Tag: gjyshit

  • “Ndërroi jetë babgjyshi”/ Mozzik dhe Getinjo ndajnë lajmin e trishtë, ndahet nga jeta personi i tyre i shtrenjtë

    “Ndërroi jetë babgjyshi”/ Mozzik dhe Getinjo ndajnë lajmin e trishtë, ndahet nga jeta personi i tyre i shtrenjtë

    Vëllezërit Mozzik dhe Getinjo, kanë ndarë ditën e sotme me ndjekësit lajmin e dhimbshëm të humbjes së gjyshit të tyre. Përmes postimeve prekëse në rrjete sociale, artistët kanë shprehur pikëllimin dhe respektin e madh që kishin për figurën e tij.
    Mozzik publikoi një foto të vjetër me gjyshin, të shoqëruar me një njoftim mortor, ku me dhimbje njoftonte familjarët, miqtë dhe të afërmit se Bafti Hetemi, babai i nënës së tyre, ishte ndarë nga jeta. Ai e përshkroi të ndjerin si “njeri të urtë, të pastër dhe të respektuar”, ndërsa uroi që Zoti ta shpërblejë për çdo të mirë që ka bërë gjatë jetës së tij.
    “Lamtumirë gjyshi jem… t’fala dajës Muzafer dhe dajës Burim. Thuaju se i kujtojmë, i duam dhe s’i harrojmë kurrë.”
    Edhe Getinjo reagoi menjëherë, duke shpërndarë një foto të fundit të gjyshit të tij në spital, ndërsa mbante dorën e tij. Ai shkroi:
    “Ndërroi jetë babgjyshi. Allahu e mëshiroftë. Gjyshërit na i këpusin shpirtin.”
    Postimet e Mozzik dhe Getinjo ngjallën menjëherë reagime dhe ngushëllime nga mijëra fansa dhe figura publike. Kujtojmë se dyshja postuan edhe ditë më parë për gjendjen e rëndë të gjyshit, e madje kërkuan ndihmë dhe lutje për shërimin e tij.
    Screenshot
    Screenshot

  • Lubia e ka kërcënuar Ramën se nuk do lejoj kurrë të kem fatin e gjyshit tim që u ekzekutua me firmën e babait tënd

    Lubia e ka kërcënuar Ramën se nuk do lejoj kurrë të kem fatin e gjyshit tim që u ekzekutua me firmën e babait tënd

    Lubia e ka kërcënuar Ramën se nuk do lejoj kurrë të kem fatin e gjyshit tim që u ekzekutua me firmën e babait tënd
    Kryetari i PD, Sali Berisha, në konferencën me gazetarët tha se, Belinda Balluku e ka kërcënuar Edi Ramën se nuk do lejoj kurrë të kem fatin e gjyshit tim që u ekzekutua me firmën e babait tënd.
    “Së dyti, dua t’ju informoj se Lubi Balluku ka nxjerrë dhëmbët e kërcënimit ndaj Edi Ramës, të parit, por edhe të tjerëve me radhë.
    Burime të fshehta të Partisë Socialiste njoftojnë se në mbledhjen e zhvilluar në selinë e PS, ku Edi Rama ka sulmuar Skapin dhe ka mbrojtur Lubinë, duke deklaruar se këto janë sulme kundër tij dhe partisë së tij, se Lubia është e pafajshme, Lubia vetë ka qenë e egër dhe e pamëshirë ndaj audiencës.
    Edhe në këtë mbledhje, Lubia e ka bërë të qartë se do u marr me vete, atë që i ka thënë Ramës, ajo ua ka thënë edhe në mbledhje aty ku eksponent më kryesor ishte, përveç Ogertës, edhe Pëllumbesha Spirgjoka.
    Lubia ka qenë shumë e egër në atë mbledhje.
    Ndaj dhe Ramës ia ka bërë të qartë që absolutisht për çdo gjë që mund të avancojë, do jesh ti kurban para meje sepse nuk kam bërë gjë tjetër vetëm kam zbatuar urdhrat e tua.
    I ka rikujtuar në një moment, ndonëse miqësia e tyre ka qenë e pakufishme, është e njohur kjo, besnikëria e tyre, luajaliteti ka qenë i pakufishëm që në bashki, ndaj dhe ajo është shpërblyer me atë post që ka marrë, por përsëri ka rikujtuar: mos lejo të përsëritet më, se nuk do lejoj kurrë të kem fatin e gjyshit tim që u ekzekutua me firmën e babait tënd.
    Pra ia ka vënë kufirin tek thana dhe ka dëshmuar se është e gatshme që të fshijë të gjitha miqësitë, të gjithë të shkuarën në qoftë se Edi Rarma guxon për një moment që për të shpëtuar veten, të dorëzojë Lubinë”, tha Berisha.

  • Davide Lippi: Babai i kërkoi falje gjyshit te varri pse pranoi ofertën e Juventusit

    Davide Lippi: Babai i kërkoi falje gjyshit te varri pse pranoi ofertën e Juventusit

    30 Tetor 2025

    11:04

    Alfred Lleshi

    Davide Lippi rrëfeu marrëdhënien me babanë, Marcello Lippi. Ai kujton ditën kur babai pranoi ofertën e Luciano Moggi te Juventusi: “Shkoi te varri i gjyshit, një socialist toskan kundër Agnellit, për t’i kërkuar falje pse po e pranonte atë ofertë. Të tilla janë vlerat tona familjare”.
    Vlerat e forta familjare e bënë Lippin të refuzonte vazhdimin si trajner i Italisë pas Botërorit 2006, për të mbrojtur djalin e tij, i përfshirë në skandalin “Calciopoli”: “Nuk ma tha kurrë, por ai e la kombëtaren për të më mbrojtur, edhe pse donin që të qëndronte.
    Emri im mund të përdorej në ‘Calciopoli’. Mund ta kishte fituar edhe Europianin, por zgjodhi të ishte baba e jo trajner. Më pas bëri gabimin e kthimit te Moggi pas dy vitesh”.
     
     

  • KËRKIME NGA KOSOVA NË BIHOR: VËLLEZËRIT BAJRAKTARI GJETËN VARRIN E GJYSHIT TË TYRE QË RA DËSHMOR PARA  80 VITEVE

    KËRKIME NGA KOSOVA NË BIHOR: VËLLEZËRIT BAJRAKTARI GJETËN VARRIN E GJYSHIT TË TYRE QË RA DËSHMOR PARA  80 VITEVE

    Vëllezërit Gani dhe Mustaf Bajraktari nga Kosova, ditë më parë në zonën e Petnjicës  së Bihorit kanë gjetur varrin e gjyshit të tyre, i cili vdiq gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sipas tyre, konfirmimin përmes analizës së ADN-së do ta kërkojnë në periudhën e ardhshme.

    Siç thonë ata, gjyshi i tyre ishte komandant i ushtrisë shqiptare dhe quhej Zymer Bajraktari dhe sipas tregimit të babait, ky komandant ka vdekur në Bihor në një përballje të përgjakshme në vitin 1943.

    Pasardhësit e këtij komandanti shqiptar, me shumë pak informacion, u nisën për një kërkim që i çoi në Bihor. Një nga motivet e forta të kërkimit ishte amaneti i babait të tyre me të cilin i detyronte të gjenin varrin e gjyshit dhe ta çonin në vendlindje.

    Duke folur me vendasit, të dhënat i çuan shpejt në Radmanac. Banorët e moshuar kujtuan historinë sipas së cilës një ushtar shqiptar, emri i të cilit nuk ia dinin u vra në një konfrontim ushtarak në grykën e Radmanit, mbi shpellë. Vetëm pas disa ditësh, gratë e atij fshati e gjetën trupin dhe e varrosën në varrezat e fshatit aty pranë. Pas kësaj, mbeti vetëm historia që u transmetua, se një shqiptar nga Kosova i vdekur po prehet në varrezat e Radmancit. Afati kohor dhe tregimet përputhen shumë, andaj ka shumë mundësi që vërtet të jetë varri i Bajraktarit.

    Njëri nga vëllezërit, Gani Bajraktari, ka shkruar në profilin e tij në FB se janë nisur në një mision që në fillim dukej i pamundur dhe përfundoi me një rezultat të plotë.

    “Varri i gjyshit tim – Zymer Bajraktarit, i cili ra në altarin e lirisë 80 vjet më parë, duke udhëhequr një çetë vullnetarësh shqiptarë të Kosovës! Emocion i papërshkrueshëm për mua, vëllain Mustafa, Bedri Tahirin (doajeni i letërsisë shqipe, enciklopedi më vete), që na shoqëron në këtë rrugëtim dhe miqtë vendas që nuk na kanë lënë kurrë”, tha Gani Bajraktari.

    Ai shtoi se kërkimi i gjyshit të tij, me ato pak informacione që kishin, i cili më shumë i ngjante një romani të bukur, u bë realitet falë mikpritjes dhe vullnetit të banorëve të Bihorit dhe Petnjicës.

    “Petnjica është kthyer nga një vend krejtësisht i panjohur në vendin tim të preferuar, ku do ta shijoj më shumë se çdo vend tjetër! Aty ndjeva rrënjët e mia dhe pjesën time në ajrin e saj të pastër. Faleminderit gjysh! Faleminderit Petnjicas, vëllezërit e gjyshit tim”, ka shkruar Gani Bajraktari në faqen e tij në FB.

    Sipas pretendimit të Bajraktarit dhe banorëve të Petnicës, komandant Zymer Bajraktari është varrosur në varrezat e Radmancit nga tri gra, e njëra prej tyre ka qenë gjyshja e Skender Kemë Muratoviqit.

    SAMIR RASTODER/SELMA ADROVIĆ

  • “Çdo iftar me lot në sy”, Ylli Dreshaj rrëfen betejën me depresionin pas humbjes së gjyshit

    “Çdo iftar me lot në sy”, Ylli Dreshaj rrëfen betejën me depresionin pas humbjes së gjyshit

    Ylli Dreshaj, një nga emrat më të përfolur të edicionit të dytë të Ferma VIP, ka rrëfyer detaje nga jeta e tij personale.

    Mes komenteve për bashkëfermerët dhe eksperiencës në reality show Ferma Vip 2, Ylli ndau një kapitull të dhimbshëm të jetës së tij, humbjen e gjyshit, një ngjarje që e tronditi thellë dhe e çoi drejt një gjendjeje depresive. Ai rrëfeu se gjatë muajit të Ramazanit, çdo iftar e kishte ngrënë me lot në sy.
    “Ishte periudha më e errët për mua,” u shpreh Ylli.

    Pak ditë pas ndarjes nga jeta e gjyshit, ai mori vendimin të bëhej pjesë e Ferma Vip 2. Momenti më prekës ishte ai kur Ylli tregoi se kishte përmbushur amanetin e fundit të gjyshit të tij: të bëhej me një shtëpi. Vetëm një ditë pasi u zhvendos në shtëpinë e re, gjyshi i tij ndërroi jetë.
    “Ruaj çdo veshje të gjyshit tim”, tha Ylli mes emocioneve./vizionplus.tv