të vazhdojë. Efektet e ligjit për pengmarrjen e diplomave të studentëve të mjekësisë kanë nisur të shihen.
    Numri i maturantëve që kanë zgjedhur Mjekësinë e Përgjithshme është reduktuar me 40%.
    Ashtu si kishim paralajmëruar, detyrimi me ligj për të qëndruar në Shqipëri edhe tre vjet pas diplomimit, po i shtyn studentët të zgjedhin largimin jashtë ose universitetin privat.
    Shqipërisë i kanë ikur gjysma e mjekëve! Me këtë ligj, jo vetëm që nuk i zëvendëson dot, por vret ëndrrat e të rinjve që duan mjekësinë dhe njëkohësisht dëmtom ekonominë e familjeve të tyre.
    Më pak mjekë, më pak mësues, më pak profesionistë të shkencës. Kjo nuk është cilësia e arsimit me të cilin mund të integrohet vendi në BE!