Tag: gjyqtarja

  • “Partizani”/Ja kush është gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen e Berishës

    “Partizani”/Ja kush është gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen e Berishës

    Magjistratja Elsa Ulliri, është gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit.
    Elsa Ulliri u zgjodh pas hedhjes së shortit, ndërsa Bib Ndreca dhe Rudina Palloi do të jenë anëtarë të trupës gjykuese.
    Ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha është ngritur akuza për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim.
    Ndërsa Jamarbër Malltezi akuzohet për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim.

  • “‘Proces farsë dhe gjyqtare të skaduara”, Malltezi kundër vendimit: Berisha përndiqet, Rama i paprekshëm

    “‘Proces farsë dhe gjyqtare të skaduara”, Malltezi kundër vendimit: Berisha përndiqet, Rama i paprekshëm

    Anëtari i Këshillit Kombëtar i PD-së Jamarbër Malltezi ka bërë një postim në rrjetet sociale pasi Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme dhe ka kaluar për gjykim dosjen “Partizani”. Malltezi shkruan se nuk ka asgjë të re nga drejtësia e nënshtruar politikisht sipas tij e kryeministrit Edi Rama.
    Ai shton se sipas ligjit, është detyrë e prokurorisë të përcaktojë veprimet konkrete individuale dhe provat ndaj secilit që mund të ketë lidhje shkakësore të drejtëpërdrejtë me pasojën qe dëshiron të individualizoje prokuroria. Malltezi shkruan se sipas ligjit gjyqtarja e procedures paraprake duhet të sigurohet që t’i ketë këto, plus të korrigjojë falsifikimet apo gabimet. Anëtari i Këshillit Kombëtar i PD-së thotë se ligji është teknikalitet i panevojshëm përpara urdhrit të Ramës ndaj SPAK nuk e kryen dhe gjyqtarja e nënshtruar mbyll sytë.
    Gjithashtu ai thotë se e gjithë akt-akuza nuk ka asnjë provë apo veprim të individualizuar për askënd, nuk ka asnjë dëshmi e asnjë shkelje ligjire, e ca me pak, sipas tij, ndonjë fakt penal. Dhe kjo është e papranueshme në një shtet ligjor. Malltezi shkruan në postim se për turpin e vet, gjyqtarja as nuk mori mundimin të detyrojë korrigjime në aktakuze e jo më ta kthente çështjen për hetime.
    “Urdhëruesit e saj e dinë se Irena ka skaduar dhe nuk vendos dot më si gjyqtare, pas daljes së vendimit penal te gjykatës greke. Fjorela Davidhi ka urdhrin politik dhe jo ligjin per udhëzues në punën e saj. Ndaj vendosi të kaperdijë pavlefshmerinë e procesit hetimor të zhvilluar nga Irena Gjoka, e cila nuk përmbushte kushtet e gjykatës së caktuar me ligj pasi nuk mund të ishte gjyqtare, si një njeri i dënuar më parë penalisht. Aktakuza përmban gënjeshtra dhe falsifikimi të dukshme: shkruhet se VKM për bonot e privatizimit u shfuqizua 7 muaj më pas, ndërkohe që pika që kish të bënte me pronarët kurrë nuk është shfuqizuar”, shkruan ai.
    POSTIMI I MALLTEZIT:
    DEKLARATE SHTYPI – Asgje e re nga drejtesia e nenshtuar politikisht e Edi Rames.
    Sipas ligjit është detyrë e prokurorisë të përcaktojë veprimet konkrete individuale dhe provat ndaj secilit që mund te kenë lidhje shkakësore të drejtëpërdrejtë me pasojën qe don të individualizoje prokuroria. Sipas ligjit gjyqtarja e procedures paraprake duhet te sigurohet qe ti kete keto, plus te korrigjoje falsifikimet apo gabimet. POR ligji eshte teknikalitet i panevojshem perpara urdhrit te Edi Rames ndaj SPAK nuk e kryen dhe gjyqtarja e nenshtruar mbyll syte.
    E gjithe akt-akuza nuk ka asnje prove apo veprim te individualizuar per askend, nuk ka asnje deshmi e asnje shkelje ligjire, e ca me pak ndonje fakt penal. Dhe kjo eshte e papranueshme ne nje shtet ligjor. Per turpin e vet, gjyqtarja e nenshtruar politikisht as nuk mori mundimin te detyroje korrigjime ne aktakuze e jo me ta kthente ceshtjen per hetime.
    Urdheruesit e saj e dine se Irena ka skaduar dhe nuk vendos dot me si gjyqtare, pas daljes se vendimit penal te gjykates greke. Fjorela Davidhi ka urdhrin politik dhe jo ligjin per udhezues ne punen e saj. Ndaj vendosi te kaperdije pavlefshmerine e procesit hetimor te zhvilluar nga Irena Gjoka, e cila nuk permbushte kushtet e gjykates se caktuar me ligj pasi nuk mund te ishte gjyqtare, si nje njeri i denuar me pare penalisht.
    Aktakuza permban genjeshtra dhe falsifikimi te dukshme: shkruhet se VKM per bonot e privatizimit u shfuqizua 7 muaj me pas, nderkohe qe pika qe kish te bente me pronaret kurre nuk eshte shfuqizuar.
    Akt-akuza genjen me tej sikur destinacionin e tokes e ndryshoi Berisha kur ne dosje kane qe e ka ndryshuar edi rama qofte 17,200 m2 ne 2004, qofte 7000 m2 ne 2006 dhe qofte te gjithe zonen e klasifikoi si zhvillime te reja me parametra te larte urban me vendimin e KRRT nr. 238 me 27.12.2008.
    Ndonese keqperdoren militante socialiste duke i marre per “eksperte“ (babai i militantit te PS te emeruar ne BKH A. Zyba) u perdor si topograf ndonese nuk ka fare liçensë si Gjeodet/Topograf, perseri ceshtja e pronesise qe ngriti taulant balla doli mashtrim por drejtesia me rregji mbyll syte e veshet.
    Quan perfitim personal te Sali Berishes sponsorizimin privat te dy kengetareve. Por sa paska perfituar Berisha pa asnje lek publik? Edi Rama nxorri 7 miljon euro nga parate publike, 2 dite para zgjedhjeve per Giro dÍtalia dhe bllokoi trafikun e gjithe opozites dhe mender jush SPAK nuk ben as gek e as mek!
    Quan perfitim personal te Sali Berishes bamiresite per trajtimin e femijeve autike.
    Edhe pagesat qe ia ka kryer e bija nga llogaria e saj personale per shendetin i quan perfitim te Berishes.
    Te gjitha keto te deklaruara ne organet perkatese shteterore si ILDKPI, banka dhe tatime sipas ligjeve taksative mbi transparencen.
    Prona ju kthye qindra trashegimtareve te 5 familjeve pronare te vertetuara katerciperisht, si ju kthyen pronat e tyre te vjedhura nga rregjimi komunist mbi 510,000 pronareve te tjere pa pasur asnje ligj apo VKM personale sic ben Edi Rama me Olsin, Bolinon, Xhacken, Hajdarin etj.
    Pronaret denbabaden zhvilluan pronen private, me fonde private dhe te deklaruara sipas cdo kerkese ligjore. Ne keto 13 vite jane kryer disa kontrolle organet e edi rames, perfshi Ministri Mbrojtje, tri here Tatimet, drejtoria e parandalimit te pastrimit te parave dhe kane gjetur cdo gje te rregullt.
    Ne mungese te fakteve, prokuroret politike u bene lolo dhe detyruan gjithe sistemin e drejtesise te kthehet ne maskarade.
    Cdo shqiptar e di se gjyqtaret dhe prokuroret ua beri vetingun motra e Ballukut, prokuroret i caktoi kunati i Mimi Kodhelit, inspektimin e gjyqtareve e kryen vellai i ministres tjeter te Edi Rames, dhe te gjithe na kujtohen urdhrat e Edi Rames ndaj SPAK ne Kongresin e PS (09.04.2022) dhe Asamblene e PS (07.05.2022) per te proceduar penalisht Sali Berishen. Brenda 3 javeve nga urdhri, SPAK dergoi nje karikator me 15 kerkesa per te gjithe institucionet duke kerkuar informacion jo per ndonje ceshtje, por per cfare te munde ne 30 vite dhe per 3 brezni, deri tek mbesat e palindura ende te Sali Berishes.
    Strasburgu e ka quajtur Leading Case ceshtjen e masave ndaj Berishes (deri tani vec masat e kundraligjshme jane derguar) dhe I ka derguar disa pyetje Shqiperise. Per turpin e vet, zyrat e shtetit Shqiptar i kane derguar pergjigjet me 6 jave vonese pertej afatit 16 javor, vetem qe mos i jepnin mundesi te shprehej Strasburgu para zgjedhjeve te 2025.
    Nuk ka shqiptar qe nuk e di se Edi Rama kontrollon gjyqtaret dhe prokuroret, se cakton se kush nga te vetet duhet arrestuar, kur dhe per cfare, dhe cdo shqiptar ka pare sesi prokurore e gjyqtare kthehen ne idiote te dobishem sa here del se Edi Rama ka shkelur ligjin duke grabit toka per veten, olsin, bolinon etj.
    Sot u deshmua standarti i dyfishte i gjyqtares te rilindjes: nderkohe qe vendos te mos ktheje per hetim nje ceshtje qe nuk ka fare hetim (pasi te gjitha aktet jane nul ngaqe cdo vendim i Irena Gjokes eshte nul sipas Nenit 128/a te KPP), e njejta gjyqtare tek ceshtja e Vangjush Dakos e ktheu ne faze hetimi pa e kerkuar fare Vangjush Dako.
    Po ky sistem drejtesie me rregji qe mbyll syte fort dhe vendos mosfillim procecdimi penal kur eshte vertetuar me vendim gjykate te formes se prere qe Edi Rama shperdoroi detyren dhe shkaktoi 340,000 € dem, kur vertetohet kallzimi i rreme i Taulant Balles, kur vertetohet shperdorimi i detyres nga prokuroret nen urdhra. Nuk ka ende asnje fjale se ku shkuan 430 miljon € per inceneratore qe nuk ekzistojne, as nese ka apo jo pergjegjesi penale Edi Rama dhe kaporegionet e tij qe kaluan brenda dites 9 procedura me 18 firma, qe injoruan shkresen e drejtorit te APP per procedure joligjore, nuk ka asnje pergjegjesi per vjedhjet 140 miljon € me checkup imagjinar, për vjedhje 50 miljon € veç me një lëvizje tek Tuneli i Llogarasë, nuk ka asnjë përgjegjës për 85 miljon € vjedhje për anijet TEC, per landfill inekzistent ne Vlore, etj. po ky sistem arreston pa fakt penal fare, pa asnje shkelje ligjore, thjesht kthim i prones private te vjedhur nga hajdutet dhe zhvillim te prones private nga pronaret e saj dhe jo nga hajdutet strategjike te kryehajdutit Edi Rama.

  • Dosja “Partizani”/ Seanca paraprake për Berishën dhe Malltezin, gjyqtarja Flojera Davidhi tërhiqet për vendim

    Dosja “Partizani”/ Seanca paraprake për Berishën dhe Malltezin, gjyqtarja Flojera Davidhi tërhiqet për vendim

    Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca paraprake për dosjen “Partizani”. Avokatet e kreut demokrat Sali Berisha kërkuan shfuqizimin e disa vendimeve të gjyqtares Irena Gjoka. Kërkesa e tyre u rrëzua nga gjykata.
    Ndërkohë, gjyqtarja Flojera Davidhi përfundoi shqyrtimin paraprak të çështjes dhe tërhoqi dosjen në dhomë këshillimi për të marrë një vendim.

  • Mbahet në GJKKO seanca për “Partizanin”/ Mbrojtja e Berishës kërkon shfuqizimin e vendimeve të Gjokës, gjykata rrëzon kërkesën

    Mbahet në GJKKO seanca për “Partizanin”/ Mbrojtja e Berishës kërkon shfuqizimin e vendimeve të Gjokës, gjykata rrëzon kërkesën

    Në seancën paraprake të dosjes “Partizani” që po vijon me dyer të mbyllura, avokati i Sali Berishës kërkoi pavlefshmëri të vendimeve që ka dhënë gjyqtarja Irena Gjoka.

    Sipas mbrojtjes, gjyqtarja ka qenë e dënuar dhe vendimet e saj janë të pavlefshme. Por, gjykata e rrëzoi këtë kërkesë, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
    Në seancën e sotme, pritet që gjyqtarja Flojera Davidhi të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim apo jo.
    Më herët në SPAK u paraqit dhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha për të zbatuar masën e detyrimit të paraqitjes për aferën ‘Partizani’, ku hodhi akuza të forta ndaj SPAK dhe Altin Dumanit që sipas tij po amnistojnë krimet zgjedhore.
    Për aferën “Partizani” Sali Berisha ndodhet në masë “detyrim paraqitje” për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij Malltezi po hetohet në arrest shtëpie, për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

    Top Channel

  • “Në shënjestër Kapllanaj dhe gjyqtarja Irena Gjoka”, Kalaja godet me akuza të forta: Tendera abuzivë dhe falsifikime..

    “Në shënjestër Kapllanaj dhe gjyqtarja Irena Gjoka”, Kalaja godet me akuza të forta: Tendera abuzivë dhe falsifikime..

    Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Tiranë, Adriana Kalaja, ka bërë publike në një intervistë për  një emision televiziv se po përgatit dy kallëzime penale, të cilat sipas saj lidhen drejtpërdrejt me dëme të mëdha të shkaktuara ndaj opozitës.
    Në qendër të akuzës së parë është Agron Kapllanaj, ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, së bashku me vëllanë e tij dhe disa bashkëpunëtorë të tjerë. “Ata kanë abuzuar me tenderat e Bashkisë Mallakastër dhe në njëfarë mënyre kanë ndihmuar pushtetin, duke dëmtuar rëndë opozitën,” deklaroi Kalaja, duke shtuar se çështja është e mbështetur mbi dokumente dhe prova konkrete që do të depozitohen në institucionet përkatëse.
    Kallëzimi i dytë, që Kalaja e cilësoi si një “surprizë”, ka të bëjë me një rast të rëndë që sipas saj përfshin gjyqtaren Irena Gjoka.
    “Ka të bëjë me një dëm të madh që i është bërë opozitës nga gjyqtarja Irena Gjoka. Kam prova të forta që ajo ka falsifikuar dokumente para procesit të vettingut,” theksoi Kalaja, duke lënë të kuptohet se do të ketë zhvillime të bujshme në ditët në vijim.

  • Akuzat për dënim në Greqi/ Prokuroria thotë se po e verifikon prej 1 viti rastin “Gjoka”, gjyqtarja: Nuk jam e dënuar!

    Akuzat për dënim në Greqi/ Prokuroria thotë se po e verifikon prej 1 viti rastin “Gjoka”, gjyqtarja: Nuk jam e dënuar!

    Irena Gjoka

    TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha publikoi të hënën një dokument të prezantuar si një vendim i Gjykatës së Janinës në Greqi, sipas së cilit tregon se gjyqtarja Irena Gjoka e Gjykatës së Posaçme është e dënuar me 3 muaj burg dhe gjobë për falsifikimin e një pasaporte dhe një vize në mesin e viteve 2000. Denoncimin Berisha e kreu pasi doli nga ambjentet e SPAK, ku duhet të paraqitet për shkak të masës detyrim paraqitje të caktuar në kuadër të një hetimi për korrupsion ndaj tij. Ai hodhi akuza ndaj gjyqtares Gjoka, ndërkohë që avokatët e tij deklaruan para mediave se “vendimet e saj për Berishën janë nul”.
    Dyshimet për një dënim të gjyqtares Gjoka në Greqi qarkulluan edhe një vit më parë përmes mediave greke. E pyetur nga BIRN mbi vendimin e dënimit, Gjoka e mohoi kategorikisht.
    “Absolutisht nuk jam e dënuar nga asnjë nga autoritetet e drejtësisë greke,” tha gjyqtarja Irena Gjoka përmes telefonit, ndërsa i përcolli BIRN disa dokumente të përcjella nga autoritetet gjyqësore greke të Athinës, ku shkruhet se nuk rezultojnë të dhëna për ndonjë proces penal ndaj Irena Gjokës, e cila ka mbajtur më parë edhe mbiemrat Shpata dhe Maneku.
    “Në kuadër të verifikimeve zyrtare që po kryen Prokuroria e Përgjithshme, bazuar në ligjin për dekriminalizimin, autoritetet greke i janë përgjigjur zyrtarisht kërkesës së institucionit, duke konfirmuar se une gjyqtarja Irena Gjoka jo vetëm që nuk jam e dënuar, por nuk ekziston asnjë e dhënë negative në emrin tim në te gjitha institucionet ligjzbatuese”, tha Gjoka, ndërsa shtoi se akuzat ishin intimidim dhe pengim në ushtrimin e detyrës.
    BIRN nuk arriti të verifikonte në mënyrë të pavarur dokumentin e publikuar nga Berisha si dhe dokumentet e përcjella e gjyqtarja Irena Gjoka, por rasti duket se ka vënë sërish në lëvizje institucionet e drejtësisë. Prokuroria e Përgjithshme, e pyetur për denoncimin publik të Berishës, tha se kishte nisur verifikimin për Gjokën në maj të vitit 2024 dhe ende nuk e kishte përfunduar.
    “Deri më datë 05.05.2025, Prokuroria e Përgjithshme, nuk ka përfunduar verifikimin e thelluar dhe nuk ka dalë me vendim për miratimin e rezultateve të verifikimit. Bazuar në denoncimin e bërë publik, do të vazhdojë procesi i verifikimit të thelluar,” tha Prokuroria e Përgjithshme.
    Në vijim, Prokuroria e Përgjithshme bëri me dije përmes koordinatores për të drejtën e informimit, Rozeta Tase, se do t’u dërgohet sërish letër-porosi autoriteve të drejtësisë greke, për të kërkuar të dhëna lidhur me vendimin specifik të publikuar nga Berisha si vendimarrje të Gjykatës së Janinës. Ndërsa Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ILD i tha BIRN se “informacioni i bërë publik të hënën ndaj ndaj gjyqtares Irena Gjoka, do të trajtohet dhe vlerësohet nga ana e ILD-së në përputhje me parashikimet ligjore.
    Gjyqtarja Irena Gjoka e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe ka punuar si gjyqtare në Fier dhe në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Prej dhjetorit 2019, ajo është pjesë e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në Tiranë.
    Ligji për “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, I njohur ndryshe dhe si ligji dekriminalizimit, u miratua më 17 dhjetor të vitit 2015 dhe hyri në fuqi në fillim të 2016-ës. Të gjithë funksionarët që ishin subjekte të këtij ligji, përfshi dhe gjyqtarët dhe prokurorët që ishin në detyrë në atë periudhë e plotësuan dhe dorëzuan për herë të parë formularin e dekriminalizimit në fillim të vitit 2016. Legjislacioni në këtë rast nuk parashikon deklarim periodik./BIRN

  • Akuzat për dënim në Greqi/ Prokuroria e Përgjithshme: Po e verifikojmë prej 1 viti rastin e Irena Gjokës

    Akuzat për dënim në Greqi/ Prokuroria e Përgjithshme: Po e verifikojmë prej 1 viti rastin e Irena Gjokës

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha publikoi të hënën një dokument të prezantuar si një vendim i Gjykatës së Janinës në Greqi, sipas së cilit tregon se gjyqtarja Irena Gjoka e Gjykatës së Posaçme është e dënuar me 3 muaj burg dhe gjobë për falsifikimin e një pasaporte dhe një vize në mesin e viteve 2000.
    Denoncimin Berisha e kreu pasi doli nga ambjentet e SPAK, ku duhet të paraqitet për shkak të masës detyrim paraqitje të caktuar në kuadër të një hetimi për korrupsion ndaj tij. Ai hodhi akuza ndaj gjyqtares Gjoka, ndërkohë që avokatët e tij deklaruan para mediave se “vendimet e saj për Berishën janë nul”.
    Dyshimet për një dënim të gjyqtares Gjoka në Greqi qarkulluan edhe një vit më parë përmes mediave greke. E pyetur nga BIRN mbi vendimin e dënimit, Gjoka e mohoi kategorikisht.
    “Absolutisht nuk jam e dënuar nga asnjë nga autoritetet e drejtësisë greke,” tha gjyqtarja Irena Gjoka përmes telefonit, ndërsa i përcolli BIRN disa dokumente të përcjella nga autoritetet gjyqësore greke të Athinës, ku shkruhet se nuk rezultojnë të dhëna për ndonjë proces penal ndaj Irena Gjokës, e cila ka mbajtur më parë edhe mbiemrat Shpata dhe Maneku.
    “Në kuadër të verifikimeve zyrtare që po kryen Prokuroria e Përgjithshme, bazuar në ligjin për dekriminalizimin, autoritetet greke i janë përgjigjur zyrtarisht kërkesës së institucionit, duke konfirmuar se une gjyqtarja Irena Gjoka jo vetëm që nuk jam e dënuar, por nuk ekziston asnjë e dhënë negative në emrin tim në te gjitha institucionet ligjzbatuese”, tha Gjoka, ndërsa shtoi se akuzat ishin intimidim dhe pengim në ushtrimin e detyrës.
    BIRN nuk arriti të verifikonte në mënyrë të pavarur dokumentin e publikuar nga Berisha si dhe dokumentet e përcjella e gjyqtarja Irena Gjoka, por rasti duket se ka vënë sërish në lëvizje institucionet e drejtësisë.
    Prokuroria e Përgjithshme, e pyetur për denoncimin publik të Berishës, tha se kishte nisur verifikimin për Gjokën në maj të vitit 2024 dhe ende nuk e kishte përfunduar.
    “Deri më datë 05.05.2025, Prokuroria e Përgjithshme, nuk ka përfunduar verifikimin e thelluar dhe nuk ka dalë me vendim për miratimin e rezultateve të verifikimit. Bazuar në denoncimin e bërë publik, do të vazhdojë procesi i verifikimit të thelluar,” tha Prokuroria e Përgjithshme.
    Në vijim, Prokuroria e Përgjithshme bëri me dije përmes koordinatores për të drejtën e informimit, Rozeta Tase, se do t’u dërgohet sërish letër-porosi autoriteve të drejtësisë greke, për të kërkuar të dhëna lidhur me vendimin specifik të publikuar nga Berisha si vendimarrje të Gjykatës së Janinës. Ndërsa Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ILD i tha BIRN se “informacioni i bërë publik të hënën ndaj ndaj gjyqtares Irena Gjoka, do të trajtohet dhe vlerësohet nga ana e ILD-së në përputhje me parashikimet ligjore.
    Gjyqtarja Irena Gjoka e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe ka punuar si gjyqtare në Fier dhe në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Prej dhjetorit 2019, ajo është pjesë e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në Tiranë.
    Ligji për “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, I njohur ndryshe dhe si ligji dekriminalizimit, u miratua më 17 dhjetor të vitit 2015 dhe hyri në fuqi në fillim të 2016-ës. Të gjithë funksionarët që ishin subjekte të këtij ligji, përfshi dhe gjyqtarët dhe prokurorët që ishin në detyrë në atë periudhë e plotësuan dhe dorëzuan për herë të parë formularin e dekriminalizimit në fillim të vitit 2016. Legjislacioni në këtë rast nuk parashikon deklarim periodik./Reporter.al

  • ‘E dënuar në Greqi’, Irena Gjoka reagon ndaj akuzave të Berishës: Shantazh për të më penguar të bëj detyrën

    ‘E dënuar në Greqi’, Irena Gjoka reagon ndaj akuzave të Berishës: Shantazh për të më penguar të bëj detyrën

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha publikoi të hënën një dokument të prezantuar si një vendim i Gjykatës së Janinës në Greqi, sipas së cilit tregon se gjyqtarja Irena Gjoka e Gjykatës së Posaçme është e dënuar me 3 muaj burg dhe gjobë për falsifikimin e një pasaporte dhe një vize në mesin e viteve 2000.
    Denoncimin Berisha e kreu pasi doli nga ambjentet e SPAK, ku duhet të paraqitet për shkak të masës detyrim paraqitje të caktuar në kuadër të një hetimi për korrupsion ndaj tij. Ai hodhi akuza ndaj gjyqtares Gjoka, ndërkohë që avokatët e tij deklaruan para mediave se “vendimet e saj për Berishën janë nul”.
    Dyshimet për një dënim të gjyqtares Gjoka në Greqi qarkulluan edhe një vit më parë përmes mediave greke. E pyetur nga BIRN mbi vendimin e dënimit, Gjoka e mohoi kategorikisht.
    “Absolutisht nuk jam e dënuar nga asnjë nga autoritetet e drejtësisë greke,” tha gjyqtarja Irena Gjoka përmes telefonit, ndërsa i përcolli BIRN disa dokumente të përcjella nga autoritetet gjyqësore greke të Athinës, ku shkruhet se nuk rezultojnë të dhëna për ndonjë proces penal ndaj Irena Gjokës, e cila ka mbajtur më parë edhe mbiemrat Shpata dhe Maneku.
    “Në kuadër të verifikimeve zyrtare që po kryen Prokuroria e Përgjithshme, bazuar në ligjin për dekriminalizimin, autoritetet greke i janë përgjigjur zyrtarisht kërkesës së institucionit, duke konfirmuar se une gjyqtarja Irena Gjoka jo vetëm që nuk jam e dënuar, por nuk ekziston asnjë e dhënë negative në emrin tim në te gjitha institucionet ligjzbatuese”, tha Gjoka, ndërsa shtoi se akuzat ishin intimidim dhe pengim në ushtrimin e detyrës.
    BIRN nuk arriti të verifikonte në mënyrë të pavarur dokumentin e publikuar nga Berisha si dhe dokumentet e përcjella e gjyqtarja Irena Gjoka, por rasti duket se ka vënë sërish në lëvizje institucionet e drejtësisë.
    Prokuroria e Përgjithshme, e pyetur për denoncimin publik të Berishës, tha se kishte nisur verifikimin për Gjokën në maj të vitit 2024 dhe ende nuk e kishte përfunduar.
    “Deri më datë 05.05.2025, Prokuroria e Përgjithshme, nuk ka përfunduar verifikimin e thelluar dhe nuk ka dalë me vendim për miratimin e rezultateve të verifikimit. Bazuar në denoncimin e bërë publik, do të vazhdojë procesi i verifikimit të thelluar,” tha Prokuroria e Përgjithshme.
    Në vijim, Prokuroria e Përgjithshme bëri me dije përmes koordinatores për të drejtën e informimit, Rozeta Tase, se do t’u dërgohet sërish letër-porosi autoriteve të drejtësisë greke, për të kërkuar të dhëna lidhur me vendimin specifik të publikuar nga Berisha si vendimarrje të Gjykatës së Janinës. Ndërsa Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ILD i tha BIRN se “informacioni i bërë publik të hënën ndaj ndaj gjyqtares Irena Gjoka, do të trajtohet dhe vlerësohet nga ana e ILD-së në përputhje me parashikimet ligjore.
    Gjyqtarja Irena Gjoka e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe ka punuar si gjyqtare në Fier dhe në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Prej dhjetorit 2019, ajo është pjesë e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në Tiranë.
    Ligji për “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, I njohur ndryshe dhe si ligji dekriminalizimit, u miratua më 17 dhjetor të vitit 2015 dhe hyri në fuqi në fillim të 2016-ës. Të gjithë funksionarët që ishin subjekte të këtij ligji, përfshi dhe gjyqtarët dhe prokurorët që ishin në detyrë në atë periudhë e plotësuan dhe dorëzuan për herë të parë formularin e dekriminalizimit në fillim të vitit 2016. Legjislacioni në këtë rast nuk parashikon deklarim periodik./ BIRN

  • Dosja ‘Partizani’/ Sot sërish seanca paraprake në GJKKO, a do të ketë vendim për dosjen?

    Dosja ‘Partizani’/ Sot sërish seanca paraprake në GJKKO, a do të ketë vendim për dosjen?

    Gjyqtarja Fjorela Davidhi pritet të vendosë kalimin ose jo për gjykim të Sali Berishës, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe tre të pandehurve të tjerë. Pas gjashtë muajsh zvarritje, sot në orën 13:00 pritet të zhvillohet sërish në GJKKO seanca paraprake për dosjen ‘’Partizani’.
    Një ditë më parë, Gjykata e Lartë rrëzoi edhe rekursin e bërë nga kreu i PD lidhur me masën e sigurisë detyrim paraqitjeje. Në seancën e fundit paraprake, e mbajtur më 18 prill, mungoi avokati Luan Hasneziri, përfaqësues ligjor i kompanisë “Homeplan”, i cili paraqiti një raport mjekësor. Të pandehurit kërkuan shtyrjen e seancës por gjyqtarja Davidhi vendosi zëvendësimin e tij me një avokate kryesisht, Pranvera Daci.Në prani të saj u zhvilluan qëndrimet e prokurorisë dhe prapësimet e mbrojtjes. Megjithatë, për shqyrtimin e prapësimeve të kompanisë “Homeplan”, duhej prania e avokatit Hasneziri, dhe vendimmarrja u shty për sot, 23 Prill. Seanca e sotme pritet të jetë e fundit, dhe gjyqtarja do të tërhiqet për vendim.
    Kjo seancë shënon plot 6 muaj që nga mbajtja e seancës së parë paraprake në 24 tetor të vitit të kaluar. Gjatë kësaj periudhe, procesi është zvarritur vazhdimisht përmes justifikimeve të ndryshme, përfshirë mungesën e avokatëve dhe leximit të qindra faqeve në seanca. Fenomeni është denoncuar edhe nga kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili gjatë raportimit të tij para Këshillit të Lartë të Prokurorisë shprehu shqetësimin, duke theksuar se ndonëse ligji parashikon një muaj, brenda një muaji, ka raste që zvarriten për 6 deri në 9 muaj.
    Kalimi i kësaj dosjeje për gjykim do të shënonte përballjen e parë të Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit me drejtësin. Ish-kryeministri ndodhet aktualisht në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa dhëndri i tij është nën “arrest shtëpie”. Nga privatizimi i klubit sportiv ku përfitues ishte dhëndri i Berishës, u ndërtuan të paktën 19 kulla pallatesh. Me Berishën e Malltezin të pandehur janë edhe bashkëpunëtorët e tyre, biznesmeni Fatmir Bektashi, i pandehur për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”. Akuza e “pastrimit të parave” i është komunikuar edhe ortakut të Malltezit, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’, si dhe Andia Pustinës, financieres që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.

  • Detajet e reja nga vrasja e Ilaria Sulës/ Gjyqtarja hetuese zbulon: Pasi e vrau, autori doli për drekë me shoqen e shqiptares dhe folën për…

    Detajet e reja nga vrasja e Ilaria Sulës/ Gjyqtarja hetuese zbulon: Pasi e vrau, autori doli për drekë me shoqen e shqiptares dhe folën për…

    Pas zbulimit të dëshmisë së Mark Antony Samson për vrasjen e shqiptares Ilaria Sula, gjyqtarja hetuese e çështjes, Antonella Minunni, ka zbuluar detaje të reja rreth ngjarjes.

    “Edhe pse disa herë kishte thënë se nuk mund të jetonte pa Ilarian dhe nuk mund ta imagjinonte jetën pa të, pasi e vrau brutalisht dhe zhduku trupin e vajzës, ai arriti të kthehej menjëherë në normalitet”, shkruan magjistrati.
    Pasi kreu krimin më 25 mars dhe të nesërmen zhduku trupin e 22-vjeçares shqiptare, Samson doli për drekë me një nga shoqet e viktimës, sipas asaj që ka zbuluar gjyqtarja, duke shtuar se ata folën për problemet që ai kishte me Ilarian (të cilën e kishte vrarë) dhe si mund t’i rregullonte ato.
    Më pas, Samson filloi t’i dërgonte mesazhe babait të Ilarias nga telefoni i saj, për të fshirë dyshimet se diçka e keqe kishte ndodhur, e njëjta gjë që bëri dhe me shoqet e shqiptares, shkruan La Repubblica.

    Top Channel