Ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu, është liruar nga qelia ditën e sotme.
Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”.
Vendimi u dha mëngjesin e sotëm nga gjyqtari Erjon Çela. Një ditë më parë Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e ish-gjyqtares për ndryshimin r masës së sigurisë.
Tag: gjyqtarja
-

Pjesë e grupit të Suel Çelës, lirohet nga qelia ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu. GJKKO e çon në ‘arrest shtëpie”
-

Rrëzohet kërkesa e Pajtime Fetahut, gjyqtarja besnike e ‘Çopjave’ mbetet në burg
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu, e cila kërkonte prishje të vendimit të dhënë nga Apeli i Posaçëm për masën e sigurisë “arrest në burg”.
Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu është e përfshirë në dy dosje të SPAK-ut, të lidhura me grupet kriminale të Suel Çelës dhe organizatën “Çopja” në Elbasan.
Për dosjen e parë, ndaj saj ishte caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për dosjen e dytë, ajo u arrestua me vendim të gjykatës.
Fetahu dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, pak ditë përpara se të përballej me procesin e vetingut. -

Ilir Meta sërish kërkesë në GJKKO për lirim nga qelia, ja kur do të mbahet seanca ndaj ish-Presidentit
Presidenti i PL-së, Ilir Meta, ka bërë sërish kërkesë në GJKKO për lirim nga qelia.
Seanca për shqyrtimin e kërkesës së ish-Presidentit për zëvendësimin e masës së sigurisë do të mbahet më 19 shtator 2025.
Kërkesa e Ilir Metës, e depozituar nga avokatët e tij, për lirim nga burgu ku ndodhet prej datës 21 Tetor 2024, do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka.
“Kërkuesi Ilir Metaj, me gjeneralitetet dhe adresën e mësipërme, me anë të kësaj kërkese drejtuar Gjykatës Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit Organizuar, ka si qëllim revokimin e masës sigurimit personal të arrestit në burg, vendosur kjo me vendimin nr. 125 datë 20.10.2024 dhe vendimit nr.130 datë 23.10.2024 të Gjykatës Shkallës Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit Organizuar lënë në fuqi me vendimin nr. 59 (87-2024-333) datë 19.11.2024 nga Gjykata e Posaçme Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit Organizuar”, shkruhet në letrën e depozituar nga përfaqësuesit ligjorë të Presidentit të PL-së.
Ndërkohë, GJKKO ka caktuar datën 25 shtator, ora 11:00, për zhvillimin e seancës së parë paraprake ndaj Ilir Metës dhe katër personave të tjerë të pandehur nga SPAK. Kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila u përzgjodh përmes shortit elektronik.
Gjyqtarja Irena Gjoka do vendosë nëse çështja do kalojë për gjykim, do kthehet në SPAK për hetime të mëtejshme apo do pushohet.
-

Seanca e radhës gjyqësore për Erion Veliajn, gjyqtarja cakton datën
Është caktuar sot seanca e radhës për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se gjyqtarja Etleva Deda cakton datën 29 shtator ora 12:00 për të zhvilluar seancën paraprake për Erion Veliaj dhe të pandehurit e tjerë.
Veliaj do të përballet me 5 vepra penale në gjykatë.Top Channel
-

Një ditë pasi SPAK dërgoi në Gjykatë dosjen “Veliaj”, caktohet gjyqtarja që ka në dorë fatin e kryebashkiakut
Një ditë pasi dosja Veliaj u dërgua në Gjykatën e Posaçme është caktuar gjyqtarja që ka në dorë fatin e tij, bashkëshortes Ajola Xoxa dhe të pandehurve të tjerë.
Nga shorti, do të jetë gjyqtarja Etleva Deda që do të vendosë nëse dosja do të kalojë apo jo për gjykim.
SPAK njoftoi ditën e djeshme se përfundoi hetimet paraprake dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, dosjen e kryebashkiakut të Tiranës, bashkëshortes së tij dhe 28 të pandehurve të tjerë (persona e subjekte).Sipas SPAK, Erion Veliaj akuzohet për disa vepra penale; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
Ndërsa bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa akuzohet për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Po e njëjta gjyqtare ka në dorë edhe fatin e ish-depuetit socialist, Jurgis Çyrbja.
Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet më 16 korrik për ish-ligjvënësin socialist Jurgis Çyrbja, dhe të bashkëpandehurit Altin Hajri dhe Ahmet Masha.
Në bashkëpunim, SPAK thotë se ata kanë kryer korrupsion zgjedhor, përkrahje të autorit në krim dhe kanë zbuluar sekrete shtetërore.
Organi i akuzës thotë se aktiviteti kriminal koordinohej nga platformat e enkriptuara, Sky Ecc dhe Matrix./vizionplus.tv -

Dosja e Veliaj në GJKKO, caktohet gjyqtarja e seancës paraprake ndaj kryebashkiakut të Tiranës
Etleva Deda do të jetë gjyqtarja e seancës paraprake ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Pas dorëzimit të dosjes ndaj 30 personave, mes tyre edhe Veliaj, u hodh shorti për gjyqtaren paraprake, u caktua gjyqtarja antikorrupsion, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
SPAK dërgoi në GJKKO dosjen e Erion Veliajn, Ajola Xoxën dhe 16 persona të tjerë të pandehur, si dhe shoqëri apo organizata jo fitimprurëse.
Në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme renditen 13 akuza për kryetarin e bashkisë së Tiranës, ndërsa edhe për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa ngrihen 12 akuza.Top Channel
-

Caktohet gjyqtarja e seancës paraprake ndaj Erion Veliajt
Etleva Deda do të jetë gjyqtarja se seancës paraprake për dosjen ndaj Erion Veliajt, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa dhe 16 personave të tjerë.
Mes tyre janë biznesmenë dhe të afërm të çiftit Veliaj-Xoxa, si ish-deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, e cila është vënën nën akuzë për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Gjyqtarja Deda do të përcaktojë në këtë mënyrë nëse dosja do të kalojë për gjykim ose jo apo nëse do të kthehet sërish në SPAK. -

Seanca e parë paraprake ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, caktohet data
Gjyqtarja e posaçme Irena Gjoka, ka caktuar seancën e parë paraprake ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha mëson se seanca e parë paraprake do të mbahet në 25 shtator.
Irena Gjoka është gjyqtarja e cila do të ketë në dorë fatin e 130 fashikujve me të akuzuar Ilir Metën, që si gjyqtare paraprake e zgjedhur duhet të vendosë në vijim nëse janë apo jo të plota hetimet ndaj ish presidentit.
Gjyqtarja antikorrupsion, u vendos nga rastësia e shortit elektronik midis 10 gjyqtarëve, ku i vetmi që u përjashtua nga procedura rastësore ishte Erjon Cela, i cili një vit më parë shpalli arrest në burg ndaj Metës.
Gjetja e gjyqtares paraprake u vulos në krye të një jave nga koha kur SPAK dorëzoi dosjen në gjykatë me Ilir Metën nën akuzë për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, Monika kryemadhin, Pirro Xhixhon , Ema Cokun dhe Fatime Kryemadhin.
Ndërkohë Ilir Meta ka hapur edhe dy llogari të tjera me drejtësinë, njëra në Apel ku kërkon lirinë dhe tjetra në Kushtetuese ku insiston se mënyra si u arrestua është antikushtetues.
Për çështjen në themel Ilir Meta, i dyshuar për dosjen “CEZ Dian”, lobimin dhe fshehjen e pasurisë, nuk paraqiti asnjë memo gjatë ditëve që SPAK i la në dispozicion. Kjo do të thotë se lëvizjet e tij mbrojtëse do jenë në sallën e gjykatës, përballë gjyqtares paraprake, një emër i njohur edhe për politikanë të tjerë sikurse për Sali Berishën, ndaj të cilit aprovoi masë sigurie.
Top Channel
-

Gjyqtarja Gjoka do të shqyrtojë dosjen Meta-Kryemadhi/ PL publikon dokumente dhe kërkon largimin nga çështja:Irena ka..
Kërkesa e SPAK për kalimin në gjykim të ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi do të peshohet nga gjyqtarja e Posaçme, Irena Gjoka.
Shorti elektronik i hedhur mëngjesin e së mërkurës përzgjodhi gjyqtaren Gjoka për shqyrtimin paraprak të dosjes ku veç ish-bashkëshortëve Meta-Kryemadhi, të akuzuar për “korrupsion”, “pastrim të parave” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”, janë të pandehur edhe ish-vjehrra e Metës, Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku.
Hetimi ndaj Metës nisi më 2019, ndërsa dosja u kopsit dhe dorëzua në gjykatë më 29 gusht. Hetimet e këtij raste zbuluan, sipas SPAK, një sërë skemash korruptive, përdorim i influencës dhe pushtetit politik me qëllim favorizimin e bizneseve të caktuara kundrejt shpërblimit të marrë, apo të premtuar dhe më tej pastrim të parave të krijuara prej shkeljes së ligjit dhe mosdeklarim i tyre në deklaratat periodike.
Në dy nga rastet janë çështja CEZ/DIA dhe lobimi i LSI në SHBA. Pas përzgjedhjes së gjyqtarit paraprak, në ditët në vijim do të përcaktohet data e seancës së parë.
Irena Gjoka është gjyqtarja për të cilën ish-kryeministri, Sali Berisha, pretendon se ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit dhe se për këtë arsye nuk mund të jetë gjyqtare.
Akuzat kundër saj nuk i vonoi as Partia e Lirisë, president i së cilës është Ilir Meta.
Duke ju referuar me etiketimin e përdorur nga Berisha, “Irena me 5 mbiemra”, sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi publikoi dokumentet greke të dënimit penal dhe kërkoi largimin urgjent të saj nga çështja ndaj Ilir Metës.
-

VIDEO/ Partizanit i mjafton një autogol, merr tri pikët e para ndaj ekipit debutues të Superiores. Gjyqtarja bëhet protagoniste
Partizani ka fituar sot ndeshjen e parë në kampionat nën drejtimin e trajnerit Milinkoviç, duke mundur debutuesit e Vorës me rezultatin minimal 1-0.
Të kuqtë kanë zhvilluar një ndeshje në sulm dhe përfituan nga një autogol i shpejtë i Repajt që në fillimin e sfidës për të diktuar ritmin e tyre. Edhe Vora nuk u tërhoq nga sulmet dhe krijoi disa mundësi të mira shënimi, por Kasalla e Luis Felipe nuk shfrytëzuan rastet e krijuara.AUTOGOLI
Në një ndeshje ku nuk munguan ndërhyrjet e forta dhe kartonët, gjithçka u kthye në kaos në minutat e fundit, kur gjyqtarja Rusta i tregoi dy herë kartonin e verdhë Shanajt. Ajo harroi të nxirrte nga fusha lojtarin e Partizanit me të kuq, duke e mbyllur ndeshjen me të në fushë, në një ngjarje të rrallë për futbollin shqiptar që padiskutim do sjellë polemika.