Tag: gjyqtarja

  • Gjykata Speciale zgjat paraburgimin ndaj Thaçit. Pretendimet e gjyqtares

    Gjykata Speciale zgjat paraburgimin ndaj Thaçit. Pretendimet e gjyqtares

    Zgjatet paraburgimi ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
    Këto vendime i mori dje me 5 gusht, gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot, me arsyetimin se duhet të mbesin në paraburgim për arsye proporcionale dhe të nevojshme, për të cilat për Thaçin tha se ende nuk është zhdukur rreziku i pengimit të procedurave me mbylljen e çështjes së Prokurorisë në rastin për krime lufte.

    Gjyqtarja e procedurës paraprake ka thënë se ende vazhdon dyshimi ndaj Thaçit për kryerjen e veprave penale për të cilat ai është i ngarkuar.

    “Veprimet e Thaçit tregojnë për këmbëngulje në përpjekjet për të penguar procedurat e DhSK-së edhe nga brenda Qendrës së Paraburgimit të DhSK-së, përfshirë përmes ndikimit të tij mbi ish-pjesëtarë të UÇK-së që i qëndrojnë besnikë dhe persona nga rrethet e tij politike, si bashkë të akuzuarit në këtë çështje”, thuhet në vendim.
    Sophie Menegon dhe Luka Mishetiq që paraqesin mbrojtjen e Thaçit nuk kanë parashtruar përgjigje ndaj kërkesës së Prokurorisë për vazhdimin e paraburgimit. Kujtojmë se Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzën e dytë kundër Thaçit në dhjetor të vitit 2024 për pengim të drejtësisë./ Kosovapress

  • 4 vite pa zbardhur vendimin, ish-punonjësit e ujësjellësit fituan gjyqin, gjyqtarja nuk hap rrugën për dëmshpërblim

    4 vite pa zbardhur vendimin, ish-punonjësit e ujësjellësit fituan gjyqin, gjyqtarja nuk hap rrugën për dëmshpërblim

    Pesë ish-punonjës të Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve në Vaun e Dejës sorollaten prej më shumë se katër vitesh dyerve të gjykatave në Shkodër e Tiranë, në pritje të një të drejte që, ndonëse është dhënë, nuk është vënë në zbatim.

    Në vitin 2021, Gjykata e Shkodrës vendosi se shkarkimi i tyre nga puna ishte i paligjshëm dhe, me një vendim të datës 11 shkurt, gjyqtarja Arta Llazari urdhëroi dëmshpërblimin e tyre.
    Por pavarësisht kësaj, vetë gjyqtarja nuk e ka zbardhur deri me sot vendimin e saj.
    Ky nuk është rasti i parë që kjo gjyqtare zvarrit zbardhjet e vendimeve, pasi janë një mori ankesash në drejtim të saj, aq sa në fillim të këtij viti, Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkoi shkarkimin e Arta Llazarit nga detyra, për mosveprim ndaj çështjeve civile dhe vonesa të përsëritura në arsyetimin dhe zbardhjen e vendimeve gjyqësore.
    Ndërkohë muajin prill, Këshilli i Lartë Gjyqësor mori ndaj saj masë disiplinore, duke e pezulluar nga detyra për një periudhë gjashtëmujore.
     
     

    Top Channel

  • Hidhet shorti, caktohet gjyqtarja që do të shqyrtojë dosjen ndaj ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja dhe dy të pandehurve të tjerë

    Hidhet shorti, caktohet gjyqtarja që do të shqyrtojë dosjen ndaj ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja dhe dy të pandehurve të tjerë

    GJKKO ka hedhur këtë të mërkurë shortin elektronik për shqyrtimin e dosjes ndaj ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja dhe dy të bashkëpandehurve, Ahmet Masha dhe Altin Hajri.

    Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene mëson se nga shorti është caktuar gjyqtarja Etleva Deda.
    Ditën e djeshme, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbylli hetimet për  ish- ligjvënësin socialist Jurgis Çyrbja, dhe të bashkëpandehurit Altin Hajri dhe Ahmet Masha.

    Në bashkëpunim, SPAK thotë se ata kanë kryer korrupsion zgjedhor, përkrahje të autorit në krim dhe kanë zbuluar sekrete shtetërore.
    Organi i akuzës thotë se aktiviteti kriminal koordinohej nga platformat e enkriptuara, Sky Ecc dhe Matrix./vizionplus.tv

  • Gjyqi për ‘Partzanin’! Gjyqtarja kërkon dorëheqjen: Jam kushërirë me deputeten e PD Andia Ulliri

    Gjyqi për ‘Partzanin’! Gjyqtarja kërkon dorëheqjen: Jam kushërirë me deputeten e PD Andia Ulliri

    Sali Berisha dhe Elsa Ulliri

    TIRANË-Gjyqtarja Elsa Ulliri ka paraqitur kërkesën për dorëheqje nga gjykimi i dosjes “Partizani”. Mësohet se dorëheqja është paraqitur tek drejtuesi i GJKKO, Erion Bani prej 10 ditësh. Në argumentet e saj thotë se është kushërirë me deputeten demokrate Andia Ulliri. Elsa Ulliri ishte caktuar gjyqtare relatore ndërsa anëtarë janë Bib Ndreca dhe Rudina Palloj. Nuk dihet nëse është pranuar apo jo kërkesa.

  • Gjyqtarja Elsa Ulliri kërkon dorëheqjen nga çështja Partizani: Jam kushërirë me deputeten demokrate Andia Ulliri

    Gjyqtarja Elsa Ulliri kërkon dorëheqjen nga çështja Partizani: Jam kushërirë me deputeten demokrate Andia Ulliri

    Gjyqtarja Elsa Ulliri ka paraqitur kërkesën për dorëheqje nga gjykimi i dosjes “Partizani”. Mësohet se dorëheqja është paraqitur te drejtuesi i GJKKO, Erion Bani prej 10 ditësh. Në argumentet e saj, gjyqtarja Ulliri thotë se është kushërirë me deputeten demokrate, Andia Ulliri.
    Elsa Ulliri ishte caktuar gjyqtare relatore ndërsa anëtarë janë Bib Ndreca dhe Rudina Palloj. Ditën e sotme nis seanca në themel ku pritet të mësohet edhe vendimmarrja mbi kërkesën e gjyqtares. Nuk dihet nëse është pranuar apo jo kërkesa.

  • “Jam kushërirë me deputeten e PD”, gjyqtarja e Berishës kërkon dorëheqjen nga çështja ‘Partizani’

    “Jam kushërirë me deputeten e PD”, gjyqtarja e Berishës kërkon dorëheqjen nga çështja ‘Partizani’

    Gjyqtarja Elsa Ulliri ka paraqitur kërkesën për dorëheqje nga gjykimi i dosjes “Partizani”.
    Mësohet se dorëheqja është paraqitur tek drejtuesi i GJKKO, Erion Bani prej 10 ditësh, bën me dije Report TV.
    Në argumentet e saj thotë se është kushërirë me deputeten demokrate Andia Ulliri.
    Elsa Ulliri është caktuar gjyqtare relatore, ndërsa anëtarë janë Bib Ndreca dhe Rudina Palloj.

  • Paditi Ramën dhe bashkëshorten/ Adriana Kalaja kërkoi përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, GJKKO e refuzon

    Paditi Ramën dhe bashkëshorten/ Adriana Kalaja kërkoi përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, GJKKO e refuzon

    Avokatja Adriana Kalaja ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi i çështjes ndaj kryeministrit Edi Rama dhe bashkëshortes së tij, kallëzuar në shtator 2024 duke e akuzuar për konflikt interesi dhe mosdeklarim të fakteve, por gjyqtarja Flojera Davidhi e rrëzoi.
    Kalaja kallëzoi Gjokën në SPAK dhe ka kërkuar shkarkimin e saj në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë (ILD). Gjithashtu ka kërkuar rishikimin e vendimit të vettingut në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK). Gjithashtu Kalaja thotë se gjyqtarja nuk duhet të jetë pjesë e këtij procesi pasi është subjekt i kallëzimeve dhe hetimeve që ajo vetë ka nisur.
    Por gjyqtarja Flojeradh Davidhi rrëzoi kërkesën për përjashtim e Kalasë për shkak të dorëzimit jashtë afatit ligjor tre-ditor. Kalaja e ka quajtur këtë vendimin absurd duke theksuar se kjo kërkesë u paraqit menjëherë pas shpalljes së vendimit të Gjykatës së Lartë dhe në fazën e dhomës këshillimore, jo gjatë gjykimit.
    Fjala e Adriana Kalas:
    Unë kam kallëzuar penalisht pranë SPAK gjyqtaren Irena (me tre mbiemra), për shkak të fshehjes dhe mosdeklarimit nga ana e saj të një vendimi penal për dënim në shtetin grek, si dhe të dy vendimeve administrative për dëbimin e saj nga ky shtet.
    Në këtë kallëzim kam përfshirë edhe një prokurë, e cila legjitimon pretendimet tona lidhur me rastet e dëbimit të saj nga Greqia, në vitet 2002 dhe 2003. Gjithashtu, si kallëzues, kam bërë një kërkesë pranë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin e gjyqtares në fjalë. Po ashtu, i jam drejtuar edhe SPAK-ut, duke qenë se z. Altin Dumani mban aktualisht edhe mandatin e Komisionerit Publik, për të kërkuar rishikimin e vendimit të vettingut që lidhet me gjyqtaren Irena.
    Që nga dhjetori i vitit 2024, jam në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse, me kërkesa të njëpasnjëshme, lidhur me hetimin administrativ që po i bëhet gjyqtares në fjalë. Të gjitha këto fakte dhe argumente duhen marrë në konsideratë, sidomos duke pasur parasysh që gjyqtarja, në muajin prill, është shprehur publikisht për një çështje konkrete në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën, duke vlerësuar se kompetenca për hetimin e Kryeministrit dhe bashkëshortes së tij i takon prokurorisë së juridiksionit të përgjithshëm dhe jo Prokurorisë së Posaçme ndryshe nga sa ka vendosur Gjykata e Tiranës. Gjykata e Lartë më pas e rrëzoi këtë vendim, duke na legjitimuar ne si palë.
    Sot jemi njohur me një vendim absurd dhe të pabazuar në prova e ligj, pasi gjyqtarja ka arsyetuar se kërkesa jonë për përjashtim është bërë jashtë afatit 3-ditor të përcaktuar nga ligji. I kujtoj gjyqtares Davidhi se kjo nuk është një kërkesë gjatë gjykimit, por një kërkesë që është bërë menjëherë sapo jemi njohur me vendimin e zbardhur të Gjykatës së Lartë, të cilin e kemi dorëzuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, si provë që mbështet kërkesën tonë.v

  • Gjyqi ndaj Erion Veliajt, Gjykata e Lartë cakton gjyqtaren që do shqyrtojë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës

    Gjyqi ndaj Erion Veliajt, Gjykata e Lartë cakton gjyqtaren që do shqyrtojë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës

    Gjykata e lartë ka caktuar gjyqtaren qe do të shqyrtojë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj, kundër vendimit të gjykatës së Apelit të Posaçëm.
    Veliaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” dhe mësohet se si relatore e rekursit është caktuar gjyqtarja Albana Boksi.  Kujtojmë se Veliaj ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit të këtij viti.
    Në rekurs janë përfshirë gjithashtu edhe biznesmenët e tjerë të përfshirë në këtë çështje: Elman Abule, Gentjan Sula, Meriman Palushi dhe Shkëlqim Fusha. Vendimi për caktimin e relatores mban datën 13 qershor.
    Gjyqtarja Boksi mësohet se ka qenë gjyqtarja që ka marrë vendimin ndaj Fatmir Mediut. Ndërkohë që ka rrëzuar SPAK në padinë kundër Lapsit. Gjithashtu gjyqtarja Boksi ka lënë në qeli edhe Ilir Metën pas kërkesës së tij për lirim.

  • Dosja ‘Partizani’/ Petraj: Gjyqtarja Elsa Ulliri duhet të japë dorëheqjen, për shkak se ka konflikt interesi

    Dosja ‘Partizani’/ Petraj: Gjyqtarja Elsa Ulliri duhet të japë dorëheqjen, për shkak se ka konflikt interesi

    GJKKO ka caktuar datën 30 qershor për seancën e parë në themel ndaj Berishës, Malltezit dhe 3 të pandehurve të tjerë për aferën “Partizani”. Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj janë treshja e gjyqtarëve të caktuar për këtë çështje.
    Ulliri është kryesuesja e trupës dhe është një ndër gjyqtarët e përfolura për afërsi me Partinë Demokratike për shkak të një lidhjeje familjare.
    Lidhur me këtë ka folur për Report Tv edhe avokati Edmond Petraj i cili e ka komentuar rastin duke thënë se gjyqtarja moralisht duhet të japë dorëheqjen. Sipas Petrajt, gjyqtarja ka konflikt interesi për shkak të një lidhjeje familjare me një deputete të PD-së.
    Gazetari: Çfarë mund të themi për çështjen Partizani që është në datën 30 qershor, një nga më të rëndësishmet në fakt?
    Petraj: Shiko, kjo është një dosje maratonë për sa i përket raportit të shqyrtimit të provave. Do të jetë një element që duhet të fillojë nga pjesa morale e gjyqtares që duhet ta gjykojë. Do të jetë ajo pjesë që do të gjykojë këtë çështje apo jo. Moralisht duhet të shkëputet, duhet të heqë dorë, sepse ka një konflikt interesi në thonjëza, por jo që ndikon, por që ligjërisht nuk e kap. Por moralisht e kap sepse duket procesi i kontestuar. Pasi një njeri i afërt i saj është deputete dhe brenda strukturave të Partisë Demokratike ku është kryetar zoti Berisha. Moralisht duhet të japë dorëheqjen.