Këtë të enjtes ka nisuer seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për kalimin për gjykim të dosjes së Ilir Metës. Dosja do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka.
SPAK ka mbyllur mbylli hetimet dhe ka dorëzuar kërkesën për gjykim për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin dhe tre peronat të tjërë të marrë të pandehur.
Ndaj ish-çiftit të bashkëshortëve rëndojnë akuzat e korrupsionit, pastrim parash dhe mosdeklarim i pasurisë.
Irena Gjoka ka qenë edhe gjyqtarja e hetimit paraprak për dosjen e aferës Partizani, dhe është gjyqtarja që me kërkesë të SPAK ka caktuar masat e sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.
Tag: gjyqtarja
-

Nis gjyqi për Metën/ Seanca paraprake do vendosë për kalimin e dosjes për gjykim
-

Nuk ka liri për Ilir Metën, GJKKO lë në fuqi masën “arrest me burg”, kush është gjyqtarja e “hekurt” që është kthyer…
Rigels Seliman
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka ndryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Ilir Metën. Ish-Presidenti do të vijojë të qëndrojë në qelinë e paraburgimit. Për rreth 90 minuta, gjyqtarja Irena Gjoka dëgjoi argumentet e avokatëve të Metës që kërkuan lirimin me pretendimin se tashmë dosja ka kaluar për gjykim dhe nuk përbën rrezik për prishjen e provave dhe të prokurorëve që e kundërshtuan dhe kërkuan të ngelet në fuqi masa e arrestit me burg. Gjyqtarja pasi u tërhoq në Dhomë Këshillimi, vendosi rrëzimin e kërkesës, vendim, i cili për avokatët e Metës është arsye për të kërkuar largimin e saj. Megjithatë vetë gjyqtarja Gjoka e kishte dhënë vetë dorëheqjen nga dosja si gjyqtare e seancës paraprake, por nuk iu pranua nga kryetari në detyrë i GJKKO, Erjon Bani.
Reagon avokati Cakrani
Ndërkohë menjëherë pas vendimit të dhënë nga gjyqtarja politike e GJKKO, Irena Gjoka, e cila la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Presidentin e PL, Ilir Meta, avokati mbrojtës, Kujtim Cakrani u shpreh se nuk kishte asnjë pritshmëri se gjyqtarja Gjoka do të jepte një masë lehtësuese apo të pranonte kërkesën. Pas përfundimit të seancës gjyqësore për revokimin e masës së sigurisë, avokati Cakrani tha para gazetarëve se kreut të PL, Ilir Meta i janë shkelur të gjitha të drejtat politike, madje duke mos pranuar që të bënte fushatë qoftë dhe në paraburgim, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Për Cakranin, vendimi i kësaj të premteje, ishte politik, duke shtuar se të gjitha dosjet e liderëve të opozitës për çudi i bien vetëm gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka. Sipas avokatit, beteja do të vijojë në shkallën tjetër ë gjyqësorit, Apelin e GJKKO. Në kërkesën tonë kemi parashtruar disa vendime të gjykatës evropiane. Të gjithë liderët e opozitës i bien për shqyrtim gjyqtares Irena Gjoka, e prisja këtë dhe e dija që do ta rrëzonte kërkesën. I janë shkelur të drejtat politike, s’i është lejuar të bëjë fushatë edhe në ambientet e paraburgimit. Gjyqtarja s’dëgjon. Ne do vazhdojmë në Apelin e GJKKO, shpresojmë që kjo gjykatë të ngrihet në lartësinë e duhur. Ne do i shterojmë të gjitha gjykatat. Gjykata e Lartë është inekzistente në Republikën e Shqipërisë. S’ka dhenë asnjë vendim, as shqyrtim, vetëm mospranim rekursi”, deklaroi Cakrani.
Çfarë ka ndodhur?
Kujtojmë që Ilir Meta ndodhet i arrestuar që prej 21 tetorit 2024. Ish-Presidenti Meta ka bërë rekurs edhe në Gjykatën e Lartë dhe kërkesa e tij do të shqyrtohet më 9 tetor. Ai ka bërë ankimim për masën arrest në burg, të caktuar prej rreth 1 viti nga GJKKO dhe të lënë në fuqi nga Apeli. Ndërkohë që, Irena Gjoka do të jetë edhe gjyqtarja e seancës paraprake më 25 shtator në ngarkim të Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos, që janë marrë të pandehur nga SPAK. SPAK mbylli hetimet për dosjen ‘Meta’ më 28 korrik, ndërsa e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një; aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror. Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim. Ndërsa Fatime Kryemadhi akuzohet për pastrim parash, së bashku me Ema Çokun. -

Lirohet nga paraburgimi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu
Gjykata e Posaçme liron nga qelia ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu.
Ish-gjyqtarja Fetahu prej nëntorit të vitit të shkuar qëndronte me masë sigurie arrest në burg, e cila iu zbut në arrest shtëpie për arsye shëndetësore.
Fetah u arrestua pas dyshimeve se ka favorizuar anëtarë te grupit kriminal të të shumëkërkuarit, Suel Çela. Në dosjen e SPAK gjenden edhe komunikime direkte mes Fetahut dhe Çelës në SKY ECC. -

Ilir Meta mbetet në burg
Ish-Presidenti Ilir Meta do të mbetet në qeli. Gjyqtarja Irena Gjoka ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”.
Vetë Meta nuk ishte i pranishëm në seancë, teksa GJKKO shqyrtojë kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Më 29 gusht, SPAK mbylli hetimet dhe e dërgoi për gjykim Ilir Metën dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhin, nën akuzat për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. -

Sot seanca për Metën, gjyqtarja Irena Gjoka kërkon të heqë dorë nga shqyrtimi i dosjes së ish-presidentit
Irena Gjoka ka kërkuar dorëheqjen nga shqyrtimi i dosjes së Ilir Meta, ndërsa sot po zhvillohet seanca për ndryshimin e masës ndaj ish-presidentit.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se kërkesa e gjyqtares Gjoka është rrëzuar nga Kryetari i Gjykatës.
Aktualisht gjyqtarja Gjoka është tërhequr për të marrë vendimin për Metën,Top Channel
-

Ka ‘në dorë’ fatin e Metës, gjyqtarja Irena Gjoka kërkon të heqë dorë nga shqyrtimi i dosjes së ish-presidentit
Sot në GJKKO shqyrtohet kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se gjyqtarja Irena Gjoka ka kërkuar dorëheqjen nga çështja Meta por i është refuzuar nga kryetari i GJKKO Erion Bani
Meta nuk ishte i pranishëm në seancë.
Më 29 gusht, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit mbylli hetimet dhe e dërgoi për gjykim Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, me akuza për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.
SPAK pretendon se gjatë hetimeve janë zbuluar skema korrupsioni dhe abuzime me pushtetin. Përveç Metës dhe Kryemadhit, janë dërguar për gjykim edhe tre persona të tjerë. Seanca e parë paraprake do të zhvillohet më 25 shtator dhe dosja do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila do të vendosë nëse e kalon për gjykim, e kthen në SPAK apo e pushon hetimin. -

Tërheqje e papritur/ Gjyqtarja Irena Gjoka kërkon të heqë dorë nga shqyrtimi i dosjes së Ilir Metës
Irena Gjoka ka kërkuar dorëheqjen nga shqyrtimi i dosjes së Ilir Meta, seance e cila po zhvillohet këtë të premte.
Kërkesa e gjyqtares Gjoka është rrëzuar nga Kryetari i Gjykatës.
Aktualisht gjyqtarja Gjoka është tërhequr për të marrë vendimin për Metën, -
Gjyqtarja Irena Gjoka kërkon të largohet nga çështja e Metës, kreu i GJKKO-së refuzon
Gjyqtarja Irena Gjoka ka kërkuar dorëheqjen nga shqyrtimi i dosjes së kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta.
Mirëpo gazetarja Glidona Daci e Klan News raporton se kërkesa e Gjokës për dorëheqje është rrëzuar nga kryetari i gjykatës, Erion Bani.
Aktualisht gjyqtarja Gjoka është tërhequr për të marrë vendimin për Metën. -

Kërkon sërish lirimin nga burgu, GJKKO shqyrton sot kërkesën e Metës për revokim të masës së sigurisë
GJKKO do të shqyrtojë sot kërkesën e Metës për revokim të masës së sigurisë. Kërkesa, e bërë më 16 shtator në Gjykatën e Posaçme, do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka.
Në GJKKO kanë mbërritur edhe avokatët e Metës.Ish-presidenti ka bërë rekurs edhe në Gjykatën e Lartë, dhe kërkesa do të shqyrtohet më 9 tetor. Ai ka bërë ankimim për masën arrest në burg, të caktuar prej rreth 1 viti nga GJKKO dhe të lënë në fuqi nga Apeli.Ndërkohë, gjyqtarja e GJKKO Irena Gjoka më 25 shtator, në orën 11:00, do të zhvillojë seancën paraprake në ngarkim të ish-presidentit Meta, Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos, që janë marrë të pandehur nga SPAK.
Gjyqtarja Gjoka, u bë objekt sulmi edhe nga partia e Metës, sikurse Sali Berisha, ndërsa mbrojtësi i tij Kujtim Cakrani ka kërkuar dorëheqjen nga çështja. Në rast se nuk dorëhiqet, do të kërkojnë përjashtimin pasi sipas mbrojtjes së Metës, Gjoka nuk mund të gjykojë çështjen e tij duke pretenduar se ka probleme me ligjin.
SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror. Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim. Ndërsa Fatime Kryemadhi akuzohet për pastrim parash, së bashku me Ema Çokun. -

Lirohet nga qelia ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu/ Akuzat për lidhje me krimin e organizuar
Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi” për ish-gjyqtaren e Elbasanit Pajtime Fethau, e cila akuzohet si e dyshuar për lidhjet dhe favorizimet për grupin e Suel Çelës.
Vendimi u dha mëngjesin e sotëm nga gjyqtari Erjon Çela, i cili vendosi që Pajtime Fetahu të lirohet menjëherë nga qelitë dhe të kalojë nën masën e sigurimit personal ‘Arrest në shtëpi’. Ekspertët mjeko ligjor, kolauduan që vazhdimi i paraburgimit, ish-gjyqtares i rrezikon jetën për shkak të sëmundjeve nga të cilat vuan.
“Zëvëndësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar ndaj personit nën hetim Pajtime Fetah me vendimin nr. 138, datë 22.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale. ”, thuhet në njoftimin e GJKKO.
Ndërsa në njoftim theksohet se ky vendim hynë në fuqi menjëherë dhe gjyqtarja Pajtime Fetahu urdhërohet që të mos largohet nga banesa.
Kujtojmë që një ditë më parë, Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e ish-gjyqtares për ndryshimin e masës së sigurisë.
Pajtime Fetahu ndodhej në qelinë e paraburgimit që prej muajit nëntor të vitit 2024 në kuadër të një urdhër arresti të lëshuar nga SPAK, mbi hetimet për Suel Çelën dhe anëtarët e grupit të tij në Elbasan. Fetahu akuzohet se ka favorizuar dhe ka pasur komunikime me Suel Çelën, të zbuluara nga përgjimet në aplikacionin Sky Ecc.
Po ashtu emri i saj doli sërish më pas në operacionin e SPAK “Plumbi i Artë 2” për grupet kriminale, ku u lëshuan mbi 30 urdhër-arreste. Ish-gjyqtarja Fetahu dyshohet se mund të ketë lidhje me historitë e vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja, të cilëve u ka dhënë informacione sekrete.
Ish-gjyqtarja dyshohet se mori 11 mijë euro, një monedhë floriri dhe priste edhe një aparat celular nga anëtarë të grupit kriminal “Çopja”.
Ajo akuzohet për korrupsion, ndërsa dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, vetëm pak ditë para kur duhej t’i nënshtrohej procesit të Vettingut.