Tag: gjyqtarja

  • Prokuroria nis verifikimin për Irena Gjokën, gjyqtarja rrezikon deri në 4 vite burg

    Prokuroria nis verifikimin për Irena Gjokën, gjyqtarja rrezikon deri në 4 vite burg

    Irena Gjoka

    TIRANË-Këshilli i Lartë Gjyqësor ka dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme dosjen e plotë të gjyqtares së posaçme, Irena Gjoka. Organi i akuzës, që ka për kompetencë verifikimin e formularëve të vetëdeklarimit në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, ka nisur verifikimin e thelluar ndaj gjyqtares, pas publikimit të dy vendimeve të autoriteteve greke, që tregojnë dëbimin e saj në dhjetor të vitit 2002 për falsifikimin e vizës.
    Vendimi i parë është marrë më 24 dhjetor 2002 nga autoritetet kufitare greke, që i ndaluan hyrjen pasi gjyqtarja është përpjekur të hyjë në Greqi me vizë të falsifikuar si minoritare me mbiemrin Shpata. Veç dëbimit, autoritetet greke i vendosën edhe ndalimin e hyrjes në zonën Shengen për 10 vite. Vendimi i dytë është marrë në 2004 nga gjykata administrative e Janinës, që rrëzoi ankimimin e gjyqtares Irena, Gjoka për shfuqizimin e dëbimit dhe shpalljes ‘non grata’ në Shengen.
    Burime të Voxnews.al pohojnë se verifikimi i thelluar i prokurorisë së përgjithshme do të përqëndrohet në dy drejtime. I pari do të jetë formulari i vetëdeklarimit i plotësuar nga gjyqtarja Irena Gjoka. Formulari do të administrohet dhe verifikohen deklaratat e gjyqtares në të.
    Në të njëjtën kohë, prokuroria e përgjithshme do të dërgojë një letër-porosi pranë autoriteteve greke për të tërhequr në rrugë zyrtare vendimin e gjykatës së Janinës për ndalimin e gjyqtares Irena Gjoka, që në atë kohë mbante mbiemrin Maneku.
    Në rast se Prokuroria e Përgjithshme konfirmon zyrtarisht vendimin e dëbimit të Irena Gjokës, ajo jo vetëm rrezikon vendin e punës, por mund të përballet edhe me proces gjyqësor për veprën penale të “falsifikimit të formularëve”, që dënohet me 1 deri në 4 vite burgim.
    Dritëhijet e vettingut dhe karrierës së gjyqtares Irena Gjoka
    Irena Gjoka u emërua gjyqtare në shkallën e parë të Gjykatës së Posaçme në vitin 2019, kur ende nuk kishte kaluar në filtrat e vettingut, as në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe as në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
    Një vit më vonë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi në detyrë, megjithë shqetësimet e ngritura nga operacioni ndërkombëtar i monitorimit dhe Komisioneri Publik për pasurinë e saj. Në atë kohë, Komisioneri Dariel Sina kërkoi në KPA rrëzimin e vendimit të KPK-së dhe shkarkimin e Gjokës.
    Shqyrtimi në KPA mori disa muaj kohë. Dariel Sina iku nga detyra e komisionerit publik dhe ankimimin e tij në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit e mori në dorë komisionerja Irena Nino. Nino u tërhoq nga kërkesa për shkarkimin e gjyqtares Gjoka dhe në qershor të vitit 2022, Irena Gjoka u konfirmua në detyrë.
    Sipas vendimit të marrë nga trupa e përbërë nga Sokol Çomo, kryesues, Natasha Mulaj relatore, me anëtarë Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz dhe Albana Shtylla, Irena Gjoka kishte nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë, nivel të besueshëm për figurën dhe nivel të mirë kualifikues.
    Në dy vendimet e konfirmimit në detyrë të gjyqtares Irena Gjoka, dy shkallët e vettingut janë bazuar te dokumentacionet e dorëzuara nga vetë gjyqtarja, si dhe nga dosjet e depozituara nga institucionet e tjera të ngarkuara nga ligji për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë.
    Ligji i vettingut ngarkon DSIK që të verifikojë nëse mes kontakteve familjare, apo shoqërore të gjyqtares Gjoka ka persona të dënuar, të proceduar, hetuar, apo akuzuar si pjesëtarë, apo të lidhur me krimin e organizuar. ILDKPI-së ligji i kërkon që të depozitojë deklaratat vjetore të pasurisë së gjyqtares që nga koha kur është përfshirë si subjekt i deklarimit të pasurisë.
    Sa i takon dënimeve brenda dhe jashtë vendit, ligji i vettingut ngarkon vetë subjektin e rivlerësimit, në këtë rast gjyqtaren Irena Gjoka, që të deklarojë në formularin e plotësuar prej saj. Por, sipas formularit të depozituar nga gjyqtarja në KPK, në pikën kur pyetet nëse ka ndonjë vendim ndaj saj nga gjykatat shqiptare apo të huaja, përgjigja është jo.
    Çfarë do të ndodhte në KPK nëse Irena Gjoka do të deklaronte dënimin e gjykatës greke? Vlerësimi final sërish do të ishte në dorë të organeve të vettingut dhe interpretimit që ato mund t’i bënin këtij vendimi. Por, shembulli i ish-anëtarit të KPA, Luan Daci, që u shkarkua dhe ndoq penalisht sepse fshehu një masë disiplinore në karrierën e tij, sugjeron se edhe në rastin e Irena Gjokës, shkarkimi do të ishte i pashmangshëm./VOXNEWS

  • GJKKO “godet” Xhaçkën, SPAK nis hetimet, ja kush është gjyqtarja e çështjes

    GJKKO “godet” Xhaçkën, SPAK nis hetimet, ja kush është gjyqtarja e çështjes

    Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka urdhëruar SPAK-un të nisë hetimet ndaj deputetes së Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, dhe bashkëshortit të saj, Artan Gaçi, në lidhje me një çështje që lidhet me përfitimin e një investimi strategjik.
    Gjyqtarja e GJKKO-së që mori këtë vendim, Flora Hajredinaj, rezulton të ketë lidhje familjare me figura të njohura të Partisë Demokratike, si dhe është përfshirë në diskutime gjatë procesit të vettingut për shkak të deklarimeve të pasurisë.

    Mësohet se gjyqtarja është kunata e Xhemal Gjunkshit, kandidat i Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës, ndërsa bashkëshorti i saj, Kujtim Hajredinaj, ka qenë ndër vite i angazhuar si numërues për të njëjtën forcë politike.
    Gjatë procesit të vettingut, në të cilin vlerësohen integriteti, performanca dhe pasuria e gjyqtarëve, Hajredinaj ka deklaruar një shumë prej 67 mijë eurosh si dhuratë nga të afërmit, përfshirë 40 mijë euro të dhëna nga vjehrri i saj, të cilat janë justifikuar si kursime nga pensioni. Fillimisht, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) e konsideroi të pajustifikuar një shumë prej 50 mijë eurosh, por çështja u mbyll pa pasoja për karrierën e saj.
    Gjithashtu, Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar (DSIK) ka paraqitur një vlerësim negativ në dosjen e saj, ku përmendet bashkëshorti i gjyqtares si ndërmjetës në disa vendimmarrje. Kujtim Hajredinaj aktualisht punon pranë Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe në raportin e DSIK-së përmendet si një nga personat që dyshohet se ka pasur ndikim në kthimin e disa pasurive që më vonë janë dhënë me qira familjarëve të personave të lidhur me çështje të profilit të lartë.
    Në formularin e vetëdeklarimit bie në sy edhe një ndryshim në datën e lindjes së gjyqtares, ku fillimisht ishte regjistruar si 1.11.1969 dhe më pas 1.11.1972. Gjyqtarja e ka justifikuar këtë si një gabim administrativ nga zyra e gjendjes civile.

  • GJKKO urdhëroi SPAK të nisë hetimet ndaj Xhaçkës e bashkëshortit të saj, gjyqtarja që mori vendimin lidhje familjare me figura të PD, në ‘sitë’ edhe nga vetingu

    GJKKO urdhëroi SPAK të nisë hetimet ndaj Xhaçkës e bashkëshortit të saj, gjyqtarja që mori vendimin lidhje familjare me figura të PD, në ‘sitë’ edhe nga vetingu

    Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka urdhëruar SPAK-un të nisë hetimet ndaj deputetes së Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, dhe bashkëshortit të saj, Artan Gaçi, në lidhje me një çështje që lidhet me përfitimin e një investimi strategjik.

    Gjyqtarja e GJKKO-së që mori këtë vendim, Flora Hajredinaj, rezulton të ketë lidhje familjare me figura të njohura të Partisë Demokratike, si dhe është përfshirë në diskutime gjatë procesit të vettingut për shkak të deklarimeve të pasurisë.
    Mësohet se gjyqtarja është kunata e Xhemal Gjunkshit, kandidat i Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës, ndërsa bashkëshorti i saj, Kujtim Hajredinaj, ka qenë ndër vite i angazhuar si numërues për të njëjtën forcë politike.
    Gjatë procesit të vettingut, në të cilin vlerësohen integriteti, performanca dhe pasuria e gjyqtarëve, Hajredinaj ka deklaruar një shumë prej 67 mijë eurosh si dhuratë nga të afërmit, përfshirë 40 mijë euro të dhëna nga vjehrri i saj, të cilat janë justifikuar si kursime nga pensioni. Fillimisht, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) e konsideroi të pajustifikuar një shumë prej 50 mijë eurosh, por çështja u mbyll pa pasoja për karrierën e saj.
    Gjithashtu, Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar (DSIK) ka paraqitur një vlerësim negativ në dosjen e saj, ku përmendet bashkëshorti i gjyqtares si ndërmjetës në disa vendimmarrje. Kujtim Hajredinaj aktualisht punon pranë Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe në raportin e DSIK-së përmendet si një nga personat që dyshohet se ka pasur ndikim në kthimin e disa pasurive që më vonë janë dhënë me qira familjarëve të personave të lidhur me çështje të profilit të lartë.
    Në formularin e vetëdeklarimit bie në sy edhe një ndryshim në datën e lindjes së gjyqtares, ku fillimisht ishte regjistruar si 1.11.1969 dhe më pas 1.11.1972. Gjyqtarja e ka justifikuar këtë si një gabim administrativ nga zyra e gjendjes civile.

    Top Channel

  • Gjyqi i divorcit Totti-Blasi, dëshmon trajneri personal: Me Ilary kisha një marrëdhënie të vërtetë nga viti 2020

    Gjyqi i divorcit Totti-Blasi, dëshmon trajneri personal: Me Ilary kisha një marrëdhënie të vërtetë nga viti 2020

    Ka ardhur më në fund dita e dëshmisë së Cristiano Iovino. Trajneri personal, i njohur për “kafenë” e famshme me Ilary Blasi, është thirrur si dëshmitar nga avokatët e Francesco Totti në çështjen e divorcit me ish-bashkëshorten e tij. Dje, ai u dëgjua nga gjyqtarja Simona Rossi dhe, sipas “Corriere della Sera”, ka kundërshtuar versionin e dhënë nga moderatorja televizive në dokumentarin e saj në Netflix, “Ilary”, ashtu siç kishte bërë edhe më parë në deklarata publike.
    Gjatë 20 minutave të dëshmisë nën betim, Iovino i ka bërë të qartë gjykatës se marrëdhënia e tij me Ilary Blasi nuk ishte një thjesht miqësi, por një lidhje e mirëfilltë, e mbushur me takime, intimitet dhe besim të ndërsjellë. Edhe pse fjalët e sakta të “personal trainer“-it, i cili vitin e kaluar u bë “viktimë” e një sulmi fizik në Milano, nuk janë bërë publike, besohet se ka përsëritur ato që ka deklaruar më parë në një intervistë për “Il Messaggero”.
    “Jemi njohur në vitin 2020 përmes rrjeteve sociale. Më pas, vendosëm të takoheshim personalisht në një ekspozitë të Banksy-t, që mbahej në qendër të Romës, – kishte treguar Iovino në intervistën e tij. – Takoheshim kur na lejonin angazhimet e punës. Mund të kalonin muaj pa u parë, pasi unë isha shpesh jashtë qytetit. Shpesh takoheshim në shtëpinë time, por ndonjëherë edhe në dyqanin e Alessia Soldanit në Parioli”.
    Pas këtyre rrëfimeve, avokatët e Francesco Tottit, Antonio Conte dhe Laura Matteucci, këmbëngulën që Iovino të dëshmojë përpara gjyqtarit, pasi dëshmia e tij mund të luajë një rol kyç në përcaktimin e çështjeve financiare dhe për të qartësuar se kush tradhtoi i pari në këtë çift të famshëm.
    Po dje, dy dëshmitarë të thirrur nga Ilary Blasi dhanë versionin e tyre, ndërsa gjyqtarja synon të përshpejtojë procesin pas dështimit të marrëveshjeve mes palëve. Një nga çështjet më të rëndësishme mbetet ndryshimi i mundshëm i pensionit ushqimor prej 12.500 eurosh në muaj për fëmijët, të cilin gjyqtarja mund ta rishikojë ose ta lërë të pandryshuar.
    Pas seancës së djeshme, sipas “Corriere della Sera”, në kampin e Tottit mbizotëron një optimizëm i matur, por beteja ligjore është ende larg përfundimit.