Avokati Idajet Beqiri thotë se ish kryeministri Sali Berisha ka kkryer shpifje ndaj fjyqtares Irena Gjoka.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se Gjoka theu mitin e pandëshkueshmërisë ndaj Berishës.
“Irena Gjoka ishte gjyqtarja që mori dosjen e kompleksit Partizani. AJO me aktin e vet, profesional, e një guximi të paparë nga gjyqtarë të tjerë, kjo gjyqtare, atë mitin e pandëshkueshmërisë, ajo këtë mit e theu. Për këtë do mbahet mend gjatë. Akti i saj ishte guxim edhe për të tjerët, madje edhe për vetë SPAK. Nuk la shpifje duke bërë kundër saj. Fillimisht thanë se kishte 3 mbiemra. Më pas i bënë një shkrim në një gazetë. Bëri shpifje tjetër, që ka marrë 500 mijë euro për të mbyllur një proces, që kishte të bënte me socialistët. Vazhdon me shpifje të tjera, që është dënuar gjyqtarja në Greqi.”, theksoi ai.
Tag: gjyqtarja
-

“Berisha, shpifje të ndyra ndaj Gjokës”/ Beqiri: Gjyqtarja theu mitin e pandëshkueshmërisë ndaj Saliut
-

SPAK pyet Berishën për Irena Gjokën, gjyqtarja e paditi për shpifje, kreu i PD e quan një mashtruese ordinere
Irena Gjoka, gjyqtarja që firmosi izolimin e kryetarit të PD rreth një vit më parë në shtëpi, ishte shkaku për të cilin Sali Berisha u paraqit sot paradite në SPAK.
Prokurori Elvin Gokaj, i cili po zhvillon hetime paraprake mbi një kallëzim të gjyqtares Irena Gjoka mori në pyetje pyetje për 50 minuta liderin e opozitës Berisha për të gjitha deklaratat e tij ndaj gjyqtares Gjoka. Në përfundim të seancës në SPAK, para mediave Berisha përsëriti të njëjtat akuza ndaj gjyqtares Irena Gjoka.Lexo edhe :Related Posts
“A ke ti ndonjë bisedë me Alket Hysenin me të cilën flitet për 500 mijë euro për ryshfet për të hequr nga klasifikimi si grup kriminal apo e ke me Mirel Mërtirin? Tani, këtë Irena me 5 mbiemra e ka marrë si fyerje. Pra ushtrimin e funksionit publik timin si kryetar i partisë më të madhe opozitare dhe pyetjen, në të cilën po të ishte e pafajshme, do ta refuzonte, do ta shpjegonte, por Irena, një mashtruese ordinere, një delinkuente klasike, një person që e ka vendin në burg dhe në qeli për ato që ka bërë, e nxitur nga Edi Rama dhe Altin Troplini, ngre padi ndaj meje për fyerje”, tha Berisha.Sipas Berishës, gjyqtarja Gjoka duhej të ishte dorëhequr nga kjo çështje pasi ishte shkarkuar në vitin ’96 me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të kryesuar nga vetë Berisha si President i Republikës.
Berisha përsëriti se gjyqtarja duhej të ishte shkarkuar pasi është dënuar nga Gjykata në Greqi dhe e ka fshehur këtë dënim në formularin e dekriminalizimit.
Pas paraqitjes në SPAK, Berisha u rikthye në selinë e PD dhe gjatë një konference me gazetarët ai publikoi një video duke pretenduar se në një qendër votimi në një fshat të Elbasanit, fletët e votimit janë vulosur për tu përdorur në skemën e “trenit bullgar”.
“Ja fleta e votimit… Ja, merr vulën e vulos fletën e votimit. Si në filma, sikur ta kishin xhiruar. Tani vjen me vulën e dytë këtu. E vulos. Tani po fsheh krimin. E fut në banak poshtë fletën e votimit. Me gjakftohtësi të paparë. Është po ky… tani e nxjerr fletën e votimit, do e çojë në destinacion”, tha kreu i PD-së.
PD pretendon se në zgjedhjet e 11 majit është përdorur skema e “trenit bullgar”, një skeme që parashikon se një force politike pasi nxjerr jashtë qendrës së votimit një fletë të rregullt votimi, e plotëson dhe këtë fletë të plotësuar ia jep zgjedhësve duke u kërkuar të nxjerrin jashtë fletën e tyre të paplotësuar./vizionplus.tv -

Berisha del nga SPAK: Gjyqtarja Irena Gjoka më ka kallëzuar për shpifje
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë nga ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Pas përfundimit të marrjes në pyetje, Berisha shprehet se është kallëzuar nga gjyqtarja Irena Gjoka për fyerje, por sipas kryedemokratit, ky kallëzim penal është i ngritur mbi bazën e shpifjeve. Madje për këtë, Berisha tha se ky kallëzim i ndikuar gjithashtu nga kryeministri, Edi Rama.Kujtojmë se Berisha e ka akuzuar vazhdimisht gjyqtaren në fjalë, ndërsa së fundmi ka pretenduar se ajo rezulton e dënuar për falsifikim nga Kolegji Penal i Janinës. Ndaj saj, ka bërë edhe kallëzim në tetor 2023, pas vendimit të GJKKO për detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë vendi të kryetarit të Partisë Demokratike.
Kryedemokrati u paraqit në ambientet e SPAK-ut rreth orës 10:00 dhe u pyet në cilësinë e personit që ka dijeni lidhur me një hetim.
Nga ana tjetër, Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar KLGJ-së që t’i vërë në dispozicion dosjen e gjyqtares Irena Gjoka. Kërkesa është bërë në datën 19 prill, kur u publikuan për herë të parë, fakte nga media greke për një urdhër dëbimi të dhënë për gjyqtaren Gjoka, nga policia e vendit fqinj. Pasditen e së martës është njoftuar nga KLGJ se kjo e fundit i ka dorëzuar Prokurorisë së Përgjithshme të gjithë dosjen e gjyqtares, përfshirë edhe formularin e vetë-deklarimit, i cili konsiderohet si më kryesori në këtë rast. -

Probleme të reja me drejtësinë për Sali Berishën, SPAK merr në pyetje sot liderin demokrat pas kallëzimit të…
Rigels Seliman
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të jetë përsëri sot “mysafir” në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Sipas shkresës së firmosur edhe nga prokurori i çështjes, Elvin Gokaj, ai është thirrur për t’u përgjigjur pyetjeve bazuar në kallëzimin që është depozituar nga gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka, për akuzën e shpifjes. Berisha do të shkojë në orën 10:00 të mëngjesit dhe ka konfirmuar prezencën e tij, ndërsa refuzimi apo mosparaqitja e përball me penalitete të tjera sipas Kodit Penal, deri në shoqërim të detyrueshëm.
Çështja lidhet me akuzat që ka bërë vetë Berisha herë pas here ndaj magjistrates, por edhe me ato të vajzës së tij, Argita Berisha vitin e kaluar, se ajo “kishte marrë 500 mijë euro nga një eksponent i PS-së”. Sulmet erdhën menjëherë pasi gjyqtarja e shortuar për dosjen e aferës “Partizani” dha masat “arrest shtëpie” për Berishën dhe “arrest me burg” për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, bashkëshorti i Argitës.
Çështja e kallëzimit për shpifje është regjistruar prej vitit të kaluar, me numër 139/2024, ku Berisha do pyetet në cilësinë e personit që ka dijeni, për çështjen që është nën hetim paraprak. Për këtë lajm ka reaguar edhe avokati i kreut të PD-së, Genc Gjokutaj, i cili e etiketon magjistraten Gjoka si “Irena+mbiemra 3 copë”. “Nesër në orën 10:00, SPAK ka thirrur Dr. Berishën për të dhënë shpjegime në lidhje me një kallëzim që Gjyqtarja Irena + mbiemra 3 copë ka depozituar! Historikisht kështu ndodh rëndom me Drejtësinë shqiptare: Hajduti bërtet kapeni hajdutin!”, shkruan ai në postimin e tij në llogarinë personale në rrjetin social Facebook.
Reagimet
Në një reagim të fundit pasi doli nga SPAK, më 5 maj, Berisha do përsëriste të njëjtat akuza si e bija e tij, ndaj gjyqtares Gjoka duke e akuzuar për ryshfet 500 mijë euro. “Ju do të mësoni se, njeriu që kryesonte Gjykatën Speciale të shqiptarëve, ishte një delikuente e paftyrë, e pa moral, e pa karakter, e dënuar me burg në vendet fqinj, dhe përdorej si skllave nga Edi Rama dhe regjimi aktual.
Irena me 5 mbiemra, e përfolur për ryshfete gjysëm milionëshe, jo në një por në disa raste, rezulton se në vitin 2005 është dënuar nga kolegji penal i Janinës, me burg dhe gjobë. Kjo monstër, në vend që të vuajë dënimet, është lartësuar në kryetaren e Gjykatës Speciale, nga Edi Rama, Taulant Balla dhe është keqpërdorur në shkallë ekstreme nga Altin Dumani”, u shpreh Berisha mes të tjerash.
Ish-kryetarja e GJKKO, Irena Gjoka ka kërkuar në tetorin e kaluar (2024) nga SPAK, që të hetojnë deklaratat e Argita Berishës, e cila do të deklaronte në një konferencë për shtyp më 23 shtator 2024, se të paktën 17 prokurorë dhe gjykatës të strukturës së posaçme janë në dosjen e “Encrochat” dhe se në një video gjyqtarja Irena Gjoka del duke i kërkuar një ish-eksponenti socialist 500 mijë euro ryshfet që të mos e fuste në grup të strukturuar kriminal. Po për këtë çështje Argita Malltezi u thërrit më 9 janar në SPAK, për tú pyetur lidhur me akuzat ndaj gjyqtares Gjoka.
Përgjigjja e Irena Gjokës për akuzat e hedhura ndaj saj
“Këto sulme bëhen ndaj meje për shkak të vendimeve të rëndësishme për funksionarë të larta shtetërore, përfshirë masa sigurie ndaj figurave të njohura publike, dhe synojnë qartësisht intimidimin dhe pengimin në ushtrimin e detyrës. Në kuadër të verifikimeve zyrtare që po kryen Prokuroria e Përgjithshme, bazuar në ligjin për dekriminalizimin, autoritetet greke i janë përgjigjur zyrtarisht kërkesës së institucionit, duke konfirmuar se unë gjyqtarja Irena Gjoka jo vetëm që nuk jam e dënuar, por nuk ekziston asnjë e dhënë negative në emrin tim në te gjitha institucionet ligjzbatuese!”, ka thënë Irena Gjoka pak kohë më parë. -

Berisha duhet të paraqitet sot në SPAK, u kallëzua nga gjyqtarja Irena Gjoka
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me urdhër të Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion, duhet të paraqitet ditën e sotme, 10 qershor, në orën 10:00, në ambientet e SPAK.
“Të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pranë Hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit z.Ardit Neli, me dokumment identifikimi me vete”, thotë Prokuroria.
Bëhet e ditur se kryedemokrati do të pyetet në cilësinë e personit që ka dijeni lidhur me një hetim. Në rast se Berisha nuk paraqitet në ditën dhe orën e caktuar, ai do të paralajmërohet për shoqërim të detyrueshëm.
Ndërkohë, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj bën me dije se bëhet fjalë për një kallëzim që gjyqtarja Irena Gjoka ka depozituar në emër të kreut të PD-së.
“Nesër në orën 10.00 SPAK ka thirrur Dr. Berishën për të dhënë shpjegime në lidhje me nje kallëzim qe Gjyqtarja Irena + mbiemra 3 copë ka depozituar! Historikisht keshtu ndodh rëndom me Drejtësine shqiptare: Hajduti bërtet kapeni hajdutin! G”, shkruajti Gjokutaj, krahas shkresës më poshtë:Kujtojmë se Berisha e ka akuzuar vazhdimisht gjyqtaren në fjalë, ndërsa së fundmi ka pretenduar se ajo rezulton e dënuar për falsifikim nga Kolegji Penal i Janinës. Ndaj saj, ka bërë edhe kallëzim në tetor 2023, pas vendimit të GJKKO për detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë vendi të kryetarit të Partisë Demokratike.
Nga ana tjetër, Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar KLGJ-së që t’i vërë në dispozicion dosjen e gjyqtares Irena Gjoka. Kërkesa është bërë në datën 19 prill, kur u publikuan për herë të parë, fakte nga media greke për një urdhër dëbimi të dhënë për gjyqtaren Gjoka, nga policia e vendit fqinj. Pasditen e së martës është njoftuar nga KLGJ se kjo e fundit i ka dorëzuar Prokurorisë së Përgjithshme të gjithë dosjen e gjyqtares, përfshirë edhe formularin e vetë-deklarimit, i cili konsiderohet si më kryesori në këtë rast. -

DOKUMENTI – Tjetër çeshtje në SPAK për liderin e opozitës, Sali Berisha urdhërohet të paraqitet…
Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha, do të jetë përsëri nesër “mysafir” në Prokurorinë e Posaçme. Sipas shkresës së firmosur edhe nga prokurori i çështjes, Elvin Gokaj, ai do thirret për t’u përgjigjur pyetjeve bazuar në kallëzimin që është depozituar nga gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka, për akuzën e shpifjes.
Berisha do të shkojë në orën 10:00 të mëngjesit dhe ka konfirmuar prezencën e tij, ndërsa refuzimi apo mosparaqitja e përball me penalitete të tjera sipas Kodit Penal, deri në shoqërim të detyrueshëm. Çështja lidhet me akuzat që ka bërë vetë Berisha herë pas here ndaj magjistrates, por edhe me ato të vajzës së tij, Argita berisha vitin e kaluar, se ajo “kishte marrë 500 mijë euro nga një eksponent i PS-së”.
Sulmet erdhën menjëherë pasigjyqtarja e shortuar përdosjen e aferës “Partizani” dha masat “arrest shtëpie” për Berishën dhe “arrest me burg” për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, bashkëshorti i Argitës.
Çështja e kallëzimit për shpifje është regjistruar prej vitit të kaluar, me numër 139 e regjistruar nga SPAK, ku Berisha do pyetet në cilësinë e personit që ka dijeni, për çështjen që është nën hetim paraprak.
Për këtë lajm ka reaguar edhe avokati i kreut të PD-së, Genc Gjokutaj, i cili e etiketon magjistraten Gjoka si “Irena+ mbiemra 3 copë”.
“Nesër në orën 10:00, SPAK ka thirrur Dr. Berishën për të dhënë shpjegime në lidhje me një kallëzim që Gjyqtarja Irena + mbiemra 3 copë ka depozituar! Historikisht keshtu ndodh rëndom me Drejtësine shqiptare: Hajduti bërtet kapeni hajdutin!”, shkruan ai në postimin e tij në llogrinë personale në rrjetin social Facebook.
Në një reagim të fundit pasi dilte nga SPAK, më 5 maj, Berisha do përsëriste të njëjtat akuza ndaj Gjokës:
“Ju do të mësoni se, njeriu që kryesonte Gjykatën Speciale të shqiptarëve, ishte një delikuente e paftyrë, e pa moral, e pa karakter, e dënuar me burg në vendet fqinj, dhe përdorej si skllave nga Edi Rama dhe regjimi aktual. Irena me 5 mbiemra, e përfolur për ryshfete gjysëm milionëshe, jo në një por në disa raste, rezulton se në vitin 2005 është dënuar nga kolegji penal i Janinës, me burg dhe gjobë. Kjo monstër, në vend që të vuajë dënimet, është lartësuar në kryetaren e Gjykatës Speciale, nga Edi Rama, Taulant Balla dhe është keqpërdorur në shkallë ekstreme nga Altin Dumani”, u shpreh Berisha mes të tjerash.
Ish-kryetarja e GJKKO, Irena Gjoka, njëherazi edhe gjyqtarja që caktoi masat e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe “arrest në burg” për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, ka kërkuar në tetorin e kaluar (2024) nga SPAK, që të hetojnë deklaratat e Argita Berishës e cila e akuzon gjyqtaren se është filmuar duke i kërkuar 500 mijë euro një ish-eksponenti të PS.
Gjatë një konference për shtyp të zhvilluar në datën 23 shtator 2024, Argita Malltezi deklaroi se të paktën 17 prokurorë dhe gjykatës të strukturës së posaçme janë në dosjen e “Encrochat”. E madje, sipas Argitës “gjyqtarja Gjoka del në një video, duke i kërkuar një ish-eksponenti të PS 500 mijë euro, që të mos e fuste në grup të strukturuar kriminal”.
Kreu i PD-së akuzohet nga SPAK edhe për aferën në dosjen “Partizani”, e cila pas 7 muajsh zvarritjesh proceduriale në GJKKO, kaloi së fundmi për proces gjykimi, ku Berisha është i pandehur bashkë me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi dhe 3 persona të tjerë.
Aktualisht ai ndodhet nën masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” dhe akuzohet për korrupsion pasiv. Berisha qëndroi për më shumë se një vit nën masën “arrest shtëpie”.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

Kallëzimi i gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret nesër Sali Berishën
Kryetari i PD, Sali Berisha është thirrur nga SPAK të paraqitet më 10 qershor (nesër), ora 10:00, për të dhënë shpjegime në lidhje me një kallëzim të bërë nga gjyqtarja Irena Gjoka.
Çështja e kallëzimit për shpifje është regjistruar prej vitit të kaluar, me numër 139 e regjistruar nga SPAK, ku Berisha do pyetet në cilësinë e personit që ka dijeni, për çështjen që është nën hetim paraprak.
Ish-kryetarja e GJKKO, Irena Gjoka, njëherazi edhe gjyqtarja që caktoi masat e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe “arrest në burg” për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, ka kërkuar në tetorin e kaluar (2024) nga SPAK, që të hetojnë deklaratat e Argita Berishës e cila e akuzon gjyqtaren se është filmuar duke i kërkuar 500 mijë euro një ish-eksponenti të PS. -

Gjyqtarja kushtetuese Sonila Bejtja me mandat të plotë/ Ja dokumenti i Ardian Dvoranit që e konfirmon
Gjyqtarja Sonila Bejtja është emëruar për një mandat të plotë në Gjykatën Kushtetuese, përkundër skenarit për largimin e saj të parakohshëm nga detyra, që po ndiqet nga kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, dhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.
Mandati i plotë i gjyqtares Bejtja konfirmohet nga një seri dokumentesh, përfshirë edhe akte të nënshkruara nga ish-kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.
Gjyqtarja Bejtja është emëruar në dhjetor të vitit 2020, duke zëvendësuar në detyrë ish-gjyqtarin Besnik Muçi, i cili qëndroi vetëm një muaj në detyrë, në periudhën tetor-nëntor 2019, për shkak se u shkarkua nga procesi i Vetingut.
Gjyqtari Muçi u kualifikua për në Gjykatën Kushtetuese në shtator 2019 nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, që në atë kohë drejtohej nga Ardian Dvorani.
Në vendimin e kualifikimit të Besnik Muçit, që mban datën 21 shtator 2019, Dvorani shkruante që në titull se ai kandidonte për një post në Gjykatën Kushtetuese për një vakancë të plotë, pra 9-vjeçare. (Shkarko dokumentin)
Pra, edhe gjyqtarja Sonila Bejtja, e cila vijon mandatin e gjyqtarit të shkarkuar, qëndron në detyrë për të gjithë pjesën e pakonsumuar të mandatit të Besnik Muçit, i cili, në terma konkretë është 8 vjet e 11 muaj dhe përfundon në nëntor të vitit 2028.
-

“Gjyqtarja e Berishës e afërmja e deputetes së PD”/ Romeo Kara: Të japë dorëheqjen
Gjyqtarja Elsa Ulliri që do të kryesojë trupën gjykuese ndaj ish-kryeministrit Berisha dhe 4 të pandehurve të tjerë rezulton lidhje e afërt familjare me një prej deputeteve të Partisë Demokratike. Bëhet fjalë për Andia Ullirin, e cila hyri në Kuvend pas zgjedhjeve të vitit 2021. Kryetari i Gjykatës së Posaçme Erion Bani u shpreh se nuk ka konflikt interesi, megjithatë ka dyshime se një gjë e tillë mund të jetë prezentë në këtë proces.
Avokati Romeo Kara, u shpreh se gjyqtarja në fjalë është në konflikt interesi dhe në këto kushte duhet të tërhiqet nga çështja. Ai theksoi se nëse gjyqtarja nuk ndërmerr një akt të tillë, atëherë SPAK duhet të ndërhyjë dhe të kërkojë përjashtimin e saj nga procesi gjyqësor i dosjes “Partizani”, ku i pandehur për korrupsion është marrë ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha.
“Unë mendoj se ky është gjykimi i parë për të treguar integritetin e strukturave të reja të drejtësisë. Prova e parë e zjarrit për SPAK dhe GJKKO, Përgjigja e Banit nuk më ka shijuar aspak. Gjyqtarja do kishte konflikte interesi me kushërirën saj, padyshim, sepse e parashikon ligji.
Kushërira e saj u bë deputete nga Sali Berisha. Gjyqtarja duhet të japë vetë dorëheqjen. Ka konflikt interesi dhe lë dyshime. Nëse nuk tërhiqet, duhet të ndërhyjë SPKA që të përjashtohet gjyqtarja. Ky person është mësuar të mbajë peng sistemin dhe të shkojë në gjykime ku ka pasur konflikt interesi. Ky person nuk mund të gjykohet me njerëz, që kanë lidhje të afërt me bashkëpunëtorë të tij”, tha ai -

“Ulliri ka konflikt interesi, të tërhiqet”, avokati: “Partizani” është “prova e zjarrit” për drejtësinë e re
Gjyqtarja Elsa Ulliri që do të kryesojë trupën gjykuese ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe 4 të pandehurve të tjerë rezulton lidhje e afërt familjare me një prej deputeteve të Partisë Demokratike.
Bëhet fjalë për Andia Ullirin, e cila hyri në kuvend pas zgjedhjeve te vitit 2021. Kryetari i Gjykatës së Posaçme Erion Bani u shpreh se nuk ka konflikt interesi, megjithatë ka dyshime se një gjë e tillë mund të jetë prezentë në këtë proces.
Avokati Romeo Kara, i ftuar në “Ora e Fundit” u shpreh se gjyqtarja në fjalë është në konflikt interesi dhe në këto kushte duhet të tërhiqet nga çështja.
Ai theksoi se nëse gjyqtarja nuk ndërmerr një akt të tillë, atëherë SPAK duhet të ndërhyjë dhe të kërkojë përjashtimin e saj nga procesi gjyqësor i dosjes “Partizani”, ku i pandehur për korrupsion është marrë ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha.
“Unë mendoj se ky është gjykimi i parë për të treguar integritetin e strukturave të reja të drejtësisë.
Prova e parë e zjarrit për SPAK dhe GJKKO, Përgjigja e Banit nuk më ka shijuar aspak. Gjyqtarja do kishte konflikte interesi me kushërirën saj, padyshim, sepse e parashikon ligji.
Kushërira e saj u bë deputete nga Sali Berisha. Gjyqtarja duhet të japë vetë dorëheqjen. Ka konflikt interesi dhe lë dyshime.
Nëse nuk tërhiqet, duhet të ndërhyjë SPKA që të përjashtohet gjyqtarja.
Ky person është mësuar të mbajë peng sistemin dhe të shkojë në gjykime ku ka patur konflikt interesi.
Ky person nuk mund të gjykohet me njerëz, që kanë lidhje të afërt me bashkëpunëtorë të tij”, theksoi ai.