Gjyqtarja e GJKKO, Irena Gjoka, është vënë nën hetim nga SPAK, pas akuzave të opozitës se ajo ka fshehur dënime të caktuara ndaj saj nga drejtësia greke.
“Kjo çështje është në hetim paraprak dhe është regjistruar si regjistrim penal në vitin 2025. Është cështje në hetim, është në vlerësimin e prokurit të konkludojë nese ka vepër penale dhe më tej nëse ka të ngrejë akuzë ndaj persionit të kallëzuar. Sa kohë është cështje në hetim nuk jap shpjegim”,- tha Dumani në Kuvend.
gijotina.com/
Tag: gjyqtarja
-

‘Fshehu dënimin në Greqi”’, Dumani: Gjyqtarja Irena Gjoka është nën hetim
-

Andi Tela: Deklarata e Dumanit ‘çfarë themi ne bën gjykata’, po bëhet realitet!
Gazetari Andi Tela , ka folur për arrestimin e avokatit Ulian Bajrami, duke konsideruar reagimin e gjykatës të çuditshëm.
I ftuar në MCN TV, Tela foli edhe për një trend të dukshëm, ku gjyktat kanë filluar të kthehen në noter për kërkesat e prokurorëve, duke realizuar shprehjen e famshme të Dumanit se “gjykata bën si themi ne”.
Tela: Aty është seancë që ka zgjatur disa orë. Ne kemi dëgjuar një minutë. Edhe gjyqtarja duket e karikuar, ndoshta e ka kundërshtuar disa herë. Fraza që thotë avokati “do të merrem personalisht” vijonte do ju kallëzoj penalisht.
Janë arrestuar 14 persona. Njëri prej personave që mbrohej nga avokati, akuzohej për kundërshtim me dhunë ndaj punonjësve të policisë. Avokati thoshte nuk keni provën që klienti kundërshton me dhunë punonjësin e policisë dhe konsiderohet manipulim prove dhe prandaj do të merrem me ju. Pjesa tjetër, mënyra si reagon gjyqtarja. Prokurori është palë me oficerin e policisë gjyqësore, ky i fundit reagoi. Pra “u bë avokati të na vënë në dyshim kqtë që bëjmë ne”. Prandaj kanë reaguar dhe janë marrë me ndalimin e avokatit.
Në të gjithë këtë histori, bën përshtypje gjyqtarja që rrit tensionin thotë pusho se do të të heq ty dhe do të marr avokat kryesisht. Kjo ka bërë që të gjithë ndoshta të bëhen palë me avokatin.
Ka edhe një lloj trashëgimie. Nga 67-ta, që Hoxha i hoqi avokatët dhe tha nuk i donte Shekspiri, jo ti dua unë, politika penale e zhvilluar nga andej por edhe këto 30 vite, e trajton avokatin sikur është më i keq se ai që po mbron, pra ti po mbron fajtorin. Prandaj prokurori në çështje penale, ka suportin e akuzës së shtetit, dhe gjyqtari bëhet palë me prokurorin. Këtu hyjmë te SPAK, ndoshta në ndërgjegjën e Dumanit “që çfarë themi ne bën gjykata”, realisht po ndodh. Po ndodh tani edhe në SPAK dhe GJKO apo edhe në gjykatat e tjera. Pra fryma që i pandehuri dhe avokati janë për tu mëshiruar.
-

Gjyqtarja e ‘Partizanit’ dhe ‘Metës’ shkakton debat në KLGJ, opozita insiston për shkeljet e Gjokës
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË- Raportimi i krerëve më të lartë të Drejtësisë në mbledhjen e përbashkët të Komisionit të Ligjeve dhe Komisionit për Mbikëqyrjen Institucionale është shoqëruar nga debatet. Gjyqtarja Irena Gjoka që ka shqyrtuar çështje me rëndësi si ajo e “Partizanit” në ngarkim të Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, ndërsa së fundmi ka në dorë edhe dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ka qenë shkak për debate nga ana e opozitës. Deputetët opoiztarë i kërkuan Prokurorisë së Përgjithshme llogari për mos dërgimin në KLGJ të konstatimit të shkeljeve të gjyqtares Gjoka, e cila është sulmuar së fundmi edhe nga kryedemokrati Sali Berisha.
Deputeti Oerd Bylykbashi ka kërkaur llogari se pse gjyqtares Gjoka i caktohen çështjet e liderëve të Opozitës, si ajo e Berishës apo Metës.
“Si shpjegohet që kjo zonjë vijon të jetë në detyrë dhe vazhdimisht i caktohen çështjet që kanë të bëjnë me liderët e opozitës”, tha deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi.
Belind Këlliçi ka vijuar debatin me akuza ndaj gjyqtares, për të cilën thotë se çështjet që ajo ka në shqyrtim, mund të çohen në Strasburg nëse merret vendimi për ta larguar nga sistemi.
“Sot që ne flasim, personi në fjalë ka çështje shumë sensitive, jo vetëm me politikën, por edhe me krimin e organizuar. Ne momentin që do të merret vendimi për t’u larguar nga sistemi kjo zonjë, mundet që çështjet të çohen në Strasburg dhe t’i shkaktohet shtetit dëm i madh”, tha Belind Këlliçi.
Lidhur me akuzat e opozitës se Gjoka është dënuar në Greqi me vendim të formës së prerë, përfaqësuesi i Prokurorisë, Kostaq Beluri, i ka kundërshtuar me pretendimin se nuk ka arritur në këtë konkluzion.
“Ju thatë se ajo është e dënuar me vendim të formës së prerë. Unë nuk kam arritur në konkluzion që është dënuar me vendim të formës së prerë”, u përgjigj përfaqësuesi i Prokurorisë, Kostaq Beluri.
Kryedemokrati Sali Berisha pretendon se Gjoka është dënuar më herët në Greqi me 3 muaj burg dhe gjobë për falsifikim dokumentesh dhe e ka fshehur këtë fakt. Lidhur me pretendimin e tij, Berisha ka publikuar edhe një dokument të prezantuar si një vendim i Gjykatës së Janinës në Greqi.
Irena Gjoka është gjyqtarja e hetimit paraprak për dosjen “Partizani”, me të pandehur Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Ajo është shpesh objekt i sulmeve nga Berisha, i cili e akuzon si mashtruese. Ndërsa, pasi u zgjodh gjyqtarja e seancës paraprake për dosjen e ish-presidentit Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij, Monika kryemadhi, gjyqtarja Gjoka u sulmua edhe nga Partia e Lirisë./ZËRI -

SPAK kundër pretendimeve të Berishës: Aktet janë të ligjshme, gjyqtarja dhe ekspertët pa konflikt interesi
Në seancën e së hënës të dosjes “Partizani” në Gjykatën e Posaçme, prokurori i SPAK, Arben Kraja, i cilësoi si të pabazuara në ligj e në prova pretendimet e të pandehurit Sali Berisha për pavlefshmëri dhe papërdorshmëri të akteve të dosjes. Sipas Krajës, çdo veprim i SPAK ka qenë në zbatim të ligjit dhe kompetencës së SPAK. “Nuk janë evidentuar elementë të korrupsionit nga zyrtarë të tjerë. Pretendimet për pavlefshmëri të akteve janë të pambështetur në ligj dhe në prova.
Regjistrimi i procedimit penal mund të bëhet në ditën e kallëzimit, ose deri në një afat 15 ditor, por kjo nuk do të thotë se duhet të presësh të mbarojë afati 15 ditor.
Mbi pretendimet për gjendjen e gjyqtares (Irena Gjoka) në kushtet e pazgjedhshmërisë vlerësojmë se janë të pambështetur në ligj dhe prova. Gjyqtarja është e zgjedhur nga organet përkatëse dhe ushtron detyrën në zbatim të ligjit.
Mbi pretendimet për papërdorshmëri të disa akteve të ekspertimit, ekspertet janë punonjës të institucioneve shtetërore dhe nuk ka asnjë ndalesë ligjore, që të pengojë marrjen e tyre, vetëm për shkak se nuk janë në një listë të caktuar.
Ekspertët nuk kanë asnjë interes në këtë procedim. Nuk ka pasur konflikt interesi mes tyre dhe të pandehurve, apo avokatëve të tyre”, u shpreh Kraja.
-

Drake nuk fiton padinë për shpifje pas këngës së Kendrick Lamar “Not Like Us”
Drake ka pësuar një humbje të madhe në përpjekjen e tij ligjore kundër Universal Music Group (UMG), pas padisë që ngriti për këngën diss të Kendrick Lamar, “Not Like Us”. Gjyqtarja federale Jeannette A. Vargas rrëzoi padinë e Drake, duke argumentuar se tekstet e këngës nuk përbëjnë deklarata faktike, por janë shprehje të lirisë artistike dhe hiperbolike.
Drake, i cili kishte paditur kompaninë e labelit të tij Republic Records, pretendoi se kënga e Lamar e përshkruante në mënyrë shpifëse si “pedofil”. Megjithatë, gjyqtarja theksoi se vargjet e Lamar ishin pjesë e një këngë diss, një formë e artit ku artistët shpesh përdorin akuza dhe fyerje për efekte dramatike, dhe se ato nuk mund të interpretoheshin si pretendime faktike.
Në vendimin e saj, gjyqtarja përmendi gjithashtu një këngë të mëparshme të Drake, “Taylor Made Freestyle”, ku ai përdorte zëra të gjeneruar nga inteligjenca artificiale për të bërë aluzione për “vajzat e reja”, duke u treguar se këngët diss shpesh përmbajnë gjuhë figurative. Padia e Drake përfshinte gjithashtu akuza për manipulim të popullaritetit të këngës dhe incidente të dhunshme në shtëpinë e tij, por ato u hodhën poshtë për mungesë provash.
Pavarësisht kësaj përplasjeje ligjore, Drake vazhdon me karrierën e tij, duke përgatitur albumin e tij të ri “Iceman”. -

GJKKO e liroi nga qelia, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu në SPAK për t’u marrë në pyetje
Ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu është paraqitur sot në SPAK për t’u marrë në pyetje.
Më 19 shtator Gjykata e Posaçme (GJKKO) ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi” për Fethaun, e cila akuzohet si e dyshuar për lidhjet dhe favorizimet me grupin e Suel Çelës të zbuluara nga përgjimet në aplikacionin Sky Ecc.
Po ashtu emri i saj doli sërish më pas në operacionin e SPAK “Plumbi i Artë 2” për grupet kriminale, ku u lëshuan mbi 30 urdhër-arreste. Ish-gjyqtarja Fetahu dyshohet se mund të ketë lidhje me historitë e vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja, të cilëve u ka dhënë informacione sekrete.
Ish-gjyqtarja dyshohet se mori 11 mijë euro, një monedhë floriri dhe priste edhe një aparat celular nga anëtarë të grupit kriminal “Çopja”. Ajo akuzohet për korrupsion, ndërsa dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, vetëm pak ditë para kur duhej t’i nënshtrohej procesit të Vettingut. -

U lirua nga arresti me burg për arsye shëndetësore, Pajtime Fetahu paraqitet në SPAK
Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, është paraqitur këtë të enjte përpara GJKKO-së, hera e pare që pas lirimit të saj nga qelia. Fetahu ka lënë ambientet e banesës, ku mbahej në “arrest shtëpie”.
Më datë 19 shtator, GJKKO ndryshoi masën e sigurisë ndaj saj, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Ajo akuzohet për lidhje dhe favore të mundshme ndaj grupit të Suel Çelës.
Ish-gjyqtarja Fetahu është lidhur me grupet kriminale, përfshirë ato të vëllezërve Çopja. Ajo dyshohet se ka dhënë informacione sekrete dhe ka marrë 11 mijë euro, një monedhë floriri. Fetahu akuzohet për korrupsion dhe dha dorëheqjen më 16 nëntor 2022, disa ditë para Vettingut. -

Veliaj ankimoi shkarkimin si kryebashkiak, caktohet gjyqtarja në Kushtetuese
Është caktuar gjyqtarja relatore për shqyrtimin e ankimimit të kryebashkiakut të shkarkuar të Tiranës, Erion Veliaj, në Gjykatën Kushtetuese. Gjyqtarja do të jetë Sonila Bejtja.
Në këtë ankim, Erion Veliaj ka kundërshtuar në Kushtetuese vendimin për shkarkim të marrë nga Këshilli i Ministrave dhe propozimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Veliaj e ka cilësuar vendimin si të paligjshëm dhe anti-kushtetues.

